1
Në çdo vit kalojmë me indeferncë nëpër ditën e vdekjes sonë.
2
E zgjedhoj tre herë foljen „të punosh” dhe ndjej nevojën për të pushuar.
3
Pastërtia e fëmijërisë. Çdo e ligë është e qartë në burim.
4
Një peshk duke notuar në lotët e vet.
5
Kritikët e shohin muzikën dhe e dëgjojnë pikturën.
6
Poezia është këngë delfini. Jo çdo vesh mund ta kuptojë.
7
Ti rend përnjëherë me erën, pra ti nuk e ndjen stuhinë.
8
Injoranca është barrë e rëndë. Por ai që e mban e ndjen.
9
Vetëm xhambazët gëzohen nga kalimi i kohës.
10
Pasuria e disave e tejkalon vlerën deri te e cila ata mund të numërojnë.
11
E mohoj gjumin. Aq epoka kam fjetur, dhe po aq do të flej.
12
Zogu është çliruar nga dheu. Prej tani do të jetë pre e qiellit.
13
Në rrënjët e drurëve gjejnë strehim gjallesa të imta.
14
Të vdekurit janë të lirë. Gardhi i varrezës është për të gjallët.
15
Jehona vonohet. Zëri yt tingëllon larg.
16
Luga nuk e njeh degradimin moral.
17
Pas meje, shumë kohë ky mal do të vazhdojë të jetë mal.
18
I degdisuri zbulon rrugë të reja.
19
7
Para se të mirresh vesh me ujkun, vëria turizën.
20
Të gjithë e duan tymonin. Asnjëri nuk don t’i grahë varkës.
21
Një aspiratë vdes atëherë kur plotësohet.
22
Jam pajtuar që lotët e qiellit të quhen shi.
23
Kur gratë duan të bëjnë autokritikë, gjejnë defekte të hatashme.
24
Në frytët e pemës mos shiko njerëzi, por vetëm etje për vazhdimësi.
25
Vdekja. Vallë është pikë apo presje?
26
Prometheu është flijuar që ne të mund të ndezim në qetësi cigaret.
26
Kemi diç nga fati i mollëve. Posa që piqemi, duhet dhe të shembemi.
27
Një revistë e vërtetë është revista që më boton.
28
Deri në lëshimin e aktit të vdekjes, askush nuk mund të konsiderohet si i vdekur i vërtetë.
29
Nga fillimi i paguaj ndëshkimet.
30
Përtacia duhet të jetë tejet e lodhshme. Përtacët pushojnë më së tepërmi.
31
Aq shekuj është shkruar me penda patash. Patat kanë merita të mëdha në promovimin e kulturës.
32
Hiena nuk dëshiron të na hajë. Don të thotë se jemi gjallë.
33
Gruaja është forca lëvizëse e jetës. Burri është vetëm çelsi për kontakt.
34
Mos e xhelozo gurin. As ai nuk është i përjetshëm. Dhe mbi të gjitha, është edhe i ftohtë.
35
Mund të demonstrosh se e bardha është e zezë. Por do të duhej të shfrytëzosh një bibliografi të gjerë.
36
Jam shefi im i vetëm. Por as vetveten nuk e dëgjoj gjithmonë.
37
E ka shkruar një poezi të agimeve, edhepse dyshoj të jetë zgjuar ndonjëherë aq herët.
38
Vallë sa faraonë kanë dyshuar se do të arrijnë, nga piramidat, drejtëpërsëdrejti në British Museum?
39
E quajmë kalbëzim rikthimin në përjetësinë anargonike.
40
Arkeologjia. Një mënyrë shkencore për profanimin e varreve.
41
Abuzimi i dritës verbëron, pra lind errësirë.
42
Idetë janë si anijet. Senzacion bëjnë ato që fundosen.
43
Mundohem të ik, duke u lartësuar.
44
Në shpirtërat e verbër persiston urrejtja, porsi dëbora në shpatijet që s’i kaplon dielli.
45
Ata që jetojnë më kot varrosen me shpenzime.
46
Mërzitem rrallë dhe asnjëherë i vetmuar.
47
Varrosmëni nën lis. Qindra vjet, mendimi im do të dridhet në gjethe.
48
Etja për dritë i shkurton shpesh flatrat e fluturave.
49
Shumë armiq, porsi do mikrobe, janë të pamposhtur për shkak të imtësisë së tyre.
50
Dhe nuk do të fluturojë më shpejt se era, atë që e ka marrë era.
51
Kalojnë me guxim, ata që nuk e lajmërojnë rrezikun.
52
Porsi shkuma, përherë e freskët dhe përherë përsipër.
53
Agonia e luleve të saksisë na e mbush dhomën me parfume.
54
Në shpinë të buzëqeshjes fshihet prehja e dhëmbëve.
55
Bëru i paanshëm dhe balanca do të anojë nga ana jote.
56
Edhe patatet e qilarit e ndjejnë pranverën.
57
Nuk do t’i besoj diellit të dytë, derisa nuk do ta shoh hijen.
58
As Satana nuk është i përkryer. Nganjëherë gabon dhe bën fakte të mira.
59
Nga plaga e breut derdhet rrëshina, domethënë dhembja e tij aromatike.
60
Ekzistojnë marioneta të cilat i tërheqin vetë spangon.
61
Nga dashuria nuk vdesim. Lindim.
62
Jemi si retë. Rritemi deri në shpartallim.
63
Ka marrëzira jashtëzakonisht komplekse, të cilat vetëm të mençurit i kryejnë.
64
Çdo petk i varur në të thatë mendon se lufton me erën.
65
Ngjashmërisht me pullat postare, bëhemi të vlefshëm, duke u vjetërsuar.
66
Më shkel në këmbë. Jam njeriu i tyre bazë.
66
Ëndërroj një diskutim në katër sy. Me Njerëzimin.
67
Do ta dua të afërmin. Por të qëndrojë në distancë.
68
Djajtë. Zoti e toleron opozitën, por i vë brirë.
69
Në qytet, kohë e mirë. Në fshat, thatësi.
70
Mos e pikturo altruizmin me paratë e të tjerëve.
71
Vallë sa kushton pavdekësia mbi një planet të vdekshëm?
72
Të parët që shurrdhohen janë kambanaxhinjtë.
73
Disa shkojnë në kishë, me shpresë se Zoti i verifikon.
74
E ëmbël është barra e dhurratave!
75
Jeta është një stafetë. Mund ta fitosh garën në tjetrën gjeneratë.
76
Konsolimi i fraksionit algjebrik. Është i paskajshëm para se të mbarojë së qëni.
77
Pavdekshmëria mund të bëhet një agoni e përjetshme.
78
Hyjnitë kanë dië njerëzore në to. U pëlqejnë blatimet.
79
Njerëzit u bënë aq të ngritur, saqë ngatërroheshin për një libër.
80
Marrëzia është më pak e dendur se mençuria. Për atë tërë kohën qëndron përsipër.
81
Kur materja e humb energjinë e brendshmne bëhet solide.
82
Ai që vonohet për tepër me përgjigjen rrezikon të harojë pyetjen.
83
Breshka kur arrin në qytet quhet plakushkë.
84
Në rast stuhie, të fundit fundosen optimistët.
85
Kam banuar një kohë në zemrën e një gruaje. Ngjeshmëri e madhe.
86
Sa herë që zbriste nga aeroplani, përbëhej ateist.
87
Shkëlqimi i diamantit. Një formë për mohimin e dritës.
