Pushteti shkatërrues i kolltukut

Horhe AMADO


Asgjë nuk e shkatërron më tepër njeriun sesa pushteti. Ai është diçka monstruoze e që i trembem më tepër se çdo gjëje tjetër. Pushteti ka një fuqi të tillë korruptuese, saqë degradon edhe karakteret më të pastra. Ai asgjëson çdo lloj besnikërie, qoftë ajo ndaj atdheut, ndaj jetës, ndaj luftës për të ardhmen, të tëra i degradon pushteti. Pushteti shkatërron, ai likuidon njeriun te njeriu. Me shumë vështirësi njeriu i kundërvihet pushtetit, qoftë ai suprem, si shef i shtetit, apo i rangut të ulët, një lloj shefi partiak me njëfarë pozite... Unë kam parë shumë njerëz që janë transformuar. Për të jetuar kam bërë punë të ndryshme dhe nuk kam dashur asgjë tjetër, veç të bëhesha shkrimtar. Të gjitha profesionet më kanë ndihmuar për të fituar përvoja të ndryshme. Më e rëndësishme është që të bësh një jetë sa më të plotë e sa më të pasur, për të qenë i kompletuar.


Secili lufton për ndonjë post, njerëzve u premton lumturi, por, kur ia arrin qëllimit, askush nuk është më në gjendje ta shkulë prej kolltukut, sepse i ruan fort privilegjet që i ofron pushteti. Ideologjitë janë për uzurpimin e pushtetit e të gjitha ato të shpien drejt tij. Por ato nuk mundësojnë, siç mendonin disa idealistë në fillimet e ndonjë ideologjie, zgjidhjen e problemeve, nuk i sjellin lumturi njeriut, ashtu siç predikohet. Ju e dini se njerëzit mësohen me jetë luksoze dhe nuk duan të heqin dorë prej saj. Gjithmonë jam përpjekur t’i shmangem këtij tundimi. Dy herë më kanë ofruar postin e ambasaorit dhe në të dy rastet kam refuzuar. Herën e fundit që më propozuan të bëhesha ambasador në Paris. Këtë post shumë brazilianë e dëshirojnë dhe ai është një vend ideal, sepse fiton tetëmbëdhjetë mijë dollarë në muaj. Nuk pranova, sepse dëshiroj të jem i lirë.

Te ne shkrimtarët nuk varen më nga politikanët dhe vlerësohen më shumë se ata, sepse janë më seriozë. Pra, kudo kam lehtësira, për shembull, askush në kufi nuk i kontrollon valixhet e mia dhe cilido është gati të më ndihmojë, në rast se më del ndonjë problem. Kur ndodhem në klasin e dytë të ndonjë avioni, vijnë për të më kaluar në klasin e parë apo për ndonjë lehtësi tjetër. Por të tëra këto duhen shmangur, në mënyrë që njeriu të mësohet pa favore e të mos ndihet fatkeq kur i mungojnë. Këto janë privilegje të vogla të pushtetit, ku ndonjë tip i jep rëndësi vetes duke dhënë urdhra. Nuk është se po mban postin e Presidentit të Amerikës apo se është kryeministër i një vendi të madh, por në fakt është një mjeran pa rëndësi dhe përsëri kënaqet. Prandaj i kam refuzuar të tëra propozimet në këtë drejtim.


Në përgjithësi, mund të them se nuk më pëlqen kur flasin për mua, prandaj shpeshherë nuk jam i pranishëm. Kur në Bahija u festua tetëdhjetëvjetori im i lindjes, ka pasur një pjesëmarrje të madhe: morën pjesë specialistë të veprave të mia, të ardhur nga shumë vende të botës. Ata ishin profesorë, specialistë universitetesh nga Izraeli, Spanja, Italia, Amerika, Gjermania, me një fjalë, ishin të pranishëm rreth tetëdhjetë specialistë. Për këtë arsye u mbajtën seminare dhe simpoziume. Unë kam qenë i pranishëm vetëm në hapjen e festës, kur foli kryetari i UNESKO-s dhe, pasi e falënderova, u largova.
Kur arrin në moshën time, mbi tetëdhjetë vjeç, atëherë më shumë jetohet me të vdekurit, sesa me të gjallët. Çdo ditë më sjell nga një njoftim se dikush nga miqtë më ka tradhtuar, se dikush nga ata që kam dashur fort më ka braktisur.
Miqësia është yndyra e jetës.
Dashuria dhe miqësia janë gjëra, për të cilat jetojmë dhe që na japin mundësi për të jetuar. Në atë mbrëmje jam shprehur se pa gruan time, Zelijen, shumë gjëra nuk do t’i kisha arritur. Dashuria e saj ndaj meje dhe imja për të kanë luajtur një rol të madh në shkrimet e mia.

