Librat e zemërimit të adoleshentëve

Janë disa libra, të cilët pëlqehen më shumë nga adoleshentët. Dhe nuk janë thjesht romane, ato shpesh janë deklarata, deri diku, shtirje dhe pjesë e procesit të rritjes. Ja cilat janë
Letërsia

Tashmë po mbushen 100 vjet që nga lindja e Alber Kamy (Albert Camus). Libri i tij, I Huaji, është një vepër që shumë gjenerata adoleshentësh të mërzitur e kanë kthyer në një rit të rritjes.
Romani i vitit 1942 flet për një francez nga Algjeria, që në dukje është një vrasës joracional i një arabi si dhe për indiferencën e tij ndaj vendimit të dënimit dhe ekzekutimit. Personazhi qendror Merso është një njeri i veçuar nga shoqëria ku ai jeton.
Libri 1984 nga Xhorxh Oruell (George Orwell) është një kritikë e shoqërive totalitare, por është gjithashtu edhe për personazhin kryesor Uinston Smith dhe mënjanimin e tij nga shoqëria ku jeton.
Libri Më e Mira e Botëve nga Aldus Hakslei (Aldous Huxley) jep një vizion distopik të botës – përmes syve të një njeriu të veçuar nga shoqëria ku jeton. Edhe The Bell Jar e Silvia Plath (Sylvia Plath) ka një protagoniste femër, problemet mendore të së cilës janë pjesërisht si pasojë e mënjanimit nga shoqëria, e cila ka pritshmëri të fiksuara nga gratë.
Pastaj është edhe libri humoristik Catch-22 i Xhozef Hiller (Joseph Heller) ku personazhi kryesor Lezardi, është përgjithësisht i mënjanuar. Dhe Procesi i Franc Kafkës (Franz Kafka) plotëson panoramën.
Këta libra kanë krijuar një lloj grupimi të letërsisë së të pakënaqurve për adoleshentë të pakënaqur. Në moshën 17 apo 18 vjeç, lexuesit shpesh kërkojnë për diçka që të ketë të bëjë me ankthin ekzistencial. Dhe asgjë nuk hyn në ankthin e adoleshentëve më shumë se sa ideja e eksepsionalizmit.
Këta lloj librash japin ndjesinë e të qenët unik – një të kuptuar klandestin i botës që askush tjetër nuk mund të kuptojë.
“Unë mund të shoh përmes kësaj, dhe Kafka mundet, por ti nuk mundesh” thotë kritiku i letërsisë për gazetën Guardian, Nikolas (Nicholas) Lezard për këtë ndjesi. “Unë dhe Kafka, jemi shokë”.
Një libër si Catch-22 ofron një këndvështrim për lexuesit adoleshentë, thotë profesor Xhon Satherland (John Sutherland), një profesor i letërsisë angleze.
“Unë kam pasur një lloj këndvështrimi ironik mbi botën e të rriturve, tek e cila ju jeni në kurth. Këta libra janë mjete për zhvillim intelektual, një mënyrë për t’u ndarë, një rit për rritjen”.
Dhe ndërsa shohin për jehonën e pakënaqësisë së tyre, adoleshentët shpesh janë të ngacmuar nga ideja që të duken të veçantë. Librat janë në njëfarë mënyre si medalje krenarie. Dhe në rastin e Lezardit, bëhet fjalë për një medalje ushtarake të vërtetë.
“Unë gjeta një medalje në shitje që thjesht kishte fjalën ‘I huaj’ të shkruar përsipër, – thotë ai. Unë e vura atë mbi bluzën e shkollës për një copë herë”.
Librat shpesh vihen qëllimisht në dukje. Ata janë, si të thuash, ‘objekte zbukuruese’. “Libri ka qenë dhe vijon të jetë një deklaratë”, thotë eksperti Satherlands. Kjo formë deklarate ishte veçanërisht e rëndësishme për adoleshentët e viteve ‘60, ‘70 dhe ‘80. Njerëzit e kishin zakon të uleshin nëpër kafene me librin e tyre të parapëlqyer dhe kjo ishte shpesh thjesht për dukje.
