Intervistë me Irena Gjonin, poete dhe studiuese nga Saranda (Pjesa e parë)




MYSAFIRJA E BOTIMEVE SHQIPTARE, tetor 2010

Botimet Shqiptare vazhdojnë me rubrikën “Mysafiri i Botimeve Shqiptare”.

Mysafire e radhës është Irena Gjoni, poete dhe studiuese nga Saranda.

IRENA GJONI ka kryer studimet universitare për degën Gjuhë – Letërsi. Në vitin 2007 ka përfunduar Studimet Pasuniversitare dhe ka fituar gradën “Master” për letërsi në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës. Aktualisht është në ndjekje të shkollës doktorale po pranë këtij Universiteti. Ka punuar si gazetare në median e shkruar kombëtare dhe lokale, në Radio “Gjirokastra”, në radio dhe televizion të Sarandës. Aktualisht është pedagoge e jashtme në Universitetin e Tiranës Filiali Sarandë, mësuese letërsie në gjimnazin “Hasan Tahsini” Sarandë. Është redaktore e revistës “Arti Jonik” dhe anëtare e Këshillit Artistik të Bashkisë Sarandë.
Që prej viteve të shkollës së mesme e në vijim ka botuar poezi, prozë letrare si dhe shkrime kritike e studimore në periodikë të ndryshëm. Në vitin 2003 ka botuar librin me poezi “Tatuazh në shpirt të detit”. Në 2008 boton librin studimor “Marrëdhënie të miteve dhe kulteve të Bregdetit Jonian me ato ndërkufitare” (material me të cilin ka fituar Gradën “Master”), si dhe vëllimin me fiksione “Gjysma dashurish” (2010).




REFLEKSION NGA PROFESOR KOPI KYÇYKU MBI LIBRIN E IRENA GJONIT "GJYSMA DASHURISH"
Duke marrë shkas nga intervista e Irenë Gjonit në gazetën “Albania”, e cila, me të drejtë, po jehon anekënd, e quaj të volitshëm çastin për të vënë në dukje një të vërtetë, natyrisht brenda caqeve që parakupton facebook-u. Nuk kanë kaluar veçse disa ditë që lexova me ëndje librin e Irena Gjonit: “Gjysma dashurish” si “Fiksione”. Është një vepër me individualitet të spikatur dhe nivel të lartë, si në përmbajtje, ashtu edhe në formën e të shprehurit.
Të njëzeteshtatë prozat e shkurtra, të përfshira në vëllimin e Irena Gjonit, nën titullin intrigues “Gjysma dashurish”, përfaqësojnë farat e njëzeteshtatë romaneve. Ato të kujtojnë gurin e hedhur në liqen, i cili shërben si “bërthamë” për rrathë bashkëqëndrorë (koncentrikë), që pasojnë njëri-tjetrin. Thënë ndryshe: “mishi” i kurmit të romanit potencial, të ardhshëm, është i pranishëm, jo vetëm si sasi, por edhe si vitalitet. Mjaft që t’i vihet në dispozicion “skeleti” apo karkasa përkatëse. Farat e shëndetshme “të mbjella” në truallin e këtij vëllimi, u ngjajnë themeleve të fortë, që mund të mbajnë mbi vete një ndërtesë shumëkatshe.
Duke e vënë në punë penën qysh në vitet e rinisë së hershme, në poezi, në prozë e në kritikën letrare, krijimet e Irena Gjonit e kanë parë dritën e botimit në organe të ndryshme shtypi, për të vazhduar më pas me vënien në qarkullim të vëllimit poetik “Tatuazh në shpirt të detit” (2003). Në vijim, duke hedhur hapa të sigurtë drejt shkencës, me librin studimor “Marrëdhënie të miteve dhe kulteve të Bregdetit Jonian me ato ndërkufitare” , Irena Gjoni e ka përkryer sakaq portretin e saj krijues me elementë shpirtërorë dhe racionalë. Tek “Gjysma dashurish”, e befta, e papritura, nuk janë vënë në punë për të na shtangur, për të na stepur apo për të na mbajtur thjesht nën pushtetin e efekteve, por për të na bërë të përgjegjshëm dhe respektues të çdo krijimi artistik, që meriton një cilësim të tillë. Figurat stilistike të breshërojnë si nga gryka e një automatiku, me qitje e shtimje të shkurtra, por me fishekë gjurmëlënës, ndërkohë që mesazhet “e fshehtë” (që duan vramendje për t’u deshifruar a shkokluar), të kujtojnë alfabetin telegrafik të Morsit. Tematika, gjithnjë aktuale, përmban dobi dhe, në përfundim të leximit të çdo proze, secili e ndjen se ka fituar diçka a, më saktë, shumëçka. Këtë ndjesi provon veçanërisht çdo dashamirës a njohës i poezisë, sa herë ka në duar vargje të Irenës. Pavarësisht nga vjen e çfarë gjuhe flet. Përtë ilustruar çka sapo thashë, këto ditë, - para se ta mbart në facebook, - u dhashë tre miqve të mi rumunë, poetë dhe pedagogë të letërsisë rumune dhe botërore, të lexonin një cikël poetik të Irenës, që pat dalë para ca kohësh, po në facebook. Më erdhi mirë që më përgëzuan për “nivelin e lartë të përkthimit”, por e vërteta është se merita i takon, në radhë të parë, autores, Irenës, që prodhon “grurë” të cilësisë së parë, jo “gurë” shterpë.


