Imzot Nikollë Kaçorri në veprat e Shoqates se Shkrimtarëve Shqiptarë-Suedi

Ismet Hasani


Imzot Nikollë Kaçorri në veprat ”THESARI KOMBËTAR 1 e 2” të Shoqatës se ShkrimtarëveShqiptarë ”Papa Klementi XI – Albani” në Suedi, promovuar në Tiranë më 30 tetor 2013.


Imzot Nikollë Kaçorri - figurë e ndritur e Kombit Shqiptar

Me vdekë se me vdekë, ma mirë po vdesim sot e me nder, se me vdekë nesër e pa nder!                                                                                                          *                                                 
(Nikollë Kaçorri, më 28 Nëntor 1912 në Vlorë)

” Kalben njerëzit e ndershëm atje ku lartësohen kriminelët” (Sami Frashëri)

Ismet Hasani

Me këto fjali dëshiroj ta filloj shkrimin për Imzot Nikollë Kaçorrin, njeriun e Flamurit, projektuesin e Pavarësisë së Shqipërisë, krahun e djathët të Ismail Qemalit.
Lufta për mbrojtjen e kombit ishte kredo jetësore e imzot Nikollë Kacorrit, por fatkeqësisht dhe jo rastësisht për gjithë këto vite veprimtarinë patriotike të tij do ta mbulojë disi i harresës, i arkivave të ndryshme në Shqipëri. Po pse u kalbën, u harruan dhe u përbuzën figurat historike, ndërsa u lartësuan kriminelët, pansllavistët, turkofilët dhe grekofilët e shumë fila e servila të tjerë kjo do të dëshmohet atëherë kur shqiptarët do ta shkruajnë historinë e tyre në bazë të argumenteve shkencore, pa ngjyrime ideologjike e pa synime të ngritjes të atyre, që më shumë i sollën dëme se dobi kombit.

Busti i Dom Nikollë Kaçorrit - Durrës



Me vdekë se me vdekë, mâ mirë po vdesin sot  eme nder’, se me vdekë nesër e pa nder’!”
 (Dom Nikollë Kaçorri në Vlorë, më 28.XI.1912)

”N’mal e n’fusha, Dibra zgjodhi/Deputet, Nikollë Kaçorri!”    (Martin Rajta – Krej Lurë)
*

SQARIM!
Para se të jap opinionin tim mbi jetën dhe veprën e Imzot Nikollë Kaçorrit, po theksoj informimin e prof. Murat Gecaj, mbi promovimin e dy veprave të Shoqatës së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë “Papa Klementi XI – Albani” në Suedi, me titull: “THESARI KOBMËTAR 1” dhe “Thesari Kombëtar 2”, në të cilat, shkrim dhe prezantim  i veçantë iu kushtua Imzot Nikollë Kaçorrit – (“Thesari Kombëtar 2, faqe 69-77, autor Ismet Hasani).

TIRANË, 30 tetor 2013,PËRUROHEN DY VEPRA “THESARI KOMBËTAR 1 e 2”
TË SHOQATËS SË SHKRIMTARËVE  SHQIPTARË, NË SUEDI

Nga: Prof. Murat Gecaj
publicist e studiues-Tiranë

Hysen Ibrahimi e Murat Gecaj (foto:Tiranë, nëntor 2012)

Sot në mesditë, në sallën kryesore “Unesco”, të Muzeut Historik Kombëtar, në Tiranë, u organizua përurimi i veprave “Thesar Kombëtar i Mërgatës Shqiptare”, nr.1 e nr.2, të Shoqatës së Shkrimtarëve, Artistëve e Krijuesve Shqiptarë “Papa Klementi XI-Albani”, Suedi. Merrnin pjesë shkrimtarë e poetë, punonjës të arsimit, kulturës e shkencës, përfaqësues të shoqatave të ndryshme, nga media e shkruar dhe ajo elektronike, mësues e nxënës të shkollave 9-vjeçare e gjimnazeve të kryeqytetit  e tjerë. Gjithashtu, ishin të pranishëm afër 20 anëtarë të kësaj Shoqate, të ardhur posaçërisht nga Suedia.
Veprimtarinë përuruese e hapi koordinatorja, Saranda Iseni dhe pastaj të gjithnë u ngritën në këmbë, kur u dha Himni i Flamurit Kombëtar.I pari e mori fjalën Hysen Ibrahimi, kryetar i ShShAKSh-Suedi, i cili i informoi të pranishmit, për veprimtaritë e zhvilluara nga kjo Shoqatë dhe botimet e shumta të anëtarëve të saj, si në prozë e poezi.Në shenjë respekti e mirënjohjeje për punën e asaj Shoqate, atij iu dhurua një buqetë me lule të freskëta. Ndërsa z.Ibrahimi shpalli vendimin e ShShAKSh-Suedi, se janë pranuar “Anëtarë-Nderi” të kësaj Shoqate dhe u dorëzoi ”Mirënjohje” e buqeta me lule, për bashkëpunimin frytdhnës dhe librat që ata kanë botuar, me temë nga jeta në Suedi,  shkrimtarit të njohur V.Kona dhe publicistit e studiuesit, M. Gecaj. Ndërsa piktorja Lule Bajraktari u dhuroi atyre nga një punim të saj të bukur, me tematikë atdhetare.

Pamje nga salla në Tiranë, ku u promovuan dy vepra: ”Thesari Kombëtar 1 e 2”
të SHSHAKSH ”Papa Klementi XI – Albani” të Suedisë

Në vijim, prof. M.Gecaj përshëndeti në emër të kryesisë së Shoqatës së Arsimtarëve të Shqipërisë, ku është kryetare Yllka Beçi e ai sekretar I Përgjithshëm dhe u ndal nëlidhjet e vendosura me Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptarë, në Suedi e me Qendrën Kulturore Shqiptare “Migjeni”, në Boras, si dhe tregoi për vizitat e ndërsjellta.
Letrën përshëndetëse për këtë tubim, dërguar nga albanologu suedez dhe miku i shqiptarëve, Ullmar Qvick, e lexoi Xhavit Çitaku, anëtar i Kryesisë së ShShAKSh “Papa Klementi XI Albani”-Suedi. Pas tij, prof. Fetah Bahtiri (Suedi) foli shkurtimisht rreth punës së bërë, për mbledhjen e krijimeve dhe botimin e dy veprave, “Thesar Kombëtar” (Nr.1 e Nr.2) dhe tregoi projektet botuese për të ardhmen.
Me interes u ndoq përshëndetja e arsimtarit veteran të shkollës shqipe në Suedi, mag. të filologjisë Sadullah Zendeli-Daja, zv. kryetar i  kësaj Shoqate dhe autor i disa disa librave e fjalorëve voluminozë.  Pas fjalës së tij, Gjergj Loka, nxënës i shkollës 9-vjeçare ”7 Marsi” të kryeqytetit, ku është drejtoreshë Dave Marku, recitoi vjershën ”Shqipëria ime”.
Sokol Demaku, shkrimtar e publicist, drejtues i revistës dhe emisioneve të radios ”Dituria, në gjuhën shqipe, solli dëshmi përveprimtaritë e Qendrës Kulturore Shqiptare “Migjeni”, në qytetin Boras të Suedisë. Pastaj, Halim Laçi nga rrethi i Krujës, i përshëndeti të pranishmit me një rapsodi popullore, e cila u duartrokit nxehtësisht nga të pranishmit.
 
