Një botim për italianët në arkitekturën shqiptare


Dy profesorë nga Universiteti i Firences, Ezio Godoli dhe Ulisse Tramonti prezantojnë sot librin “Arkitektë dhe inxhinierë italianë në Shqipëri”, një botim i EDIFIR. Ky vëllim hedh dritë mbi kontributin urbanistik dhe arkitektonik të specialistëve italianë në Shqipëri, përgjatë viteve 1920-1940. Janë të shumta ndërtesat e ngritura gjatë këtyre viteve, që kanë lënë gjurmë në arkitekturën shqiptare. Do veçonim kompleksin e ministrive apo ansamblin e monumenteve të kulturës, në qendër të Tiranës, por ka edhe rrugë, ura e ndërtesa të tjera, që mbajnë firmën e italianëve. Materialet e papublikuara më parë, të gjetura në arkivin e Institutit Luce, e bëjnë këtë botim një gur kilometrik në studimin e arkitekturës shqiptare të shek. XX. Ky aktivitet zhvillohet nga Instituti Italian i Kulturës, në bashkëpunim me Fakultetin e Arkitekturës në Firence dhe Universitetin Politeknik në Tiranë.

Google+ Followers