MIRUPAFSHIM, FLAMUR I KUQ - Poezi nga Eugjen Jevtushenko (Përktheu Faslli Haliti)



Dashtë qielli

Dashtë Qielli, t’u kthehet shikimi të verbërve,
t’u drejtohen shpinat të kërrusurve.
Dashtë Qielli, të jemi pak Zot, vetëm pak,
Por që të jemi vetëm pak të kryqëzuar s’mundet.

Dashtë qielli, mos na hiptë në pushtet,
as heronj të rremë mos na bëftë,
dhe qofshim të pasur
nëse është e mudur natyrisht.

Dashtë Qielli, na bëftë dhelpra të vjetra,
që s’bien në asnjë lloj kurthi
e mos na bëftë as viktima, as xhelatë,
as edhe lypësa, as zotërinj.

Dashtë Qielli, të na jenë të pakta plagët
në rast të një zënke të madhe
dhe shumë vende të mund të kemi
pa qenë të detyruar të humbim tonin.

Dashtë Qielli që toka jonë
Të mos na zërë me shqelma.
Dashtë Qielli, na dashçin gratë
edhe pse të lënë pas dore.

Dashtë Qielli, iu mbylltë gojën njerëzve të rremë,
duke dëgjuar zëra divinë në një klithmë fëmije,
Krishtin dallofshim tek të gjallët
në fytyrën e burrit a gruas.

Jo kryqin mbajmë ne - por pabesinë
dhe se si poshtërsisht kërrusemi.
Për të mos pasur aspak mosbesim në gjithçka
dashtë Qiell që Zoti, qoftë me ne paksa.

Dashtë Qielli, paçim të gjithë gjithçka,
e fyerje mos paçim.
Paçim, po vetëm diçka
për të cilën s’duhet të turpërohemi pastaj.

1990



HUMBJA

Rusia
ka humbur në Rusi
Rusinë.
Ajo kërkon vetvetn
si gjilpërën në kashtë,
si plakë qorre,
me krahët e hapur si e marrë,
kërkon midis ankimesh në kullotë
lopën e vet.
Kemi djegur ikonat.
Teksteve tona s’u kemi besuar.
Të zotë për të luftuar
vetëm me fatkeqësinë e tjetrit.
A është e mundur, vetëm zgjedhës sonë
të mos i kemi shpëtuar,
a s’është më keq për ne vetë
të bëhemi hordhi e të huajve?
A është e mundur të jemi të destinuar të jetojmë
në rrjetën e brejtur
nga krimbi i idealizmit,
ose në peliçen e ngrënë e të konsumuar
të një rebeli të uritur ?
A është e mundur që epilepsia
të jetë karakteri ynë:
herë përpëlitje prej kapadaiu,
herë prej vetpëruzjes
dhe gjithçka me gjak të nxehtë ?
Rebelim kumbues, supë e kripur,
rezulton si gjumë i padëmshëm.
Rebelim total - sot ja
ç’e lëkund Kremlinin si sajën.
A mund të jetë e kobshme zgjedhja jonë unike ruse:
ose car Ivani i Tmerrshëm,
ose car Kaosi ?
Mashtrim total.
Vetëm atamanë përreth.
U pështjelluam:
cilët emra dhe flamurë mbajmë
dhe që mjegullat të davariten
kokave në Rusi,
për shkak të cilave ne gjendemi befas në gabim
dhe fajtor jemi të gjithë ne, për gjithçka.
Në të tilla mjegulla,
në gjak kemi notuar gjer në gju.
Mjaft na ndëshkove. Zot,
Falna,të lutem.
më mirë,
A është e mundur të jemi të vdekur të gjithë ?
Apo ende të pa lindur ?
Ne përsëri lindim,
Por është më i rëndë të lindurit përsëri.

31 mars 1991



MIRU PAFSHI M, FLAMUR I KUQ

Mirupafshim, flamur i kuq -
nga Kremlini i rrëshqitur poshtë
jo siç çohesheshe,
i shkathët,
zhele,
krenar,
nën mallkimin tonë
mbi Raishtagun e tymtë,
megjithëse edhe atëherë
rreth shtizës, zbatohej mashtrimi.
Mirupafshim, flamur i kuq…
ishe gjysmë vëlla, gjysmë armik.
Ishe shpresë në transhe
në gjithë Europën,
por ti me mburojë të kuqe
rrethoje GULAGUN
dhe shumë fatzinj
me tutat e burgut.
Mirupafshim, flamur i kuq.
Çlodhu ti,
shtrihu.
Dhe ne do të kujtojmë ata
që s’do të çohen më
nga varret.
Gënjeshtarët ke udhëhequr në masakër,
në kërdi.
Do të të kujtojnë edhe tyi
gënjyeri ti vetë.
Mirupafshim, flamur i kuq.
S’na solle fat.
Kulloje gjak
dhe ne ty,
me gjak të heqim.
Ja përse tani
s’kemi lotë për të fshirë,
kaq brutalisht fshikulluar
me xhufka të kuqe bebëzat e syve.
Mirupafshim, flamur i kuq…
hapin e parë drejt lirisë
e bëmë spontanisht
mbi flamurin tonë
dhe mbi vetveten,
në luftën e ashpër.
Që të mos shkelej përsëri
‘’syzja’’ Zhivago.
Mirupafshim, flamur i kuq…
Hape vetë grushtin
që të shtrëngon përsëri,
duke kërcënuar ende me vëllavrasje,
kur në shtizë
kapet llumi
ose njerëzit e uritur,
të çoroditur nga retorika.
Mirupafshim, flamur i kuq…
Ti valvitesh në ëndërra,
ka mbetur një shirit
në trikolorin rus.
Në duart e kaltërsisë
dhe të bardhësisë,
ngjyra e kuqe, mbase
nga gjaku do të jetë çliruar.
Mirupafshim, flamur i kuq…
hap sytë, flamuri ynë,
mos mashtruesit e flamuajve
mashtrojnë me ty!
edhe për ty
mund të jetë i njejti gjykim që :
plumbat tanë dhe plumbat e huaj
të ta kenë grisur mëndafshin?
Mirupafshim, flamur i kuq…
Që nga fëmijëria jonë
ne luanim të ‘’kuqtë’’
dhe të ‘’bardhët’’ i godisnim fort.
Ne, të lindurit në vendin
që s’është më,
por në atë Atlandidë
ne ishim,
ne dashuronim.
Dergjet flamuri ynë
në pazarin e madh Ismaillovo.
E ‘’tregëtojnë’’ me dollarë,
si të mundin.
S’e kam marrë Pallatin e dimrit.
Nuk kam sulmuar Raishtagun.
Nuk jam një ‘’kamanist’’.
Por shoh flamurin dhe qaj.

Irkutsk

23 qershor 1992

Google+ Followers