Koopertinat e veprave të ShShAKSh-Suedi:Thesari Kombëtar 1 e 2

Në vazhdim, drejtoresha e bibliotekës së qytetit të Durrësit, prof. Flora Dervishi, shkrimtare e studiuese, foli për vlerat e shumta të dy veprave, që u përuruan, të cilat së bashku janë me rreth 1.100 faqe. Po këtyre librave  ua kushtoi diskutimin e tij edhe drejtuesi i një shkolle në rrethin e Tiranës, Petrit Xhaja dhe foli për përshtypjeve të tij, nga një vizitë e bërë sivjet, në Suedi.
Pastaj përshëndetën pjesëmarrësit në këtë përurim, mbresëlnës dhe të veçantë, për jetën e kryeqytetit tonë: Sabri Maxhuni-Novosella, autor i disa librave dhe pronar i llixhave në Kllokot të Kosovës; veprimtarja e njohur për çështjen shqiptare, Qibrije Hoxha; Gani Bytyçi dhe Fadil Geci, i cili premtoi se do ta saponsorizojë botimin e vëllimit nr.3, të librit ”Thesar Kombëtar”.
Këtë veprimtari përuruese, për librat ”Thesar Kombëtar”, nr.1 e nr.2, e mbylli prof. Osman Ahmetgjekaj (Suedi). Ndërsa H.Ibrahimi njoftoi se, për biblioteka dhe shoqata të ndryshme, do të dhurohen disa  nga këto vepra, si dhe libra të autorëve V.Kona e M.Gecaj, me tematikë nga vizitat e tyre në Suedi.
Në mbyllje, pjesëmarrësit i kaluan disa çaste së bashku, në koktejin e shtruar nga kryesia e ShShAKSh ”Papa Klementi XI-Albani”-Suedi.
Nesër, përurimi i këtyre dy librave do të bëhet në qytetin e Durrësit, me kujdesin e drejtoreshës, F.Dervishi. Gjithashtu, mysafirët shqiptarë nga Suedia, do të vizitojnë atje shkollat 9-vjeçare ”Demokracia” e ”Iliria”.

Tiranë, 30 tetor 2013
***


2. E tash më lejoni ta shfaqi opinionin tim mbi Imzot Nikollë Kaçorrin! (autori)
Kush ishte Imzot Nikollë Kaçorri?

Imzot Nikollë Kaçorri u lind në vitin 1862 në fshatin Krej i Bajrakut të Lurës. Ai rridhte nga një familje, babai i së cilit ishte katolik, ndërsa nëna islame, gjë që tregon për tolerancën fetare tek shqiptarët. Si çdo fëmijë shqiptar edhe imzot Kacorri u rrit më fisnikërinë, bujarinë, besën dhe trimërinë, që ishin tradita të vyera të malësisë dhe që ndikuan më vonë në përgatitjen atdhetare të tij. Duke parë aftësinë e madhe të Nikollës së vogël Arqipeshkvi i Durrësit imzot Ambrosio pas një vizite që bëri në Lurë e mori me vete për ta përgatitur për meshtar e prijës të popullit.
Në vitin 1884 mbaroi studimet filozofiko – teologjike për meshtar dhe u shugurua po të njëjtin vit në Shkodër. Një kohë shërbeu në Delbnisht, pastaj u emërua famullitar në Durrës. Për veprimtarinë e zellshme dhe të frytshme kishtare dhe njerëzore Papa i asaj kohe e nderoi me “Kryqin e artë”, “Për Kishë dhe Papë”. Po në këtë vit emërohet edhe Ipeshkëv. Ky titull do t’i ndihmonte edhe më tepër në lëmin politik, në luftën për çlirimin e atdheut. Në mes të viteve 1905 – 1907 drejtoi kryengritjen e armatosur kundër turqve në Kurbin. 
Në vitin 1908 në Kongresin e Manastirit së bashku me at Gjergj Fishtën dhe Luigj Gurakuqin e shumë atdhetarë të tjerë, i dhanë kahje perëndimore kulturës shqiptare, duke e vendosur alfabetin që kemi tani. Mori pjesë edhe në Kongresin e Elbasanit i cili synonte të korrigjonte imazhin negativ të kongresit të Dibrës (korrik 1909) të organizuar prej xhonturqve. Veprimtaria atdhetare e imzot Nikollë Kacorrit, sulltanit iu bë ferrë në sy dhe ai e priste vetëm një shkak sa më të vogël për ta burgosur. Dhe shkaku u gjet, mu në momentin kur ishte përfshirë për një kryengritje të armatosur në gjithë Shqipërinë. Për gjyqin dhe dënimin me disa vjet burg dhe gjobë në të holla i referohemi Revistës “Leka”, e cila boton lajme të gazetës “Dielli”, 11 nëntor 1913, në të  cilën shkruan:”Më 15 te Dhjetorit u kënduan ne gjykatore te Durrësit letrat qe patën ardhur te prishura preji temizit te Stambollit,me 17 vazhdoi gjygji përsëri pore pa len shum me fole te ndershmin prift atdhetar,dhe pa thirr njeri si dëshmitar. E dënuan përsëri me dy vjet burg e 25 lira gjobë. Avokati mbrojtes z Talib Efendiu nga Gjirokastra kërkoji te zhburgosurit e Don Nikoll Kaçorrit, dhe e bani temiz per se dyti por gjygji nuk e liroji”.

