Poezi nga Andrej Andrejeviç Voznesenskij


Andrej Andrejeviç Voznesenskij (Moskë, 12 maj 1933 - Moskë, 1 qershor 2010), ka qenë poet rus. Laureuar në arkitekturë, zbuloi, në fund të viteve pesëdhjetë të shekullit njëzetë, pasionin e tij për poezi

Kurrë

Kurrë s'do të pushoj së dashuruari ty
dhe do të të harroj atëherë
kur e enjtja do të jetë e mërkurë,
kur trëndafilat do të rriten gjithandej,
blu, si vezë mullibardhash.
Kur miu do të bërtasë "kikiriki".
Kur shtëpia do të qëndrojë mbi oxhak,
kur sallami do të hajë njeriun.
Dhe kur unë do të martohem me ty.


Firence

Pishtarëve të Firences
Më duket Firence
fosforeshente shtëpish
dhe hap si një maxhordom
pallatet dhe mjegullat e saj.

Unë i njoh. U merrja kopjen
Për banjat dhe stadiumin e Kirovskit;
fle Pagëzori, si zhvillimi i projekteve të mia
për shtëpinë antialkolike.

Bir mëkatar i surrealizmit,
vrapoj shesheve plot pishtarë;
ti je kopje e rinisë, o Firence!
Unë endem nëpër të shkuarën.

Nëpërmjet fasadave të anuara,
si nëpërmjet një letre që shndrit,
shfaqen fatet dhe imazhet
e shokëve të mi moskovitë.

Vështrojnë vëngër ata në brendësitë
midis intervistuesve si fuga,
si engjëj apo lakej
qëndrojnë dhe përgjojnë pas poltronëve përtej.

Dhe pishtarët mbi Arnon e zi
janë të pashpjegueshëm -
sikur në shkëlqimin e fanarëve
makinat kthehen në të shkuarën.

Përktheu: Faslli Haliti

Google+ Followers