.Ndërgjegje kombtare

Xhuzepe (Zef) Valentini

Retro/Nuk mund të flasësh për kulturën shqiptare pa përfshirë edhe kontributin socio-kulturor të Zef Valentinit në publicistikë. Përfshirë në plejadën e viteve `30, ka drejtuar revistën e njohur “Leka”, prej së cilës botojmë një fragment të esesë “Ndërgjegje kombtare”, botuar në “Leka”, 4, 1933
Ndergjegja – si e dijim – ka dy rrajë qi janë: mendja e vullndeti. Lypet dtita e mendes me dallue të mirët e të keqt e fuqija e vullndetit m’u largue veptash së liga e me krye punë të mbara. Nuk asht per t’u pranue mendimi i dikuj qi thotë se vullndeti don, pse i kande e asht terhjekë prei qefit të vet. Mos t’ishte mendja qi ja paraqet të mirët o të keqt e njaj gjaje, nieri s priret dot. Nji shkas fare i panjoftun qi të shkaktojë nji lëvizje vullndeti në ket frymuer, i cilli quhet homo sapiens, kishte me kenë shkas i pamjaftueshem, causa insufficiens. Para veprimit të vullndetit, pra, lypen do njoftime, gjikime, arsyetime pak a shum të mendueme.
Tesh, tui ndejë në lamen e ndergjegjës kombtare, po thomi: Para dashtnis s’atdheut lypet njoftimi i tij; para zellit me i sherbye atdheut lypet njoftim i i nevojëvet të tija e i mjetevet per t’u u ba ball. Prandej duhet të njofi djalerija e jonë jo vetun rrelacjonet instinktive qi ka nieri, si p.sh. at farë mallit qi ndien çdo nesh per at shpi ku banoj, per at mahallë o shkollë ku luejti e kreu kndimet e veta etj., por edhe lypet t’i njofi rrelacjonet e miradijes ndej atdhen per të mira qi pat prei si; medje i duhet ngulë mirë në krye se rrelacjonet ndej atdhen shkojnë krahas me rrelacjonet qi ka pjestari i familjes ndaj familjen e vet e gjymtyra ndaj trupin. Po s i pat kto parime të nguluna mirë në krye, dashtnija e atdheut jet vetun egoizem: e due atdhen pse aty gjejë interesat e knaqat e mija personale. Prandej kur egoismi i paraqet nji interesë e knaqë ma të madhe aj mbrrin me veprue edhe kundra interesës së perbashkët t’atdheut, mjeft t’i shkojë tymi i vet ndrejtë.
Do të njifet mirë atdheu fizikisht; nji tregtar qi s’njef rrugët, ujnat, malet, fushat etj., s mund t’organizojë nji sherbim marrëdhanjesh; nji industrial qi s’ i njef, s’ mund t’ organizojë shfrytzimin e pasunivet të vendit; . nji luftar pa ket dijeni… s’ka si t’organizojë strategisht as taktikisht as logjistikisht mprojtjen e atdheut; nji qeveritar qi s’ i din, s’ mund të rregullojë as të kontrollojë të gjitha ato veprime qi lypë, rasë mbas rase detyra e tij; kshtu të thona per financjarë, per arsimtarë, agrarë etj. Garcia Moreno, President i Ekuatorit – i cilli në pak vjet e naltoi kombin e vet prei nji shkalle teper t’ultë më nji shkallë gjytetnimi fare të naltë — ju gatue zyres së sundimit tui studjue të gjitha degët e ditunivet të natyrës. Randsi të madhe ka njoftja e kombit financjarisht, e prandej shum herë fituen besimin e popullit e duelen qeveritarë t’aftë ata nierz qi dijten me permirsue financen. Mjafton të permendim Necker per me pa sa dobi i sjellë kombit nji financjer i aftë; e Colonne per me vrojtë damet e pazotsis së zyres së financavet.
Duhet njoftë kombi moralisht nder prirje, doke, vese, virtyte etj., qi mos të bahen gabime tui mendue se francezi mund të drejtohet si getmani, shqiptari si amerikanhi, besimtari si i pabesimi e mos të zbatohen ligjë e kode të hueja qi s’i pershtaten shpirtit të kombit. Dihet fare mirë nga historija çë dame i suellen salvimtarët e besimevet nder kombe të ndryshme të botës e si nuk muejten me u vu n’udhë të rindertimit per pa shestue çashtjet besimtare.

Google+ Followers