Dielli nr 89 shkruan ”Nga gazetat e huaja mësuam sihariqin se te ndershmit prift katolik nga Durrësi z Don Nikoll Kaçorrit ju dha falje preji sulltanit për dënimin qe kishte dhen gjykatorja ushtarake,.Pergezojm nga thelbi i zemrës te shkëlqyerin atdhetar dhe i lutemi zotit ti fale pas keteji shëndet dhe prehje për te mirën e atdheut.Ne korrik te vitit 1911 ushtria turke zuni ne Shijak rrogëtarin e imzot Nikoll Kaçorrit me tri manxerre e do fishek e letra poste qe po i qonte ne Delbnisht te Arqipeshkvi i Durrësit imzot Bianki.Imzot Nikoll Kaçorri ke qite ne gjygjin ushtarak e ke denue me burg e sidomos për shkak te një letre ku jepte drejtime për një kryengritje kombëtare.


Kjo tregon se Imzot Nikoll Kaçorri ishte njeri nder dy tre arkitektet kryesor te bërjes se shtetit te ri Shqiptar, ku me se miri kjo gjë ilustrohet ne memorandumin dërguar Mbretit te Austro Hungarisë Franc Jozefit vetëm dy javë para se te shpallej Pavarësia e Shqipërisë. Pas gjithë këtyre përpjekjeve kombëtare dalëngadalë përgatitej terreni për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë. Në fillim atdhetarët shqiptarë kishin vendosur që pavarësia të shpallej jo në Vlorë, por pikërisht në Durrës, në qytetin ku imzot Nikollë Kaçorri zhvillonte veprimtarinë atdhetare. Por autoritetet turke lajmëruan telegrafikisht komandën e Janinës dhe u përgatit me shpejtësi një njësi ushtarake turko-greke që të mos lejonte në çdo mënyrë suksesin e përpjekjeve të atdhetarëve shqiptarë për të shpallur pavarësinë, dhe me çdo kusht të bëhej likuidimi i tyre. Duke iu falënderuar patriotëve durrsakë delegatët shpëtojnë dhe marrin rrugën e Vlorës. Kështu me 28 nëntor 1912 në orën 14.00 botërisht u shpall Pavarësia e Shqipërisë. Kuvendi Kombëtar i Vlorës formoi Qeverinë e parë shqiptare, Qeveri e Përkohshme me këtë përbërje:
Ismail Qemali kryeministër dhe ministër i punëve të jashtme, Imzot Nikollë Kacorri nënkryetar i Qeverisë, Myfit Bej Libohova ministër i punëve të brendshme, Abdi Bej Toptani ministër i financave, Mehmet Pash Deralla ministër i luftës, Petro Poga ministër i drejtësisë, Luigj Gurakuqi ministër i arsimit, Mithat Frashëri ministër i punëve botërore, Pandeli Cale ministër i bujqësisë dhe Lef Nosi ministër i Post Telegrafeve.
Duke pasur parasysh faktin se Ismail Qemali edhe si ministër i punëve të jashtme pjesën më të madhe të kohës e kalonte jashtë Shqipërisë lirisht mund të thuhet se Imzot Nikollë Kacorri, luante rolin e kryeministrit në Shqipëri. “Shumë të vështirë e të rrezikshme janë këto ditë për ne shqiptarët e për nanën tonë Shqipërinë që të katër shtetet e Ballkanve po dojn me e përpi e me coptu”. Më këto fjalë imzot Nikollë Kaçori e fillonte Memorandumin derguar Perendorit të Mbretit të Austro Hungarisë Franz Jozefit I. Ky memorandum i shkruar dhe përgatitur prej Imzot Nikollë Kaçorrit, dhe mban datën 12 nëntor 1912, gjashtëmbëdhjetë ditë para shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Përveç imzot Nikollë Kaçorrit, nënshkrues të këtij memorandumi janë edhe zotërinjtë, Mustaf Asim Kruja, Rexhep Mitrovica, Fuad Toptani, Abdi Beu, Murat Toptani, Sali Gjuka dhe Bedri Pejani. Në këtë memorandum paraqitej e vërteta mbi Shqipërinë dhe i kërkohej ndihmë mbretit të Austro Hungarisë që shteti shqiptar mos të gllabërohet nga sfinksat sllavë, grek e turq. Këtu kërkohej që të njihet shteti shqiptar “në katër vilajetet e Shqypnisë me Kosovë, Manastir, Shkodër e Janinë”. Këtu jepej edhe numri i shqiptarëve që jetonin në vitin 1912, mbi tre milionë frymë, dhe qysh atëherë u kërkua që Shqipëria me katër vilajetet të jetë neutrale siç ishin Zvicra dhe Belgjika.
*
Është kënaqësi e veçantë kur mëson diçka të mirë për vende dhe popuj të vegjël nga gjiri i të cilëve, kanë dalë njerëz të vegjël, por që me kohë janë bërë të mëdhenj dhe kështu i kanë bërë të mëdhenj e të njohur edhe vendet edhe popullin e tyre.
Pata fatin dhe rastin që m’u dhá për të mësuar për një njeri të tillë. Pa e zgjatur, e nuk po më pritet, po bëhem konkret: fjala është për atdhetarin, fetarin e besimit katolik, patriotin dhe burrin e madh të Kombit Shqiptar Imzot Nikollë Kaçorrin, të cilin e njohta dhe mësova për te disi në mënyrë të pazakonshme, apo të jashtëzakonshme, e që do ta shpjegoj në vijimin e këtij shkrimi, të cilin e konsideroj të një rëndësie të veçantë. (autori)
Për Të Madhin e të përmotshmin Imzot Dom Nikollë Kaçorrin mësova duke ndjekur filmin- dokumentar të autorit Enver Sula dhe fjalët e të nderuemve për jetë e mot, siç janë:
Dom Damjan Kurti, Famillitar i Durrësit, Don Prend Kola, Meshtar i Bashkësisë Katolike Shqiptare – Austri, Kolë (Gjokë) Kaçorri, nga fshati Kej Lurë, nip-pasardhës i Nikollë Kaçorrit, Prof. Hajredin Isufi,  historian, studijues e hulumtues i Nikollë Kaçorrit – Durrës
Imzot Rrok Mirëdita,  Arqipeshkv i Arqipeshkëvisë Durrës – Tiranë, z. Martin Rajta, nga fshati Krej Lurë, bashkëvendës i Nikollë Kaçorrit, Prof. Dr. Muhamet Shatri, historian -studijues i Nikollë Kaçorrit, z. Sali Berisha, aktualisht Kryeminstër i Shqipërisë,
znj. Nevila Nika, Drejtoreshë e Arkivit Qendror të Shtetit – Tiranë,  z. Agron Shehu, Drejtor i Muzeut të Pavarësisë – Vlorë.