88
Një shpatë zbritet shumë më lehtë se sa që ngritet.
89
Dielli mund të mbulohet nga retë vetëm në vizionin e syrit të vogël.
90
Krimbi e mih tempullin e përjetësisë në një dardhë.
91
Pas njëfarë stine, shtrati i ndryshkut bëhet mbrojtës.
92
Një vampir i ngopur mund të bëhet donator nderi i gjakut.
93
Poezia është si aureola e një ylli. Rritet, kur kundrohet përmes prizmnit të një loti.
94
Ekziston një kritikë e kritikës, e kritikuar edhe ajo nga koha në kohë.
95
Një tramvaj i dalë nga shinat konsiderohet i pavarur.
96
Njeriu ka gjetur shumë miq në rradhën e kafshëve, zakonisht, të atyre që s’hahen.
97
Pema e lumturisë. Frytet e saj nuk rrëxohen me gurë.
98
Mos e tallni zeron. Ajo është mbretëresha e numrave negativë.
99
Ylberi. E mrekullueshme duket drita në fazën e saj të shpërbërjes.
100
Nuk na ka mbetur veçse shpresa. Këtë askush nuk ka dashur ta blejë.
101
Urrejtja ndaj mizave shndërrohet lehtë në simpati ndaj marimangave.
102
Ata që zvarriten nuk pengohen kurrë.
103
Një bjeshkë dridhet vetëm po qe se gjuhet nga një tjetër bjeshkë.
104
Shpirti i njeriut është si një libër. Duhet të jetë për tepër i mirë, që ta lexosh dy herë.
105
Edhe po qe se ka gabuar është njerëzore, mos bëni nga gabimi dëshmi të njerëzisë suaj.
106
Në shpirtërat e vegjël fshihet urrejtja e madhe.
107
Mbrëmja, porsi një mëngjez i natës.
108
Zoti i ka përzjerë gjuhët për t’ua dhënë (nga) një bukë kalimtarëve.
109
Ndjehem i pavlefshëm, porsi një krah engjëlli nëpër zbrazëtinë e qiellit.
110
Vallë çfarë të drejtash kanë njerëzit e ndershëm të përzjehen në punët e hajdutëve.
111
Kemi heshtur. U trembëm mos t’i humbim dhëmbët, të cilët, edhe ashtu filluan të na lëvizin.
112
Ndjej në veten time një „alter ego”, ndaj të cilit e konsumoj tërë rezervën e altruizmit.
113
Një libër nderi, në të cilin do të nënshkruhemi me të gjithë.
114
Nata është vetëm pamundësia e syrit.
115
Na flatërzo, o Zot! Dheu është plot bukuri. Asgjë nuk mund të shkilet.
116
Kjo baltë nuk më është indiferente. Ajo është e ngjshur për dheun e atdheut tim.
117
Mos ia kërkoni një gruaje të pamundurën. Është e aftë të jua japë.
118
I besoj pajtueshmërisë së shpirtit njerëzor. Jam i sigurtë se kam në botë miliona njerëz të cilët nuk i njoh.
119
Ti ruajmë me kujdes çertifikatat e lindjes. Me ato mund të justifikojmë kurëdoqoftë ekzistencën.
120
Disa njerëz janë si ari. Duke mos patur vlera për përdorim, bëhen shenja të vlerës.
121
Vala është e përkohshme. E përjetshme është vetëm bujshmëria e ujërave.
122
Ardhmëria e disa njerëzve mund të jetë një stërzgjatje e tmershme e të shkuarës së tyre.
123
Kam shumë kurajo, por kam frikë ta përdor.
124
E vërteta është triumfale. Në balancë, zgjohet gënjeshtra.
125
Mund të përlyhesh edhe me pluhur për larje.
126
Nuk i besoj ringjalljes. Sidoqoftë, shpresoj të konsultohem para se të zgjohem.
127
Shumëkush i lidh sytë, vetëm nga dëshira për të vajtuar se qenka terr.
128
Gomari pajtohet me të gjitha valixhet, vetëm po qe se e lë të shkojë në ballë të turmës.
129
Ujëvare. Sa e madhërishme mund të jetë ngandojherë rënia.
130
Që të pranoj krahë është dashur të betohem se nuk do të fluturoj.
131
Kur e vërteta do të bëhet e prekshme, do të rritet shumë konsumimi i sapunit.
132
Sot është e hënë. Ekzistojnë shanse të mëdha të jetë e martë.
133
Pavdekësi. Të jetosh përjetë në përkujtimin e të gjallëve.
134
Njerëzit ofshajnë njësoj në të gjitha gjuhët.
135
Nuk është i përkufizuar ai që është i vetëdijshëm për përkufizimet e veta.
136
Të respektojmë planetin. Është gropa jonë e përbashkët.
137
E kam patur një shef aq të aftë, saqë i merrte vetë vendimet kolektive.
138
Shpejtësia e dritës, sado e madhe të jetë, do të jetë përherë e përbashkët me atë të errësirës.
139
Paradoks. Njerëzimi rritet, njerëzimi bie.
140
Trajtonie me zemërbutësi këtë marrëzi. Ka qenë e kryer në emër të një ideali.
141
Ndihmomë të bie në botën tënde të lartë.
142
Lakuriqësia shpirtërore është e zhurmëshme. Lodra gjëmon ngase është e zbraztë.
143
Budallai i alfabetizuar ka prirje për libra budallenjsh. Duke i lexuar do ta zgjerojë injorancën.
144
Kujtesa e gjërave të pavlefshme kërkon përpjekje të hatashme, të cilat i bën të paharueshme.
145
Në parajsë, djajtë hyjnë vetëm me pasaportë diplomatike.
146
Tempulli i hajdutëve, i profanuar herëpashere nga drejtësia.
147
Vdekja zgjon emocione të sinqerta vetëm në rradhët e trashëgimtarëve.
148
Çdo gjë që është e gjallë konsumohet. Lakmia është kushti i botës së gjallë.
149
Nuk votoj për pavdekshmëri, por për vdekje fakulktative.
150
As kodi penal nuk është i asnjanshëm. I favorizon ata që janë të drejtë.
151
Secili shekull në kohën e tij ka qenë i konsideruar dekadent. Kështu ka përparuar Njerëzimi, duke u ngjitur nga dekadenca në dekadencë.
151
Porsi lumi. Përherë tjetër dhe përherë po ai.
152
Përpiqemi t’i prarojmë efektet me arin e cilësive tona.
153
Jeta don të thotë materje e uritur.
154
Hapni gjerë portat e burgjeve. Nuk e shihni se sa shumë duan të hyjnë?
155
Kurrioziteti bën viktima. Gjuha mbetet organ vital.
156
Karrieristët kanë varre impozante. Vetëm kalbja morale ka para për balsamim.
157
Kanë dalë telefona celularë të mençur. Disa më të mençur se sa pronarët e tyre.
158
Nga shpirtërat e njerëzve të mirë, të ligët thurrin qylima.
159
Po qe se Bota e Pastajshme do të ishte një vërtetësi, do të agonizonim me entuziazëm, do të vdisnim me më shumë joshje zemre.
160
I botoj intimitetet. Kam besim të madh ndaj përmbajtshmërisë së lexuesve.
161
Në varreza zotëronte çrregullimi. Porsa vdesin, njerëzit e harrojnë zanatin e fshirjes.
162
Po qe se vdekja është gjum, o Zot, na e lë së paku fuqinë për ta ëndërruar.
