Vagabondja e yjeve - Isuf Luzaj

Duke e konceptuar poezinë si një rrëfim fetar, si fe muzikën dhe tingullin, Isuf Luzaj befasonme poezitë e tij dhe rrëfimin filozofik për vetveten, në një kërkim sublim si të gjithë ata që besojnë në Bukurinë. Është forcë mendimi prej mësuesi, e një natyre të dytë të tij, e shfaqur në shkrime, që nuk i përngjet askujt, ashtu siç pohon, nuk janë “as reminishencë e letërsive” që njeh; Luzaj hap zemrën e tij, në rrëfim të përulësisë me çmimin e autorit të panjohur në atdheun e tij, një peng që e kaloi për gjysmë shekulli në mërgim
 

Takimi i parë dhe i fundit

Dikur, diku në dheun tim

Duke ikur dita, duk’u errur nata
Në një kopsht fshati, me pemë të larta
Mbuluar lëndina me fletë të thata;
Garbiu zhvishte lisat dhe rrepet
Tatëpjetë luginës, vërshëllimë stuhije;
Rreth kroit të ergjendtë, fërfëritnin plepat
Zogjsh që në tuba cicëronin nga frika
E errësirës, vetmisë a instinktit.
Nata tronditëse dy zemra rinije,
Memece mbyllur buzët prej dyshimit.
-Ç’do ndodhë sot, që nuk ndodhi deri dje?
Vështronin si me habi, si me çudi njëri-tjetrin në sy.

Ai i mori dorën e djathtë
Duke e vështruar në sy, ndezi zjarrin.
Ajo nga turpi e pudori, uli ballin,
Mendoi, po s’guxoi t’i mërmërine avash:
gjer këtu është mjaft!

DHELPRA NEPERK

Te gjithe lozim kumar ne njefare menyre
si martiret e mendimit dhe heronjt’e zjarrit,
te genjyer nga nje bukuri pasqyre
si nje mirazh i bukur shkretije.

Askush nuk e sheh vendin e varrit.
E dime kur lindem, s’e dime kur do vdesim
Vdekjen s’e njohem te dalem ta presim
Ajo mbeshihet nen stive te druve.

Kur e pandehim afer, eshte larg,
kur e harrojme, e kemi ne bark.
Dhelpra neperke, kurve e bije kurve.


FANTAZME

Lulet e bukura qe ti ujitje ne saksi
u thane, o zonje, qe kur ike ti;
zemeruara qe i harroi ibriku dhe dora
se ashtu mendojne lulet e gjora
qe s’dine ç’eshte terror e tirani.
S’kane pare foshnja te vdekura ne djepe
s’kane pare toga ekzekutimi ne heshtje
as kurora mbi varre, as arkivole mavi.

Pemet po zhvishen e veshtrojne me çudi
qe nuk te shohin ne kopsht dhe avlli
me futen plot pjeshke e molle.
Çuditen pemet dhe lisat e gjore,
perse mjegull e zeze mbi Vlore,
se s’pane foshnje te vdekur ne djepe
s’pane toga ekzekutimi ne heshtje.
Ecin heronjte te qete pa urrejtje
ne Mesovun do takohen me vdekje;
deshmoret e sotem, Epopeja e djeshme,
pa emra varri, pa kujtim per rini.

Oshetime e thelle nga mali e nga deti.
Nje grigje engjejsh trembur nga termeti
te pambaruar, te nevojshem, te fshehte
bjene nje mesazh tmerri te rrepte.

Hanoi frymori emrin kush ishte
nje koncert perendish politeiste;
i luten Zotit te veshtroje nga rremeti.

Meteore gjigante zbresin nga qielli
per t’u mbytur ne fundin e detit
si caktim kohe mes Zotit dhe djallit.
Te tregoje legjende ne shekuj i gjalli.
Degjohet nje fshame arratije nga mali,
do jete thirrja jote qe te lodhi malli.

Per jete e per vdekje na ndau tirani
koha pert ace gjysme shekulli zgjati.
Sa zor do kete te na trese balta:
mua nga pendimi, ty ethet e zjarrta.

Ky qe zari, o Drite, qe na lozi fati!


FATALITETET

Na jemi ata qe s’deshem te jemi
as deshem te vime, as duam te vemi,
as qe e dime, kur dhe ku do qendrojme.
Pyesim, s’e gjejme cili eshte qellimi;
udhetare te humbur si shpende arratije;
diçka qe s’e dime, dicka qe kerkojme
ne shkreti, ne dete, ne pyje
pa itinerar, as traguard perfundimi.