Ngjitja në Krej Lurë, pikërisht të shtëpia e lindjes se Imzot Nikollë Kaçorrit
*Jemi nisur për në Krej Lurë, për në vendlindjen e Imzot Nikollë Kaçorrit. Aty ku përfundon Rruga e Kombit, përmes Roshanit, një rrugë plotë gropa, me një terren të thyer malor.Një zonë e braktisur në masë të madhe nga banorët pas rënies së komunizmit. Pas një rruge të vështirë, para nesh paraqitet Krej Lura, vend i jashtëzakonshëm, i rrethuar më kurorë malesh, në kufijtë e Dibrës me Mirëditen. Në këtë lartësi mund të  ndihet ajri i freskët, natyrë e bukur me maje të thepisura. Jo larg këtu ndodhet atraksioni tjetër  natyror i kësja zone – Parku Nacional i Lurës. Kolë Kaçorri (nipi i Imzot NK) me të birin na presin me dashamirësi. Janë të lumtur që kemi shkuar t’i vizitojmë dhe bëjnë gjithçka që né të ndihemi mirë.
Kolë Kaçorri – Krej Lurë: ”Unë jamKolë (Gjokë) Kaçorri! Gjyshi im e ka pasë Nikollë Kaçorrin – djalë të vëllaut. Nikollë Kaçorri ka pasë vetëm një vëlla – Ndrecën, e nga Ndreca jemi na pasardhësit e Nikollë Kaçorrit. Ai vinte shpesh për të vizituar Lurën, nuk e harronte. Sa herë që vinte në Lurë, organizonte dhe qëllimin e kishte kundër turkut. Ai e zhvillonte një pavarësi të vërtetë, të cilën e ëndërronte dhe e realizonte. Ky është trualli, vatra bash ku ka lindë Nikollë Kaçorri!”
Oxhaku i shtëpisë, ku ka lindë dhe është rritë Imzot Nikollë Kaçorri, akoma  po tymon. Një pjesë e historisë sonë i ka rrënjet këtu, e të cilën s’e kemi dijtë apo s’e kemi mësuar si duhet. Brenda në një dhomë të shtëpisë, si për ironi, qëndron një Pllakë, në të cilën shkruan me shkornja të mëdha: MONUMENT KULTUROR, MBROHET NGA SHTETI, e vendosur në vitin 1974. Në Ballë të Odës – në mur është fotografia e Nikollë Kaçorrit e përskaj fotos një stemë me yllin pesë cepësh, që në prapavijë të ”Kolës” duket sa kontrastive, aq edhe e dhembshme. Këtu ruhet Dekorata e Presidentit të Shqipërisë, z. Sali Berisha e vitit 1992, në të cilën shkruan: ”SI NJË NGA FIGURAT MË TË SHQUARA KOMBËTARE, QË KA KONTRIBUAR GJATË GJITHË JETËS SË TIJ PËR ÇËSHTJEN KOMBËTARE”. Ndërkaq, për veprën e tij të zellëshme kishtare e njerëzore, në vitin 1917, Papa i asaj kohe e nderoi me ”Kryqin e Artë”. Ishte  i nderuar edhe nga presidenti i Shqipërisë z. Bamir Topi.
Imzot Nikollë Kaçorri u lind në vitin 1862 në fshatin Krej Lurë, në një familje malësore të varfër e të përzier nga ana fetare: nëna ishte e besimit musliman, ndërsa babai i besimit katolik. Mësimet e para i mori ne vendlindjen e tij e më vonë në Delbënishtë të Kurbinit.
Kolë (Gjokë) Kaçorri: ”Pas shkollimit, Nikollë Kaçorrin e mueren në Shkodër si prift e mandej e çuan në Itali e në Zvicër për shkollim të mëtejm. Ka pas marue shumë fakultete.”
Martin Rajta – Krej Lurë: ”Qysh fëmij na e kemi ngjoftë edhe nëpër oda edhe nëpër dhoma kuvendesh, ku mbledhëshin burra, mexhlise/kuvende, mbledhje burrash… e këndohej një kojkë:/”Male e fusha, Dibra zgjodhi,/ Deputet Nikollë Kaçorri!”
Imzot Nikollë Kaçorri qëndroj në Krej Lurë deri në moshën 7 vjeçare. Me propozimin e Abatit të Shkodrës u dërgua në Shkollën Jezuite, të cilën e mbaroi me rezultate të shkëlqyera. Pasi kreu Seminarin, NK shkoi në Itali, ku kreu Shkollën Teologjike në Romë.Pasi kreu Studimet e Larta, në vitin 1890, në moshën 31 vjeçare u shugurua prift, e në vitin 1893 u emërua Famullitar në Durrës, e më vonë edhe zëvendës Arqipeshkvi, ku shërbeu rreth 24 vjet. Krahas punës sip rift, ai punoi edhe si mësues, duke ndjekur kështu frymën e Rilindësve Kombëtarë, për një shkollë me frymë atdhétare.
