E lodhur s`flë dot e qetë ndërgjegjja ime

Isuf Luzaj
                                ***

Ndërtova një kështjellë në mes t`oqeanit
Sodis anijet e detravet t`ëndravet
Mbleth yje me rrjetë, dhe heqëm valle
Çdo stinë të pestë,
Çdo datë 32 të muajit
Çdo ora 25 të ditës
Këndoj historinë e një trimi të marrë
Që në anonimi më ngjan mua,
Ai fitoj shumë luftra por humbi paqen.
E lodhur s`flë dot e qetë ndërgjegja ime
Kujtesa është tirani që zgjuan me frikë t`ëndravet
Shkon në skenën e dramit të popujvet
Të puthurat e dashtnorevet të famëshme të historisë
Për të justifikuar falimentet e mi
Që u këmbyen me OBSESIONE INFEKCIOZE
E ndërpresën karvanin e paradavet
Zhurma e ëndravet që ankohen
Për plagët e dhëmbjevet që ushqeu vetmia
Faqet e zonjavet magjistare, të mbëshehura
Prapa siparivet të komedisë njerëzore
Faqet e tyre të zbehura, hiqnin në zemër
Nga lufta e ndërgjegjevet plaka
Binin lotët si bora mbi lule saksie
I trembur, duart e mija mbi buzët e nënës
Kërkojnë diç të pa shpjguarshme nëpër ligjet e jetës absurde
Bjenë lotë e ngashërime,
Ashtu siç bjenë fletët e vjeshtës që lajmërojnë dimrin
Disa gra heqën valle në një lëndinë të Heshtjes
Disa oficera lufte qajnë të robëruar në tempullin e harrimit
Disa mbetur, shtetistë e tiranë,
I nxjerrën sytë me thonj njëri – tjetrit në një palestër akrobatësh
Disa turma njerëzimi, të ndryshëm për ngjyrë, gjuhë e besime,
Hecin kokunjur për në kasapana.
Disa qyqe kendojnë nëpër kurora dafine, me ironi unike
Disa fetarë u lexojnë eulogjinë atyre që vështrojnë të habitur
Sa shumë po i mburrin të pa njohurit.
Disa plaka ngëthehen nga varreza kokunjur se mbaroi funerali i shekullit
Në qytezë të bukur, trashëgimtarët e atyre kremtojnë me këngë, valle,
Alkohol evanitet të vdekurit e tyre
Këjo tragjedia, këjo komedia, këjo Historia.

Google+ Followers