NGA FADIL CURRI "Proze e refleksioneve te poetizuara drejt gjetjes se te panjohures" MBI LIBRIN "GJYSMA DASHURISH" TE IRENA GJONIT
Irena Gjoni duket se me guxim intelektual hyri në Republikën diturore dhe artistike së pari me librin poetik “Tatuazh në shpirt të detit” (2003), me librin shkencor “Marrëdhënie të miteve dhe kulteve të Bregdetit Jonian me ato ndërkufitare” (2008) e këto ditë edhe me librin në prozë "Gjysma dashurish".
Tufa e prozave "Gjysma dashurish" i autores Irena Gjoni, është krijim letrar që ngërthen në vete
njohjen e guximshme të së panjohurës, përpjekjet për sheshimin e saj nga mjegulla e kohëve e epokave, letrarizimin e ngjarjeve e personazheve baladeske në dioptrinë e modernitetit, rinjohjen e riformatizuar, lindja e vdekja e mbërthyer sipas vullneteve jovullnetare. Mbarështrimi i motiveve, frymëzimeve dhe ofrimi recepientëve lexuesorë bëhet me refleksione të poetizuara në këtë prozë dhe formon stilin e autores ndaj lexuesit me nëntektstualitet ndërkohor. Fati përsëritet paafatshëm, rrokulliset herë i vogël, herë i madh, përsëri i del përpara njeriut farfuritshëm, duke ia kujtuar të mos e harrojë veten se mund ta pësojë, nëse nuk përvojësohet nga ai.
Autorja e bën një punë humane, sikur do një fotografi të moçme, të zhubravitur dhe gati që po shuhet, ta shpëtojë duke ia dhënë një fotografi a portretisti ta ripërjetësojë para se të tretet përfundimisht.
Duket se prore ka lëndë trajtimi unin e njeriut, shpirtin e mendjen e tij që lindin e zhvillohen binjakërisht. “Të duket e çuditshme që unë kam qenë gjithë këto vite te ti? Ndoshta, sepse unë s’kam qenë te ti. Unë kam qenë vet ti. Ndjenjat e mia më treguan historinë e shpirtit tënd. Në këtë ekzistencë të përjetshme u ngjita drejt qiellit të ndritshëm, ku përjetësia nuk mbaron”. Prandaj, zhdërvjelltësia ideore “që kam qenë…, …sepse s’kam qenë”, krijon bukurinë e zgjidhjes enigmatike me disiplinë zbërthyese në këtë përballje kundërshtish të rrethanave të përshkruara në prozë. Dhe lexuesi është në një ankth të pritjes së kësaj zgjedhjeje për një zgjidhje të mirëfilltë. Rruga e mistereve të jetës së njeriut është analoge me atë të ideshmërisë dhe të karakterit, sikur lexuesi i vëmendshëm në prozën “Monologu i embrionit” e gjen në paralindje ose sapolindje, gen, frymëmarrjet e para.
Në prozën “Sozia” autorja sikur bën deshifrimin e fatit dialektik në histori dhe fenomenin e rinjohjes sipas baladave e legjendave e riformëson me atë modernitetor. Personazhet takohen në një udhëtim detar, të cilët nisin bisedën në gjuhë të huaj, por më vonë rrëfimi për fatin jetësor të tyre shkakton rinjohje shpirtërore, si të një gjeneze që janë.
Po ashtu, dukuria e njohjes së të errëtës në prozat e këtij libri, vërehet kur mëtohet të spikatet çështja e mentaliteteve të ndryshuara, por edhe e dashurive të palajthitura.
Ndër tregimet më të arritura të Irena Gjonit është edhe “E vdekura”. ““Më ço bir, të lutem! Më ço copa – copa!” - dhe i përkëdheli lehtas flokët. Me dorën që i dridhej, filloi të copëtonte (...). “Edhe sikur copa-copa, copa-copa” i oshtinë në vesh. Nuk dëgjoi asgjë, veç zhurmës karakteristike të prerjes së kockës. “Nëna duron”, mendoi me vete. U duk sikur dëgjoi një rënkim të lehtë. “Nënë, më fal, por po e bëj vetëm për ty””. Këtu pasqyrohet fati i njeriut të vdekur, të cilit i mohohet e drejta edhe e varrimit pas vdekjes, si në të gjallë që i mohohej e drejta e jetës dinjitoze.
Demitologjizimi modernitetor i fatit të njeriut të nënqiellit preokupues nuk do të mund të arrihej në përmbledhjen e prozave emocionuese, nëse ngadhnjyeshëm nuk i zotëron dy rrethana gati të domosdoshme: Flijimi për të zbërthyer misteret e identitetit shpirtëror dhe guximi i autores të krijojë miqësi ndërkohore të temave me lexuesit në këtë kohë të deletrarizuar, të cilat janë arritje kulturifikimi në letrat e sotme prozaike. Rrallë shkrimtarë e bëjnë këtë me sukses, si vërehet nga "Gjysma dashurish" e Irena Gjonit. Gjithashtu kjo përmbledhje ka identitet të risisë së stilit prozaik në letërsinë shqipe të re femërore, i cili stil është tejet mbresëlënës për lexuesin e disiplinuar që me kujdes e lexon, percepton dhe e riformëson idenë e autores me plotërinë e shkathtësisë së mbarështrimit tematik. Këtë e mundëson ngjeshja e brumit preokupues dhe gjuha e pastër gjatë narracionit.
Tërë proza e këtij libri përshkohet me gjuhë të përkujdesur, pjekuri praktikumi të saj, krijim të personazheve që herë të kujtojnë atë te “Plaku e deti” të Heminguejit ose te “Muri” i Sartrit, të cilët flasin me nëntekstualitet, që herë duken groteskë, herë flasin me gjuhën e kukullzës. Autorja zgjidhjet nuk i bën prepotente, por i le me identitet gjysmak të përafërta, që lexuesi oponent ta gjejë atë. Ndaj edhe titulli i librit “Gjysma dashurish” mëton të formësohet në një dashuri të bërë të tërë edhe në sferën e origjinalitetit të shkrimit në prozë dhe këtë duket në hap të parë na bind se mund ta bëjë autorja Irena Gjoni.
Ka edhe veçanti të tjera risimtare kjo prozë, për të cilat shpresoj se kritika do t’i vë në spikamë pasi ky dorëshkrim të dalë nga shtypi si vepër letrare.

FADIL CURRI
shkrimtar e publicist SHKUP


"RREZATIM POETIK DHE INTELEKTUAL" Prof. ADRIATIK KALLULLI (Mbi librin poetik "Tatuazh ne shpirt te detit" te Irena Gjonit)

Krijuesin mund ta njohesh plotesisht nga vargjet. Se vargjet jane spektra ku reflektohen gjithcka, nese vertet jane vargje shpirti dhe talenti. po kur te rastis te studiosh edhe nje monografi shkencore per te mbrojtur graden shkencore pasuniversitare "Master", me temen atraktive "Marredhenie te miteve dhe kulteve te Bregdetit Jonian me ato nderkufitare" dhe te veresh vetem bibliografine e shfrytezuar realisht per te, bindesh se poetja sintetizon jo vetem impulset krijuese, por edhe thellesine intelektuale qe te sjell formimi kulturor. nga nje sinteze e tille mund te pasurohet ajo cka thote edhe poetesha Mimoza Ahmeti per librin "TATUAZH NE SHPIRT TE DETIT": "... nje emancipim te psikes sociale" dhe me tej: "Poezia e saj dallohet per analize te gjendjeve te brendshme, per simbolike dhe narracion, per imponim te elementit subjektiv mbi lexuesin...".
Duke lexuar poezine e Irenes, je i detyruar ta ngadalesosh ritmin e leximit, te ndalesh shpeshhere per te perftuar rrezatimin poetik dhe intelektual. Vargjet kane peshe, kane force intriguese, paraqesin trajtime teper origjinale. Te ben te mendosh sinteza qe ajo perfton gjithandej, puqja ne nje poezi e te kundertave, si shteg i detyruar per te kaluar individi, vecimi dhe puqja e kontradiksioneve, lakonizmi qe me sa veshtiresi arrihet, ansambli figurativ me togefjalesha domethenese, ritmi melodik dhe uniteti i idese ne poezite me te mira. Ka shume mendim ne kontekstet poetike dhe kjo te ben te besosh fuqishem se edhe ne vellimet e ardhshme autorja do te dije te gjeje ekuilibrat e domosdoshme, ndjesi, mendim, gjetje artistike, ashtu sic i gjejme keto ne poezite "Shtoi Zot vallet" qe eshte nder me te bukurat e vellimit poetik, ku ka gjithcka ne te:ide te jashtezakonshme, kod hyjnor, valle antike, epizem tragjik, ritual virgjereshe. Po keshtu "Kohe te shtyllat e Herakliut", ku eshte njeherazi edhe perjetimi inspirues, "Peng ne varreza" qe te perfton nje trishtim pastrues, vargjet lakonik, por teper domethenes ne poezine "Aktualitet", "Dashuri buze gremine" qe ka shume te verteta brenda, "Inventar Zoti" per te cilen do qe te diskutosh gjate, "Gjume nen lekuren e tigrit" per rrefimin tejet te cilter, "Pergjimi" per gjetjen brilante, "Cast" per zbulimin e botes femerore, "Parashikimi", "Pre e fatalitetit", "Floke te ngrene prej qirinjsh", "Leter zemres" e shume poezi te tjera qe shquhen per origjinalitetin dhe idete e forta. Ky liber meriton nje studim te detajuar prej kritikeve letrare per vet vlerat qe percjell.

