Intervistë me poetin Petrit RUKA


MYSAFIRI I DITES,25 shtator 2010

Botimet Shqiptare vazhdojnë me rubrikën “Mysafiri i ditës”.

Mysafir i sotëm është poeti Petrit RUKA.
Prej këtij çasti Ju mund të filloni t`i parashtroni pyetjet Tuaja të nduarnduarshme dhe shumëngjyrëshe dhe ai do të jetë në dispozicionin Tuaj dhe do t`ju përgjigjet pyetjeve,komenteve dhe interesimeve Tuaja.

Petrit Ruka

Lindur në Tepelenë më 21.08.1954

Ka kryer studimet e larta për Gjuhë Letërsi Shqipe dhe studimet pasunuversitare pёr dramaturgji filmike, Akademia e Arteve të Bukura, Tiranё 1985 – 1986. Ka punuar si pedagog nё Shkollёn e Mesme tё Pёrgjthshme, Tepelenё.1976 - 1984. Skenarist dhe regjisor. Kinostudio “Shqipёria e Re” dhe Alba Film Studio.Tiranё.1986 – 1996. Drejtor nё Teatrin Kombëtar të Fëmijëve. Tiranё 2000 – 2000

Kryetar i Qëndrës Kombëtare Kinematografike Shqiptare 2000 – 2005

Ka botuar:

1. “ Rinia ime” vёllim, poezi, 1978.
2. “ Atdheu fillon tek zemrat” vёllim, poezi 1983
3. “ Mirupafshim, hënë e vendlindjes!” vёllim, poezi, 1990
4. “ Vërtitu, Kokë e prerë!” vёllim, poezi, 2000.
5. “ Në zemër bie shi...” vёllim, poezi, 2003
6. “Shtatë mijë shirat e mi” poezi të zgjedhura, 2008
7. “Kalorësi mbi det“ esse monografike për Kadri Roshin 2009

Ka realizuar me shume se 30 vepra kinematografike si skenarist dhe regjisor.
— with Dhimitër Kokaveshi, Petraq Kote, Alide Lloga, Anisa Hysesani, Demir Gjergji, Albert Pepkolaj, Faruk Tasholli, Net IsVeizi, Dezdemona Marku, Botimet Shqiptare, Sadije Aliti, Kopi Kyçyku, Albana Cufaj Zhuta, Petrit Ruka, Arlinda Dudaj, Anila Xhekaliu, Rudina Cupi, Adem Demaçi and Baki Ymeri.
Unlike · · Share · September 25, 2010
  • SHQIP Petrit Ruka
    DHE PRITA TË ZGJOHESHE.

    Isha vonuar, o shpirt, dhe të gjeta në gjumë,
    Buzët për një puthje digjnin si kaminë.
    Po si të të zgjoja,
    Ti ishje aq e bukur,
    Sa nuk mund të ta prishja bukurinë.

    Desha të të puthja ngadalë,
    (Si mund të puthësh ngadalë?!)
    Të të puthja një herë,
    (Si vetëm një herë?!)
    U ula buzë shtratit si pranë një foshnjeje,
    Që porsa ka lerë.

    Kishe pafajsinë e ca qiejve që akoma s'i kam parë,
    Ishe krejt e pambrojtur nga dinakëritë,
    Atëhere kam besuar
    Që çdo grua në gjumë
    Është një Afërditë.

    Doja e s'guxoja,
    Kisha frikë të të shihja.
    Kisha frikë të të prekja.
    Nëna në vogëli më thosh mos e shih të fjeturin,
    Se i afrohet vdekja.

    E tmerrshme ta përmendësh këtë emër,
    U thafsh, moj gjuha ime që the; Vdekja.
    Atëhere unë po ngulem këtu, e dashur,
    Nuk luaj,
    Nuk luaj sa të më zbardhet mjekra.

    Dhe prita e prita një shekull
    Që të zgjoheshe,
    Në grua me mish të shndrroheshe…
    Që pastaj të të prekja,
    Pastaj le të më vinte
    Vdekja.
  • SHQIP Petrit RUKA

    Kenge per gruan...

    KËNGË PËR GRUAN

    -Zh-

    Grua ma ke nxirë jetën dhe jetën ta kam nxirë,
    Jemi sharë në dritë dhe jemi puthur në errësirë,
    Kemi vendosur të ndahemi dhe kemi thënë; e po mirë!
    Dhe prapë jemi puthur ashtu si për lamtumirë.

    Kemi gënjyer njeri-tjetrin, kemi bërtitur s'të dua,
    Kemi pështyrë mbi proverbin që qënkeshim mish e thua,
    Kemi mburrur kontratat që bëjnë në Amerikë.
    Kemi thënë njëmijë herë; u mbush kupa dhe pikë.

    Pastaj jemi përqafuar ; “e po unë isha në gjumë “
    Jam futur në mishin tënd siç futet në shkretëtirë një lumë,
    Jemi sëmurur dhe fshehurazi i jemi lutur qiellit,
    Na është holluar shpirti nga frika si fija e perit.

    Dhe prapë jemi zënë sa janë tundur tepsitë,
    Kemi ndarë dyshekun me vijë, (ah, vijë e florinjtë,)
    Po në errësirë kufirin e kemi shkelur si barbarë
    Me dredhi ballkanike që as O.K.B-ëja s'ka parë.

    Grua, ma ke nxirë jetën dhe jetën ta kam nxirë,
    Ma ke pirë gjithë vrerin dhe helmin ta kam pirë,
    Po ja që s'bëjmë dot pa këtë helm të mallkuar
    Mos pushofsh kurrë, moj luftë dhe qofsh e bekuar!
  • Petrit Ruka FLM Annabel Lee, Se pari ke nje emer te bukur me shtjellje notash muzikore...Se dyti, te falenderoj per tag e poezise...ndjehem mire ne se te ka pelqyer...Ne fund te fundit nuk ka gje me te bukur se sa ti japim pak shpirt njeri- tjetrit ne kete jete qe me se shumti eshte shi edhe mjegull...
  • Rudina Cupi ajo poezia per gruan eshte kaq.... e papershkrueshme me te tjera fjale...
  • Petrit Ruka Flm Rudina, grate, ju zonjat e medha te jetes, jane nje mister i pafund. Ne se botes i heq gruan, ajo do te shembej ne terr. Kjo s'eshte letersi po jeta...Ja, hiqja poezise gruan dhe poezi nuk ka me...Duam apo s'duam grate sundojne bote... ngado...Dhe qofshi te bekuara ju dhe nenat tuaja qe u dhane kaq drite....Te falenderoj.
  • Rudina Cupi falenderimi shkon per ju z. Petrit, sepse nese grate jane te tilla, jo gjithnmone fatkeqesisht kuptohet e nderohet njesoj.
    ne ditet e sotme duket se kane vdekur koherat e nderimit te gruas, edhe pse kjo e fundit po jep prova te theksuara te ekzistences se mbare te saj.
    sa i perket poezise, ajo eshte ca noprane... kerkon perkryerje dhe perzgjedhje ne cdo detaj, dhe ju kete e arrini me shume lehtesi....
  • Petrit Ruka Kam shkruar nje esse "Ode per gruan" ne te cilen jam perpjekur me mundim ta "them" se ceshte gruaja...Ne se eshte ne faen time do te doja ta lexoje, ne se jo me thuaj te ta nis...Eshte nje perpjekje serioze, megjithse, te spjegosh GRUAN, eshte nje soj si te ecesh me kembe mbi det...
  • Rudina Cupi do ta doja, padyshim, kjo teme me josh vecanerisht, askush nuk ia ka dale mbane, po me sa shoh po perafroheni ne te shpjeguar...
  • Rudina Cupi por mua do me interesonte te dija...
    cila eshte cilesia me e "piperte" e je gruaje
  • Rudina Cupi ndjej ere folk ne poezine tuaj, si e "menaxhoni" kete, si e perndjeni...
  • Petrit Ruka Grate pothuajse te gjitha bejne te njejtin gabim ne jete sapo martohen. harrojne te persosin "dredhite" qe i duhen nje gruaje per te mbajtur dashurine te gjalle. Fillojne te harrojne se arti per te mbajtur nje burre te dashuruar eshte me i veshtiri dhe me i lodhshmi ne jeten e tyre. Se kam fjalen qe te mos mbajne era kuzhine, po per dicka me te komplikuar e me shpirterore....
  • Rudina Cupi keni te drejte, ashtu eshte grate i perdorin ddredhite vetem si preleminare te dashurise se tyre...
  • Rudina Cupi por sesi me tingellon kur thoni "arti per te mbajtur nje burre"... deshet te thonit "nje dashuri"? sepse ajo eshte e dypaleshme, nese ti
    sjell veren, une cokollaten me te mire, nese ti sjell lulet, une sjell adhurimin, nese ti sjell vemendjen, une sjell shkopsitjen, nese ti me quan "Grua" une te quaj "Burre"....
    por e gjitha kjo nuk eshte pjese per tu luajtur vetem...
  • Rudina Cupi pastaj.... e thene keshtu burrit i bie te beje pjesen e pasivit
  • Petrit Ruka Sigurisht, por une po flisja per grate.... Burrat le te presin....ne paradhome...ke pare ndonjehere poezi te mire PER BURRAT, JO, se s'ka...me sa duket se merotojne dhe ne po flasim per poezine jo per jeten e perditshme....
  • SHQIP Petrit RUKA

