Poezia lind nga dashuria për të rijetuar jetën në vargje, por, edhe për ta konsideruar atë moment, si e tashme e fiksuar

TË NDERUAR DASHAMIRË TË ARTIT KRIJUES,MIQ, PROFESORË DHE NXËNËS

Sot promovojmë librin e Blenda Selimit,që tutullohet Tingujt e jetës, botoi ArberiaDesign 2013, me 94 faqe.Miftar Selimi,gjyshi i Blendës,sponzoroi këtë libër   duke e çmuar  vlerën e krijueses dhe në përgjithsi kulturen shqiptare se një vepër e tillë në të ardhmen  do t'i stimuloje gjeneratat e reja për të krijuar,poashtu edhe për Blenden do ta mitivoje për ta vazhduar krijimin e saj. Miftar Selimin e  falënderojmë në veçanti sepse dashurija e gjyshit është aq e fuqishme  si që thotë edhe Sami Frasheri,fëmijët e fëmijeve  janë mjalti i mjaltit.

Poezia  lind nga dashuria për të rijetuar jetën në vargje, por, edhe për ta konsideruar atë moment, si e tashme e fiksuar.
Ëdhtë një krenari e madhe kur në mesin e të rijve prezentohet një vepër poetike nga një vajzë e re sapo i mbushi 17 vjet.Një vepër pë flet shumë për moshën që ka.Shpresojmë se në të ardhmen shumë të ri do ta ndjekin rrugën e Blendës
Ta prezentosh librin e Blenda Selimit me titull Tingujt e jetës, do të thotë të marrësh një detyrë që njëkohësisht të shkruajsh për vargjet e skalitura nga një talente  edhe krijuese e fjalës së artit.
Përmbledhja poetike ndahet në këto cikle:
-Tingujt e jetës
-Brenga rinore
-Melodia e zemrës
-Mozaik i dhembjes
-Dritë e pashuar
-Çaste nostalgjike dhe
-Të ndryshme
Tematikën  të cilën e trajton ajo është e shumëllojshme, në brendi të vargjrve vërrejmë mjete të shumta stilistike,të cilat ngrihen në simbole,në epitete dhe krahasime.
Por,vendin e duhur sipas tematikës  në këtë  tufëz poezishë është e natyrshme se e  zen cikli i dashurisë.
Zakonisht në lirikën e dashurisë shtylla statike janë bukuria dhe mosha e rinisë.
Bukuria shfaqet me shkëlqim magjik,mrekullisht bëhet  tërheqëse duke i nxit ata pandalshëm në realizimin e  qëllimeve të tyre.Bukuria bëhet forcë për  partnerët, edhe pjesë e idealit  për të cilin ata e shprehin gatishmërinë të sakrifikohen.
Bukuria e të dashuruarve  paraqitet përmes përshkrimit të pjesëve  të trupit të tyre,por, bukuri mund të konsiderohet edhe atmosfera që krijohet kur ndodhen pranë njëri-tjetrit. Pjesë të bukurisë janë edhe trupat qiellor /dielli,hëna,yjet/natyra që e rrethon,gjethet,lumi,era  e tjerë.
Të gjitha këto  bëhen elemente që marrin funksione stilistiko poetike që i nxisin  veprimet me ndjeshmëri, e ndonjëherë  edhe me ashpërsi.Shkëpusim vargje nga vepra në fjalë:
Sikur ishte ndarë toka nga dielli,
Sikur s’ka të mbaruar terri,
Sikur çdo minut më ndjek ferri.
Dashuria është një fenomen njerëzor për të cilin njeriu gjithmonë ka pasur nevojë ta shprehë me mënyra e mjete të ndryshme dhe në të cilën ka pasqyruar  ndjenjat më të fuqishme ndaj gjinisë së kundërt.
Blenda, edhepse e re në moshë shpalos momentet e jetës rinore,sinqeritetin shpirtëror ku shpërshen nëpërmjet vargjeve që me të vërtetë për poeten janë  tinguj rinor.Citojmë vargjet:
Në brendësinë e shkronjave  jamë duke jetuar,
Përfitimin e jetës jam duke e kërkuar.
...E di,ndoshta s’do të mundem t’i harroj momentet e jetës,…
Vargjet e Blendës, shpesh herë të kujtojnë Rubairat e Omer Kahjamit të përkthyera nga Noli,/Ah trëndafili  me pranverën shkon,/ vjeshta risinë fletët ia lëshon/. Të ngjashme janë dhe vargjes e Blendës,citojmë:
Me gjethe vjeshte e tëra jam mbuluar,
Me sy mbyllur  të kaluarën duke e harruar...
Ju them gjetheve të lehta me mua udhëtoni,
Më zgjatni duart, me mall fluturoni.
Ajo në vargjet e saja  shpesh herë shpreh edhe pesimizëm,dëshprohet nga dashurija, nga rrethi dhe shoqëria. Por,është një krahasim i bukur i ndërtuar me mjeshtëri nga ana e autores të cilën e hasim në vargjet e poezisë Brenga rinore
Si zjarr i flakur,plagët po mi djeg
Vetëm qaj, vajtoj,si fëmija në djep
...Si ta shuaj zjarrin e nxehtë që më sjell mjerime!
Në të shumtën e rasteve autorja i zbukuron vargjet duke e përdorë figurën stilistike   metaforën, në poezinë.Fjala e ëmbël:
Një fjalë të ëmbël mua ma dhuro,