Prof. Adriatik Kallulli (Shkeputur nga libri "Shtegut te vendlindjes" v.2009 fq.89-90)



1.Dr.ADEM JAKLLARI " KERKIM I THUKTE SHKENCOR ME KARAKTER MULTIDISIPLINOR" (Mbi librin e Irena Gjonit "Marredhenie te miteve dhe kulteve te Bregdetit Jonian me ato nderkufitare"
Libri “Marrëdhënie të miteve dhe kulteve të Bregdetit Jonian me ato ndërkufitare” i Irena Gjonit, rezultat intelektual i një kërkimi të thuktë shkencor, me karakter multidisiplinor, është një ndihmesë në studimet etnologjike shqiptare. Autorja mishëron në studimin e saj jo vetëm pasionin, por edhe aftësinë për të bërë sinteza të rëndësishme lidhur me tiparet e veçanta tipologjike dhe stilistiko - simbolike që ka kultura shpirtërore e Bregdetit Jonian.
Vlera e veçantë e këtij studimi qëndron jo vetëm në ndriçimin shkencor të kulturës shpirtërore të kësaj treve të pasur të vendit tonë, por edhe në shqyrtimet krahasuese që i bëhet asaj. Autorja e këndvështron substratin e vjetër mitiko - përrallor dhe simboliko- ritualistike si pjesë e një areali të gjerë ku kryqëzohen dhe marrin jetë disa prej shtresave më të pasura tipologjikisht dhe simbolikisht të kulturave të vjetra të njerëzimit. Interpretimi i materies mitiko – përrallore, që mbijeton deri në ditët e sotme në Bregdetin tonë Jonian, e brendashkruar kulturës mesdhetare dhe më gjerë, i jep dorë autores që shenjat e kulturës shqiptare t'i gjykojë jo si tipare të mbyllura, por si tipare shpesh herë universale. Në këtë mënyrë shmanget koncepti etnocentrist për kulturën shpirtërore popullore dhe i iket gjykimit të thjeshtëzuar të kësaj kulture.
Arritje shkencore e këtij punimi është edhe shfytëzimi i një literature të huaj mjaft të pasur. Në punim bëhen përpjekje për ta interpretuar lëndën artistike sipas koncepteve teoriko – doktrinare moderne. Ky këndvështrim bën të mundur mbërritjen në përfundime të sakta shkencore lidhur me karakterin, origjinën, poetikën dhe tipologjinë e substratit mitiko – përrallor të trevës së Bregdetit Jonian.
Ndihmesë të vyer sjell Irena Gjoni edhe në krahasimin që i bën kësaj pjese të kulturës shqiptare me mitet dhe simbolet e kultit tek grekërit. Interpretimi nxjerr në dritë raportet dhënëse dhe marrëse që kanë ekzistuar historikisht midis dy popujve dhe dy kulturave. Shqyrtimi, me kritere të qarta shkencore, i këtyre marrëdhënieve është një tjetër ndihmesë e librit.
Në fund të këtij vlerësimi nuk mund të lë pa përmendur edhe ndihmesën e Irena Gjonit në krijimin e një arkivi të pasur dhe origjinal në trashëgiminë artistike të Bregdetit Jonian. Ky arkiv i pasur i ka krijuar Irenës mundësinë që të mpleks në studimin e saj, analizat shkencore me të dhënat nga terreni, gjë që kanë mundësi ta bëjnë pak studiues sot.
Dr. Adem Jakllari

2.Prof. Dr.ADRIATIK KALLULLI " NË KUVENDIM ME MITET" ( Mbi librin e Irena Gjonit "Marredhenie te miteve dhe kuiteve te Bregdetit Jonian me ato nderkufitare)
Në numrin 31 të revistës prestigjioze letrare “Mehr Licht” është botuar edhe fjala e nobelistes Nadine Gordimen, me rastin e marrjes së çmimit Nobel. Në të shkrimtarja e shquar flet edhe për mitet. Më tërhoqi fort ç’thotë dhe po citoj dy - tri mendime në këtë fjalë hyrëse të studimit të Irena Gjonit, “Marrëdhënie të miteve dhe kulteve të Bregdetit Jonian me ato ndërkufitare”: “Mitet janë tregime që bëhen ndërmjetëza mes të njohurës dhe të panjohurës. Miti ishte misteri plus fantazia...”
Jemi mësuar rëndom që kur flasim për mitet, t’iu referohemi sidomos atyre që vijnë nga Greqia e lashtë. Dhe mirë bëjmë. Se hambari i mitologjisë greke është vërtet tronditës dhe i shpërndarë gjithandej. Mitologji pjellore, atraktive, mahnitëse për nga bukuria, shkrepëtimë imagjinate dhe fantazie. Por asnjëherë s’duhet të harrojmë se bota mitike është pjellë dhe pasuri e çdo populli. Prandaj le t’i mësojmë mitet e gjitonëve të lashtë, por le të dimë edhe ato që kanë lindur këtu, në truallin tonë autokton, që janë mishëruar e plazmuar në dheun tonë, në malet tona, në detin tonë, në ullishtat, vreshtat, kafshët dhe gjësendet përreth. Pikërisht, kësaj pune tepër të vyer, të lodhshme dhe të vështirë i është përkushtuar dhe Irena Gjoni. Sepse mitet, kultet, ngurtësohen dhe ti, si studiues, duhet t’i shkriftosh dhe të gjesh lidhjet mes tyre dhe bartësve autoktonë që i krijuan qindra dhe mijëra vjet më parë. Por studiuesja e ka një lehtësi në këtë kërkim të vërtetë shkencor. Ca vegla të mprehta, precize, të domosdoshme i ka patur në shtëpi të vet që për së vogli, për shkak të trashëgimisë së saj familjare. Të dish të kërkosh, është vetëm njëra anë. T’i interpretosh e vlerësosh si duhet ato që ke gjetur, është ana tjetër e domosdoshme.
Autorja e punimit ka qëmtuar shumë fakte, shumë të dhëna, shumë hollësi e variante të miteve, riteve, kulteve që gjenden në këto anë. U ka përshkruar shtratin dhe substratin ku kanë lindur. Ka qëmtuar shpërndarjen e tyre në legjenda, toponimi, botë zakonore. I ka krahasuar mandej me mitet greke duke vënë në dukje dallimet, ndryshimet, asimilimet dhe adaptimet tepër kreative. Vërtet “popujt janë gjithmonë të konverguar në vizionet e tyre” (I. Gjoni), gjitonët ca më shumë, por etnofolkloristët dhe mitologët e shquar kanë vënë në dukje se popujt dhe etnitë me identitet të spikatur, në të shumtën e rrjedhës së historisë, kultivojnë edhe vlera origjinale tepër të çuditshme. Studiuesja i mëshon fort këtij aspekti dhe në shumë interpretime që jep, na bind për vlerat mitike - autentike.
Qartësi e trajtimit, vetëdija e modestisë, analizë dhe sintezë pluridisiplinare, vështrim sipas këndvështrimeve bashkëkohore dhe shfrytëzim i një bibliografie që të zileps, të bëjnë që të shpresosh fort në punët e ardhshme të studiueses së re. Prandaj në këtë arritje të rëndësishme, e uroj me atë mënyrën tradicionale të “përshëndetësit këmbëmbarë” që përshkruhet në faqet e librit.
Prof.Dr. ADRIATIK KALLULLI