Na jemi koha qe ndryshohemi dhe ndryshojme
trajtat dhe ngjyrat nepermjet ethurise:
Na s’dime se pse qajme e kendojme
sic duan shpresat; nenat e merzise:
kur pas ironise, ikin fluturojne:

Siç na ze gjumi, aperitivi i vdekjes
siç na thone endrrat, nuset e perpjekjes
ne kete tunel prej sere e thengjilli.
Qorra, nuk shohim qe guret e ycit
i luan nje dore e mbeshehur dhe kycit;
ia mbylli panxhat qe kur nisem udhetimin.

Çmendëri aventure, komedi e vdekjes,
aktore somnambule ne drame te perpjekjes,
surprize: fillimi; surprize: mbarimi.

PLAKU LEGJENDAR

Takova nje nate, ne nje vend te paemer
larg ne kohe dhe hapesire si ne enderr
nje plak ne udhekryq. I binte kitares.

S’i fola, s’me foli, çudi e pashpjeguar;
mundohem ta harroj, kurre pa e harruar,
me vështron deshperuar, duke qare i penduar
qe s’ma mesoi muziken e dhembjes
ethen e trishtimit, verbimin e mendjes

qe: nga burimi i helmuar i fares
mbijne ferra e driza ne vijat e ares.
Enigme misteri, kurre e kuptuar.

Ndegjoj ata tinguj qe me plagosen ne zemer.
Ia kuptova fjalet, çdo tingull nje emer.
Origjina e njeriut, buroi nga nje femer.
Gabimi i Ademit: mekat i mallkuar.


KONFUCI
(Fragment)

Fatkeq i varfer per mend e per zemer,
ne varr do jete ai qe qe mbi toke,
e mbajti per funksion estetik ate koke,
mendja e tredhur qe kurre nuk sheh enderr,
çdo pune e ndermarrje, per ate eshte e kote.

Mjer i dobti qe qan e ben zakon vajtimin;
Fati ndihmon gjithmone ate me trimin.

S’mjafton te jesh i fundit per te qene i pari,
shpirti i pastert eshte nje lloj hambari;
sa me shume te dhurosh, aq me shume mbushet ploi
Meskinet e koprracet s’e kuptojne dot.

I lumtur kush nuk qendron kryenec.

Lum kush fal te tjeret dhe veten e tija
s’e bren pendimi si mac tek mushkrija.
Bekuar i urti qe la çdo qe pa.

Ne paqe ata qe s’kane uri drejtesije.
Esenca neser do jete siç qe dje;

perpjekja eshte zjarri i lodres se fatit.
Kurre nuk do te zbulohen ligjet e natyres.
Te lumtur ata qe proktisen meshiren
miresia eshte lende per mireberesi
kurre ne pritjen e larte te çmimit.

Te lumtur ata me zemer te pastert
e liga u rri larg, e mira u rri afer.
Mos urre armikun, sado te jete i ashpert,
se po urreve, u bere rob i tija
nuk do jete kurre e mire urrejtja.
Vetem paqja e shpirtit me virtytet e tija
eshte embelsira tek jeta e tek vdekja.

Mos ekzagjero kultin e diturise,
Mos perveteso kultin e se Vertetes.
Kurre s’pat shenjtor qe s’gaboi nje dite.
Kurre s’pat profet qe qe i zoti i jetes.

Keshtu foli Konfuci kur e ndjeu agonine
me nje tube fantazmash qe vizitonin shtepine.
Largoi nxenesit, mbylli gojen dhe syne.

Nje dore nga qielli, nje dore nga dheu
sikur flet me dike, qe borxhin ia ktheu,
sikur porositete fantazmen qe ta priste,
te kish pak durim sa t’i ndiqte t’i niste.

Idealet qiellore qe zemra i shpertheu…


Vagabondja e yjeve

Kudo gjeta nëpër plagë të planetit,
Në dasma ku lidhte mendimi krushqi
me ëndrra, fantazma, dashuri të poetit
martonin Metafizikën, Frymëzimin poezi

Net’ e ditë të endura në avlëmend
me Kujtesën që të kthen ç’i dhënë,
duke e situr mielli me besën e shenjtë
karakteristikë vetëm e zërit tënd,
imagjinata dashuria me mend
që janë të bijat bonjake të shpresës.

Koha ime qe kohë e sëmurë
I mblodha yjet, i ngjesha në gji;
i mbrujta me lotë, i poqa në furrë;
i derdha si oriz në pjatë farfuri.
Shkronjat lëvizin tutje-tëhu në pëlhurë
për të pikturuar një idhull të ri.

Motër e dashur, kimerë fantazi
Në paç ti fuqinë sa dëshirat e mia
Do këndosh nëpër shekuj duke qarë pa mërzi.
Fjala memece s’shpreh dot ç’i thotë zemra.
Mendjet bonjake dhe kur lindën femra
Mbetën shtatzënë me ideale dhe ëndrra,
s’ia japin dot jetës, pa qenë perëndi

Google+ Followers