163
Nuk jap zgjidhje. E vë vetëm shqetsimin në ekuacione.
164
Mosaktiviteti na mbron nga mëkati. Por përtacia është mëkati më i madh.
165
Ankth. Të kesh vokacion prej çlirimtari në një vend tashmë
të lirë.
166
Shembem në mendime polikrome. Njësoj si vjeshta, e vesh vdekjen në ngjyra të gjalla.
167
Luftëtarin e lindur, vetëm paqa e tremb.
168
Shijet e shpirtërave të larta quhen aspirata.
169
Kam dië nga marrëzia e pyllit. Çvishem, kur dimri është afër.
170
Në dëshprim, të mbyturit kapen për njëri/tjetrin dhe vdesin në grup kompakt. Shpartallimi e ngre në nivelin më të lartë kohezionin social.
171
Mëkati fillestar. Mëkati për të njohur, domethënë virtyti i injorancës.
172
Kam diçka nga filozofia e tupanit. Sa më shumë më mëshoni, aq më shumë më dëgjojnë më larg.
173
Gruan e josh në mënyrë të hatshme krahërori i burrit – vendi në ty cilin ky e mban zemrën dhe kuletën.
174
Gjarpëri do të duhej veneruar. Po të mos ishte gjarpëri, Eva do të shëtiste edhe sot, e virgjerë, nëpër Parajsë. Njerëzimi ia ka borxh ekzistencën gjarpërit.
175
Njerëzit ofshajnë njësoj në të gjitha gjuhët.
176
Kur flejnë, heronjtë ëndërrojnë gjoja se luftojnë me forcat e së keqes. Derisa edhe gjumi i tyre ka një karakteri heroik.
177
Një parlament djajsh është i natyshëm dhe reprezentativ për një shoqëri djallëzore.
178
Çka doni prej nesh? Jemi të përbërë nga glina e përzjerë me ujë. Domethënë nga retë.
179
Ministri aq shumë gërhiste, sa që një qen i vërtetë do të vdiste nga zilia.
180
Nuk është i përkufizuar i vetëdijshmi nga përkufizimet e veta.
181
Maca është një ish/tigër, i përshkuar nëpër tre programe restrukturimi.
182
Shkruaj në mënyrë destiluese. I fus në retortë të vërtetat e thata dhe të pahijshme. Përmes destilimit përfitoj fiksione atraktive. Gënjeshtra me një elegancë esenciale.
183
Më i trishtueshëm se mbarimi është përvoja e mbarimit.
184
E trashëgojmë fenë e prindërve. Ndoshta do të ishte më i qëlluar një liçitacion publik. Të zgjedhim shpirtin më të njerëzishëm, zotin që jep më shumë.
185
Kur një budalla thot se është budalla, është shenjë e mirë. Don të thotë se mençurohet.
186
Shpejtësia e dritës, sado e madhe që të jetë, do të jetë përherë e barabartë me atë të territ.
187
Të respektojmë planetin. Është gropa jonë e përbashkët.
189
E kam patur një shef aq të aftë, saqë merrte vetë vendime kolektive.
190
O, sikur të mund ta merrja me qera kohën e tepërt, nga ata që janë mërzitur nga jeta!
191
Paradoks. Njerëzimi rritet, Njerëzimi bie.
192
Trajtonie me zemërbutësi këtë marrëzi. Ka qenë e kryer në emër të një ideali të lartë.
193
Për poetin Ovidius, romakët a lashtë nuk patën gjetur dënim më të ashpër se sa ta shpërngulin në bregdetin rumun.
194
Patriotizmi kaplon përmasa kozmopolite. Ta duash dheun don të thotë ta duash Tokën.
195
Është një njeri i artë. I shkëlqyeshëm, por i butë.
196
Kishat e vjetra, të varrosura për së gjysmi në dhe. Sipërfaqja e tokës lartësohet më shpejt se sa besimi fetar.
197
Po qe se don ta ndëshkosh të keqen, mundohu ta shërrosh. Për ligësi nuk ekziston dënim më të madh se sa transformimi i saj në mirësi.
198
Kur aviacioni ynë ushtarak është për toke, sigurimi kombëtar është në nivel të lartë.
199
Shikoj dheun. Me kryeultësi, kërkoj rrugën e kthimit.
200
E drejta e pronësisë. Mbreti Agamemnon, i nxjerrë përjashta nga varri i tij, për t’u bërë vend turistëve.
201
Falja në drejtësi don të thotë padrejtësi.
202
“Nga vdekja mbi vdekje duke shkelur, ndërsa atyre në varre, jetë duke u dhënë!” Kështu po, ofertë elektorale.
203
Ujku nuk më ka bërë asgjë të keqe. I bëj ballë, për t’i demonstruar se nuk jam dash.
204
Askush nuk e vëren se shqiponja çalon. Këmba e sëmurë degdiset nën madhështinë e flatrave.
205
Leonida i mbathi ushtarët në tesha të kuqe, që mos t’u shihet gjaku i derdhur në trup. Fshihni plagët ngase ato i japin shpresë armikut.
206
Ku mund t’i depozitojnë të vdekurit më mirë iluzionet? natyrisht, në qiell, domethënë në iluzionin më përfshirës.
207
Duke e alfabetizuar budallain, e siguroni suksesin e pamohueshëm në librat e budallaftë. Duke i lexuar, ai do ta zgjerojë në mënyrë të mahnitshme injorancën.
208
Juda, pranë 30 argjentëve, e ka pranuar edhe një vend të mirë në një listë elektorale.
209
Diamanti, në bashkëbisedim me çelikun. Çfarë replikash të ashpra dhe të shkëndijshme!
210
E djeshmja nuk është e nesërmja e rrjepur nga misteri dhe shpresa, e ndotur nga historia.
211
Samsoni ka mbytur njëmijë njerëz me një nofull gomari. E imagjinoni se çfarë trimërie bënte me një nuklear të zjarrtë.
212
Në sa utopi liturgjonte Krishti, duket i çuditshëm ky fakt ngase të gjithë apostujt, vetëm Juda i humbi nervat.
213
Lakuriqësia shpirtërore është e zhurmëshme. Tapani gjëmon ngase është i zbrazët.
214
Elitat do të jenë përherë në minoritet. Opcioni politik i një kombi është vullneti i mediokritetit mazhoritar.
215
Vetëm për përtacët, heshtja është e artë.
216
Jeta reale na duket njerkë ngase e raportojmë në konfortin utopik të Parajsës – një botë pa brenga, në të cilën virtytet gërshetohen në mënyrë harmonike në një përtaci të çuditshme.
217
Zakonisht, mbi demokracitë foshnjore, pranë plagës së varfërisë dhe korrupcionit, vjen edhe murtaja e nacionalizmit.
218
Përkujtimi i gjërave të padobishme kërkon një përpjekje të hatashme, e cila i bën të paharrueshme.
219
Çdo gjë që e tejkalon kufirin e shton varfërinë.
220
Në Parajsë, djajtë hyjnë me pasaportë diplomatike.
221
Çfarë përjetimesh? Çfarë sentimentesh? Në zemër nuk mund të fshehish asgjë. Atje çdo gjë rrjedh. Në tru akumulohet Dashuria dhe urrejtja, frika dhe guximi, e mira dhe e keqja. Truri është selia qëndrore e kontradiktave tona.
222
Zot, ne këtu poshtë duhet të jemi sa më të panumërt për t’i dhënë shkëlqim vetmisë Sate.
223
Artistë të vërtetë janë qenje që rriten edhe pas vdekjes.