* * *
Ne jemi njohur në vitin 1945, që do të thotë se jemi bashkë pesëdhjetë vjet, ose gjysmë shekulli. Unë isha ndarë nga gruaja e parë dhe ajo nga burri i saj i parë. Dhe kështu filluam të jetojmë bashkë pa kurorë, sepse te ne nuk ekzistonte divorci, por, meqenëse ishim pa paragjykime, kjo gjë nuk na krijoi pengesa. Kështu, kemi jetuar tridhjetë vjet të pakurorëzuar.
Tani do t’ju tregoj një anekdotë: Kur, më në fund, arrita të marr divorcin, i tërë shtypi njoftoi se unë dhe Zelija do të vinim kurorë. Në atë kohë kishim edhe një nip pesë vjeç. Dhe gjyshja e tij, ime shoqe, i tha:”A do të vish në dasmën time?” Në atë çast unë po flija në dhomë, kur vogëlushi si i marrosur u sul drejt dhomës sime, duke thirrur me të madhe: “Zgjohu, gjysh!” “Përse?” “Sepse gruaja jote do të martohet!” Ndërkohë, një mbesë pak më e vogël, iu drejtua gjyshes: “Po kështu do të kesh dy burra?!”
Mendoj se dashuria dhe miqësia nuk veçohen dot plotësisht. Burri apo gruaja, të cilët nuk kanë miq apo ndonjë dashuri, janë njerëz të vetmuar. Vetmia nuk është e mirë, sepse të krijon pakënaqësi, hidhërim dhe njeriu nuk i gëzohet dot jetës. Unë e dua jetën dhe më pëlqejnë edhe filmat me dashuri. Në librat e mi dashuria është shumë e pranishme.
Disa njerëz thonë se ato përbëjnë një shkollë të mirë për shkrimtarin, të tjerë thonë të kundërtën. Gazetarët e kanë të lehtë daljen në publik. Me gazetari kam filluar të merrem që nga mosha katërmbëdhjetëvjeçare dhe kjo ka zgjatur pesë a gjashtë vjet. Më pas jam bërë drejtor gazete, pra, kam kaluar përmes të gjitha etapave të gazetarisë. Në vazhdim kam punuar si botues, në një shtëpi të madhe botuese. Ndonëse kam kryer studimet për avokati, asnjëherë nuk e kam ushtruar këtë profesion, sepse nuk kam dashur të kem “klientët” e mi. Për të jetuar kam bërë punë të ndryshme dhe nuk kam dashur asgjë tjetër, veç të bëhesha shkrimtar. Të gjitha profesionet më kanë ndihmuar për të fituar përvoja të ndryshme. Më e rëndësishme është që të bësh një jetë sa më të plotë e sa më të pasur, për të qenë i kompletuar.