    NË NJË NATË TË ENJTUR DIMRI

    - baladë për jetën time...-

    Në një natë të enjtur dimri

    si në barkun e një varri,

    të tromaksur seç më zgjoi

    një e qarë që s'di nga hyri.

    Vura veshin ta dëgjoja

    mos më vinte nëpër ëndërr

    që nga zgavërzat e mia,

    shqyer e kalbur nëpër mote,

    apo ish një shpirt i largët

    që kërkonte zemrën time,

    kushedi se nga ç'varrezë,

    mbuluar me baltë të zezë.

    Mos po qanin monumentet,

    hundëthyer me gurë harrimi,

    Apo viset e mia në jug.

    ngjethur nga Braktisje e Madhe,

    qanin me ligje vajtojcash

    si një mijë Andromaka,

    me shami të zeza borxh?!

    Mos po qante motërzeza,

    mbetur vetëm në një fshat

    veç me hënën sipër kokës,

    ku ka plasur syri im

    tridhjetë vjet pa një pikë loti,

    tridhjet vjet libër më libër

    nëpër këngë të pambaruara,

    ku fryn jeta pikëllim.

    Mos qan nata, thashë me vete,

    fryrë nga dhëmbje të pathëna,

    nën jorganë dëshpërimesh

    të strengosur, të palarë?!

    Apo fëminia ime,

    do ketë humbur abetaren

    nëpër arat e uritura

    të një fati shurdh e qorr?!

    Mos vallë Flokëverdha, Ah,

    në sofat të zi të ndarjes,

    jeshilosur krejt nga dhimbja,

    që nga brigjet e Greqisë

    si Kasandra e marrosur

    kujën e yjeve dërgonte?!

    Mos ish gur-i bardhë i varrit

    sipër kokës së babait,

    që ther erën nga inati

    në të gdhirë, të dielave,

    kur mungojnë lutjet e mia

    sipër gjugjëve të thyer?!

    Apo këngët e pathëna, -

    vashërisht të tradhëtuara,

    me myk shpatullave të njoma,

    vijnë natën gjer tek pragu;

    m'i thonë derës duke ikur;

    kam pak punë në ajodhimë…

    Sikur të ketë ardhur fshehur

    kokë e e prerë e Ali Pashës,

    për një varr-baladë-mermeri;

    "Ti që tek avllija ime,

    nëpër mjekrën time zbrite

    bashkë me vargun tënd të parë,

    ku e ke Meshën e gjyshit?!…"

    ……………………………

    ( Miq, që dini të lexoni

    kush e di nga vjen e qara,

    ku i njohim zgavrat tona,

    vrimat e zeza të shpirtit

    ku rrinë vajet palë-palë

    regjistruar nga dorë e fatit

    nëpër dyqind mijë bobina?!)

    Nuk i dimë e veç na mbetet

    t'i dëgjojmë si Odiseu

    pa u lidhur pas direkut.

    Është muzikë e parë e botës,

    gjithë të tjerat gjer tek hymnet

    janë variantet lozonjare

    që ne gjoja si kuptojmë

    në rrëmujën e sajuar

    për të puthur në buzë jetën.

    ……………………………….

    Në një natë të enjtur dimri,

    si në barkun e një varri,

    një e qarë s'di nga hyri

    di që më, o Zot (!), nuk doli,

    As kur portë e kësaj kënge

    nëpër erë kërkëllinte…




    1993

    _________________________

    Nga libri: ”Në zemër bie shi”, 2003
  • Petrit Ruka Une e di, Rudina qe violina nuk mund te bej pa harkun, po ma mendo sa i kote dhe qeshark eshte i vetem harku pa violinen, ndryshimi eshte i madh, kozmik....
  • Kolec Traboini Ah, miku im Petrit. Kur i vjen dita te vdese nuk ka finese as dredhi qe i jep fryme nje dashurie. Mbetem me mendimin e vargezuar: "Dashurite jane si njerzit/edhe ato lindin /lulezojne /dhe vdesin/". Per gruan me se paku mund te flasin poetet sepse ata e himnizojne ate, dhe me te drejte. Por ka paradokse si ne cdo gje ne kete bote. Ka edhe keshtu:..e "piperta" e gruas, sic citon Rudina, shfaqet si nje kotele qe gjithnje rrethohet me dashuri e jep dashuri por, qe ne momentin kur prishet ky rapor mrekullor, thojt e saj gjenden ne mishin tuaj....dhe cfare dhembje qe sjellim...kush e ka provuar e di, kush nuk..., ka humbur rastin e nje pervoje te nevojshme ne jete.Ca thone se vec kur nxehet gruaja thote te verteta, kjo nenkupton se tere aspektet e tjera jane tolerance e konjukture, dhe ketu dalim serisht tek miku yne poet Petrit, per te cilin sot jemi mbledhur, qe sugjeron artin atje ku ka humbur freskia e brishtesia. Ka nje filosofi te tere per kete mjegullim te dashurise neper vite, ta zeme nje motiv qe mua gjithnje me ka munduar
    " A eshte mjaft ne jete nje dashuriu?!". E di qe moralisteve do tu cohen qimet e kokes perpjete( nese kane) por nuk rrime dot pa i prekur i prekur tabute e pa desheruar ti zhveshim enigmat...
  • Rudina Cupi ok, le te flasim per poezine:
    metaforja juaj me mjafton per te qene nder te preferuarit
  • Petrit Ruka I dashur Kolec....Jam pothuajse i nje mendjeje me ty....Por edhe dhimbjet me te forta qe shkakton nje grua jane nje luks, ( gjithmone te ndajme kriterin, jemi tek arti, poezia) Ti e di aq mire qe 3/4 e artit boteror i ka krijuar ndarja me nje grua, madje edhe tradhwetia. ne kete sens gruaja eshte lukis poetik edhe kur thonjte e saj te ngulen deri thelle....ne art eshte keshtu, ne jet sigurisht qe eshte kaq ndryshe.....
  • Rudina Cupi njeshi eshte i vetem z. Kolec
    njerezit vetem per te lindur lindin vetem.... te tjerat gjithe jeten i bejne bashke, dhe lum si ai qe di ta zgjedhe "vazhdimisht" kete "bashken"
  • Petrit Ruka doemos edhe dashurite vdesin....por edhe me vdekjen e tyre bejne nje sherbim te madh ne art, me te madhin, lindin poezine....Dhe dhimbja qe jehon ne vite per dashurite e humbura u sherben atyre qe vijen pas, per te qene me delikat ne ruajtjen e saj...
  • SHQIP * * *
    Korbat që shihni në qiell,
    Janë mallkimet që nga Troja,
    O njeri, kur shan, se di(?)
    Po të del një korb nga goja.