Ky poet, i shëmtuar dhe i trashë, pretendon flatra. Mund ta imagjinoni gjithë këtë armaturë fluturuese?
224
Mos u humb në detaje kapilare. Me rëndësi është pulsi në rrugëkryqin e arterjeve vitale. Idetë e mëdha gjenden në bashkëpërkimin e rrjedhave të mëdha.
225
Si mund të shkruani diçka të këtillë në gazeta? A nuk e shihni se çfarë rreziku paraqet? Po qe se e lexon dikush?
226
More i mençur, bëru modest. Mëndja e prehtë është porsi shpata. Pa teh, të plagos e të vret.
227
Politika e nxeh përsëri planetin. Është fat se vjen një erë e re prej akulli.
228
Të jesh bjeshkë, don të thotë të jesh një madhështi përmbi humnerat e thella.
229
Shpeshherë e kundërshtoj atë që e shkruaj. Por, duhet ta pranoni, e bëj me bindje të madhe.
230
Pranë Homerit dhe Virgjilit, disa barbarë të shkëlqyer: Shekspiri, Paskali, Gete, Tolstoi, Eminesku.
231
Tempulli i hajdutëve, i profanuar herëpashere nga drejtësia.
232
I mençur heziton, vendos rëndë. Në çdo problem ai sheh një shumicë vështirësishë.
233
Bërtit në shkretëtirë! Atje ku askush nuk të kundërvihet.
234
Kryqëzimi është i dhembshëm. Por ka një audiencë të lartë në publik.
235
Parahistoria. Një histori me më pak data dhe me më pak gjak.
236
Paturpësia solemne me të cilën e vërteta shkel nën këmbë altarin e gënjeshtrës.
237
Një hyjni e hyjnive. Një formë supreme për t’u ngopur.
238
Mjaftueshmëria e pleqërisë. Përmes syzave bota më duket më e përqëndruar.
239
Më ka kapluar malli për një armik të vërtetë. Më gulçon devotshmëria e miqve të shtirur.
240
Vdekja zgjon emocione të vërteta vetëm në rradhën e trashëgimtarëve.
241
Rryma ikonoklastike ka qenë e provokuar, në pjesën dërmuese, nga ngathtësia e piktorëve të epokës.
242
Jeta është një djegje. Çdo gjë që është e gjallë, konsumohet. Grykësia është kushti i botës së gjallë.
243
Shtrija dorën atij që ka rënë, vetëm po qe se ke forcë për ta ngritur.
244
Shumica e lutjeve e trajtojnë qiellin si një institucion në interes të shërbimit.
245
Nuk mbroj idenë për pavdekëshmëri, por vetëm për vdekje fakultative.
246
Çka jam unë? Një natë që zvoglohet. Humnerë shkëlqimtare.
247
Prioritet. Frenuar përnjëherë, në trafikun e plotë, ngase sapo e kalonte rrugën një flutur.
248
Njeriu i errrët është i pamundshëm për t’u eklipsuar.
249
Ajri perëndimor ka vërshuar në Lindje, si një uragan, nën shikimet e pamundshme të doganierëve.
250
Të vdesish në një situatë të këtillë kritike don të thotë të dëshmosh një guxim monumental, pranë një mungese qesharake të përgjegjshmërisë.
251
Deviza ime? I vetmuar, sa më pranë njerëzve.
252
Kur ia thash të vërtetën lakuriqe, u hidhërua. Që ta qetësoj, u dasht t’i administroj tre gënjeshtra gërhatëse.
253
Nuk mund të jetohet veçse marrëzisht, atje ku udhëheq marrëzia.
254
I ngrej armiqët në lavdi. I vë përsipër meje, sa më pranë vetëtimave tël qiellit.
256
Piedestali i përkushtimit. Atje je më i dukshëm, më i ekspozuar, më i admiruar dhe më i lënduar.
257
Të fluturosh mbi të tjerët. Një mënyrë e përshtatshme për t’i shkelul nën këmbë.
258
Mos e kërkoni botën hyjnore në gurë dhe mure. Hyjnor është çdo gjë që është e gjallë, ndërsa njeriu i mençur është bota më e lartë hyjnore.
259
Fanatizmi fetar vjen nga obskurantizmi, jo nga feja. Dheu e ndjek me vetëdije lëvizjen e rrotullimit, por një pjesë e tij mbetet përherë në errësirë.
260
Të mendosh se je qendra e Universit don të thotë t’i tradhëtosh imtësitë e përpikëta.
261
“Duke folur drejt”, “duke folur me sinqertësi”, janë shprehje të përdorura të gjuhës sonë. Rumunët e ndjejnë nevojën të të avertizojnë, atëherë kur flasin me sinqertësi dhe drejtësi.
262
Duam të jemi të shkëlqyer, të shkëndijshëm – plagiatorë të përulur të Diellit.
263
As Kodi penal nuk është i asnjanshëm. I favorizon ata që kanë të drejtë.
264
Në vizionin e disa bashkëkohanikëve, secili shekull ka qenë dekadent. Kështu ka përparuar Perëndimi, duke u ngjitur nga dekadenca në dekadencë.
265
Po zvetnohem. Nuk po ik nga jeta, por nga format e saja artificiale.
266
Porsi lumi. Përherë tjetër dhe përherë po ai.
267
Mundohemi t’i ngjyejmë defektet me arin e cilësive tona.
268
Jeta don të thotë materje e etshme për materje. Jeta don të thotë materje e uritur.
269
Jo jetën e përjetshme e ëndërroj, për mendimin e përjetshëm.
270
Kur forca të errëta të shtyjnë përprapa, i vetmi shpëtim është vajtja triumfale përpara.
271
Të përulur dhe të humbur, porsi qenjtë e Akteonit, të cilët pasi që e shqyen pronarin e kërkonin duke ulërirë me vaj nëpër tërë pyllin.
272
Na flatërzo, o Zot! Dheu është plot bukuri. Asgjë nuk guxon të shkelet.
273
Furtuna i shkul pemët e mëdha e të ashpra, ato që nuk dinë të përkulen.
274
Një pikë nektari. Sa lehtë mund të koruptohet bleta e zellshme.
275
Kërkoni! Nuk do të gjeni asgjë falso në mua, me përjashtim të modestisë.
276
Po qe se Zoti është një trillim, përse doni ta zëvendësoni me vetë mohimin e tij, domethënë me një tjetër trillim?
277
Hapni gjerë portat e burgjeve! Nuk e shihni sa shumë njerëz duan të hyjnë?
278
Kënaqësia që e ke përherë në disponim, fillon të bëhet e pakëndshme.
279
Si mos t’u besosh fjalëve përkëdhelëse?
280
Kurreshtja bën viktima të panumërta. Gjuha megjithatë, mbetet organ vital.
281
Pesimizmi lulëzon përmbi gërmadhat e disa paqartësive të shembura.
282
Vazhdimësi. Përpara se të shuhemi dimë ta përçojmë gjakun në zemra të reja.
283
Të jetosh në nivel të lartë don të thotë të plasohesh mbi platformën e ftohtë të vetmisë.
284
Si do të dukej feja jonë sot, po qe se Krishti do ta pranonte kurorën e artë? Po qe se do të ngritej mbi fron, e jo mbi kryq?
285
Ah, Karon, çfarë meskin i pacipë që je! Një parmak që e shëtit një hije me barkë?