Një fjalë të bukur, thuaj mos nguro!
Lëri epshet, mos shiko me bisht të syrit,
Se fjala po digjet nën hijen e qiririt.
Në repertorin e kësaj lirike  gjenden  motive vërtet të thjeshta, por me plot emocione të thella e realiste. Fundi i vuajtjeve kursesi nuk përfundon,ajo zemër është “nxirë”, andaj i shkruan këto vargje:
Jam duke ecur me zemër të tërbuar,
Hap,pas hapi pikat e lotit duke i kërkuar,
Në një rrugë pa kthim,ku jam duke shkuar?
Mendimet e poetes  na duken si me qenë të gjalla para nesh,sikur me i pa, me i ndëgjue.Të gjitha këto formojnë artin e saj.Veçojmë disa nga vargjet e shkruara:
Në zemër ka vend vetëm për një dashuri
Ajo gjithmonë të përkrah nuk të lë n’vetmi..
Mos nguro thuaj,
Sikur gjaku të më shëndrohet në ujë,
Për të fitua durimin gjithon do të vuaj,
Sikur zemra të më ndalet,e më të mos punojë,
gjer në çastin e fundit unë do të duroj.
Gjithashtu ajo përdorën figurën stilistike të krahasimit dëshiron ta krahasoje me diçka që i përgjigjet bukurisë,ndanë yllin për ta krahasuar me të dashurin i cili e ndjekën vetëm përmes hijes,poezia, Drita e yjeve:
Sa natë e bukur, natë me plot yje,
Sa natë e freskët, natë plot të pikturuara... hije.
Sikur pas meje  një zë më thërret:
-Ndjeki këto hije, mos më le n’vetmi…!
Në një poezi tjetër gjejmë përsëri një krahasim të ngjajshëm të rrafshit krahasues qiellor të ndërtuar mbi rrafshin krahasues tokësor,ku vijojnë vargjet:
Nën yjet e gdhendura,
të lyera me argjend,
Të shtrihem të flej,
në çdo qosh e vend…
Akti i përjetimit artistik të Blenda,  është i shkallës së lartë.Dashuria rinore është aq e fuqishme sa që nuk do tjetër vetëm një fjalë të ëmbël,citojmë:
Lotët po rrjedhin në faqe,
Si kroi në bafçe,
Një fjalë të ëmbël ma thuaj mua,
Mos mendo se gjë tjetër dua.
Pamja poetike në poezinë Buzë lumit         shpreh mundimet dhe vështirësitë realizuese të dashurisë ndërsa krahasimi është kulm përmbyllës i kësaj gjendjeje shpirtërore. Poezia është shkruar në vetën e pare.Citojmë vargjet:
Buzë lumit tim, u ula dhe qava,
Gëzimet e hidhërimet me dhembje i ndava,
Mëkatet e mia me shkumbë i lava,
Ndjenjat që më ngacmonin ,me frymë të lumit i vrava
Personifikimi dhe hiperbola janë dy figura poetiket të cilat në këtë blend poetik krijuesja e re i   shpirtëzon e humanizon të pajetën duke e bë mik LUMIN,PA I DHËNË LLOGARI KUJT PËR TRAJTËN E TYRE, këto dy figura kanë qenë aktive reth dëshirave të shumta e pak të plotësuara.Shkëpusim vargje:
Buzë këtij lumi,ndjenja bëhet vepër,
Sekretet e zemrës  i shkruaj në letër...
Simboli i territ dhe i dritës janë kryesisht të lidhura ngusht me jetën e njeriut. Autoja në falë e personifikon rrethin në të cilin jeton,shkëpusim vargjet:
…Sikur ëndrra të tretej në hënë,
Të shëndriste dritën me ja dhënë.
Kjo dritë e yjeve që kurrë nuk shuhet,
Në brendinë e syve përgjithmonë rruhet…
Shumëfishimi i krahasimeve në një varg është mjaft i shpeshtë në këtë krijim poetike.
Kjo vërehet në vargjet që burojnë nga shpirti i krijueses së re që premton shumë,citojmë vargjet.
Si sferë e vogël së rrotulluari shkoj,
Të mbërrij diku që as zogu mos shikoj…
Mu tretën ëndërrat e mu shua jeta,
.. . .
Nuk duhet anashkaluar edhe  vargjet nostalgjike që poeten e mundojnë.Nostalgjia për gjyshin dhe gjyshen është e dukshme. Janë vargje që burojnë nga zemra e përmalluar që Blenda  ia kushton gjyshit. Edhepse ata jetojnë larg në Vijenë,ajo gjithmonë kujton  përgëdheljet dhe dashurinë e tyre.Poezia titullohet “Vargje për gjyshin e dashur”.Citojmë:
S’ka zemër më të madhe se zemra jote,
S’ta kalojnë dot as mbretërit e kësaj bote,
Fjalët e t’ua të ëmbla si qershi e mjaltë,
Askush s’guxon sot me t’i hudhe në baltë…
Do ta përmbyllim këtë vështrim kritik duke u konsulltuar edhe me recenzentin e librit i lam, vargjet e skalitura të Blendës të pa prekura në atë kuptim si i ka shkruar ajo me qëllim të mos e “lëndojmë”ate.Me shpresë se në të ardhmen të bëhet  vet kritike e vargjet e derdhura  të përmbledhjes në fjalë. Jo rastësisht  gjejmë  rrallëherë ndonji gabim gjuhësor,ose mungon ndonjë shenjë pikësimi.
Edibe Osmani
24.10.2013,Gostivar

Google+ Followers