    Petrit RUKA
  • Kolec Traboini Kush tha vetem... "Mjer i vetmi. I vetmi s'ben dot lufte, cdo me i forte ate e mund"...( meqe flasim per poezine). Edhe kjo qe thua ti Rudina eshte relative. Dashurite i bejme bashke por ...ah, ....tradhetit i bejme vec e vec... e jo vetem ne poezi...
  • Rudina Cupi me duket se shtrove ceshtjen nese eshte e mjaftueshme vetem nje dashuri ne jete apo jo, apo e lexova gabim?
  • Rudina Cupi pastaj.... tradhetite kane lindur te marrin hak mbi merzine
  • Petrit Ruka Kolec, nuk iu pergjigja pyetjes tende tamam , sepse mu desh te komunikoja me te tjere...Por nuk iu shmanga....Me pyete:" A eshte mjaft ne jete nje dashuriu?!". Pergjgja eshte e thjeshte....Ti nje dashuri kerkon tere jeten...NJE. Por kjo nuk eshte pune shifrash. E ne se ajo nuk te shfaqet vetem tek nje grua, kjo nuk do te thote se se eshte faji yt. Sa per moralistet, ata jane njerez qe nuk u pelqen lufta ballazi me shpirtin e tyre...Shkruajne ca kritere morale ne tru dhe i perdorin se rregullore jete. Moralistet jane frkacaket me te medhenj perballe jetes.
  • Kolec Traboini Yes....ajo eshte nje shqetesin poetik dhe jo nje traktat a kod moral qe ruan raportet ne shoqerine civile aq me teper qe ketu po diskutojme dicka flurore sic eshte poezia.
  • Petrit Ruka Rudina e the shume bukur....Tradhetite ashtu jane...Marrin hak mbi dashurite qe zbehen e nje dite s'jane te tilla....
  • Enkeleda Ristani T`ju them jam dashuruar me poezine tuaj,eshte pak dhe kjo per fat me ka ndodhur dy here brenda nje periudhe te shkurter kohe...Me dukeni kaq i vertet,kaq jetesor ne poezine tuaj,pastaj nderimi per qenien tone eshte nje motiv tjeter(dhe ketu e kam fjalen per poezine).Nuk mund te rija pa iu "vjedhur"poezine" Kenge per gruan",pasi kur e lexova ferkova syte,e para gje qe me shkoi ne mend ishte, si ka mundesi,kjo sikur me ka ndodhur vetem mua dhe ne jeten time personale,por sic duket jeta dhe mardheniet luajne pambarimisht kukafshehtas me te gjithe ne te vdekshmit...Me vjen mire qe me ra ne dore poezia juaj dhe jam e nderuar per tag-un qe me bene Botimet Shqiptare...
  • Petrit Ruka FLm Enkeleda qe me jep paqe me keto fjale. Kam kaq shume nevoje edhe per nje perkedhelje si kjo e jotja ne kete muzg jete. perse duhet ta fshehim. Japim por po kaq duam te marrim Kur shkruan jep dashuri, e leshon ne eter....Dhe cfare tmerri eshte te presesh e te mos degjosh asnje vrushkull ere, qe po te sjelll larg nga diku, nje mirenjohje, sado mjerane...
  • Dezdemona Marku Zoti Petrit ju nuk keni aspak nevoje per nje mirenjohje sado mjerane.Enkeleda ka te drejte kur thote t`ju them jam dashuruar me poezine t`uaj eshte pak.Edhe une po ndihem komode ne vargje te shkruara nga ju.Sidomos ne poezine ''DHE PRITA TË ZGJOHESHE''.E kam lexuar dhe rilexuar disa here.
  • Petrit Ruka Te shkruash ndonjehere eshte po kaq e thjeshte si ajo mbasditja kur del ne rruge dhe pret te shfaqet nje fytyre e dashur per te pire nje kafe. Ti pret dhe ja nuk vjen askush. Ti ke nevoje per nje vesh, (komunikim) Ti ke nevoje te te degjojne . Te degjosh dike eshte te japesh dashuri....Mirepo ndonjehre askush nuk te degjon. Dhe filoon e degjon vetvetenj. Qe nga vetvetja te vijne ulerima dhe dhimbje....Ti ke nevoje per nje tjeter qe te te "mbaje " pak peshen duke ecur.Ne te gjithe kemi nevoje te na degjojne. Ka tremije vjet qe kalbet neper estetika mundimi per te gjetur pergjigjen e nje pyetjeje fatale....Perse shkruajme....Dhe pergjigjja nuk eshte kurre e plote, madje sjell mijra keqkuptime. Sepse sido qe ta formulojme, askend nuk do e lere te ngopur....Por e thjeshtuar deri ne pamundesine e saj, e bere fare vulgare( o zot , cfare tmerii kjo) ne shkruajme qe te na degjojne....Sigurisht nje fjale si kjo te kall daten. Vetem kaq? Jo, jo vetem kaq. Brenda degjimit bien kemboret e medha te dashurise ne te gjitha kuptimet.
  • Kolec Traboini Ne vertete po diskutojme mi dashurine poetikisht, eterike, ajo cfare derdhet ne vargje, por poetet jane disi te ngatrruar, jane njerez qe nuk i njohin sinoret, jane njerez qe nuk i di a jane ne qiell apo ne toke, se trupin ketu e kane por mendja kush e di se ku dhe... ato qe thote per dashurine i ka te jetes se vet apo enderrime. As ai dhe askush nuk di ti spjegoje...Por nje gje dihet, nuk eshte e mundur te mos bjere ne dashuri me te paren gje te bukur qe para syve i kalon. Thashe gje por kjo nenkupton edhe fytyre fytyre...Sa reale eshte kjo dashuri? ...e thame... eshte e paspjegueshme. Tani poeti i dites ne tryezen e Botimeve Shqiptare cfare mund te na thoje per kete dyzim te poetit...pra Lenda dhe Eteri...ku je e ku nuk je brenda poezise tende?...
  • Petrit Ruka Me duket se po flas ne terr. Cu bete miqte e mi?....Sot eshte dita ime. Ku jini...Ne se u bera pak fjalaman kete e bera per vete se pari. Ku dreqin iket, u fshehet pas halleve tuaja?, pas ledheve banale te jetes. E po mire....Jeta eshte me forte se ne. Kam shkruajtur dikur nje poezi " Miqte e mi jane te ikur...E di, keshtu ndodh....Ne te gjitheve na mund jeta....Po kjo beteje e humbur eshte vete madhetia jone. Kemi luftuar gjithsesi dhe kaq...
  • Kolec Traboini Petrit mos u shqeteso....Miqt poete kendej rrotull jane tek kthejne ndonje gote raki. Brezi yne vertete eshte i humbur e fare pak jane ata qe e kane perqafuar te rene. Tekniken e virtualitetit. Me thuaj sa poete nga ata qe konsiderohen te njohur shfaqen ne forume interneti...fare pak. Kur ne bote ndodh krejt ndryshe. Interneti eshte nje mjet per te rritur popullaritetin per te terhequr vemendjen e lexuesve qe te familiarizohen me emrin e nje autori.
    Gjithashtu sa kineaste kane lidhje interneti. Fare pak. per nje arsye a nje tjeter ata jane leshuar ne krahet e se shkuares. Dhe aty mbeten.
  • Petrit Ruka Eshte kaq e vertete miku im dhe kaq trishtuese....Po kesaj nuk kemi ci bejme, do ta durojme.... Qe nje trill, po kisha vertete nevoje te komunikokoja...Megjithse te gjithe jemi mesuar me vetmine tone...FLM Kolec!
  • Marjeta Billo Vetmia ndonjehere eshte mikesha ime me e mire.Ajo me perqafon,kur me mbysin perqafimet hipokrite te te tjereve.Me jep drite,kur ajo zhduket prapa reve te zymta te zhgenjimit.Eshte buzeqeshja me e sinqerte,qe te ngroh shpirtin dhe te hap rruget e pafundme te mendjes,duke te cuar ne ate bote te pakufijshme paqeje dhe harmonie.jane te shumte castet qe do te doja te kaloja duke biseduar me te sikur te kisha prane njeriun me te besuar.Ti rrefeja mekatet e mija me perverse.Ti mburresha per luftrat qe kam fituar kur me kane sfiduar.E te qaj deri ne deshperim kur dashurite qe kam dhene mi kane poshteruar.Te mbytem ne lote kur ndjehem e pafuqishme.Kur shoh tek shkaterrohen pallatet e endrrave te mia,ne copa te vogla,ku cdo cope te ther zemren e te gerryen shpirtin.E nuk me intereson nese ajo me sheh ne format jetesore qe do te me benin te druhesha para cdokujt.Mund te dal nudo para saj pa e vrare mendjen nese do ti pelqeja apo jo…
    Pa u ndjere keq qe trupi im eshte I shendetshem dhe qe kembet e mia nuk jane aq te holla e te gjata sic do te donte cdo mashkull ti kishte ne duart e tij…Vetmia me ben ta dua veten keshtu sic jam…