286
Në patrimonin universal, thesarët shpirtërorë shkrihen në mënyrë harmonike, duke e përbërë një thesar homogjen. Është vështirë dhe e kotë të identifikosh Nilin, Danubin, apo Amazonin në ujërat e stërblerta të Oqeanit.
287
Reumatizmi, më shumë se ndërgjegja, na pengon të gjunjëzohemi.
288
Të vjetrit mendonin se frymëmarrja është çelsi i ekzistencës. madje edhe Shopenhaueri thekson se mushkjëritë janë gjyrykët e ndërgjegjes.
289
Pa flijimin e Djalit, Babai nuk do të bëhej Zoti planetar.
290
Ç’kam kërkuar në politikë? Nuk ekziston mjet më të përshtatsgëm për studimin e mjerimit njerëzor.
291
Thonjtë paqësorë të njeriut, të stërzgjatura nga qytetërimi me kthetra të llahtarshme atomike.
292
Kanë të drejtë fjalët e urta. Në njëfarë mënyre, mençuria e turbullon mendjen, duke e nxitur shtjellën e aspiratave të mëdha.
293
Zemra ime ka përpëlitje. Para se të shuhet, qiriu përpëlitet.
294
Femra është porsi vera. Derisa është e ëmbël, nuk të zalis.
295
Në një varrim, lulet dhe lotët e ëmbëlsojnë esencën e fortë të proçesionit: largimin e kufomës.
296
Mençuria është një rreth i errët në mbretërinë shkëlqimtare dhe të plotfuqishme të marrëzisë.
297
Dashuria ndërmjet nesh është aq e madhe, saqë na ndan.
298
Pasanikët e pandershëm dhe varret e tyre impozante. Vetëm kalbësira morale ka para për balsamosje.
299
Porsi të vërtetat e mëdha, marrëzitë e mëdha mund të marrin forma konçize, të paharruara, aforistike.
300
Kanë dalë telefona celularë inteligjentë. Disa më të mençur se sa pronarët e tyre.
301
I qetë dhe i çarmatosur, porsi një nëpërkë që sapo ka kafshuar.
302
Viti 2001 ka shënuar dy mileniume të krishtërimit. Në këtë jubile, së paku demonstrativisht, disa të krishterë do të pajtoheshin të ringjallen.
303
Zakonisht, shpirtërat e këqinj bredhin gjatë natës, kur dukshmëria është e vogël, ndërsa frika dhe imagjinata e madhe.
304
Në legjendat foklorike të rumunëve, nuk ekziston fisnikëri më të madhe se sa t’i vjedhish para të pasurit, dhe t’i ndash, në kafene, me të varfërit.
305
Asgjësi e e fshehur në një dhomë të kyçur me dry të artë.
306
Respektoni krymbat. Na janë sipërorë në zinxhirin e trofeve.
307
Zot, vetë ti mund ti kërkosh dimrit të japë mugulla.
308
O Zot, sa i njerëzishëm që je! Bencina shpërthen nga thellësitë e pasura të atdheut tonë. Mjafton ta shpërthesh një gyp.
309
Po qe se Bota e Pastajme do të ishte një vërtetësi, do ta agonizonim me entuziazëm, do të vdisnim me një joshje më të madhe të zemrës.
310
Gjeli përpëlitet tre herë gjatë natës, për t’ia dëshmuar besnikërinë Shën Pjetrit.
311
Metamorfozë. Jam larva e kufomës sime.
312
Duke e shmangur banalen, e banalizojmë sublimen.
313
Mos i përforco kufinjtë. Në vend që të impresionojë, troku i gomarit e nxit të qeshurit.
314
Të qëndrosh një përjetësi në Parajsë, me ata që s’besojnë. Ja dië më e llahtarshme se sa zjarri i Ferrit.
315
Përse i botoj intimitetet? Kam besim të madh në besnikërinë e lexuesve.
316
Pamflete anonime. Këngë trimërie, të shkruara në lëkurë lepuri.
317
Në një eklipsë dielli e ndjek me kujdes reagimin e kafshëve, panikën e tyre të sinqertë, - në kontrast me nxitjen komerciale të njerëzve, të mërzitshëm nga një madhështi e re e parashikueshme.
318
Në finalen e veprës “Krijimi i Botës” duhej krijuar doemos Njeriu, ngase dikush duhej të duartrokasë.
319
Budallai që e pranon sëmurjen është gjysmë i shëruar.
320
Libra, partitura, tabllo. Shpirtërat mumifikohen më lehtë se sa trupat.
321
Falja. Ji tolerant me intolerancën e të tjerëve!
322
Në urrejtje apo në dashuri, disa njerëz janë njësoj lakmitarë dhe të pamenduar.
323
Pasi që kam parë zemra të transplatuara dhe njerëz që enden në Hënë – sakati që e merr shtratin dhe shëtit me të, duket një mrekulli banale.
324
Reforma e ka prekur Kodin rrugor. Apo ka vënë shenja qarkullimi për trafikun e influencës.
325
Më të padurueshëm se sa fetarët, janë vetëm ata që s’i besojnë Zotit.
326
Për shkak të shtypit të përditshëm, emri im qarkullon rregullisht nëpër rrjetin e kanalizimit.
327
Kronosi ia pat prerë me drapër vetë e babait të vet Uranos, i cili ishte personifikimi i qiellit. Ma merr mendja se ka vepruar korekt. Mund ta imagjinosh një qiell me ve?
328
Politika nuk mund të veprojë thellë në ndërgjegjen e një kombi, pa anestezimin e gënjeshtrës.
329
Nuk mund të ketë Pavdekësi atje ku nuk ka Lindje.
328
Njeriu është një prodhim hyjnor që mund të prishet.
329
Flamuri është i bukur por flamurtarët i kanë duart e ndotura.
330
Po, jam i shpërndarë. Por i papërfshirë.
331
Kur ata që varen prej teje të blatojnë, ndjen se bëhesh hyjni.
332
Përulu para budallait, more mençurak! Lëre të mendojë se është më i madh.
333
Ata që ngrihen me mjete të pandershme janë madhështi e poshtërsisë.
334
Kjo përvojë më plak për një vit. Jam më i mençur për një vit, për një vit më afër vdekjes.
335
Gënjen aq bukur saqë më vjen edhe mua ta dëgjoj.
336
Tejmatanë pragut të intimitetit, sinqeriteti krijon tabllo monstruoze.
337
Gabimi është një mëkat laik.
338
Diktaturat ndërtojnë. Mendon dikush se piramida e Keopsit mund të ngritej përmes punës vullnetare?
339
Ishte aq i ashpër saqë nuk mund të lëmohej veçse vetë, porsi diamantet.
340
Si çdo njeri i ndershëm, është i lëndueshëm, i shpartalluar nga kimera e drejtësisë.
341
Zullumqari mbetet një kriminel i ngritur nga drejtësia në rang të funksionarit publik.
342
Pëllumbat. Çfarë zogjsh të ekuilibruar! Mendoni se është lehtë të çosh dashuri mbi një kabllo telefonike?
343
Deti i Vdekur. Një peisazh fantastik, i gatshëm të strehojë çfarëdoqoftë fantezie.
344
Respektoni të mundurit! Lavdia jote, fitimtar, nuk do të ishte e mundshme pa humbjen dhe mëshirën e tyre.
345
Bërtet në errësirë. Atje vetëm rëra është në mazhorancë.
346
Mbyll sytë. Dua të shoh në thellësi.
347
Shkëndijat nuk shndrisin por ndikojnë të lindë shpresa për dritë.