3.Prof. JOSIF PAPAGJONI "MITET BLU TE JONIT" (Gazeta "Standart" 4gusht 2009 per librin e Irena Gjonit "Marrëdhënie të miteve dhe kulteve te Bregdetit Jonian me ato nderkufitare"
Studiuesja e re Irena Gjoni në librin “Marrëdhënie të miteve dhe kulteve të bregdetit jonian me ato ndërkufitare”, na shfaqet si një mëtonjëse e pasionuar e kësaj lëmie. Studiuesja e re na sjell atje ku shenjat duket sikur humbasin udhë, vdirren a tëhollohen nga mugujt e kujtesave parake, nga harresat tragjike prej pushtimeve; shenja ashtu të gjymtuara nga shpatat e shekujve, fantazitë dhe trillet, marrje-dhëniet, mbivendosjet dhe erozionet demografike, sidomos nga lukunitë e përvetësimeve kulturore të mbrame.
Pas librave dhe qasjeve të studiuesve të njohur si Alfred Uçi, Mark Tirta, Anton Papleka, Moikom Zeqo, ja ku u afrohet zgafellave të mitit, prej nga rrënjëzohet së pari historia apo më drejt parahistoria e etnisë sonë, një studiuese e re. Irena Gjoni quhet. E kam fjalën për librin tërheqës “Marrëdhënie të miteve dhe kulteve të bregdetit jonian me ato ndërkufitare”, ku ajo na shfaqet si një mëtonjëse e pasionuar e kësaj lëmie. Studiuesja e re na sjell atje ku shenjat duket sikur humbasin udhë, vdirren a tëhollohen nga mugujt e kujtesave parake, nga harresat tragjike prej pushtimeve; shenja ashtu të gjymtuara nga shpatat e shekujve, fantazitë dhe trillet, marrje-dhëniet, mbivendosjet dhe erozionet demografike, sidomos nga lukunitë e përvetësimeve kulturore të mbrame. Perimetri tematik i librit është sa i ngushtë aq edhe i gjerë, sa i vetëkufizuar aq edhe “i pakufizuar”. Kjo, sepse studiuesja njëkohësisht ngul piketat e gjurmimeve si në viset dhe fshatrat që ndryshe quhen “Bregdeti i Jonit” (nënkupto: 14 fshatrat nga Dhërmiu në Nivicë-Bubar), gjithë po aq ngarendet tej e tëhu viseve të tjera shqiptare, Veri-Jug, duke realizuar pranëvënie të arsyetuara, për t’u futur më pas drejt e në linjat krahasuese me mitologjinë greke; ca më ngushtë me mitologjinë që ka bujtur në ag të historisë së Epirit të qëmoçëm.
Mite, rite, kulte, ceremoni, magji dhe fenomene ezoterike me mbivendosje të fortë folklorike bëhen pjesë e shqyrtimit të autores. Por, këndellja që vjen prej kësaj “menyje” shijendjellëse nuk është e para. Në mendjen time, ajo çka e lartëson këtë libër, është guximi për të përqasur e barabitur rrënjë të moçme mitesh, kultesh e ritesh në dy rrafshe: a) nga ato, të gjithënjohurat, mite të Greqisë antike me ato që bulëzuan e bulëzojnë në Bregdetin e Jonit, mite të ashtit epirot prej fisit të kaonëve ilirë, atij bulbi dhe atij gjaku prej nga popullsia e kësaj treve rrjedh, është dhe i përket; b) nga mitet, ritet, kultet pagane të ftillëzuara herit me risemantizimet e tyre dhe aplikimet gjegjëse brenda religjionit të krishterë po në viset e Bregdetit, fe e cila u bashkëshoqërua me sublimimin e një kulture gjegjëse dhe qytetërimin që ajo solli në mënyrën e organizimit të jetës të bashkësisë.
Duke e çmuar thellësinë dhe vullnetin hulumtues të autores mbi arealin e trashëguar mitologjik të krahinës së Bregdetit si një nga vlerat e padiskutuara të librit, rrjedhimisht si një punë studimore, e para e këtij lloji për një zonë të njohur e tejet specifike shqiptare, nga ana tjetër më është e udhës të vë në spikamë atë që ka mundur ta orientojë hulumtimin e saj jo pak të vështirë. Pra, arsyen për të shkuar tutje lëndës së hulumtuar dhe nevojës për ta paraqitur në formë përshkrimi atë; arsyen për të këqyrur tutje gjurmës duke shquar prej andej procesin e vetë lindjes së mitit, ritit apo kultit si pjesë e antropologjisë së shpirtit të po atyre njerëzve që banonin dhe banojnë në ato vise buzë detit. Dhe kjo arsye, pasuar nga synimi për të ndriçuar udhën e formësimit të banorëve të kësaj zone, e anashkalon me mençuri deskriptivitetin (që s’mund të shmanget në kësi rastesh). Përputhur një logjike kontinuitive autorja vendoset në një situatë shkencore të thukët për të mbërritur në përqasje strukturash të lindjes, funksionimit, sidomos ndër dhe eks-komunikimit të mitit të hershëm antik grek në zanafillat apo vijimësitë organike të mitit mirëfilli bregdetas, pjesë e etnologjisë ilire, më ngushtë kaonike. Po kjo udhë ndiqet edhe sa u takon miteve, kulteve a riteve me mbivendosje të krishterë. Dhe prandaj, me xhelozinë e një studiueseje shqiptare, ajo rreket të gjejë identitetin kulturor, më gjerazi etnologjik të Himarës (nga Himera, figura mitike e një përbindëshi sinkretik me kokë luani, trup dhie dhe bisht gjarpri, që mbronte brigjet nga lundërtarët grabitqarë), më tutje të Akrokeraunëve (Malit të Vetëtimave) prej nga Zeusi lëshonte rrufetë, miti i Atena Palladiumit që shëtit nga Troja e gjer në fshatin e sotëm Palasë të Bregdetit, miti i Panit prej nga buron edhe emri i fshatit të Pilurit, ai i qiparisit i fshatit Qeparo, gjer tek shpjegimi interesant i mitit të nimfës Dafinë, e lakmuara e Apolonit, ku autorja e bën të besueshëm argumentin e hershmërisë dhe mëvetësisë së kësaj rrëfenje në Bregdetin e Jonit me dendurinë e bimës karakteristike të dafinës. Veçanërisht interesante bëhen hulumtimet për kultet dhe ritet vendase, nga do të kujtoja atë ngazëllim që vihet re në përshkrimet plot ngjyra të kultit të tokës dhe diellit, kultit të ujërave, të drurëve (p.sh. lisi dhe sidomos ulliri, dru karakteristik i kësaj krahine), për të mbërritur në vizatime ritesh të ardhura qysh nga kujtesat pagane e ato të fillimeve të Krishtërimit, me ritualin thuajse dionizak të risemantizuar prej Krishtërimit, atë të Buzmit (trungut të lisit në Veri apo të ullirit në Jug, i vendosur në zjarr pranë vatrës, gjatë krishtlindjeve apo Ditës së Ujit të Bekuar, të cilit i atribuohen fuqi magjike e eskatologjike me funksion ringjalljen, begatinë, plotësimin e dëshirave, shkrirjen me hyjnoren dhe të tejetejshmen).
Dashuria e autores për rrënjët e fisit të vet, bregdetasve, e bashkuar me qëllimin për të hyrë në rrembat, ku gjaku i të parëve duket se transfigurohet ende në kujtesat e hershme në formën e parahistorisë drejt historisë së dokumentuar të tyre, duket se është një trokitje e fortë për të ndriçuar shtegun prej nga kaonët kanë ardhur mugujve të kohërave. Do të uroja që vullneti të mos i mpaket kurrënjëherë studiueses, sepse, veç kënaqjes së ambicies së saj të natyrshme në këtë lëmi pak të rrahur, ajo sjell njëherit edhe një ndihmesë vërtet të lavdërueshme, një blatim kulturor krahinës prej nga vjen dhe më tutje saj, studimeve etnokulturore shqiptare relativisht të mangëta dhe aq të lakmueshme. Gjithsesi, me aq sa më lejohet, unë do të desha t’i sugjeroja autores që në hulumtimet e mëtejshme, krahas anës përshkrimore dhe gjerësisë së objektit, të bëhet edhe më këmbëngulëse për të ballafaquar tezat e saj të guximshme të autoktonisë, identitetit apo mbivendosjeve (sipas rastit) të mitit grek krahasuar me atë ilir, qoftë edhe epirot; ndoshta edhe më tutje, me rimarrjen e tezës herë të pranuar e herë të rrëzuar të Pellazgjisë dhe pellazgëve, stërnipër të të cilëve thuhet se jem, por kjo do të kërkonte shumë më shumë punë, sepse mëtime të tilla nuk mbulohen thjesht dhe vetëm nga dëshira e mirë, as nga paragjykimet, por nga fuqia krahasuese dhe argumentuese, që rrok sa mitologjinë helene aq edhe atë asiro-babilonase, egjiptiane etj. Udha është vetëm një: krahasimi i mbetjeve të hershme të miteve, ritualeve, kulteve të kohës pagane e të atyre të vonshme me simotrat greke, më ngushtë me ato epirote, për të ngritur realisht një korpus a hartë etno-antropologjike shqiptare, bazuar mbi argumente shkencore mbushamendëse e konkurruese me fqinjët.
Prof. Dr. JOSIF PAPAGJONI