    Te dashuroj te keqen dhe te miren time…
    Me ben te ndihem perfekte…
    Ajo eshte mikesha ime me e mire.
  • Marjeta Billo Poezite tuaja me zbukuruan kete dite gri shiu.Ldhatimi i rrezeve te ngrohta diellore qe leshuan mbi mua krijimet dhe bisedat tuaja,me moren kohen per t'ju komplimentuar dhe per t'ju trguar mirnjohese per krijimtarine tuaj te bukur,te thjeshte,te drejtperdrejte dhe origjinale.
  • Albana Cufaj Zhuta ..... Faleminderit per vargjet plot jete ne kete dite gri...Dhe prita e prita një shekull
    Që të zgjoheshe,
    Në grua me mish të shndrroheshe…
    Që pastaj të të prekja,
    Pastaj le të më vinte
    Vdekja.
  • Petrit Ruka Marjeta, ke thene ketu siper kaq gjera te mencura deri ne hutim. Dhe une dua ti perqafoj keto fjalet e tua si nje bebe motake sepse ashtu eshte, e dashur...Nuk di ne se do te shtoja ndonje gje ne kete shtjellime mendjje e zemra. Gjithsesi mun te shtoja qe:................
  • Albana Cufaj Zhuta Disa pyetje sa naive edhe per te te bere me fjalaman
    1- ngjyra e dites tuaj
    2- Autori i preferuar
    3 Muza juaj
    4- pengu juaj
    5- Si e shikoni rinine e sotme?
    6- Sa vend ze letersia dhe te qenit skenarist ne jeten tuaj
    7- Urreni cfare?....doni cfare?
    8- Sa ze vend Tepelea ne ndjesite tuaja artistike
    Faleminderit dhe urime ne punen tuaj mos tu shterrofshin vargjet
    Me respekt Albana
  • Bert Paza ...nderime z. Petrit...e vleresoj vepren tuaj...me urimin per frymezime te reja...po eshte dhe njecik dite e shtune sot
  • Marjeta Billo Faleminderit vertet per keto fjale,te cilat te ledhatojne sedren dhe shpirtin.Ishit ju dhe Botimet Shqipetare qe me ben te mposhte ndrojtjen per te thene ato qe mendoj dhe krijoj.Faleminderit mijra here.Psi njeriu eshte gjithmone i prekur nga mendimi i te tjereve.Sic e thoni ju me lar.Poetet shkruajne pasi duan qe dikush ti degjoje.Por ama gjithnje ekziston frika.A do ti pelqeje ajo qe degjojne? Dhe kjo na ben te na humbi guximi per te qene deri diku vetvetja dhe nje pjese e jona te ngeli e mbyllur aty,ne sirtar dhe te mbetet gjithnje nje enderr e fshehur.
  • Petrit Ruka Kjo ikja jote( dhe jona ) drejt vetmise eshte nje luks i madh qe na jep Jeta, Natyra, apo Zoti. Eshte njesoj si te ikesh verberisht drejt persosjes.E tile eshte vetmia...Aty krijohen edhe margaritaret...Ne art dhe poezi e sidomos ne jete...Madje kur vetmia mpikset e behet e arte fare, atehere thone se ka ardhur casti i persosur per te vdekur. Kjo eshte nje teme e thelle dhe jo per pak rreshta. Gjithsesi jam i nje mendjeje me ty. Sigurisht me nje rreze te holle ekuilibri midis....Ndonjehere duhet fole gjate per te. Po ajo kerkon hapesire kohe, ashtu sic e ka vetmia perbrenda. Vetmia eshte kohe kozmike ku s'ka akrepa ore. Eshte ciklike si koha e Budes....Te pershendes....
  • Petrit Ruka Falemnderit Albana....dhe rrofte magjja e jetes, gruaja. Bibla "genjen " kur thote se Adami e nxorri gruan nga brinja e tij....Duhet te kete qene e kunderta dhe redaktoret e bibles nga lodhja e kane gabuar...
  • Rudina Cupi ah, vetmia!! kush ka kohe per te? punet gati motorike te perditshme na bejne te vuajme per mungesen, jemi anemike karshi saj... lum ai qe e ka....
  • Kopi Kyçyku Vdekjen, së cilës shumica dërrmuese e frymorëve ia kanë frikën, ti, Petrit, guxon ta "grishësh" e ta "strehosh" mes rimave e metaforave të tua, ngaqë je i sigurtë se aty nuk ka nga ia mban, e qarkuar dhe e çarmatosur nga rivalja e saj e paepur - jeta.
  • Petrit Ruka Albana, jane pyetje te veshtira, po ngjyra e dites sime eshte e purpurta, per te mos the e kuqja e gjakut...
    Autori me i dashur i rinise sime (dashuri e pare) ka qene Janis Ricos, kjo "rradake e pandreqshme e lirise" qe e kaloi jeten burgjeve ne emer te saj. Muza ime nje grua e perjetshme, pa emer dhe pafytyre, qe me duket se nuk do ta takoj dot kurre....Pengu im....Perse nuk e desha akoma me shume baban dhe pse nuk i dhashe akoma me shume dashuri...
  • Petrit Ruka I dashur Kopi, Jam ne nje moshe qe duhet te familjarizohem per. Duke fole shume per te kam pershtuypjen se edhe e perkedhel po edhe e bej te mos ma ver re. Dhe keshtu shpreoj qe ajo te mos me marr seriozisht. E di qe nuk me harron, por se paku per ca kohe. Se e tille eshte ajo...ka edhe vese, madje si tonat....
  • Petraq Kote Qysh heret me ke pelqyer o poeti i Tepelenes. Je ze origjinal i poezise sone dhe kur flas e shkruaj, une flas e shkruaj vetem ne emrin tim. Te zem edhe gojesh me aktorin talent Muzafer Zifla... Uroj te jesh mire ne UNIN tend poetik!
  • Petrit Ruka Dezdemonda, te kerkoje ndjese qe te pashe me vonese ne tere kete mori bisedash. Te falenderoj shume per vleresimin. Dhe nuk eshte aspak e vertete qe s'kam nevoje per mirenjohjen tende. Kam qe cke me te, sic ka nevoje toka e zhuritur per cdo pike vese. Ndjehem kaq mire nese poezia ime te ka pelqyer. Kur shkruan kete ankth ke, do ta cosh dot fjalen tende ne sa me shume shpirtra....Dhe ne se qe andej vjen sinjali i pamatshem i emocionit, kjo eshte nje lumturi e vertete. Edhe njehere flm...
  • Petrit Ruka FLM i dashur Petraq. Me vjen keq qe shihemi e cmallemi ne xhamin e ftohte te kompjuterave, po me mire pak se sa hic. Kemi nevojet te shihemi dhe gjithsesi ja, ndonjehere kete e ben edhe komjuteri. Te falendero qe me shkruajte e te perqafoj patriot. Jepia kete perqafim ne emer tim edhe te lalentuarit tone, Muzaferit....
  • Dezdemona Marku Faleminderit duhet te them une. Per emocionin qe me dhurove me poezine.
  • Net IsVeizi P.R.
    ...shumezo rruazat e gjakut me grimcat e dheut,
    dhe trupi te behet shembellim i atdheut - :)))
  • Petrit Ruka Ckujtese, o Net Isveisi. Eshte nje poezi e botuar me 1983. Te falenderoj per kete shishe vere qe ke nxjerre nga qilari yt i kujteses. tani per mua eshte bere shampanje...kujtese....
  • Net IsVeizi Annabel, me jep leje mua t'a jap kete pergjigje???
    Kush njeh Zotin, nuk ka nevoje te bisedoje me engjejt.
    Poetet jane vellezerit e Zotit Mikja Ime - :)))
  • Petrit Ruka Jo, Annabel, kam shume frike....Por kam shkruar nje liber ( esse mngrafike) per kadri Roshin qe titullohet "kaloresi mbi det" dhe miqte ma kane pelqyer shume. Kjo me dha nje lloj kuraje dhe, pse jo, nje dite mbase shkruaj....Edhe shenimi yt me jep zemer. FLM...
  • Petrit Ruka Miqte mi, sot kam qene mysafiri i juaj. Cfare perkedhelje faraonike. Me kini dhene dashuri dhe qofshi te bekuar te gjithe. Amen. Po dal per pak kohe te pi nje kafe me time shoqe ( gjithmone grate, zonjat e medha te jetes qe na drejtpeshojne. Por do te kthehem shpejt dhe do te jem me ju ( ne se do te me kujtoni) per gjithe naten...Ndjese per mungesen e shkurter.
  • Petraq Kote NË NJË NATË TË ENJTUR DIMRI... me kujtove Gavril Daren e Ri. Ajo ritmike, ai muzikalitet... tjeter dhimbje... eh, je i mirë RUKA!
  • Petrit Ruka Po, ate kam patur parasysh si ritem O Petraq i mencur...FLM
  • Ana Mile Gjeçi sipas mendimit tuaj a e vlereson rinia e sotme poezine apo ne pergjithesi letersine dhe sa perqind e te rinjve lexojne vepra letrare? ju pershendes .......
  • SHQIP Petrit Ruka
    GRATË NA RILINDIN.