348
Zoti ka bërë që rruga për në jetë të fillojë nga rrugëkryqëzimi i disa rrugëve urinare.
349
Shikoje qiellin e natës përmes flakës së zbetë të një ndriçimi banal. Do të të pengojë të shikosh yjet e mëdha.
350
Anarki. Atje ku nuk qeveris askush, me siguri qeveris djalli.
351
Dhuntia e fjalimit është asgjë, në krahasim me artin e heshtjes.
352
Legjenda e Andrei Popës tregon sa e rëndësishme është ta ndjekish, qoftë edhe më vonë, vokacionin. Nga një prift mediokër bëhesh një hajdut gjenial.
353
Një i krishterë i vërtetë nuk mund të jetë antisemit. Në botë pa hebrenj do të ishte një botë pa Bibël.
354
Veja. Nga dashuria e pafajshme ndaj disa zogjve, ne hamë ve të fërguara.
355
Revolucioni është një referendum i përgjakshëm. Ai mund t’i shndërrojë mbretëritë në monarki dhe monarkitë në republika. Ngase aq konstruktive është forca e tij për shkatërrim.
356
Ylli i mëngjesit. Një patriarki e përbërë nga priftërinjtë e djajve.
357
Njerëzimi është porsi bari. Pasi kalon kosa e luftës, rritet më i lartë, më i menëur, më i dendur.
358
Nga kazani i buxhetit të shtetit marrim me polonik dhe i kthejmë përsëri me lugë.
359
Kujtimet e mia? Oaza prej rëre, të degdisura në stepën e kujtesës.
360
Edhepse duhej të jetë e pastër, bota në fillimin e saj ka debutuar përmes tradhëtisë. Korbi të cilin e lëshoi Noe të fluturojë, nuk u kthye.
361
Bibla: “O Zot, udhëzomë në rrugën që të pëlqen Ty!”
Kurani: “Më drejto, Zot, në rrugën e drejtë!”.
Njeriut i pëlqen të jetë i telekomanduar, pa marrë parasyshë fenë e tij.
362
Mashtrimi i Jetës së Pastajme na pengon ta përjetojmë jetën e vërtetë në plotëkuptimin e fjalës.
363
Vështirë është të arrish në brigjet e besnikërisë, me gënjeshtra në varkë.
364
Në një bibliotekë, vetëm një budalla mund të ankohet nga vetmia.
365
Kam shkruar disa faqe të sinqerta. Tjetra është literaturizim. Jam epigoni im dhe asgjë më shumë.
366
Keni parë ndonjë portë në të cilën shkruan: “Kujdes, qen i mirë!”?
367
Në jetë është si te fotografi. Nëse don të kesh pamje të shkëlqyer duhet të kalosh nëpër dhoma të errëta.
368
E ke luajtur rolin e jetës. Kortina ka rënë. Përse mendon se bota hyjnore (spektator i kujdesshëm) do të duhej të kërkojë bis?
369
Fati u fanitet vetëm atyre që kanë mençurinë për ta kërkuar atje ku duhet.
370
Frika për t’ia kthyer shpinën ligësisë na jep kurajo: Nganjëherë trimëria lind nga frika për të ikur.
371
Me shpatë nuk mund ta mbyllish një plagë.
372
Uria e mund etjen për jetë.
373
Mos ji vulgar, sidomos kur i drejtohesh turmës së madhe.
374
Përse nuk mban ditar!? Ngase përditë kryen fakte të cilat nuk mund të shkruhen.
375
Një profesor i xehtarisë shëmbëllen gjithnjë e më shumë me një profesor të latinishtes. Që të dz ligjërojnë gjuhë të vdekura.
376
Poetët e vërtetë dëshmojnë se përjetësia mund të gërshetohet nga lule kalimtare.
377
Në mijëra forma e përfytyrojmë Jetën e Pastajme. Aq e pabesueshme është rrënqethja e Mosqenies.
378
Shtrija dorën të mundurit tënd. Ndihmoje të ngritet. Do të përjetosh kënaqësinë për ta mundur edhe një herë.
379
As etja për përjetësi e njerëzimit nuk është e përjetshme. Ajo do të vdesë sëbashku me njerëzimin.
380
Në varreza kishte tollovi. E vërteta është se posa vdes njerëzit harrojnë të fshijnë.
381
Nga të gjitha artet, letërsia i bën ballë më së miri kohës. Bazoreliefet e Homerit janë rruajtur të padëmtuara ngase ai i ka skalitur drejtëpërsëdrejti në kujtesën njerëzore.
382
Nëse vdekja është gjumë, Zot, na e lë së paku fuqinë për të ëndërruar.
383
Ai që mendon vetëm për gjëra të mundshme nuk është poet por kontabilist.
384
Ekzistojnë mendimtarë aq të thellë saqë jehona e tyre nuk përpëlitet kurrë në sipërfaqe.
385
Ideja për absolute është mikesha e shkretëtirës, domethënë e lakuriqësisë kryesore.
386
Në një botë të tolerancës, erezioni e humb forcën e bindjes.
387
Drama fillon atëherë kur ata që kanë lakuriqësi shpirtërore përpiqen të paraqiten artistikisht.
388
Natyra duhej ta pajisë lakmitarin me gushë pelikani, për ta mbajtur më lehtë vrerin.
389
Robëria e degradon ndjenjën e lirisë. Disa zogj nuk mund të nxirren nga kafazët veçse përmes urdhërit për evakuim.
390
Një ditë njeriu do të bëhet i vetëdijshëm se atdheu i tij është sistemi diellor, ndërsa Zoti është bashkëfshatari i tij.
391
Nuk jap solucione. E vë vetëm shqetsimin në ekuacion.
392
Drita e lëndon atë qe jeton në terr.
393
Je si jehonë, zonjë. Vjen gjithmonë, por gjithnjë e më të dobët e ke zërin.
394
Mendon kamerieri: Jam nxënësi i Krishtit. Ai e ka shndërruar ujin në verë, kurse unë, verën në ujë.
395
Për artistin, më e llahtarshme se vdekja është harresa.
396
Porsi një bylbyl. Të fluturoj në paskajshmëri, drejt një pranvere të paskajshme.
397
Pasojë hyjnore. As kur e ke parë Birin duke agonizuar mbi kryq, Babai nuk e ka anuluar vuajtjen.
398
Disa vetëm litari i bën vertikalë.
399
Të lirë e ndjej veten, i mbyllur në botën time.
400
Tërmet do të bëhet kur do të vehen në lëvizje idetë e tij
fikse.
401
Kokëfortësi historike. Tre luftëra dhe tre shekuj shpjegimesh u është dashur romakëve për t’i bërë dakasit rumunë.
402
Nuk i ngjajmë njëri/tjetrit. Kemi virtyte dhe vese të ndryshme.
403
Derdhu! Shpërndaju, pa u tëholluar!
404
Po marr tre ditë pushim, po mbyllem në shtëpi dhe po shkruaj një dramë të vetmisimit.
405
Lëreni t’i arkivojë sentimentet.
406
Njeriu ka anatomi prej vdektari. Si të vësh mbi supet tua të dobta peshën e përjetësisë?
407
Po ngjitem. Dua të ngrihem përmbi vetveten time.
408
Fetë e përçajnë njerëzimin. Kjo nuk don të thotë se ateizmi i bashkon. Ekzistojnë forma të shumta të pabesimit.
409
Prifti: “More djalë, është mëkat të jesh kaq i virtytshëm!