Hajredin Isufi, studijues – Durrës: “Dom Nikollë Kaçorri vjen në Durrës në vitin 1893, kur Durrësi ishte një qendër kulture tranzite – me përfundimin e Perandorisë Osmane. Durrësi ishte edhe një qendër politike. Në Durrës kishte shkolla greke, italiane, austriake, rumune, e nuk kishte asnjë shkollë shqipe. Një nga hapat kryesor të Imzot Nikollë Kaçorri – të vepritmarisë, ka qenë hapja e arsimit Kombëtar.”
Imzot Nikollë Kaçorri u angazhua edhe në Alfabetin e Gjuhës Shqipe. Veprimtaria e tij nuk u pa me sy të mirë nga Perandoria Osmane e Greke, sepse puna e Nikollë Kaçorrit kapërthente interesat e tyre. Binte ndesh plotësisht me to. Ai solli në Shqipëri revistën famëmadhe “Albania” të Faik Koncës,  “Drita” të Shahin Kolonjës që dilte në Sofje, një numër librash e revistash, për të ngritur ndërgjegjën patriotike të shqiptarëve përballë propagandës Osmane e Greke, që përpiqëshin të impononin kulturën e tyre në mënyrë djallëzore.
Imzot Nikollë Kaçorri luajti rol kyç në përgatitjen e Kryengritjes së Kurbinit kundër autoriteteve osmane, të cilat, përmes politikës së padrejtë të taksave, po rrënonin ekonomikisht kë Zonë.
Imzot Nikollë Kaçorri nuk mbeti vetëm si përhapës i arsimit kombëtar. Ai hyri në Lëvizjen Politike në vitin 1901. Në këtë kohë, në Kurbin, përshkak të thatësirës se madhe, plasi grevë urie, një skamje e madhe. Katolikët shkonin ditë për ditë në Kishën Katolike dhe lutëshin për ndihma. Kisha Katolike nuk mund t’i përballonte këto. Atëherë ju kërkua një ndihmë me bereqet Vjenës. Nikollë Kaçorri  është Kryesori i Kryengritjes së Kurbinit. Nga ana e Austro-Hungarisë konsiderohej se Nikollë Kaçorri po sillte telashe/kokëçarje je vetëm për figurat kryesore osmane, por dhe krijonte konflikt në mes atyre osmane dhe atyre të  Austro-hungarisë - Vjenës. Dhe, Nikollë Kaçorri ndiqet dhe emigroi në zonat e Malësisë se Krujës.
Imzot Nikollë Kaçorrin e gjejmë edhe në Kongresin e  Alfabetit  shqip në Manastir, i cili u mbajt në vitin 1908- ishte si delegat i Durrësit. Aty ai ishte përmendur si njeri nga ”Mendjet e Ndritura të Kombit”, si Mit’hat Frashëri, At’Gjergj Fishta, Ndré Mjeda, Xherazim Qiriazi, Shahin Kolonja, Sortir Peci, Luigj Gurakuqi, Dervish Hima, Hil Mosi, Mati Logoreci dhe të tjerë. Në mesin e 50-të delegatëve dhe 200 të ftuarve, nderi i takoi që të hapte punimet e këtij Kuvendi, me rëndësi të jashtëzakonshme për popullin tonë.
Agron Shehu – drejtor i Muzeut të Pavarësisë në Vlorë: “NK nuk ishte thjeshtë një atdhetar në Qeverinë e Vlorës si nënkryetar i saj, por ka edhe kontributin e kahershëm, sidomos kontributi i tij për Alfabetin e Gjuhës Shqipe që u mbajt në Manastir më 1908. Tashmë kishim disa alfabete të gjuhës shqipe dhe pikërisht për këtë në Kongresin e Manastirit u bë unifikimi i Alfabetit të Gjuhës Shqipe, që pak a shumë është ai alfabet që e kemi sot!”
Burimet historike flasin për një personalitet të Lartë të Nikollë Kaçorrit tek shqiptarët, pa dallim feje.Ai ishte angazhuar drejtpërdrejtë në Kryengritjet e Shqiptarëve në Kosovë më 1910 - përshkak të veprimtarisë se tija, arrestohet. Shkaku i arrestimit ishte së gjëja në arkën/sëndekun e Ipeshkvisë që shkonte për në Delfinisht, po dërgoheshin armë.gjete një letër ku shkruhej: “RROFSHIN KOSOVARËT!” Kjo ishte akuza kryesore që i ngarkohej Nikollë Kaçorrit që ishte shumë i lidhur me kreret e Kryengritjes së Kosovës dhe atë frymë të Kryengritjes donte ta shpërndante në Durrës dhe në Malësinë e Mbishkodrës.”