4. FADIL CURRI (Shkrimtar, publicist) "RISEMANTIZIMI I MITOLOGJISË BREGDETARE JONIANE" (Gazeta "LAJM" 11.12.2009 Shkup dhe "Zemra Shqiptare" mbi librin e Irena Gjonit "Marrëdhënie të miteve dhe kulteve te Bregdetit Jonian me ato nderkufitare")

(Irena Gjoni: “Marrëdhënie të miteve dhe kulteve të Bregdetit Jonian me ato ndërkufitare” (vëllimi i parë), botoi “Milosao”, Sarandë, 2008).

Irena Gjoni duket se me guxim intelektual hyri në Republikën diturore dhe artistike të bregdetit jonian, së pari me librin poetik “Tatuazh në shpirt të detit” (2003), tash edhe me librin shkencor “Marrëdhënie të miteve dhe kulteve të Bregdetit Jonian me ato ndërkufitare” (vëllimi i parë). Emërues i përbashkët i dy librave është se autorja mëton të bëjë afirmimin ndër kohor histori-aktualitet, risematizimin autokton bregdetar jonian iliro-helen e shqiptaro-grek dhe sensibilizimin tipologjik dhe krahasimtar jo vetëm bregdetar jonian. Lëndën që e shtron në këtë libër paralajmërues edhe për të ardhshmin është tejet gjithëpërfshirëse, sa edhe po të kishte edhe dhjetë vite një oponent mitologjik ose ekip hulumtues, nuk do të mund ta shteronte përfundimisht. Sidoqoftë, libri është platformë akute dhe apel kah duhet përbiruar institucionalisht, gjetur e shpëtuar gjymtyrët mitologjike nëpër kohë e vende, trajta me porosi interkulturore.
Metodologjia e punës e Irena Gjonit është hulumtimi nga e përgjithshmja drejt të veçantës. Në këtë kah gjykimet e saja të përdëftuara edhe nga oponentët e shumë të mitologjisë dhe të besimeve popullore, duke u shërbyer edhe me dituritë paraprake dhe aktuale. Por, gjykimi i autores se mitet janë tregime që bëhen ndërmjetëza mes të njohurës dhe të panjohurës, se ishte misteri plus fantazia, nuk është vetëm lakmi imagjinare e letrarizimit të mitit, por përkufizim pas një autocensure diturore. Nën kuptimisht mësojmë se mitet janë evoluim i fantazisë mendore zhvillimit shpirtëror dhe zhdërvjellësimit manufaktural të banuesve bregdetar jonian nga lashtësia deri më sot.
Përmes konsultimeve krahasimtare të elitës mitologjike botërore dhe shqiptare vështron karakteristikat e përgjithshme të miteve dhe riteve të lashta, shpjegon ç’ është miti, për të cilin pohon se është histori tradicionale me fuqi shoqërore. Rrënjët e mitologjisë si letërsi e shkruar i vëren te Homeri dhe Hesiodi (shekujt VII-VII para erës së re), ndonëse kanë gjurmë më të hershme. Moshë analoge kanë ritet e kultet. Autorja pasqyron edhe shtratin historik e gjeografik të mitologjisë bregdetare joniane që nga fisi ilir, kaonët, deri në ditët e sotme. Për këtë fis të Ilirisë jugperëndimore flet edhe Hekateu, dijetari grek i shek. VI e V p.e.r dhe Pseudo Ksylaksi, bashkëkohanik i tij. Së këndejmi, në majën e kalasë së Himarës është shkëmbi që quhet Maja e Kaonisë. Ndaj, me meritë autorja thotë se edhe pas 18 shekuj të kristianizmit mitet e lashta të Bregdetit Jonian ende nuk janë harruar, pra nuk janë shuar.
Kërshëria e autores është të sheshojë të panjohura nga origjina e mitit toponimik bregdetar jonian. Miti për malet Akrokeraune (nga greqishtja: Malet e Vetëtimave) ngërthen edhe besimet e këtushme, Zeusin, Apolonin, i cili sajonte rrufenë shpëtimtare. Edhe miti për Himeret, emër që lidhet edhe Himara, më vonë quhet edhe dragua. Miti i Palladiumit (Palasë) lidhet me emrin e Athinës. Është interesant miti për Qeparizin (Qeparoin), figurë mitike që vrau shokun e tij në gjueti dhe që ndjente vuajtje për këtë. Zeusi e mëshiroi dhe e shndërroi në lis që sot njihet Qiparis dhe që mbin pranë varreve.. Nga ky njihet edhe vendi Qeparo i kësaj zone gjeogerafike. Miti i Panit njihet, me vdekjen e të cilit merr fund paganizmi dhe vazhdon me kristianizmin. Si kuptuam, edhe gjeografia e këtushme ngërthehet me mitologjinë, si është Malet Akrokeraune, Nuset e Malit, shpella e Gamatës, e Spilesë, Gryka e Shpellës. Lumenjtë kanë shpjegim mitik. Si Nuset e Ujërave kanë sinonimi të najadave greke, Nuset e Bardha, Përroi i Dafinës, I paudhi, Shejtani, Zanat e Xhindit, të cilat figura ose janë vetë fenomene , ose veprojnë në rrethana hidronime.
Autorja ofron brumë të bollshëm për kërshërinë e studiuesve edhe me ndërlidhjen e mitit dhe kultit të natyrës. Toponimi Shëndëlli (mal) ka shpjegim nga dielli. Shërbehet edhe me material folklorik (këngët e motmotit kremtat). Për Tokën ndërlidh shpjegimin e Gea-s me Gjë-ja. Në këtë natyrë gjenet edhe druri dafinë, sipas të cilit mit Dafina e pametamoffizuar ishte dashura e njëanshme e Apolonit, por e përbuzur nga ajo. Është vendi Përroi i Dafinës me plot kulte e besime.. Kulti i lisit të mbirë në vatër, vijimisht prerja e tij ishte ogurzi për vdekjen e meshkujve të shtëpisë. Edhe kulti i Gjarprit dhe e Nuse Lalës (buklës), I shpërndarë anekënd, me rëndësi në shtëpinë shqiptare, trajtohet në këtë studim, si herë mbrojtës të shtëpisë, herë planprishës të saj, duke thithur gjinjtë e bagëtisë. Autorja shtjellon temën e kultit të pemëtarisë së këtushme, sidomos rreth të cilave janë mitet e Buzmit, ullirit, martesë së ullirit me zjarrin, kurorëzimin e nuses, ardhja e përshëndetësit këmbëmbarë I pari fill pas Vitit të Ri.
Kulti i detit është tejet interesant, me utilitaristet kontrovers. Herë është ndëshkues Deti, herë është kurues e shpëtimtar. Ndaj me arsye karakteri i detit definohet në libër me dyfytyrësi të tij, sipas kulteve dhe miteve të Bregdetit Jonian. Mitologjikisht detit i luten me grada “Zoti Det”, me të cilin lidhet fryma e shenjtë Shën Spiridhonit.Si te mite e kulte të tjera që lidhen me dukuritë natyrore (Malet Akrokeraune-Vetëtimave, Qeparizi, ulliri, Buzmi, Dafina, gjarpri), edhe deti paraqet mjet edukimi, burim jete, zhvillimi të fantazisë, ndëshkimit, mëkatit e mëshirës.
Libri “Marrëdhënie të miteve dhe të kulteve të Bregdetit Jonian me ato ndërkufitare” prezanton besime, mite e kulte interesante jo vetëm për zonën bregdetare joniane, por edhe për thellësitë bjeshkore e qiellore shqiptare-greke, si dy popuj më të lashtë të nën qiellit ballkanik, sovranë mitologjik e historik. Disa figura e mite i hasim të variantëzuara edhe në trojet tjera, si bukla për Nuse Lalën, gjarpri i shtëpisë, qeparisi, të cilat i hasim edhe në folklorin e gojëdhënat e legjendat gege. Ky libër ka rëndësi krahasimtare brendashqiptare dhe interlinguale ballkanike.
Utilitariteti kozmopolit i librit merr përmasa jashtëshqiptare me përkthimin e rezymeve në gjuhën angleze dhe greke në fund të tij. Ndaj mite, ritet, kultet, besimet popullore, njësitë folklorike nuk janë vetëm kulturë heleno-shqiptare, por edhe KULT-URË (urë kulturore ku kalojnë me kënaqësi civilizimet historike e aktuale të popujve) qysh nga koha e paleoliti, sipas analizës së autores Irena Gjoni për datëlindjen e mitit e mitologjisë.