    Kur na merr malli për fëmijërinë,
    U lutemi grave të na rilindin.
    Mbështesim kokën tek gjiri tyre,
    Vetëm me një puthje i bindim.

    Ato nisen. Zbuten, përkulen si shelgje,
    Mbi muzgun e thellë të mishit përgjojnë,
    Në qëndër të trupit me frymë e me ëndrra
    Lëmshin e jetës me vuajtje krijojnë.

    Që syrin të bëjnë…Sa dritë duhet thithur,
    Nga bota, nga hëna, nga lulet, nga nata?
    E frikshme është përsosja me të cilën kopjojnë
    Imazhe të humbura
    Në mjegulla të kaltra.

    Kalojnë pa u trembur nëpër çifligjet e vdekjes,
    E prekin me bërryl dhe kthehen sërish,
    Ne presim në heshtje që anija e jetës
    Të na zbresë në limane
    Të blerta përjetësisht.

    Të zbehta si martire na e vënë përballë;
    E deshët fëmijërinë?!
    (Ja ku ua bëmë!)
    Çudia ka ndodhur…Do apo s'do
    Atë që të (ri)lind ti e ke edhe “nënë.”

    Ne rrimë të magjepsur para një foshnje,
    Gratë na rilindin…
    Dhe kur rri e mendon
    Që vetëm me një puthje i bindim (!)

    _________________________________________
    Nga libri ”Mirupafshim, hënë e vendlindjes”, 1990
  • SHQIP Nuk e di përse u ndamë...

    Petrit Ruka

    Nuk e di përse u ndamë,
    Veç kur ktheve krahët ti, –
    Njëqind tigra hyn në zemër,
    Njëmijë krerë janë bërë tani.

    Nuk e di përse u ndamë,
    Tek një urë në Tepelenë,
    Njëmijë ura ngrita pas,
    Ato ura vetëm bien.

    Bien njësoj si në legjenda
    Që kërkojnë gjak flijimi,
    Njëzet vjet kam i murosur,
    Po nuk ndali dot rrëzimi.

    Të kërkoj që njëzet vjet,
    Natë për natë e ditë për ditë,
    Ti me ç'flatra shkon kaq shpejt
    Ngjitesh lart tek perënditë.

    Puthj-e fundit nëpër shi,
    Bredh akoma gjak më gjak,
    Herë si thelb për lumturi
    Herë si helm e si farmak.

    Gaz a helm ia vlen të rrosh,
    Veç për atë çast të ngrirë,
    Njëmijë tigra t’i durosh
    Duke çjerrë e ulërirë.

    Nuk e di përse u ndamë
    Zoti po e di, ta thotë
    Unë nuk vdes pa një përgjigje,
    Thinju varr, po e ke kot…




    1988
    _____________________
    Nga libri: ”Në zemër bie shi”, 2003

    DIL NGA NDARJA JONË E THINJUR.




    “13”

    Dil nga Ndarja jonë e thinjur,
    Shpirt i enjtur në vetmi,
    S'jemi vetëm ne të grinder,
    Është gjithë bota lesh e li.

    Dil e turpëro një ëndërr,
    Një ëndërr njëzet vjeçari
    Ti përralla im-e vjetër -
    Pikturuar me flakë zjarri.

    Dil nga Ndarja jonë e kotë -
    Si kapriçua e një tërmeti,
    Unë të pres në këtë botë
    Si një shkëmb i çarë buzë deti.

    Ti harro, harrohet vdekja,
    Ferri vetë e ka një portë,
    S'jemi vetëm ne të grindur
    Është e gjitha lëmsh kjo botë…




    1989.
  • SHQIP Petrit Ruka

    POETËT

    Poetët-njerëz të ligj, shtetet gjithmonë i shajnë,
    Sillen me ta si me gratë, zihen dhe i ndajnë,
    Pastaj prapë u bëjnë këngë, për ta zënë dhe qajnë,
    U bëjnë ndere prej skllavi, mbi supe i mbajnë.
    Poetët janë njerëz të marrë, mos u besoni shumë,
    U bëjnë magji njerëzve, grinden se s’kanë gjumë
    Grinden me veten si me një hasëm të vjetër,
    Rrojnë si mos më keq; me dëshpërim dhe letër.
    Përbuzin qeveritë, përbuzin paratë,
    Ngrenë tempuj për vdekjen, ngrenë tempuj për gratë.
    Bëhen shok me djallin, shok me një pjergull,
    Pinë raki me fantazmat, bëjnë flamuj me mjegull,
    Poetët janë të çmendur e kanë kokën të çarë,
    Nëpër muret e burgjeve të ndërtuara me fjalë.
    Janë njerëz të dehur, pështyjnë zotin vetë,
    Sikur zoti qënka një copë redaktor i shkretë.
    Poetët si poetët…t'i kuptosh?!…E kotë…
    Po se mos vetë e dinë se ç'janë në këtë botë….

    _________________________
    Nga libri: ”Në zemër bie shi”, 2003
  • Shala E Bajgores Agimbarja JU FLM PER TE GJITHA BOTIMET SHQIPTARE JU LUMT VETEM PERPARA KJO ESHTE AJO CFARE NE NA DUHET TANI
  • SHQIP Petrit Ruka

    SHKRINTE BORA ME RËNKIME





    - Asaj-

    O moj çmendje e bekuar, thikë e ëmbël, pa harrim,

    Nëpër borën dy pëllëmbë…në një natë të Jugut tim,

    Qysh i mbushe trupat tanë plot e plot me ura zjarri

    Dhe na shtrive lakuriq mbi çarçafët prej acari.

    Si skulptor-e - turpëruar bora merrte masën tënde,

    Shkrinte nëpër kofshë e ije, nëpër vithet gjysma hëne,

    Po për ne ajo s’qe borë, qe sheqer që hidhte zoti,

    Të qet’sonte përrenj gjaku të tërbuar atij moti.

    Shkriu bora me rënkime gjersa doli toka poshtë ,

    Përmbi kryq të trupit tënd unë Krishti pa një gozhdë,

    Krisht i moshës njëzet vjeç, me një Bibël kuturu,

    Ngjisja malet e Sinait, - ata ishin gjinjtë e tu.