Prof. dr. Muhamet Shatri, historian, studjues-Prishtinë: “Imzot Nikollë Kaçorri ka qenë njëri ndër udhëheqësit më të shquem të Lëvizjës tone Kombëtare. Ai ka pasë një rol të veçantë në unifikimin e faktorit politik shqiptar, përkatësisht të Bashkimit të Forcave dhe unifikimit të Kryengritjeve shqiptare në bashkëpunim me kryengritësit e Kosovës, dhe në vitin 1910, e veqanërisht në vitin 1912 edhe malësorët e Shqipërisë, të cilët kishin fillua kryengritjen më 1910 dhe pas përfundimit të Marrëveshjës Shqiptaro-Osmane, ta ndërpresin luftën, ku tani ekziston reziku se shqiptarët, të cilët kishin bërë një luftë 500 vjeçare me ta, të përgatitën për një luftë edhe më të ashpër kundër Malit të Zi, Serbisë, Greqisë, që donin t’i gllabronin tokat shqiptare dhe shqiptarët duhej të ishin të bashkuar më tepër se kurrënjëherë më pare.
Roli i tij në këtë çështje është shumë i rëndësishëm: ai ka pasë lidhje dhe me kosovarë, veqmas me Udhëheqësinë e kryengritjesnë Kosovë, Isa Boletinin etj. që luftonin kundër forcave të Haxhi Qamilit, e që ishin në mbrojtje të forcave të Princ Vidit. Ai ka qenë një faktor i rëndësishem për afirmimin e Shqipërisë, e të cilin e ka çue/dërgua Evropa dhe si të tillë e kanë pranuar shqiptarët dhe janë vue në mbrojtje të tij.Imzot Nikollë Kaçarri ka qenë njëri ndër ta që edhe me Isa Boletinin kanë qenë në një front të përbashkët, por edhe mirëditorët edhe njerëzit e krahinave të tjera janë gjetë në një front të përbashkët.”
Veprimtaria e bujshme atdhetare, kulturore dhe arsimore e NK po ndiqej hap pas hapi nga autoritetet osmane. Pritej momenti që të gjëndej një pretekst që ai të arrestohej e të denohej. Kjo ndodhi pikërishtë me 18 qershor 1910.
Nevila Nika, drejtoreshë e Arkivit Qendror të Shtetit – Tiranë: ”Kemi gjetë në arkivin tonë dokumente të Gjyqit të famshëm që i bëhej atij kur vijnë xhon-turqit në pushtet, ImzotNikollë Kaçorri të denohej. Ka një Proçes gjyqësor kundër tij; akuzohej se ka sjellë armë – kontrabandë.”
Edhe pasi u lirua nga burgu Nikollë Kaçorri mbeti përkrah figurave  të shquara të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Ai është një nga autoret e Kryengritjes për Shqipërinë e Mesme. Në këtë kohë  kishte lidhje me figura të shquara. Krahu e djathët i tij kanë qenë pa dallim – muslimanë e katolikë, por njeriu më besnik që i qëndronte pranë ishte Shtjefen Kaqulini, një figure që nuk iu nda asnjëherë dhe që me një besnikëri shumë të madhe gjithënjë i mbeti besnik. Në Kryengritjen e viteve 1910, 1912-të, ka qenë Lidhës kryesor i Shqipërisë së Jugut me Shqipërinë e Mesme, se përgatitej të shpërthente një kryengritje. Mirëpo, Komiteti i kryengritësve që ishte në Sara Seltik të Krujës, donte të dinte se me “çfarë njerëzish” rrinin këta në Jug, dhe dërguan një figurë patriotike, që ka qenë Sali Nivica, ndërlidhësi i korespodencës me Saliun e me këta të Jugut ishte  me pseudonimin “Kurora”.
Nevila Nika, Drejtoreshë e Arkivit Qendror të Shtetit - Tiranë: “Edhepse NK ishte burgosur njëherë, ai ishte reshtur, nuk e frikësoi burgu, nuk u frikësua përpara asgjëje, atdhéu ishte mbi gjithçka.
Arrestimi i Imzot Kaçorrit u prit me indinjatë nga shqiptarët kudo që ndodhëshin, duke organizua edhe protesta për këtë veprim të autoriteteve osmane.Një protestë e tillë u organizua në Boston të SHBA-së, më 23 tetor 1910, pjesëmarrësit të së cilës e përkrahnin Imzot Kaçorrin – ”njeriun e barbarisë aziatike”, të cilët po e paguanin me kokë dhe gjakun e tyre - dashurinë për Shqipërinë. Në momentet kulmore për popullin tonë, më 28 nëntor 1912, Imzot Kaçorri gjëndet në Vlorë, duke qëndruar krah për krah me Ismail Qemalin e atdhétarët tjerë. Ai firmosi/nënshkroi Aktin e Pavarësisë së Shqipërisë menjëherë pas Ismail Qemalit, kuri thotë Ismail Qemali: ”Urdhno zoti Kaçorri!” Akti i Shaplljës së Pavarësisë u kurorëzua me ngritjen e Falmurit Kombëtar Shqiptar. Kuvendi i Vlorës e zgjodhi Imzot Kaçorrin Zëvendëskryeministër. Dëgjohet zëri i Luigj Gurakuqit: ” Delegatët e Kuvendit NJËZËRIT    VENDUAN  QË SHQIPËRIA TË BËHET NË MVETE, E LIRË E MOSMVARNE
Prof. Dr. Muhamet Shatri, studijues - Prishtinë: ”Roli i Imzot Kaçorrit është shumë i madh dhe si Nënkryetar i Qeverisë së Parë të Vlorës. Ai i ka dhënë autoritet edhe Bashkimit Ndërkonfesional, ”se para Evropës kemi dalë, jo si mbeturina të një populli aziatik, siç pikërisht kanë thanë ata të tjerët, por si popull, i cili ka një dashamirësi vëllazënore dhe se Qeveria e Vlorës ka qenë e përbërë prej njerëzve të Krahinave dhe Konfesioneve të ndryshme”- ka qenë një shëmbull ”sui generis”- i papërsëritshem në historinë e diplomacive dhe të Evropës Juglindore!”
Imzot Kaçorri, në vitin 1912-të ishte një figurë e shquar e Lidhjes se Kryengritësve Shqiptarë, dhe ishin këto arsye që në vitin 1912-të, kur u shpall Pavarësia e Shqipërisë në Vlorë, NK ka qenë Krahu i Djathët i Ismail Qemalit, ku dhe u zgjodh Nënkryetar i Kuvendit, dhe Zëvendëskryeministri i Parë, pra  Nënkryetari i Parë i Qeverisë së Vlorës.
Agron Shehu, drejtor i Muzeut të Pavarësisë – Vlorë: “Është pikërisht kjo ndërtesë ku Qeveria e Parë Shqiptare, që quheshe në atë kohë “Qeveria e Përkohëshme” ka kryer veprimtarinë e vet në këtë godinë që është mbi 100 vjeçare. Këtu u vendosen: Kryeministri, zv/kryeministri, ministrat, kabineti i ministrave, sekretarët, të cilët punuan gjatë gjithë periudhës se kësaj Qeverie.
Dom Damjan Kurti, famullitar i Durrësit: ”Në Vlorë, kur janë mbledhë patriotët e mëdhaj, NK ndër ta ka qenë më kryesori, se shumë delegatë kanë thonë: ”…po këtu âsht ushtrija turke, âsht xhandermëria turke, e na po e ngrehim këtu Flamurin e Pavarësisë, po kjo ushtri e kjo xhandarmëri shka bôn këtu me né?
Atëherë Imzot Kaçorri  i ka thânë Fjalët e Famshme: ”Me vdekë se me vdekë, ma mire po vdesim sot me nder’, se me vdekë nesër pa nder’!” 

