Lasgush Poradeci: Kënga e ‘’Shqipërisë së re’’

Nga tradita e shtypit shqiptar të Rumanisë

Nga e djathta, Lasgushi, Vani Burda dhe Petraq Pepo


(Koh’ e shkuar në Vllahi)


Koh’e shkuar në Vllahi

Ishte larë me flori

se luftonim veç për ti,

Veç për famë-e-madhëri,

shqipëri moj shqipëri

Mun në qendrën e Vllahisë,

në qytetin e Bukureshtit,

Mbiri zëri-i shqipërisë

si zëmbaku në mes të sheshit.

Mbiu atje ku politika

nuku di ç’ësht helm-i-gjakut,

Ku shëndriu elenë gjika

e kuvendi i naço-Plakut,

Ku i mblodhi porsi dhentë

Bijtë e tërpo-Vasili,

Ku këndon naim-i shentë

Duke thirur si bilbili.

o! moi kohërat e arta!

o! moj zembërzat e dlira

Me ç’gëzim ju shkruan karta

Kur ja sheh nër shoqërira:

Drita-plakë e Diturija

e Bashkimi edhe shpresa;

edhe lira e shoqërija

E Sofia Mbretëresha…

Cilado sa mund m’e mirë,

sa m’e zjarrtë cilado;

e nër to gjith një dëshirë,

gjith një shpresë nëpër to-

…S’rron-o! jo, njeriu i urtë,

se kështu pat thënë Zoti,

Prandaj vdes me shpirt të gurtë

edhe humb si pikë loti.

humbi pra dh’elenë gjika,

humbi fjal e naço Plakut,

Pa zu prapë politika,

Zu të rrjedhë lumi-i-gjakut:

atëherë i ndolli dhentë

Dh’i bekoj Tërpo Vasili…

Fluturoj naimi-i shentë

Duke qarë si bilbili;

o! moj kohërat e arta

o! moj zembërzat e dlira!

Me ç’të zi ju shkruan karta

ndaj s’u sheh nër shoqërira.

ju kaluat porsi hije

Kur shëndriu në terr të shkretë,

o! moj zemra shentërije

që më s’ini atje ku qetë

ah! q’aherë zu të shtrijet

rëndë-e keq linçoj i zisë,

Po ka nxirë vetëdijet

Me çdo vend të rumanisë.

Dh’u helmua shqipëtari,

e vajtoj e prapë prej të qari

uturiu gjith Bukureshti.

o! moj kohërat e arta!

o! moj zembërzat e dlira!

se me ç’mall ju shkruan karta

nër këto vështirësira.

sepse ja, në dhe të huaj,

Një fletore zu të nisë,

që të jetë zëri juaj

edhe zëri-i shqipërisë.

Zu të nisë duke dale

“shqipërijëza e re”:

Kur bën fjalë me ngadalë…

Kur godet porsi rrufe…

sepse kjo’sht’-udh’e mbarë

e ndërgjegjse së kulluar;

Duke ngarë e duke sharë,

edhe duke përgjëruar

e kështu shkoj mot-i dytë

e si-i treti u pat vdarë,

Moti-i katërt mbylli sytë.

që sot nis një mot i ri,

As t’u flakeshim o Zot!

qajmë, o-nënë shqipëri,

qajmë, e derdhim pika lot.

shqipëri! Moj nëna ime:

Më ke rritur me thërime.

shqipëri! të qofsha falë

të kam nënë, më ke djalë.



(“Shqipëri e Re”, Konstancë

(Rumani),

29 korrik 1923.

E zgjodhi Baki Ymeri.)

Google+ Followers