* * *
Ideologjitë janë për uzurpimin e pushtetit e të gjitha ato të shpien drejt tij. Por ato nuk mundësojnë, siç mendonin disa idealistë në fillimet e ndonjë ideologjie, zgjidhjen e problemeve, nuk i sjellin lumturi njeriut, ashtu siç predikohet. Për shembull, rasti i Hitlerit me ideologjinë e tij naziste dhe i Stalinit, me atë marksiste. Në fillim ato ishin lëvizje majtiste, por i pamë sesi u shfytyruan. Në Afrikën e Jugut, pas heqjes së aparteidit, gjithashtu, njerëzit po vriten midis tyre, fise dhe grupe njerëzish po zhdukin njëri-tjetrin. Secili lufton për ndonjë post, njerëzve u premton lumturi, por, kur ia arrin qëllimit, askush nuk është më në gjendje ta shkulë prej tij, sepse i ruan fort privilegjet që i ofron pushteti.
Secili lufton për ndonjë post, njerëzve u premton lumturi, por, kur ia arrin qëllimit, askush nuk është më në gjendje ta shkulë prej tij, sepse i ruan fort privilegjet që i ofron pushteti.
Kur njeriu veçohet prej popullit, kalon në elitën e majtë, e cila është shumë e përhapur dhe e rrezikshme. Nëpërmjet deklarimeve të tyre prej budallenjsh, ata shpesh dëshmojnë se nuk e njohin dhe nuk e kanë idenë për të. Këta intelektualë do të dëshironin të bëheshin ideologë të asaj klase, por ja që nuk e njohin popullin në kompleksitetin dhe dimensionin e vërtetë të vetin. Shumë prej tyre janë nga shtresat e mesme e të larta, ndërsa ata që vijnë nga populli shpeshherë u vjen turp të tregojnë se i përkasin atij. Tek unë gjen njerëz nga të gjitha llojet: punëtorë, fshatarë, çifligarë të mëdhenj, të lajthitur, shefa bandash, me mijëra, por mendoj se në mënyrë të veçantë më tërheqin endacakët, bohemët dhe prostitutat. Jam i bindur se kjo pjesë e popullit ka zënë vendin kryesor në veprat e mia, sepse këta njerëz janë të braktisur, të pambrojtur dhe që nuk kanë as klasën dhe as sindikatën e tyre. Këta njerëz janë të përndjekur nga të gjitha regjimet dhe konsiderohen si një lloj sëmundje e shoqërisë. Shkrimtarët tanë e njohin popullin dhe shkrirja me popuulin ekziston, madje, edhe sot është e fuqishme. Kur kam folur për elitën intelektual-kulturore, nuk e kam pasur fjalën për shkrimtarët e mëdhenj, por për klasën e intelektualëve që dominojnë partitë politike, nxisin terrorin e njohur dhe “kryejnë patrullime”. Kështu ndodh me diktaturat, ku “patrullimi” ideologjik është vigjilent dhe nuk mund të bësh asgjë kundër tij. Me një fjalë, ata janë shërbëtorët e regjimit.

* * *
Heroina ime, Zhiliet, bën çudira, sepse krijon nga fjalët një botë më reale nga realja, më reale se ajo botë mjerisht e pasur, në të cilën jetonte. Pra, fjalët bëjnë mrekullira, por nuk është e lehtë të shkruash. Mund t’ju them se është një punë e rëndë, por nuk kam zgjidhje tjetër. Jam i paaftë për diçka tjetër, sepse nuk di të bëj punë tjetër.
Kur shkruaj, unë vuaj, sfilitem, sepse romani ma thith jetën, ma shkul zemrën, del nga organet e brendshme e nganjëherë lindin edhe probleme. Kur vë letrën në makinën e shkrimit, nuk e di se çfarë do të ndodhë në atë roman. Por e di se diçka do të them
Ju e dini se njerëzit mësohen me jetë luksoze dhe nuk duan të heqin dorë prej saj. Gjithmonë jam përpjekur t’i shmangem këtij tundimi. Dy herë më kanë ofruar postin e ambasaorit dhe në të dy rastet kam refuzuar. Herën e fundit që më propozuan të bëhesha ambasador në Paris, ka qenë viti 1985 apo 1986. Presidenti i Republikës së Brazilit, që ka qenë shkrimtar dhe miku im, donte që të bëhesha ambasador në Paris. Këtë post shumë brazilianë e dëshirojnë dhe ai është një vend ideal, sepse fiton tetëmbëdhjetë mijë dollarë në muaj, dhjetë mijë për shpenzime të tjera, paguhet kuzhinierja dhe nuk e di se sa shërbëtorë. Unë e kam mohuar këtë ofertë dhe askush nuk më ka kuptuar, me përjashtim të gruas dhe fëmijëve të mi. Për ta pranuar këtë post, Presidenti i Republikës u është drejtuar autoriteteve franceze, të cilët më kanë sugjeruar se do të ishte një mrekulli po të bëhesha ambasador. Por edhe në këtë rast e kam refuzuar, ndonëse kam marrëdhënie shumë të mira me disa politikanë francezë. Nuk pranova, sepse dëshiroj të jem i lirë. Pikërisht për faktin se jam i tillë, në Brazil më kanë krijuar lehtësirat më të mëdha, por nuk kam asnjë forcë dhe autoritet politik, por vetëm miqësinë. Kam miqësinë e popullit, kam forcën e konsiderueshme si shkrimtar, e cila tek ne është më e mdhe se tek ju.