Agron Shehu, drejtor i Muzeut të Pavarësisë – Vlorë: ”Merita e madhe e kësaj Qeverie ishte së bashkë që të tri konfesionet fetare në një bashkëqeverisje: dhe komuniteti musliman që ishte i madh për nga numëri dhe komuniteti katolik dhe komuniteti ortodoks. Pra, komponimi që iu bë Qeverisë Shqiptare ishte jashtëzakonisht i madh. Pra, u futen 3 komunitetet fetare dhe u tregua se atdhéu ishte mbi gjithçka. Të trija këto komunitete duhej të kontribuonin për Çështjen e Madhe, që ishte Çështja Kombit Shqiptar.”
Në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shtetit – Tiranë, krahas fjalëve tjera të çmueshme, ruhet një dorëshkrim prej 28 faqesh me këngë popullore shqiptare, të mbledhura në vise të ndryshme nga Imzot Kaçorri. Emri i tij radhitet përkrah figurave të shquara të folkloristikës shqiptare, si ai i Dom Kurtit, Shtefën Gjeçovit, Bernardin Palajt, etj. Imzot Kaçorri zotëronte shumë gjuhë të huaja si: italisht, latinisht, gjermanisht e frëngjisht. Përveç se një klerik dhe atdhétar i devotshëm, ai kishte krijuar tashmë profilin e një intelektuali në zë.
Imzot Nikollë Kaçorri kalon në amshim më 29 maj 1917
*Në fillim të majit të vitit l917-të, pas rëndimit/përkeqësimit të gjendjës shëndetësore, ngase vuante nga ulcera në stomak dhe në zorrë, Imzot Nikollë Kaçorri shkoi për t’u  mjekuar në Sanatoriumin e njohur të Vjenës, por pa sukses. Më 28 maj 1917-të, në orën 3 të natës, sipas dëshirës se tij iu dha Sakramenti i Pajtimit dhe mori Përshtegëtimin. Ndërsa më 29 maj 1917-të kaloi në amshim.Ceremonia e varrimit iu bë më 29 maj në Varrezat e Vjenës.
Për t’i bërë nderimet e fundit, kishin ardhë zyrtarë të Lartë të Perandorisë Austro-hungareze, bashkë-atdhétarë të shumtë në Austri, ish Komandanti i Krahinës së Tiranës Feld Marshall Lejtnant Braun, e të tjerë. Vdekja e Nikollë Kaçorrit pati jehonë të madhe në shtypin shqiptar e austriak të asaj kohe. Por, këtu nuk përmbyllet kapitulli mbi jetën dhe veprën e këtij njeriu të madh të Kombit tonë. Në dhjetëvjeçarët vijuesë mbi té do të rëndoi harresa e pamerituar dhe një lloj dënimi i heshtur. Emri i tij do të përmendej rrëshqitazi, sa për të plotësuar koloritin e mozaikut të dizajnuar nga diktatura. Historianët nuk do gërmonin më shumë fakte për té, ose do t’heshtnin plotësisht për të mos u ngatërruar me strukturat e diktarurës.
Ishte e vështirë për të shkruar për Imzot Nikollë Kaçorri, sepse kleri katolik në këtë kohë persekutohej dhe ishte sikur një paradoksale që rrezikonte edhe atë që merresh/merrej me këto figura. Megjithatë, unë në këtë kohë, pa marr parasysh rrezikun që mund të më kanosesh/kanosej, dashuria për Figurën, dashuria e madhe për vlerat e kësaj  Figure – nisa hulumtimin e tij. Shfrytëzova një doument shumë të  pasur nga Arkivi  Vjenës, tjetrin nga Arkivi i Romës,mëpastaj  nga arkivat greke, nga arkivat e Vatikanit dhe, në mënyrë tepër të veqantë, nga arkivat turke. Dhe,Imzot  Nikollë Kaçorri më delte një personalitet që thellë nga Atdhéu nuk u shkëpuste.
Nevila Nika, Drejtoreshë e Arkivit Qëndror të Shtetit - Tiranë: “Në 50 vjetët e diktatures komuniste, u mësuam që klerikët e cilësdo bestytni, qofshin ato ktolikë, ortodoks apo dhe muslimanë, u panë apo u etiketuan si ”njerëz që nuk e kishin dashur atdhéun – kombin. Por në vitin 1967 qe goditja e egër. Kanë arritur të shpëtohen me nxitim disa nga dokumentet.
Në  Aktin e Shpalljes së Pavarësisë se vendit, mundoheshin aq shumë të fshihëshin emra të atyre që ishin firmëtarë/nënshkrues të kësaj copëze letre (dhe tregon Aktin e Pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë më 28 nëntor 1912 – vërejtj eautorit – i.h.), si psh. emri i Imzot Nikollë Kaçorri nuk përmendej, ashtu edhe emri i Vehbi Agollit, edhe ky klerik musliman aq i nderuem, të dy vijshin nga Dibra.”
Pas një pune kaq të palodhshme të Misionit katolik në Vjenë, nën udhëheqjen e priftit kosovar Don Pren Kola, me ndihmën e bashkatdhétarëve në Vjenë, e sidomos të familjarëve të Nikollë Kaçorrit, u gjet varri i tij, e më pas u organizua dërgimi i eshtrave në atdhé, ku u rivarros në tokën  mëmë.
Don Prend Kola - Meshtar i Bashkësisë Katolike Shqiptare në Austri: ”Referencat dhe një paradije për vendin ku  gjëndej varri, por ishte viti i parë i imi në këtë Mision në Vjenë dhe ardhja e tij, mund të them se ishte nxitje dhe pastaj unë e mora punën, kuptohet me veprimtarët e Misionit dhe ndër ta duhet patjetër të kujtoj dhe të falënderfoj z. Pjetër Logorecin dhe Kastriot Dedën. Ky i pari  dha një ndihmë të veçantë, sidomos me gjetjen e t’hollave/parave për bartjën e eshtrave, të cilën e bëri Institucioni i Kulturës dhe Shkencës pranë Ministrisë Austriake.”
Dom Damjan Kurti – Famullitar i Durrësit: ”Âsht shumë me randësi, që 100 vjet nuk e kemi dijtë ku e ka vorrin Nikollë Kaçorri. E kemi dijtë se patrioti ka vdekë i ri – 55 vjeç, që e kanë vorrosë po, po vendin jo! E këtu ka lujt n’i rol shumë pozitiv Dom Pren Kola: ky me lidhjet e veta, me Bashkësinë e Vjenës, me pyetjet që ua ka bâ atyne, ata i kishin pasë skicat e 1917-tës se: ”Më 1917-tën ka vdekë Imzot Nikollë Kaçorri  në Vjenë dhe aty në vorrezat e Vjenës âsht vorrosë!” Edhe Dom Pren Kola e gjeti vorrin e tij edhe na mundësoj që, me patriottët tjerë që jetojnë në Vjenë, ti marrin eshtnat e tij dhe ia pruen këtu, dhe ai tash pushon në Kishën e vet ku ka punue 30 vjet, aty i pret t’ngjallnit e të vdekunve.”
Çdo aksion që mund të marrin xhonturqit kundër shkrimit shqip  e alfabetit latin në Krujë, do të ishte i pasuksesëshëm.
Imzot Rrok Mirëdita, Arqipeshkv i Arqipeshkvisë Durrës-Tiranë: ”Nikollë Kaçorri qëndron në themelet e Shtetit Shqiptar me të gjitha kuptimet e fjalës kremerin.

