Mbreti i realizmit magjik


Gabriel Garcia Marquez, shkrimtari kolumbian, të cilin romani “Njëqind vjet vetmi” e shndërroi në një prej gjigandëve të letërsisë së shekullit 20, ndërroi jetë të enjten në shtëpinë e tij në qytetin e Meksikos, në moshën 87 vjecare. Vdekja e Marquezit u konfirmua nga Cristobal Pera, ish botuesi i tij në Random House.

García Márquez, i cili fitoi Cmimin Nobel për Letërsinë në vitin 1982, bëri letërsi me rrënjë në një panoramë mitike në Amerikën Latine, krijesë e tija, por kishte një tërheqje universale. Librat e tij u përkthyen në dhjetëra gjuhë. Ai ishte njëri prej një grupi jo të madh shkrimtarësh kanonikë – mes tyre Dickens, Tolstoy dhe Heminuay – që janë përqafuar si nga kritikët, edhe nga audienca në masë. “Cdo vepër e re e tij u prit nga kritikët dhe nga lexuesit si ngjarje me rëndësi botërore”, thuhej në letrën e Amademisë Suedeze në momentin e dhënies së Cmimit Nobel.

García Márquez konsiderohej si eksponenti suprem, në mos krijuesi, i zhanrit letrar të njohur si realizmi magjik, në të cilin vijnë e konvergojnë mrekullia dhe realja. Në romanet dhe tregimet e tij, stuhitë xhindosen për vite të tërë, lulet vijnë nga qiejt, tiranët mbijetojnë për shekuj të tërë, priftërinjtë fluturojnë, dhe kufomat nuk dekompozohen. Dhe më e bukura, të dashuruarit e ringjallin pasionin e tyre edhe kur kanë qenë gjysmë shekulli larg.

Realizmi magjik, thoshte ai, buronte nga historia e Amerikës Latine me diktatorë të ligj dhe revolucionarë romantikë, prej periudhave të gjata me zi buke, sëmundjet dhe dhuna. Duke pranuar Nobelin e tij, García Márquez tha: “Për poetët dhe lypësit, muzikantët dhe profetët, luftëtarët dhe faqezinjtë, të gjithë krijesat e këtij realiteti të pafre, na duhet të kërkojmë vetëm pakëz imagjinatë. Sepse problemi ynë kryesor ka qenë mungesa e mjeteve tradicionalë, për t’i bërë jetët tona pakëz më të besueshme”.

“100 vjet vetmi” ka shitur më shumë se 20 milionë kopje. Poeti kilen, Pablo Neruda e ka quajtur “zbulimi më i madh në gjuhën spanjolle që nga koha e Don Kishotit”. Shkrimtari Uilliam Kennedy ka thënë se është “e para vepër letrare që nga Libri i Gjenezës, që duhet të lexohet nga e gjithë raca njerëzore”.

García Márquez vetë nuk prentendonte se ka krijuar realizmin magjik. Ai ka thënë se disa elementë të tij janë shfaqur më herë në letërsinë amerikano latine. Por askush para tij nuk e ka përdorur këtë stil në mënyrë kaq mjeshtërore, me kaq bollëk dhe forcë. Realizmi magjik do të frymëzonte shumë shpejt shkrimtarët në të dy anët e Atlantikut, më të spikaturit Isabel Allende në Kili dhe Salman Rushdie në Britani.

Teksa vuante nga kanceri limfatik, që u diagnostikua në 1999, García Márquez ia kushtoi pjesën më të madhe të viteve që i mbetën për të hedhur në letër kujtimet e tij. Një përjashtim ishte romani “Kujtimet e lavireve melankolike”, që flet për marrëdhënien e dashurisë mes një 90-vjecari dhe një prostitute 14-vjecare, botuar në vitin 2004.

Në vitin 2012, vëllai i tij Jaime, ka thënë se García Márquez vuante nga dementia e shkaktuar prej pleqërisë dhe kishte pushuar së shkruajturi. Por Jaime Abello, drejtor i Fondacionit Gabriel García Márquez në Kartagjenë, tha se gjendja e tij nuk ishte diagnostikuar klinikisht.

Pera, botuesi i autorit tek Random House Mondadori tha në atë kohë se Gabriel García Márquez kish qenë duke punuar me një roman, “Shihemi në gusht”, por që nuk ishte lënë asnjë datë për botimin e tij. Sipas Peras, autori nuk dukej i prirur ta botonte. “Kaq larg sa kam shkuar, nuk mendoj se kam nevoj të botoj më”, i kishte thënë.


Përvc të shoqes, Mercedes, ai la pas dy djem, Rodrigo dhe Gonzalo.

Google+ Followers