* * *
Te ne shkrimtarët nuk varen më nga politikanët dhe vlerësohen më shumë se ata, sepse janë më seriozë. Pra, kudo kam lehtësira, për shembull, askush në kufi nuk i kontrollon valixhet e mia dhe cilido është gati të më ndihmojë, në rast se më del ndonjë problem. Kur ndodhem në klasin e dytë të ndonjë avioni, vijnë për të më kaluar në klasin e parë apo për ndonjë lehtësi tjetër. Por të tëra këto duhen shmangur, në mënyrë që njeriu të mësohet pa favore e të mos ndihet fatkeq kur ato i mungojnë. Këto janë privilegje të vogla të pushtetit që i kam konstatuar në Partinë Komuniste, që i shfaqin disa sekretarë organizatash partie, ku ndonjë tip i jep rëndësi vetes duke dhënë urdhra. Këto gjëra i kam neveri. Nuk është se po mban postin e Presidentit të Amerikës apo se është kryeministër i një vendi të madh, por në fakt është një mjeran pa rëndësi dhe përsëri kënaqet. Prandaj i kam refuzuar të tëra propozimet në këtë drejtim.
Ja një ilustrim sesi pushteti e deformon njeriun: fjala është për një punëtor hekurudhe, të cilin e kam njohur në vitin 1945 (italian nga origjina). Ai ishte njeri nga populli, një luftëtar i vërtetë, energjik, i mirë, besnik deri në ekstrem. Si anëtar partie bëri një karrierë të shpejtë dhe u bë anëtar i udhëheqjes së sindikatave. Dhjetë vjet më vonë, kur ndodhesha në Moskë, një mbrëmje shoh në restorant një grup njerëzish që po largohej nga një tavolinë e zgjedhur. Të veshur e të ushqyer mirë, me cigare të trasha në gojë, të mbrojtur mirë nga të ftohtit, midis tyre dallova djaloshin nga San Paolo, i cili na ishte bërë zotëri. Të tërë mbaheshin me të madh, tregoheshin arrogantë, hiqeshin të rëndësishëm për shkak të postit, u dukej vetja zotër të botës, ishin të kënaqur nga vetja sepse ishin krerë të sindikatës. Më pas, pata rastin të bisedoj me të dhe konstatova se ai njeri nuk kishte më asnjë lidhje me të kaluarën. Tashmë ai nuk mbronte më askënd, kishte harruar intersat e popullit, mendonte vetëm për veten, për reputacionin e vet, për atë pak pushtet që kishte arritur. Ai ishte gati të bënte gjithçka për të ruajtur atë post. Shembuj të tillë kam hasur pa numërim. Asgjë nuk e shkatërron më tepër njeriun sesa pushteti. Ai është diçka monstruoze e që i trembem më tepër se çdo gjëje tjetër. Pushteti ka një fuqi të tillë korruptuese, saqë degradon edhe karakteret më të pastra. Ai asgjëson çdo lloj besnikërie, qoftë ajo ndaj atdheut, ndaj jetës, ndaj luftës për të ardhmen, të tëra i degradon pushteti. Pushteti shkatërron, ai likuidon njeriun te njeriu. Me shumë vështirësi njeriu i kundërvihet pushtetit, qoftë ai suprem, si shef i shtetit, apo i rangut të ulët, një lloj shefi partiak me njëfarë pozite... Unë kam parë shumë njerëz që janë transformuar.

Përktheu Nikolla Sudar

Google+ Followers