    O moj çmendje e bekuar, bëhu prapë e gjallë për mua,

    Po bie borë prej njëzet vjetësh, më ka hyrë gjer në thua,

    Më kanë mbetur ca kongjij nëpër prush të burrërisë,

    Një përrua gjaku qan tek një breg i dashurisë…

    _________________________

    Nga libri: ”Në zemër bie shi”, 2003
  • SHQIP Petrit Ruka

    KËNGA E ANËS.





    Kushtuar A. J ….

    Na ish pjekur Ana lart në degë si ftua
    Mu në mes të lagjes bënte batërdi,
    Djemtë e asaj kohe bashkë me mua
    Janë me vrimë në zemër dhe tani…

    Ana kur u poq si një vile rrush,
    Gjinjtë e saj në rrugë ne na piqnin sytë,
    Burrave ua mbushte shtratin plot me prush,
    Grave - me shushunja gjer në grykë.

    Ana ndrronte stinët me një cep fustani
    Dhe të fuste drithmat në korrik.
    Djemtë agjëronin si Muhamet Kurani
    Burrat shanin gratë…"gjella është pa kripë!"

    Kur i shkonte Anës era nëpër kofshë
    Mbapa bar-i njomë bëhej shkrumb,
    Po të kapte syr-i saj të kapte gjarpri,
    Vdekja është si mjalti nga një plumb,

    Ana kalbi gjumin, gjumi vate, shkoi,
    Ajrin e rralloi me supe, me qerpikë,
    Pleqtë ndrronin ujin, ujin e çdo kroi
    Djemtë u bënë të gjithë si azmatikë.

    Na ish pjekur Ana si një shegë a ftua
    Mu në mes të lagjes bënte batërdi,
    Djemtë e asaj kohe bashkë me mua
    Janë me vrimë në zemër dhe tani…




    1988
    _________________________
    Nga libri: ”Në zemër bie shi”, 2003
  • SHQIP Petrit Ruka
    ZHGËNJIMI

    Njëqind vjet me sharje për njeri-tjetrin,
    Makina e pandryshkur punon,
    I gjalli shan për vdekje të vdekurin
    Vesh kepucët e tij në këmbë e s’pushon.

    Të lodhur nga vjellja e zezë janë ekranet,
    Njëra-tjetrën gazetat pështyjnë papushim,
    Kjo tokë është thartuar e tëra nga sharjet
    Dhe prapë me sharje bërtet për shërim.

    Spiunë Skënderbeu, Ali Pasha, Naimi,
    Donika të tre i spiunonte tek kinezët,
    Historia jonë kurvëron nëpër rrugë
    Dhe gjarpëri i mërisë rri e ngroh vezët.

    Do të flerë e s’fle dot përroi i të vdekurve,
    Ta dinim, o zot që s’do kishte shpëtim,
    Më mirë të mos e kishim bërë Kongresin e Manastirit,
    Më mirë të mos dinim shkrim e këndim...

    Shan gjaku gjakun dhe biri pragun,
    Pështy të fitosh para dhe pushtet,
    Gjithë prijësit, atdhe, flamurin e paqes.
    Si shami për hundët ta mbajnë në xhep,

    Spiunë, armiq, kudo veç mallkimi,
    Ta dinim, o Zot, që s’do kishte shërim,
    Me mirë të mos e bënim Kongresin e Manastirit,
    Më mirë të mos dinim shkrim e këndim.

    mars 1997
  • SHQIP Petrit Ruka

    NATA E FUNDIT...


    - miqve të mi poetë…

    Nata ra nga qielli nëpër shira,
    Një nga një na shtriu nën jorganë,
    Si të ishim lidhur me zinxhira
    Muret dhe pullazet ne na ndanë.

    Eh, e marrte e mira, ne po zbresim,
    Sterrave të gjumit kokëposhtë sot,
    Zoti mos e dhëntë[!] po sikur të vdesim
    Këtu lart ku ishim të mos ngjitesh dot.

    Qoftëlarg, po ja, natë e fundit ra,
    Kush guxon akoma shtrirë të rrijë,
    Ju të dashuruarit; burra edhe gra
    Lutuni të parët të mos gdhijë.

    Lutuni në gjunjë çupa gjipapjekur
    Ikët pa një puthje, obobo ç’mëkat,
    E kuptuat tani që çasti s’duhet djegur
    Kur ju lusin djemtë me lëngatë?!

    Dilni shqyeni rrobat, turpin,
    Çmendni sisët tuaja nëpër hënë,
    Pa u mbushur me mëkate ku do shkoni,
    O bobo, o diell, mos qoftë e thënë...

    Krihuni dhe ngrini para k’saj mynxyre
    Karafila puthjesh, jo ikona,
    Njëqind vjet me rradhë zjarr- i tyre
    Të dëshmojë që toka ishte jona...

    Zotër pijetarë, qofshi sot me fat,
    Mijra bute vere duhen tharë,
    Ngopuni së shari lekët edhe gratë
    Vetem sherr mos bëni, o të bekuar!

    Pini për shëndet të mençurisë,
    Rracë fitimtare qysh në lindje,
    Që të gjithë do shkoni në parajsë
    Ju sfungjerë të mbushur plot me dhimbje.

    Sonte s’ka policë, dilni ju kusarë,
    Atje poshtë s’vidhet, eh, medet
    Ju servilë e ju spiunë gjynahqarë,
    Do t’ju plas vetmia, or të shkretë.

    Dilni, njerëz bastardë të politikës
    Shpalluni ministra, mbretër, presidentë,
    Si një myk i verdhë ju mbuloftë mëshira
    Fali ti, o zot, supermaskarenjtë.

    Dilni të gjihë jashtë të babëzitur,
    Merrni ç’mund të merret nga kjo jetë,
    Vetëm një grusht njerëzish kanë lajthitur
    Brenda rrinë e shkruajnë... janë poetë.

    Lerini të besojnë që deri nesër
    Do ta gjejnë formulën e shpëtimit,
    S’ke ç’u bën atyre dhe “lajthitjen”
    Ua bekoftë shpirt i njerëzimit!...

    Nga libri: ”Në zemër bie shi”, 2003
  • Rudina Cupi botimeve shqiptare
    me vjen mire qe sa vjen e mysafiret tuaj behen me speciale.... ju faleminderit, keshtu na riperteini ndjenjen per te lexuar, gje qe rutina na e zvetenon bashke me ditet e per me teper fakti se mendojme se poete te mire nuk ka me, e se sot shkruajne vetem poetuce....
    fale jush, me kete rubrike na i beni zgjedhjet me te lehta dhe te vlefshme
  • Petrit Ruka Miq me falni per vonesen, po e kam ritual te pa tjetersueshem nje kafe me miq ne mbremje. Besoj se nje kafe me miq nuk eshte thjesht nje kafe, eshte nje filozofi. Eshte edhe dashuridhenie. Te rrish nen nje cader, thote jakov Xoxa eshte te duhesh pakez. Edhe kur rri ne nje tavoline me nje kafe perpara....Ajo kafe behet tjeter gje...
  • Dezdemona Marku Ndersa ju shijonit c`do gllenjke te kafese.Ne lexonim poezite ,mos u merakos ishim ne shoqeri te mire.
  • Petrit Ruka Ana pyetja jote eshte kaq delikate. Nuk hyj nder ata qe rinine e sotme e nenvleftesojne. E di qe rininia e sotme eshte bere me e mencur. Por jo me e mire....Dhe kjo me shqeteson. Sepse mencuria , sado vlere te kete nuk eshte kurre me e "rende " se miresia' Miresia eshte me e vlefshme. Po kjo eshte kaq e ngaterruar...dhe do kohe per tu spjeguar...Po e le me kaq per sot....
  • Petrit Ruka Rudina, flm....Ndonjehere sinqerisht nuk e kupton dot se cilat jane poezite e tua me te mira...Dhe une nuk ka bere ndonje perzgjedhje. Disa i paskan futur miqte e mi....Dhe ky eshte nje miklim i madh..
  • Rudina Cupi nuk e di per te tjerat po keto jane si te zgjedhura me dore, keshtu qe nuk ka pse te jini modest
  • Petrit Ruka Zana, pershendetje dhe flm per pyetjet. Do t'ju pergjigjem sapo te gjej pak kohe ne kete bashkebidim te gjere. Hyj nder njerezit skrupuloze qe i kryej deri ne nje punet e mia e aq me shume pergjigjet. E kam filluar jeten si mesues letersie dhe mesuesit e dikurshem bashkonon shume virtute bashke. Sot u ka mbetur vetem mesimdhenia qe eshte vetem zanati.....
  • Petrit Ruka Rudina kjo poezia " Shkrinte bora me renkime" qe te pelqen kaq shume eshte, si te thuash nje poezi jo e shkruajtur...Ajo eshte imazhi i nje copeze jete nga vitet kur punoja si mesues ne nje maje mali,diku....dikur...Une vetem sa e mblodha sepse ajo ish pas syve te mi...Ja c'te ben ajo qe quhet realitet i jetuar. Prandaj eshte kaq e vertete ajo qe sterthuhet, te jesh i sinqerte ne poezi, te besh veten fjale....Edhe une e kam shume te dashur. Me duket sikur e kendoj me vete sa here ne dimer qielli mbarset me deborim...Dhe me ther nje mall per ate fshat qe nuk shkruhet dot.,...Me vjen ti nis nje leter atij vendi sado marrezi te duket...Po si ???!!!!
  • Rudina Cupi po, por ska me bore si ajo... ca gjera jepen vetem per nje feksje
  • Alma Papamihali Suksese ne krijimtarine tuaj z. Ruka! Gezohem qe pata mundesine te njihesha me dicka qe me shijoi, te panjohur me pare. Thjesht doja te di C´domethenie ka nje misteri apo i/e panjohura per ju (dhe krijimtarine).
    Ju pershendes,
    Alma P.
  • Kastrioti Nga Berati pershendetje z Petrit .
    me pelqejne poezite tuaja.