Se pari, se ka pasë bindjen se shqiptarët nuk munden të prisnin më  për t’u çliruar nga sundimi i gjatë otoman, dhe kjo bindje e ka shtyr të angazhohet për të përgatitë mendërisht, kulturalisht dhe politikisht popullin shqiptar për Shpalljen e Pavarësisë.

Së dyti, sepse priti në Durrës delegacionin që ishte nisur nga Triesta për të Shpallur Pavarësinë e Shqipërisë se Mosmvarne. Dhe pasi bëhet Shpallja e Pavarësisë vihej në pasiguri ndodhja e tij dhe e këtij qyteti, përshkak të pretendimeve të armiqëve për ta sulmuar këtë qytet, bëjnë sigurimin e këtij delegacioni drejt Vlorës.

Së treti, sepse në Vlorë, jo vetëm se vuri firmën/nënshkrimin përskajt të Ismail Qemalit por ishte ndër personat e parë  që valviten për herë të parë Flamurin e Shqipërisë se Pamvarne, ku dhe u bë zëvendëskryeminstri i parë i Shtetit të Ri Shqiptar.”

Dr.Sali Berisha, Kryeminstër i Shqipërisë: Nikollë Kaçorri u përket atyre burrave të cilët dhanë për këtë Komb dhe për këtë vend më shumë se kushdo tjetër, për lirinë, mëvetësinë, dinjitetin e tyre.Nikollë Kaçorrit shndërroi dioçezën e ti, jo vetëm në një Kështjellë të besimit të Krishtit e të Zotit, por në një Kështjellë të besimit të pathyeshëm tek Flamuri dhe Shqipëria. Por, porosia e Krishtit tek Nikollë Kaçorri ishte: ”JEPI SHQIPËRISË ATË QË I TAKON!”Dhe, ky Burrë i Madh i dha Shqipërisë, i dha Flamurin, atë që i takon, ja se pse:Në Mbledhjen e Parë të themelimit të Pavarësisë, etërit e saj, me unanimitet të plotë, do t’përcaktonin, do të zgjidhnin Nikollë Kaçorri si Zëvendëskryeministrin e Parë të Qeverisë së Parë të Shtetit të Parë Shqiptar. Ky ka qenë arqitekti i kësaj Pavarësie!”
Don Damjan Kurti– Famullitar i Durrësit: ”Né jemi krenarë që Nikollë Kaçorri, popullit të vet ia drejtoi rrugën, rrugën e Pavarësisë, edhe me të vërtetë, pasi e tregoj këtë rrugë edhe né do të ndjekim, sepse Nikollë Kaçorri ishte njeri i madh, e meriton këtë nderim: sot po rivarroset në Kishën e Tij Nikollë Kaçorri – njeriu të cilin e ka edukuar kombëtarisht Lura e tij, vendi i tij, e kahdo që ka shkue, ka jetue me zemër të pastër, me shpirtësinë e tij, duke e nderue popullin e ve , edhe për Shpalljen e Pavarësisë ka pasë merita të mëdha, për këtë arësye né sot, po e nderojmë njeriun tonë Nikollë Kaçorrin.”
Imzot Nikollë Kaçorri, biri i Krej Lurës, biri i një nëne muslimane e i një babai katolik, u bë biri i Kishës katolike. Ky Lis i Madh, në të cilin ranë shumë stuhi, ky shqiptar i kulluar, u bë shkamb dhe burrë i Lartë i Shtetit, u bë ndër viganët, autorët dhe themeltarët e Shtetit të Parë Shqiptar - që nga i Madhi Gjergj Kastrioti - Skënderbeu e këndej.
Ai ishte i pranishëm në të gjitha ngjarjet e rëndësishme kulturoret ë Kombit tonë, prandaj me të drejtë mund të themi se jeta dhe krejt aktiviteti i tij janë shëmbull i veqantë se si duhet të  qëndrojmë besnik idealit tonë njerëzor dhe kombëtar.
 ***
P  Ë  R   F  U  N  D  I  M     
       Njeriun e bëjnë të madh, të njohur e të pavdekshëm, veprat e tija. Ai e bën të Madh e të njohur popullin dhe vendin e tij. Trupi, sado i fortë, i bukur dhe i shëndoshë të jetë, prapëseprapë një ditë tokë do të bëhet. Mendimi, po të jetë i dobët, nuk i duket ndikimi edhe kur njeriu është i gjallë, po të jetë i fortë - mendimi mbetet gjallë edhe pas vdekjes së tij. Jeta e njeriut i ngjanë anijes kozmike, ku prej pikënisjes çdo gjë shenohet e në fund ai shënim lexohet. Mendja dhe mendimet e njeriut i ngjajnë  parashutës se aeroplanit, e cila, përderisa rri e mbyllur  nuk shëben për asgjë, e pasi të hapet – ta shpëton jetën. 
Pata  privilegjin e madh, që këtë herë të shkruaj për një bashkëkombas, i cili, në radhë të parë, me të arriturat e tij, me veprimtarinë e vet intelektuale e kombëtare, me inteligjencë të lartë, me punët dhe veprat e tij dallon për shumcka nga të tjerët, nga se angazhimi i tij veqanërisht   veprimtaria e dënjë për Çështjen Kombëtare, e bëjnë që vërtetë të është i veqantë. Ky është Imzot Nikollë Koçorri, bir i një nëne muslimane e një babai katolik, që kurrë nuk bëri dallime ndërfetare. Ideali i tij ishte Feja, Flamuri dhe Atdheu i lirë.
 *Historianët dhe studijuesit Kosovarë e kanë një obligesë/borxh të veçantë: të merren më seriozisht me studimin dhe shkrimin e mirëfillët për Imzot  Nikollë Kaçorrin, në mos jo për të tjerat – së paku për këtë të vërtete të madhe historike:
 Në vitin 1910, përshkak të veprimtarisë se tija, Nikollë Kaçorri arrestohet. Shkaku i arrestimit ishte së gjëja ”… në arkën/sëndekun e Ipeshkvisë që shkonte për në Delfinisht’, po dërgoheshin armë.” Ata i gjeten atje një letër të këtij Burri të Madh, këtij atdhetari e patrioti, të këtij dashamirësi të popullit të vet shqiptar, pa dallim feje a konfesioni, në të cilën letër ky vet kishte shkruar: “RROFSHIN KOSOVARËT!” Kjo ishte akuza kryesore që i ngarkohej që ishte shumë i lidhur me kreret e Kryengritjes në Kosovë dhe atë frymë të Kryengritjes donte ta shpërndante në Durrës dhe në Malësinë e mbishkodrës.
Është madhështore për një popull të vogël, kur nga gjiri i tij dalin njerëz, poashtu të vegjël, por bashkë me kohën  bëhen të mëdhenj  e të njohur dhe popullit e vet e bëjnë të madh e të njohur.
Historia e njerëzimit na ka treguar gjithmonë se hapat e mëdhenj i kanë bërë njerëzit e mëdhenj, që vendin e vet e kanë çuar përpara.
Në kujtesën e paharruar të një populli mbetët vetëm ai njeri i cili atij populli i ka bërë të mira dhe ai popull e ka dashur.
E-post: ekspertih@hotmail.com

***

Google+ Followers