Çdo adoleshent që shfaqet duke lexuar një libër në autobus apo tren po dërgon një mesazh. “Ju e dini se nëse qëndroni ulur në tren duke lexuar [atë lloj libri], njerëzit do të kuptojnë se je një adoleshent që të ka kapluar ankthi”, thotë historiania Liza Xhardine (Lisa Jardine), e cila ka kryer kërkime mbi shijet letrare të burrave dhe grave.
Disa mund të dallojnë edhe një lloj pretendimi për t’u dukur, megjithëse shumica e adoleshentëve nuk e bëjnë këtë në mënyrë të hapur. Xhardine thotë se shumica nuk janë “për t’u dukur”.
“Unë nuk e pëlqej këtë fjalë. Mund ta quaj më mirë ‘një lexim në formë deklarate’”, thotë ajo. “Ata po i eksplorojnë këta libra, po vuajnë me ta dhe për rrjedhojë është diçka më shumë se sa thjesht deklaratë apo dukje”.
Por edhe pse ka një dozë dukjeje, ekspertët besojnë se kjo nuk është e gabuar. Është pjesë e ngritjes së lojës drejt moshës madhore – dhe disa nga idetë filtrohen në këtë proces.
Por a mundet që libri i zemërimit të adoleshentëve të jetë i ndryshëm sipas gjinisë?
Xhardine thotë se ka një dallim shumë të thellë mes asaj që djemtë dhe vajzat jetojnë në moshën e pubertetit.
“Djemtë lexojnë librat e të zemëruarve, pra si Catxher dhe I huaji. Vajzat lexojnë për të zgjeruar emocionet dhe ndjenjat e tyre. Xhejn Eire e të tilla… libra mbi marrëdhënie të vështira.
“Unë u habita shumë kur pashë se sa pak libra zemërimi mbërrijnë në duart e vajzave adoleshente”.
Meshkujt rezulton se lidhen më gjatë me librat e tyre të parapëlqyer të adoleshencës dhe i ruajnë këto shije më vonë në jetë.
Por a mbetet zemërimi i njëjtë? Dhe a ka gjithmonë një pjesë të adoleshentëve që janë të zemëruar për t’i lexuar ato?
“Viti 1984 të shtyn të rivlerësosh shoqërinë”, thotë një shtatëmbëdhjetëvjeçar. “Është temë e zakonshme në shumë libra – kritikimi i shoqërisë apo vlerësimi se çfarë shoqëria është.”
Edhe gama e librave të zemërimit nuk është e qëndrueshme. Libra të rinj shtohen, të tjerë bien nga preferencat. Kur librat përshtaten në film dhe përshtaten mirë, kjo mund të pengojë leximin e librit.
Disa filma si TrainspottingFrikë dhe Urrejtje në Las Vegaz (Fear and Loathing in Las Vegas) etj., kanë bërë që adoleshentët e kohës të kthehen te leximi i librave nga kanë dalë këta filma.
Shkolla ka rolin e vet në krijimin apo shkatërrimin e kultit të një libri mes adoleshentëve.1984 i Oruellit ka qenë prej dekadash pjesë e librave të rekomanduar nga shkollat në Britani dhe në SHBA, siç është Më e Mira e Botëve e Haksleit. Nxënësit thonë se i lexojnë këta libra si pjesë e shkollës, por nuk do t’i lexonin në kushte normale.
“Unë nuk do ta dija ekzistencën e Më e Mira e Botëve nëse nuk do të ishte rekomanduar në shkollë”, thotë një adoleshent.
Por edhe lajmet ndihmojnë. Për shembull, skandali amerikan i përgjimeve ka rikthyer në modë leximin e 1984.
Shpesh qëllon që adoleshentët të ndiejnë se ka njëfarë ironie apo vend për zhgënjim, kur mësojnë se edhe mamaja e tyre e ka 1984, libër të parapëlqyer ndërsa babai i tyre lexon Catch-22 (ky libër është i papërkthyer në shqip).
Ekspertët thonë se ndjesia e të qenët të palumtur mes adoleshentëve është, në fund të fundit, një fenomen historik. Kjo pakënaqësi përkthehet te leximi i letërsisë së njerëzve që ndihen ndryshe, të veçantë, e të izoluar nga shoqëria.

I Huaji i Kamysë
Romani i shkurtër i Albert Kamy është për një të ri në Algjeri që gjendet në gjyq për vrasje. Romani u botua më 1942.
Sfida ndaj moralitetit konvencional kryhet me një stil të prerë dhe pa pasion.

Google+ Followers