Pёr ZSH: Kalosh Çeliku
 — with Diellza BajramiSahit OsmaniFitore ReshitiAdelina Xhetani LiliArsim HaliliRilindasi SuplementAlfred BekaMariela StefanllariAdem DemaçiAlbana Cufaj ZhutaOliverta LilaAlma MileIren PapasMira VlBotimet ShqiptareArlinda DudajPetraq KoteFadil CurriBaki YmeriVido MikelAlide Llogaand Anjeza Sakaj.
Like ·  · Share · October 24, 2010
  • Agron Memeti and 31 others like this.
  • Botimet Shqiptare http://fryma.blogspot.com/...
    NË KUJTESËN E GJELBËRT, NË KUJTESËN E UJËRAVE NË KUJTESËN DHE JETËN E GJAKUT... (POEZI NGA IRENA GJONI )
  • Botimet Shqiptare NË KUJTESËN E GJELBËRT, NË KUJTESËN E UJËRAVE NË KUJTESËN DHE JETËN E GJAKUT... (POEZI NGA IRENA GJONI )

    DËNIM ME VDEKJE SHPIRTIT TË QYTETIT PA LUMË

    Në natën laboratorike,
    kipsi fanatik
    i ze fronin unikut të papërmirësueshëm.

    I jep dënimin me vdekje
    shpirtit të qytetit pa lumë,
    më të shenjtës së idilit të jetëditënatës.

    Endet përbaltjeve të varreve në agoni.
    Pagëzuar "frymëmarrje e frymëmarrjes e fundit"
    Askund nuk duket.

    Rrugëtimeve, baladave
    zëri është tretur…
    e për kë tjetër s'ka jehonë ...

    Rrugëtimeve, baladave
    në kërkim të frymës së fundit.
    Çastin e jetën e mat me një dashuri
    në rendje të verbër vetëm pas tij.

    Unik në ekzistencë të pashkëputshme
    në trininë e verbër
    shpirt-mendje-trup.

    Fryma e fundit që pret,
    vetëm ajo ka fuqinë hyjnore
    të anullimit të dënimit me vdekje.

    … ankthshëm po e pret ...

    NË KUJTESËN DHE JETËN E GJAKUT

    Sonte hëna njëzetekatërshe
    valët jonike lazdron e puth
    për festë është veshur me shpirt të bukur…
    e majë shpirti veron ëndrra ime...për Ty

    Ti flet te unë më shumë se një kujtesë
    Jeton te unë imazh i fortë
    që vishet me frymë e gjak e shpirt e mendje
    Shpirtit të kujtesës sime i jap gjelbërim
    e shpirtit të imazhit tënd kaltërsi jonike

    Oh, dhimbje mort!
    Sa do doja të preknim pak
    fundin e gjelbërt të kujtesës!
    Të mbërrinim deri në kujtesën e ujërave...
    Si përjetim shpirti
    Duke e mbajtur në kujtesën e gjakut

    Oh Zot larg...sa larg e afër jemi...
    unë eci nëpër majën e shpirtit tënd...
    ti nëpër një luginë me mjegull...
    Rrugëtojmë per t’u takuar
    të ngelur perjetësisht
    në kujtesën e gjelbërt
    në kujtesën e ujërave
    në kujtesën dhe jetën e gjakut...

    DASHURI BUZË GREMINE

    Bëmë dashuri buzë një gremine
    Në mollëzat e gishtave të tu,
    një cermë hëne të prek

    Me ty ëngjëll jam dashuruar unë,
    Me ty nata e greminës,
    Me ty hëna e njohur si hajdute zemrash

    S’di kujt t’ia prishësh

    Gremina të josh me fundin e mistershëm
    Gëlltit një copë gremine
    Hëna të josh me cermën e saj
    Gëlltit një copë hënë
    Thua se unë të josh me sekretet e pathëna
    Gëlltit një sekret timin

    Mua më duhet të të shpëtoj
    prej vetes sime, greminës dhe hënës
    Duke të futur në një akuarium shpirti
    të padepërtueshëm prej shumë palë sysh njëherësh

    se dashuria ha koka...

    AUTOPORTRET

    Ngjitur shtyllave të rrugëve

    - Si në kohët e lashta,
    lajmërimet e vdekjeve, - pëshpëris

    (Ej, bukuroshe, kjo erë vjeshte
    ta zhbën nocionin kohë?)

    Fletës së letrës,
    në këmbë i ka ngelur vetëm një gisht,
    i mjafton balerinës virtuoze
    të bëjë vallzimin e vdekjes
    nën ritmin e erës

    Fryma po i del çikë e nga një çikë

    Ekspozitë...fotografike
    Modele...- Biondia...e...Detit
    Fo...to...graf...-me...ndjet... ...e... ...



    a...dh...u...r...u...e...s...v...e...



    ...t...ë... ...s...a...j...