    si intelektual , si shkrimtar ,cfare mund te besh per ceshtjen kombetare ?
  • Petrit Ruka Them se po te besh nje poezi te mire per Shqiperine, po nje poezi te vertete ama, nga ato ku fjalet xjerrin shkendija, them se ke bere shume...Kastriot, bota eshte nje bashkesi kopshtesh ( edhe atdheu) Sikur secili ta kthej ne nje parajse "kopeshtin " e tij atehere tere bota( atdheu yne) behet e tille...Nje vend e bejne me te madh jo kilometrat, veprat, materia, por shpirti i tij. Ne se ia bejme atdheut shpirtin fisnik ai i tille do te jete edhe materialisht....Te gjithe duhet te luftojme aty ne istikamet tona...sado modeste te duken....
  • Petrit Ruka Misteri eshte tere stofi i nje poezie....Te luah me hije qe mbulojne dhe zbulojne nje materie reale ne poezi. ja ky eshte nje goxha sekret qe e dime teorikisht, por jo gjithmone e bejme....Ne nje poezi gjithmone ka dicka qe nuk duket, njihet, shihet deri ne fun. Ka nje "AH" nje pamundesi te lexuesit qe e mba peng edhe kur ka mbaruar se lexuari. Eshte e veshtire te thuhet me fjale, po eshte dicka si tek magjite. Ne u trembemi atyre sepse nuk e dime "alkimine e tyre" Ne se e mesojme, befas ajo asgjesohet....
  • Petrit Ruka Po rudina....Sa e bukur eshte fjala feksje....Vdes per ca fjale. Jane kaq te mistershme dhe kur i degjojme na duket sikur gati i rizbuluam....Ajo bora, vertet nuk po bie prej kaq shekujsh. Po une shpresoj se qiejt ku po behet sapo jane nisur ne rrotullim per te ardhur drejt nesh...E pse te mos i jetojme iluzionet...derisa jemi gjalle cdo gje eshte e mundur...Se paku ne poezi ka nga ajo bore. Bie e bie here pas here....
  • Rudina Cupi po ta perjetonin te gjithe boren si ju z.Petrit do ndodhte nje orgji gjigante qe do ta linte zotin si spektator gojehapur e pasi te mbaronte shfaqja do ta merrte boren poergjithmone njerezimit... (larg qofte)
  • Dhimitër Kokaveshi Urime dhe suksese zoti Ruka.Nuk mund të rija i shkujdesur përballë shkrimeve të tua por dhe të një audience të madhe që keni.
  • Petrit Ruka Falemnderit mik, me vjen mire qe je edhe ti me mua....Jemi edhe te nje ane e kjo na ben edhe me te kuptueshem e me te dashur me njeri tjetrin....
  • Petrit Ruka Jo Rudina, ke nje perqasje te gabuar per zotin. Se merr me mend se sa e gezojne ATE keto gjera. Zoti i ngjan nje femije te padjallezuar. E gezojne te gjitha gjerat e zakonshme te njeriut. E po keshtu dashuria, seksi. Perse e mendon Zotin si nje zyrtar te keq moralist., si nje prift te mykur kishe. Zoti gezon per te gjitha. Eshte kaq babaxhan. Ai vete vdes per seksi...Zeusi bente dashuri me heren dhe me te tjerat me po atae natyrshmeri sic pinte ujin apo hante buke...Ndrysho mendim sa s'eshte vone per Zotin...
  • Rudina Cupi perkundrazi, ndaj te njetin mendim me ju, sic duket ironia ime nuk paska qene dhe aq e qarte... une e di se zoti eshte si ne poetet... gjerat e mira i do per vete
    (qe te me besosh qe mendoj keshtu, lexo nje poezi timen te botimet shqiptare)
  • Petrit Ruka Rudina ai eshte Zoti i librave jo Zoti yne...Zoti yne eshte si ne...Nuk ka bere ndonje rregullore zoti per moralin. Perkundrazi ne i bejme ato dhe ia veme ne dore qe "ti firmos" Po ai kurre nuk i ka firmosur.....Ca sharlatane ne toke qe hiqen si nepunesit e tij neper tempuj na i shesin si vepra te tij...Me trishton kuptimi yt per zotin....Mua me duket sikur zoti ndonjeher zbret ne rrugicen time,behet si shites, shet per qejf qershi dhe me tund koken pafajsisht qe me sheh te trishtuar....
  • Rudina Cupi mendoja se vetem une kisha mendime te tilla deri diku naive per zotin, por edhe une mendoj njesoj, se nuk kemi nevoje per ndermjetes per te komunikuar me te...
  • Petrit Ruka OK, keqkuptimet jane njerezore...Nuk e kuptova dhe ja...Po! Zoti mund te jete duke na shitur cigare. As qe can koken fare per propoganden anti duhan.... Ai na i beson jeten ne dore dhe iken ne pune te tij...
  • Rudina Cupi ose eshte para nje kompjuteri duke shkruar komente....
  • Dhimitër Kokaveshi Meqenëse perenditë, ngasojnë,... me poetët, të pçërshendes


    FISNIKES.