410
Përmes aforizmave e përhap pamundësinë gjithnjë e më larg, gjithnjë e më zëshëm.
411
Vullneti është porsi lumi. Blokoja rrugën po qe se don të rritet.
412
E ndjhej veten si ushtari Philippide para linjës së arritjes. Lavdia gjendet në prag, vdekja, vetëm për njërin e sigurtë.
413
Heliopotrizëm të jetë ky refuzim i dritës? Për të qenë me fytyrë kah paratë, ato rrinë me shpinën në Diell.
414
Paralelisht me lotët eliminojmë tepricën e krypës në organizëm. Kësisoj, kurrë nuk ankohemi pa kuptim.
415
Vepër aforistike. Paskajshmëri e ngritur nga hiçi.
416
Ngjitet pa pushim! Për të qenë e kuptuar, bota duhet kundruar gjithnjë e më lart.
417
Bëru i sinqertë! Prano se nuk ekziston.
418
Po qe se shndërrophej korupcioni në violinë, zotëria e tij do të këndonte më bukur se Paganini.
419
E kundruar nga shpina, çdo lindje është një perëndim.
420
Fiskaliteti dhe estetika. Asgjë nuk është impozante, po qe se për të nuk paguhen taksa.
431
Është mëkatë të prishish danturën duke i kërcëllirë dhëmbët në shenjë ahmarrjeje.
431
Të gjithë besimtarët do të pranojnë sipas çmimit promocianol, bileta për të hyrë në qiej, në karnevalin e mbarimit të botës.
432
Nuk mund ta nxjerrish vulgaritetin nga arti duke gjuajtur me ese vulgare.
433
Humnerë e mistershme. Nata sa më e errët, aq më thellë na duket qielli.
434
Jemi të pakufishëm. Por pakufishmëritë tona nuk përputhen.
435
Kij parasysh përmasat e ujit kur zhytesh në thellësi. Mate mëndjen kur nisesh në aventurat e jetës.
436
Kush e kupton madhështinë e lindjes, e pranon domosdoshmërinë e vdekjes.
437
Bullgarët janë simpatikë dhe mikpritës. I studjoj përnga profili. Ku mund ta ketë parë Eminesku qafën e tyre të trashë?
438
Ngjashëm me kërmillin, koncentrohem ndaj guackës sime. Por qenja ime vetëm ajo do të mbijetojë.
439
Nuk ka frikë nga koha. Është për tepër i kalbur që të kalbet.
440
Homogjenizimi i shoqërisë. Asnjë qosh rruge pa lypës, asnjë parkim pa qenin e saj endacak.
441
Idealistë të pakoruptuar. Krishti, si mbret i judenjve, do të kishte qeverisur më keq se Irodi.
442
Nën fluturimin triumfal të shqiponjës e zbulon kërmën.
443
Poezi don të thotë ndjeshmëria dhe inteligjenca. Kush e nënvlerëson poezinë është deficitar në të dy kapitujt.
444
Përgjegjësi kolektive. Aq njerëz të mirë ka zhdukur kataklizam, për të ndëshkuar disa shpifës.
445
Gjykatësve, sadoqë t’u shpjegosh, nuk të besojnë se ke vdekur derisa nuk ua tregon kufomën.
446
Natyra i ka bërë frytet e ëmbla. Por bërthamat – stafetë e jetës – janë të hidhura, për të qenë të pështyra në baltën e plleshme të një fillimi të ri.
447
Ti bësh për tepër keq armikut dhe për tepër mirë mikut. Ja dy hipostaza, njësoj të rrezikshme.
448
Po qe se don të të ndjekë shumica, premtoji gjithçka që di ngase ajo pret.
449
Xhelozi dhe shpresë. Nuk arrin larg me këto brejtës të vegjël në kafazin e zemrës.
450
Numri i telefonit të Botës Hyjnore, do të duhej përfshirë në Regjistrin Kombëtar, pranë numrit të policisë dhe zjarrfikësve.
451
O Zot, më ndihmo t’u bëj ballë sulmeve të pranuara në faqen e djathtë, për t’ia ofruar të afërmit faqen e majtë.
452
Krishti i ka marrë mbi vete mëkatet e votuesve. Kështu shpjegohet fitorja e tij elektorale.
453
Folklor. Bari i mençur me dele të ditura.
454
Informatika nuk ka kufi. një kompiuter i aftë për të shkruar libra, ja dhe një tjetër, i gatshëm ti lexojë.
455
Mos u bën i sipërfaqshëm. Zhytu, po qe se don ta njohish thellësinë. Dhuntia për të notuar u vjen vetëm gjërave të lehta.
456
Mosaktiviteti na mbron nga mëkati. Por përtacia është mëkati suprem.
457
Vaj se çfarë ngjyrash madhështore kanë lulet helmuese! Çfarë thirrjeje pitoreske për vdekje!
458
459
Me çmimin e tre mëkateve kam bërë dhjetra bëmirësi. Në ballafaqim me vesin, vyrtyti udhëheq me ndërprerje.
460
Shekspiri i ka dhënë emrin The Globe teatrit të tij të vogël, i mbuluar me me stufë. Ishte i vetëdijshëm për dimensionin e tij planetar.
461
Djegja është çmimi i dritës. Që organizmi të përpëlitet përmes natës së pamundësisë së tij, diçka organike duhet të digjet.
462
Do të kisha kaluar nëpër jetë krejtësisht i padukshëm, po qe se nuk do të kasha lënë pas meje gjithë ato faktura të papaguara.
463
Nga vdekja, më së shumti tremben ënmdërrimtarët. Nuk mund të ëndërrojmë veçse në kategori të përjetshme.
464
Çfarë ankthi! Të kesh vokacion çlirimtari në një vend të lirë!
465
Një lëshim me tradita multimilenare bëhet më e shkëlqyer, më rezistente se diamanti.
466
Këto aforizma janë mbeturina shkëlqimtare, hedhurina materialesh të mbetura nëpër kantieret e disa poemave të mëdha e të parrira.
467
Luftëtarin e lindur vetëm paqja mund ta trembë.
468
Shijet e shpirtërave të larta quhet aspirata.
469
Pas acarit të përjetuar në komunizëm, rumunët nuk mund t’i trembish me flakërimet e ferrit.
470
Njësoj si vjeshta, po vishem me vdekjen në ngjyra të gjalla,
471
Jam pikë, por në asgjësinë time jam gjithëçka. Tjetra që mbetet është vetëm pakufishmëri.
472
Psalme rrome. Ideale të reja të gërshetuara nga shpresa të motshme të shembura.
473
Nga frika që kam ndaj teje gurgullon guximi im.
474
Këto janë mendime nga të cilat e bëj një lulishte, në vend të një kështjelle.
475
Iluzion kosmik kam qenë para se të lindem.
476
Rreziku fsheh në vetvete rregulla të panjohura.
477
Një urdhër i pakuptueshëm është kaosi.
478
Buja e papërmbajtur degdiset në valën e shqetsimeve të thella.
479
Kur era Jote rrah nëpër gërmadha, zgjon duke psherëtirë vetmi të haruara.
480
Çka mund të jetë e paqëndrueshme në pjatën e peshores?
481
Çka mund të jetë stabile kur çdo gjë është në lëvizje?
482
Zoti pronar, iluzionet e ëmbla rrumbullakësohen në korniza.
483
Vuajtje të furishme vërshojnë nëpër barkat e vullnetit.
484
Një shpirt i pakuptueshëm shëmbëllen me një bishë.