    Shpirti i fluturoi
    rrathëve të ferrit - rrugicave vjeshtake
    Per t’u bastarduar
    Nënkëmbëve të kushedi kujt
    Fotograf - Mendjet e adhuruesve të saj

    E fiksuar fotografive nga mendjet
    Në çastet më fatlume a fatkeqe
    sjellë adhuruesve të saj

    Një vetull perfekte në ironi të dashurisë
    e vjedhur një fije floku e verdhë,
    e mbajtur fatsjellës,
    një arkivol sysh - guackë perle kënaqësi,
    një buzëqeshje vrasëse pa pagesë,
    buzë të kopjuara me karbon të kuq buzësh
    për t’u risjellë pranë netëve ogurzeza,
    një gjoks ngacmues, përtej dekoldeve



    dhe bluzave të ngushta,
    mantel të kuq gëzofësh - mburojë shigjetash,
    një lot i zi,
    përzier me helmin e dhimbjes e rimelit,
    duar të sikletshme, përherë në mbajtje të shanceve,
    ëndrra të mëdhaja,
    pa ditur ditën e lindjes e vdekjes,
    mendje në lojëra fantazie,
    hipnotizuese për të tjerë

    E gjitha e ndarë,
    në një labirinth mendjesh,
    E ngelur në të njëjtin vend,
    E ngelur në të njëjtën moshë,
    E gjendur në të njëjtën bukuri Beatriçase

    Ekspozitë e parë me shpirt të rrënuar,
    E paçuar gjer në fund,
    E trembur nga bukuria e dikurshme,
    Nga adhuruesit e shumtë gati mitikë,
    Nga ëndrrat të ëndërruara dikur fatlume

    Me shëmtimin krijuar prej zhgënjimit,
    Me çmendurinë prapë pinjoll të zhgënjimit,
    Eci rrugëve duke mbledhur gjethet e vjeshtës,
    Me përfytyrime - fotografitë e mendjeve të adhuruesve
    Pa i parë
    Vetëm duke iu trembur
    Bastardimit nga nënkëmbët



    E kushedi kujt...

    KËTU JETOHET, KËTU VDISET

    Këtu jetohet.....dhe vdiset...

    ..maskohen njerëzit
    e kalojnë duke dashuruar

    Vrastar riti i zakonshëm i rutinës.

    E morali me lëkurë dhie
    vrastar për një shpirt bohem

    ku një dashuri...është pak...për dashurinë

    Koha jote rri e veçantë në mua
    Për ty kam kohë sa kam frymë

    ...këtu jetohet... këtu vdiset...

    AVLEMENT GALAKTIK

    Në avlementin galaktik
    ndesh, përshtat , nusëron
    e përpunon ëndrrën

    Pa mundur të kristalizojë
    të vetmin labirinth,
    atë të vetvetes.

    Fat gllabërues
    që barqeve konservon
    lartësimin e profilit

    I aftë të krijojë një tjetër ikonë...

    HESHTON ME KLITHMËN E HESHTJES

    Ëndrra që mbetet në ëndërr.
    Je ti
    Ëndrra që mbetet në ëndërr -
    gur varri
    që rri mbirë në kokën e heshtjes...
    gur varri
    që i flet….ëndrrës
    gur varri
    që heshton në ty
    Heshton me klithmën e heshtjes

    ME TY PO TRUPOJ ZJARRE PA U DJEGUR

    Me ty po trupoj zjarre pa u djegur
    duke të dhuruar zjarrmi nate
    e etje buzëputhje zharitur në mall
    në temperaturë diellore

    Pak...kohë deti me Ty
    ...të kalëronim dallgët...
    Eh, si djersiten ato…
    si vjellin...zallin që kanë brenda

    Kripa e jodi mbi lëkurë
    Konturojnë harta thesaresh dashurish
    Të pazbuluara kurrë
    e të lexueshme vetëm
    nga ata sy me shije deti

    E guacka marroset
    nën ritmin kalorësiak
    të bukuroshit mitik

    ... Me ty po trupoj zjarre pa u djegur...

    NJËZET E KATËR

    Unë i dua thellësitë e mia jonike
    dhe majat e maleve të tu
    Ajo që s’është e thellë
    e nuk kap majat te retë,
    s’ka hyrë kurrë në shpirt
    e s’ka rrëshqitur mbi lëkurë...

    PËRNDRITJE (F)LOÇKE

    Trishtimi endet
    në perëndimin e diellit.
    Muzgu ngrihet nga thellësitë,
    duke mbajtur në sup
    arkivolin e heshtjes.

    Dalëngadalë
    errësira nis rëndon mbi ajrin

    Trupi i (F)loçkës ershëm farfurin
    duke përndritur natën

    Është ora e saj...

    RRUGËTIM

    ... së pari fillohet nga shpirti...
    Pastaj nga lëkura, nga...
    krejt ngadalë, si nëpër mjegull...
    Butë dhe ëndërrueshëm
    rruga për në qendër të botës
    kalon nga era...

    NË TË NJËJTËN TJETËRBOTË...

    Erëligat e orëligat po e ndëshkonin
    shkulshëmflokësh
    shkulshëmrrënjshëm
    shkulshëmzemrash
    përpiqeshin t’ia merrnin
    ikonën e projektuar në zemër.

    Tërbimi frenetik ish’ pa fre
    Pse e deshti
    sa nuk e kishte dasht’
    kush tjetër në këtë jetë
    e nuk kishte për ta dasht’
    as në përtej-jetë.

    Shpirti vajtueshem kolovitet
    nga parajsa në ferr
    Stiksi ishte kufiri i fatit
    Fati ishte AI
    Ajo ishte e destinuar
    të jetonte brenda fatit
    Ajo jetonte brenda tij.

    Ajo po e ndërtonte veten brenda tij
    Ndanin të njëjtin puls zemre
    Një frymëmarrje u mjaftonte të dyve
    Hanin të njëjtin ushqim amëshimi
    Tirrnin të njëjtën fije drite
    Ternin të njëjtin tingull ajri

    Vetëm në një lot ngrinin uragane
    Tek një flokëz dëbore
    ndërtonin themele lumturie
    Deheshin në ekstazë
    nga e njëjta aromë manushaqeje.

    Josheshin nga të njëjtat muza
    Tek i njëjti shikim shpërthenin
    e shuanin vullkane brenda një sekonde
    Shihnin të njëjtën ëndërr apokaliptike

    ... Jetonin në të njëjtën tjetërbotë...



    ... Jetonin në një tjetër njëjtëbotë...
  • Albana Cufaj Zhuta Urime Irena, ngjan si nje yll qe ndricon Jonin te uroj suksese dhe shume krijimttari ....
  • Poezia Shqipe Pershendetje dhe na gezon fakti qe po Ju shohim te Botimet Shqiptare dhe na krijohet favori te bejme disa pyetje.

    Sa e qartë jeni ju, në momentin që nisni të shkruani? Ku doni të arrini apo si do të arrini?

    Si mund të përshkruhet procesi nëpër të cilin kalon një poezi. A keni rregulla apo respektoni ngacmimet që ju vijnë së brendshmi?

    Poetët, apo njerëzit e letrave në përgjithësi, rrëfejnë shpesh për mani, për supersticione që i shoqërojnë gjatë procesit. Çfarë ndodh me ju?

    A keni ju poetë të preferuar, që i dalloni mes të tjerëve, apo poetë më afër të cilëve ndjeheni?

    Ç’problem përbën për ju, numri i paktë i lexuave të poezisë?

    Si do të donit të zhvillohej lënda e letërsisë në shkolla?

    Çfarë muzike do të donit të dëgjonit?

    Çfarë do të donit të realizonit nga ato që quhen pengje?

    Nëse do t’ju kërkonin të bënit një skenar filmi për një shkrimtar, cilin do të zgjidhnit?