    Mrekullitë, nuk i vjedhim dhe vjedhim fisnikes,
    Perendisë.
    Ato, diapozitiv përmasave rrugëtojnë triumfatore,...
    Thjeshtësisë.
    Ti, qendron lartë,... mbi sytë e mi pranë fisnikes,
    Perendisë!
    I mahnitëshëm qëndroj robobërisë së skalitjes tuaj
    Jo për mëshirë, po madheshtive mrekullibërëse
    Që pushojnë dhe pushtojnë syt e mi, Hyjnore.
  • Petrit Ruka Po, zoti, mund ta kete derguar si projekt te vetin edhe kete nate te botimeve shqiptare, qe ne te flisnim me njeri tjetrin. ka lene oren, daten, madje edhe aksh fjale qe do ti thoshim ne njeri tjetrit...Nje eshte qellimi i tij, te na bashkoje....Vetem se ne mund t'i lutemi te na i ul pak tarifat e internetit, ti cmend ata bastardet qe na i faturojne kaq shtrenjte....
  • Petrit Ruka Edhe une te pershendes Dhimo....Dhe te uroj nje nate te bukur....Ah, sapo e lexova poezine tende. Ja pra ti e paske thene ate qe po perpiqemi ta themi. Dhe me bukur se ne. Te falenderoj...
  • Dhimitër Kokaveshi Një gabim i vogël, vjedhim dhe Vjelim perendisë.
  • Vjollcë Berisha Poezia juaj me pelqen shume, po aq edhe pergjigjet qe jepni. Ju uroj suksese te metejshme ne krijimtari!
    C'eshte poezia per juve? Nje krijim i elites per eliten? Apo nje krijim qe duhet ta kuptoje dhe pelqeje gjithkush?
  • Dhimitër Kokaveshi Po të përshëndes në rradhë të parë. Pash profilin tuaj dhe ju uroj sa më shumë krijimtari sa më të mirë. Sa për krijimtarinë time, nuk dua të mbivlerësoj vetveten por... shkruaj për një elitë dhe arti të ketë lartësinë që i përket. Faleminderit.
  • Enkeleda Ristani Nuk po ndahem dot nga vargjet tuaja dhe as nga ky forum si kurre me pare,do doja te te falenderoja pafund dhe te te jem mirenjohese,me keni tjetersuar brenda nje dite-nate.flm
  • Albana Cufaj Zhuta Botimet Shqiptare po sjellin gure te cmuar nga gjerdani i letersise shqiptare k gjithsecili prej tyre shkelqeka ne menyren me marramendese...mbesim pafjale..futemi ne mendime dhe kerkojme ate kohen me vetveten per te reflektuar mbi..poezine-jete. Faleminderit juv qe jepni shpirt nga vetja per nje shpirt tjeter
  • Dhimitër Kokaveshi Zonja Enkeleda, të përshandes. Kur niveli i mendimeve të vlerësimit i afrohet realitetit të shkrimeve na bën që të ndjejmë një ndjeshmëri më të madhe ndaj asaj që shkruajmë dhe çfarë i afrojmë të tjerëve. Është një e vërtetë e madhe që gëzimet më të mëdha i kanë autorët por... Botimet Shqiptare kanë një meritë absolute për nisjen dhe nxitjen e mendimit dhe kjo.. po merr një progres si nga ana artistike ashtu dhe nga artistët që kontribojnë në të. Me një fjalë po jep frytet e veta. Përshendetje zonjë e nderuar.
  • Xhevair Baxhia Urimet me te mira dhe shume suksese poetit Petrit Ruka ! Pershendetje dhe urime"Botimet Shqiptare",per mundesine qe krijon per tu njohur me direkt me gjithe keta krijues me shume kontribute ne arte e letersi ! Urime.
  • Lirim Alija Pershendetje nga Roma!
    Nje seri pyetjesh per Ju,duke mbetur me shprese te pergjigjeni kur te keni mundesi.

    Keni më shume miq apo armiq?
    Cila është familja Juaj?
    ...Një ditë e zakonshme e Juaja?
    Një ditë e jashtëzakonshme?
    Një gjë përballë së cilës ndiheni i pafuqishëm?
    Çfarë ju lodh më shumë?
    Raporetet tuaja me:
    paranë,
    gratë,
    gazetat,
    pijen,
    duhanin,
    shtetin?
  • Hajdi Rehova Ju faleminderit botimet Shqiptare.
  • Dhimitër Kokaveshi Përshendetje të përzemërta zonja Enkeleda Ristani. Është kënaqesi të komunikosh në mirëkuptim me njerëzit dhe aq më shumë kur ata vlerësojnë botën, filozofinë dhe kërkesat ndaj vetes dhe artit.
    U mundova të komunikoj nëpërmjet mesazhit por ishte e pa mundur, Qoftë dhe në këtë mënyrë përseri është kënaqesi.Ju përshendes dhe njëherë miqesiht.
  • SHQIP A ka arti detyra? A mund të flitet për detyrë të letërsisë në emancipimin e shoqërisë? Cili është përfundimi i kësaj teze kur letërsia përditë e më shumë po humbet terren ndaj prirjeve ekstramoderne të njeriut?
  • SHQIP 25 pyetje nga Mustafa Nano

    1-Cila është ngjarja më e madhe në histori: rënia e murit të Berlinit apo rrëzimi i kullave binjake?


    2-Zoti ekziston, mund të ekzistojë, duhet të ekzistojë apo nuk ekziston?

    3-Gjuha shqipe ju duket e pasur, e varfër apo si të tjerat?

    4-Njerëzit janë esencialisht të mirë apo janë esencialisht të këqij?

    5-E kuptoni apo e qortoni merakun e shumë evropianëve lidhur me anëtarësimin e Turqisë në BE?

    6-Harmonia ndërfetare në Shqipëri është një legjendë apo një realitet i bukur?

    7-Shihni ndonjë unitet të qartë kulturor midis Shqipërisë e Kosovës?

    8-Cili është njeriu më i rëndësishëm, numrin e të cilit e keni në phonebook?

    9-Fan Noli udhëhoqi një grusht shteti apo një revolucion demokratik në vitin 1924?

    10-Nëse do t’ju kërkonin të veçonit ndonjë arritje të diktaturës komuniste pesëdhjetëvjeçare, çfarë do të thoshit?

    11-Do të ishit dakord që fëmija juaj të merrte pjesë në lojën televizive Big Brother?

    12-Sikur të kishit jetuar në vitet e Luftës së Dytë Botërore, do të rreshtoheshit me partizanët, me Ballin Kombëtar, me ndonjë organizatë tjetër apo do të qëndronit asnjanës?

    13-Largimi i Ahmet Zogut nga Shqipëria në prill të vitit 1939 është një gjest i qortueshëm apo i kuptueshëm?

    14-Shqiptarët e fituan pavarësinë më 1912-ën apo e patën dhuratë prej konjukturave ndërkombëtare?

    15-Do të ishit dakord të përkthehej në gjuhën shqipe “Mein Kampf” i Adolf Hitlerit?

    16-Cili është njeriu më i rëndësishëm, me të cilin ju keni bërë një fotografi?

    17-Çfarë ishte në të vërtetë ajo që ndodhi në vitin 1997?

    18-Ne shqiptarët jemi europianë me titull të plotë?

    19-Në cilën ngjarje të madhe të historisë botërore do të donit të kishit qenë protagonist?

    20-Me cilin personazh të historisë së Shqipërisë do të kishit dashur të bënit një bisedë të gjatë e të shtruar?

    21-Cili është libri që po lexoni?

    22-Pse Shqipëria është tradicionalisht e fundit në përgjigje të zhvillimeve botërore e kontinentale?

    23-Ç’është Atdheu?

    24-Keni frikë nga vdekja?

    25-Shyqyr apo sa keq që kemi internetin?
  • SHQIP Cila ka qenë kritika e parë që ju është bërë, me ç’rast dhe si e keni pritur ?
    A e ka kushtëzuar krijimtarinë tuaj sadopak kritika?
    Si do ta përshkruanit rolin e kritikës sot në krijimtarinë e një shkrimtari?

    Ka një qortim për kritikën se ajo nuk e luan plotësisht rolin e duhur për afirmimin e shkrimtarëve të rinj. Mendimi juaj ?
    A ka përgjegjësi kritika në mosafirmimin ose afirmimin e vonuar të shkrimtarëve shqiptarë?
    Floberi ka thënë se kritiku është ai që zgjedh rolin e spiunit në kohë lufte, ngaqë s’ka guxim të luftojë. Si do ta komentonit këtë shprehje?
  • SHQIP Për ju shkrimtaria është pasion apo mision?

    Sipas jush ka ndryshim midis një shkrimtari dhe një shkrimtareje nga mënyra sesi e perceptojnë botën? A mund të ketë shkrimtaria një këndvështrim gjinor?


    Çfarë ju nevojitet për të shkruar? Shumë shkrimtarë kanë vese të ndryshme: disave nuk u pëlqen të shkruajnë drejtpërdrejtë në kompjuter, disa të tjerë e kanë të nevojshme të largohen nga shtëpia etj. Po ju?

    Cila është prirja e letërsisë së sotme, sipas jush? A ka libra të shkruar për elitë dhe libra për të gjithë? Cili është mendimi juaj për librat best seller?
  • Botimet Shqiptare

Google+ Followers