Letërsi/ Askush si Jup Kastrati s’ka ndërmjetësuar midis një poeti të tillë si Jeronim De Rada

Dje u promovua në panairin e librit, studimi i prof. Jup Kastratit për Jeronin De Radën

 Askush si Jup Kastrati nuk ka bërë ndërmjetësin midis një poeti të tillë si Jeronim De Rada që s’është vetëm poet, por është edhe  shkrimtar i tipit poligraf siç janë poligrafët e mesjetës, është marrë me shumë gjëra. Kjo vepër, e cila është esencialisht një vepër që bën një kapërcim  nga rrafshi bibliografik në rrafshin e sintezës shkencore, është një vepër vërtetë e jashtëzakonshme.  Kjo vepër merret me disa sythe konceptualë, që lidhen me krijimtarinë e De Radës

Moikom Zeqo
De Rada është një shkrimtar jashtëzakonisht i madh. Është klasiku më i madh që kemi ne, s’kemi klasikë të mëdhenj si De Rada. Ne mund të kemi një shkritmar që mund të quhet i përmasave të mëdha, por nuk është klasik i letërsisë së mirëfilltë, siç është Pjetër Bogdani. Para De Radës letërsia ka qenë dicka e hibridizuar. Ka qenë edhe letërsi, edhe teologji, gjeografi, edhe filozofi, jo e mirëfilltë De Rada është krijues i letërsisë së mirëfilltë. Është eskluzive kjo gjë.   Është klasiku ynë më i madh i romantizmit të shek të XIX. Ne kemi gabuar kur në strukturat e doracakëve të historisë së letërsisë  kemi pritur shpërpjestim.  Kemi vënë të tjerë autorë përpara De Radës. Është një marrëzi e madhe që kemi bërë. Është një budallallëk në fakt.
De Rada është një shkrimtar tepër problematik në shqip.  Shkrimtari më problematik. Ne s’kemi asnjë shkrimtar më problematik të gjuhës shqipe.  Ka shkruajtur në një dialekt të vetmuar.  Në një dialekt fshati, që s’ka lidhje ndoshta as me dialiektet e Siçilisë, as të arbëreshevë  të tjerë. Ka shkruajtur vepra të cilat kanë qenë të vështira për t’u kuptuar. Janë bërë përkthime, të cilat janë përgjithësisht përkthime të këqija. Është një shkrmitar, që nuk është shumë i njohur në kuptimin që duhej lexuar vepra e tij, nuk është lexuar shumë.  Është një shkrimtar që është përcjellë për gati një shekull vetëm në ca botime shkollareske. Dimë diçka për Milosaon por jo ndonjë gjë shumë të madhe. Këtu fillon tani historia e Jup Kastratit.
Askush si Jup Kastrati nuk ka bërë ndërmjetësin midis një poeti të tillë si Jeronim De Rada që s’është vetëm poet, por është edhe  shkrimtar i tipit poligraf siç janë poligrafët e mesjetës, është marrë me shumë gjëra. Kjo vepër, e cila është esencialisht një vepër që bën një kapërcim  nga rrafshi bibliografik në rrafshin e sintezës shkencore, është një vepër vërtetë e jashtëzakonshme.  Kjo vepër merret me disa sythe konceptualë, që lidhen me krijimtarinë e De Radës. Me të drejtë thelbi i thelbeve lidhet me gjuhën shqipe.  Lidhet me të gjitha shkrimet  linguistike, shkencore,  ose të quajtura shkencore  të De Radës për shkak të formimeve të tij jo shumë kontenporane të njohjes së gjuhësisë dhe të gjuhëve. Nuk i ka njohur gjuhët mirë De Rada, kjo dihet, as italishten nuk e ka njohur mirë.
Në çështjen e gjuhësive shikohet me vëmendje pozicioni sintetizues, pozicioni i vlerësismit të gjërave të Jup Kastratit është modern, është shumë i saktë. Marrim çështjen e tezës së pellazgëve. Ai jep polemikën në letrat që ka shkëmbyer De Rada me Gustav Maierin. Gustav Maier më i saktë, më vizionar, më i dokumentuar, mendon që gjuha shqipe është një gjuhë indoevropiane dhe vjen nga  ilirishtja. Ose nga një dimension i përbërë edhe nga trakishtja. Kjo është teoria kryesore që provojmë ne sot në një kohë te De Rada. Jup Kastrati jep citatin e famshëm të Eqerem Cabjet të madh. I papërsëritshëm Cabej. “De Rada,-thotë, ishte një poet edhe në gjuhësi, jo një shkrimtar.” Mendonte që teza pellazgjike, kjo ishte edhe teza kryesore e rilindasve tanë, është e tillë që të krijojë gati një gjuhë meme; teori këto që gjuhësia krahasimtare ose gramatikantët e rinj e hodhën poshtë por ama i jep me saktësi të gjitha  elementët shkrimorë, që ka mbi gjuhën shqipe De Rada.
De Rada ka qenë një njeri shumë i dhënë pas matematikës. Ka studiuar 7 vjet matematikë.  Ai mendonte që disa hipoteza mund të mos vërtetohen numerikisht, por mund të jenë të vërteta.  Ideja e postulateve që nuk vërtetohen dot por janë të vërtetat. Mendonte që një dialekt siç ishte dialekti kalabrez  mund të bëhej gjuha universale shqiptare.  Në këtë pikë De Rada është heroi i një disfate, sepse gjuhësisht kjo nuk kishte asnjë të ardhme, kishte të ardhme vetëm projekti gjuhësor i Naim Frashërit. Kapitulli tjetër që është shumë interesant është mbi gjuhën shqipe, një kapitull mbi katedrën e gjuhës shqipe me të gjitha veprimet që ne duhet t’i gjykojmë ndryshe. Ne themi që shkolla e parë shqipe është ajo e Korçës, ose elemetë të tjerë të cilët i kemi të prapambetur.  Duhen riparë me syrin e sotëm, në 200 vjetorin e De Radës, disa koncepte  edhe të historisë e kulturës shqiptare  për mendimin tim.
Libri i prof.Jup Kastratit nuk është një libër i thjshtë i shpjegimit të zërave bibliografikë. Jup Kastrati është i substancës së De Radës, sepse ai ka bërë përkthimet e veprave kryesore të De Radës. Nuk mund të kuptohet De Rada pa përkthimin tejet të vështirë gati të papërballueshëm të De Radës.
De Rada qe një njeri që e ka shkruar vetë historinë e vet, kishte edhe ai, si të thuash, konceptet e tij, e parandiente veten të përzgjedhur, ishte mistik I madh, por kur shikoje se si ka mundësi të përkthehet një vepër e shkruar kaq ngatërrueshëm  dhe larg standardeve të gjuhës italiane të shekullit XIX nga prof.Jup Kastrati unë them se ka qenë diçka që në këtë pikëpamje unë mendoj që ishte më shumë se sa institucionet kulturore që e bënë të afërt dhe të kuptueshëm De Radën për gjeneratat e sotme dhe gjeneratën e ardhshme është një emër, një ëmër shumë i madh, një emër  sa shkencor aq edhe etik i lartë, është emri i Jup Kastratit. Jup Kastrati ka dhënë ndihmesën krysore  për De Radën. Ne të tjerët do të japim ndihmesa të pjesshme  ose të formave të aspekteve  të ndryshme, por gjithmonë  ka një kronologji, ka edhe një histori. Në histori emri i Jup Kastratit do të jetë emri i dekanit të deradologjisë shqiptare në shekuj.

Google+ Followers