485
I brishtë, i trembur, i pambaruar, jam megjithatë vepra e zotërimit Tënd.
486
487
Porsi i vetmuari në shkretëtirë, po largohem nga bota nga dashuria për njerëz
488
Pamundësia më është e shkruar në shuplakë.
489
E kam ndezur zjarrin e jetës në shpirtin e çunit tim, ndaj mund të shkoj
490
Mësohu ta varrosish harresën në bjeshkët e akullta.
491
Gjithçka që e bëj është këngë apo namatisje.
492
Porsi një sirenë mësohem të dergjem mbi ujëra.
493
Kur lumi i jetës vërshon varrezave.
494
Nga po vij? Nga thellësitë e mendimit të shenjtë. Nga humnera hyjnore.
495
I lirë ndjehem në Ty. Të zënë rob janë ata që janë jashtë.
496
O Zot, hija qiellore nuk mund të jetë e Jotja. Asgjë nuk e tejkalon shkëlqimin Tënd.
497
Jam njeri. Pra, qaj dhe qesh me të njëjtin lloj lotësh.
498
Ndërmjet brigjeve të mia bota ime pa brigje.
499
Jam i verbët, Zot, ngase shoh dhe nuk kuptoj.
500
Valeriu Butulescu: Lulet e përjetësisë
Në kuadrin e Bibliotekës shqiptare (Biblioteca albaneză), duke patur për redaktor poetin Sali Bashota, këto ditë doli në dritë në gjuhën shqipe një antologji e bukur me aforizma të shkrimtarit rumun Valeriu Butulescu. Libri Lulet e përjetësisë u botua në Editurën Ardealul, me propozim të Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë, duke patur për autor të përkthimit dhe parathënies autorin e këtij shkrimi. Lulet e përjetësisë strukturohen në tre kapituj: 1. Gruaja është forca lëvizëse e jetës. Burri është vetëm çelsi për kontakt, 2. Nga shpirtërat e njerëzve të mirë, të ligët thurrin qylima dhe 3. Poetët e vërtetë dëshmojnë se përjetësia mund të gërshetohet me lule kalimtare.
Mendimet e këtij autori të huaj janë shkëndija që ndikojnë të lindë shpresa për dritë. Libri vjen në gjirin e lexuesit shqiptar me një një numër të konsideruar aforizmash të përkthyera në dhjetra gjuhë anembanë botës. Mendimet aforistike të autorit janë shkëndija të shkëputura nga gjenialiteti i tij krijues, vlera të denja për begatimin e universit me ide të shkurta, origjinale e atraktive. Fjala është pra, për një autor të cilin e karakterizojnë idetë universale dhe mitet autoltone, sinqeriteti, ironia dhe ndjeshmëria.
Përmes bashkë/përkthimeve letrare të disa shkrimtarëve të shquar shqiptarë në gjuhën rumune dhe polake (Rifat Kukaj, Rexhep Qosja, Shkëlzen Halimi etj.), si dhe përmes dëshirës për të qenë i përkthyer edhe në gjuhën shqipe, autori dëshmon respekt ndaj gjuhës të cilë e admironin titanët e botës mendimtare rumune, M. Eminesku, B. P. Hashdeu, N. Jorga, siç janë sot Grigore Brâncuş, Tiberius Puiu, Gheorghe Micu, Cătălina Vătăşescu, Marius Dobrescu, Marius Chelaru, apo siç ishte në shekullin XIX-të një dashamir i madh i shqiptarizmit, ish/krahu i djathtë i Nikolla Naços, Dimitrie Butculescu.
Të vërteta të përjetshme të mbrujtura me poezi
Valeriu Butulescu u lind më 9 shkurt 1953, në fshatin Preazhba (rum. Preajba), në një familje fshatare. Studimet i kreu në Akademinë për Mina dhe Metalurgji, në Krakovë të Plonisë. Shumë vjet ka punuar si inzhenier në një ndërmarrje miniere në Petroshan, qytet në të cilin qe stabilizuar, ku jeton dhe sot. Vite të shumta ka qenë zëdhënës i xehtarëve në Luginë të Zhiut (Valea Jiului). Pas Revolucionit antikomunist të Dhjetorit 1989, qe zgjedhur deputet në Parlamentin e Rumanisë, në tribunën e të cilit shumë herë ka marrë fjalën , ndërsa diskurset e tij kanë bërë bujë si pasojë e fjalimeve të ngarkuara me kuptime të thella për përmirësimin e situatës së minatorëve të mbërthyer nga prangat e varfërisë. Sipas vlerësimeve prezente në vëllimin Aforizmi (Editura Mustang, Bukuresht, 2002), Valeriu Butulescu është një poet i madh dhe një orator i madh. Fjalimet e tij në Parlamenti janë ndër më të bukurat nga të gjitha pikëshikimet. Tani është anëtar i Këshillit të Rrethit të Hunedoarës.
Që nga vitet e studentërisë ka filluar të praktikojë më shumë gjini letrare, sidomos aforizmin, gjini tejet e vështirë dhe pretencioze. Përveç aforizmave, shkruan poezi, ese, dhe merret me përkthime në gjuhën rumune nga polonishtja dhe gjuha spanjole. Megjithatë, thekson miku i tij ukrainas, Stefan Tcaciuc, fëmija më i dashur i shkrimtarit Valeriu Butulescu është aforizmi. Valeriu Butulesku është një mjeshtër i pashoq i aforizmit. Aforizmat e tij janë tejet moderne. Fjala është për fragmente të përkohshmërisë në të cilën lulëzojnë lulet e përjetësisë. Frazat e shkurta me kuptim të thellë dhe domethënie të gjerë të këtij autori, e kanë joshur vëmendjen e poetëve të mëdhenj rumunë, Marin Sorescu, Nichita Stănescu, Ion Alexandru, Geo Bogza etj. Autori ndërton një botë, e cila, siç kanë shkruar krtitikë të panumërt, është e dominuar nga sensibiliteti, rafinamenti dhe inteligjenca.
Libri i Butulescut është një antologji tekstesh të zgjedhura që përfaqësojnë pasqyrën e një shpirti fin, poema të shprehura në një varg me elegancë, mendime të ngarkuara me sarkazëm dhe satirë, një zonë e mençurisë dhe lirizmit të zotëruar me energji. Rruga historike ë aforizmit është e gjatë, duke filluar nga Hipokrati te Francisc Baconi, Goethe, Nitzsche, Karel Capek etj. Mendimet e Valeriu Butulskut janë shkëndija që ndikojnë të lindë shpresa për dritë. Ato janë të vërteta të përjetshme të mbrujtura me poezi. Librat e tij me aforizma janë joshëse, thekson kritiku Radu Ciobanu. Ato lexohen me një « frymëmarrje », siç thuhet, por të riftojnë pastaj, duke të obliguar për një lexim të dytë, duke u ndalë te secili mendim.
Në një epokë në të cilën shumica e bashkëkohanikëve tanë « konsumojnë » ide të gatshme, merita e madhe e aforizmave të Butuleskut është ajo se na stimulon disponimin refleksiv, duke na detyruar të mendojmë vetë me kokën tonë. Autori i kësaj vepre është poet, shkrimtar dhe përkthyes, ish/deputet dhe admirator i gjuhës shqipe dhe komunitetit shqiptar. Lulet e përjetësisë është vepra e parë e një gjinie të këtillë që del në gjuhën shqipe, e një autori rumun, i përkthyer pothuajse në të gjitha gjuhët e Europës. (Baki Ymeri)