    Cilët janë shkrimtarët tuaj të preferuar?
  • Iren Papas (IRENA GJONI) Përshendetje nga Saranda në këtë të diel me diell! Botimet Shqiptare ju falenderoj për këtë surprizë të këndshme për të më bërë pjesë të rubrikës suaj interesante. Ndihem e nderuar dhe e vlerësuar prej jush. Komplimente edhe për realizimin e montazhit fotografik duke evidentuar gjithë kopertinat e librave!
  • Iren Papas Albana përshëndetje. Të falenderoj për urimin dhe qofsh këmbëmbarë e këtij bashkëbisedimi! Suksese edhe ty!
  • Iren Papas Poezia Shqipe përshëndetje dhe ju falenderoj për këtë grup pyetjesh interesante.
    1. Sa e qartë jeni ju, në momentin që nisni të shkruani? Ku doni të arrini apo si do të arrini?
    2.Si mund të përshkruhet procesi nëpë...r të cilin kalon një poezi. A keni rregulla apo respektoni ngacmimet që ju vijnë së brendshmi?
    3.Poetët, apo njerëzit e letrave në përgjithësi, rrëfejnë shpesh për mani, për supersticione që i shoqërojnë gjatë procesit. Çfarë ndodh me ju?
    Po mundohem të jap një përgjigje përmbledhëse për të tri këto pyetje:
    Procesi laboratorik i krijimit është i çuditshëm brenda shpirtit dhe prania e muzave po kaq magjike dhe e pashpjegueshme. Të dyja janë pjesë të fluides, të nënndërgjegjies, të ajrit, të tingullit, të gjuhës. Që nuk dihet dhe ndihet kur vjen, por veç kur është gatitur gjithçka mund të jetë e perceptueshme. Dhe ky proces lind brenda unit, përcillet përtej tij për te lexuesi e për t’u rikthyer përsëri brenda vetes në një formë riciklike. Pra kur lexuesi merr në dorë krijimin, ajo çka lexon përmes gjuhës nuk është vetëm materializimi i mendimit, por edhe pafundësi e shpirtit njerëzor. Kjo është udha e krijimit, apo e zbulimit të vetvetes, e krijimit e rikrijimit të gjithësisë dhe universeve te ndryshme (njerëzore, ose jo) përmes fjalës.Perceptimi i realiteteve, (në mënyrë të vullnetshme, apo të pavullnetshe), përvoja e akumuluar, talenti i lindur, forca të pashpjegueshme hyjnore, aftësia e trillit pleksen së bashku duke u përthyer në prizmit artistik për t’u shfaqur përtej tij me pamjen e krijimit të përfunduar. Nuk kam as manira, as supersticione, por krijimi është në varësi të atyre që përmenda më sipër.
  • Botimet Shqiptare Pyetje nga nje bashkepunetore e Botimeve Shqiptare:

    - cila ka qene shtysa e pare, momenti i pare dhe per cfare keni shkruar per heren tuaj te pare
    -si ,mendon, nga ndryshon poezia e nje poeti nga ajo e nje poeteshe?
    - femrat, per me shume se 20 shekuj kane sherbyer si muze per poetin, pra si objekt, po tani qe ato jane subjekt, qe flasin per vetveten, cila mendon se sherben si muze per ta, a eshte gjithnje nje burre, muza(i) e nje poeteje?
    - pse shkruahet me shume poezi (pothuajse gjysma e adoleshenteve shkruajne) dhe jo proze, sepse eshte me e lehte, apo sepse eshte me personale?
    - a duhet te permbaje vetem ndjenje poezia, apo edhe mendim? 
    - a ka pasur raste kur ne poezi keni shprehur nje gje aq personale sa te mendonit se te tjeret mund t'ju paragjykojne per kete?
    - duke qene se ka shume qe shkruajne poezi, a ju deshperon kjo, duke patur parasysh faktin se perzgjedhja behet me e eger?
    po perhapen me shpejtesi librat elektronike, cilet preferoni, ata apo librat me flete? pse?
    - cdo artist ben gjera qe jo vetem te kenaqe te tjeret por mbi te gjitha shkruan per ndjesite, perceptmet e boten e tij, eshte e pashmangshme, por kjo shpesh ben qe ai te bjere si shatervani qe qarkullon ujin e tij... si ia beni ta tejkaloni vetveten
  • Mimoza Cufaj Rexhvelaj Urime Irena,suksese :))
  • Iren Papas 1.A keni ju poetë të preferuar, që i dalloni mes të tjerëve, apo poetë më afër të cilëve ndjeheni?
    Kam pasë preferencat e mia në rryma dhe autorë, por jo deri në shndërrimin në idhuj, apo të më kenë inspiruar. Kam preferuar atë që është konsideruar vlerë në letërsi, pavarësisht nga vendi, koha apo rraca e autorit që e ka shkruar. Preferoj letërsinë e antikitetit. Por kjo nuk do të thotë se po kaq shumë mund të mos më pëlqejnë autorë modernë e postpodernë. Apo që letërsia e realizmit magjik, ndonjëherë më le pa frymë etj. Apo që letërsia e viteve 30’ në Shqipëri më shijon ta rilexoj etj. etj. etj. Dhe ndër të preferuarit e mi (por jo idhuj), përmend Lasgush Poradecin, Faik Konicën, Petro Markon e Anton Pashkun, apo Gabriel Garcia Markez, Marin Soresku, Pol Elyar e Ernest Heminguej. E per çastin nuk mund të rendit të tjerë për të mos humbur ritmin e përgjigjeve.
  • Iren Papas Mimoza faleminderit e mbarësi për ju!
  • Tefta Sala Begu Mirdita Irena!Nuk mè ngelet gjè tjetèr vetèm tju uroj pèr bukurinè dhe virtualitetin tuaj nè kètè rrugè fisnike por edhe tè vèshtirè,ndjej qè brenda shpirtit tuaj buron njè talent i pèrsosur,por edhe njè domosdoshmèri shprehie nè tè shkruar.Ju uroj mirèseardhjen qè ju e keni nisur tashmè!
  • Iren Papas Vazhdim i Poezisë Shqipe:
    Ç’problem përbën për ju, numri i paktë i lexuave të poezisë?
    Për mua nuk përbën problem numri i lexuesve të paktë të poezisë, sepse gjithmonë e kam konsideruar si lloj letrar elitar.Jo kushdo mund ta shijojë poezinë.
  • Alketa Boci e dashur iren,pergezimet e mia nga athina.....i lexova me endje shenimet e shkruara, u lumturova qe nje mikesha ime ,bregdetsja ime con me penen e saj elegante, traditat kulturore te shtepise se saj..... se nga nje vend i vogel qe rrahet nga dallget dhe ererat e jonit,dalin njerez te medhenj..... perqafime...
  • Iren Papas Si do të donit të zhvillohej lënda e letërsisë në shkolla?
    Me programet e fundit të lendës së letërsisë, vetëm letërsi nuk mund të zhvillohet si duhet në gjimnazet e Shqipërisë duke u shndërruar në një problem shumë të madh. Është cunguar në maksimum hapësira që i është lënë letërsisë, dukei dhënë një hapësirë shumë të madhe gjuhësisë në letërsi e kryesisht teksteve me funksion praktik në kurriz të teksteve me funksion estetik, pra letërsisë. Pra dalin nxënësit nga gjimnazi, pa njohur emrat më të mëdhenj të letërsisë botërore, apo duke bërë kapërcime rrymash për mungesë orësh. Ky është një problem shumë i madh që meriton një kohë dhe vend tjetër për t'u trajtuar më gjerë.
  • Iren Papas Tefta ju falenderoj për komentin vlerësues dhe inkurajues! Gjithë të mirat edhe për ju!
  • Iren Papas Alketa të falenderoj për komentin dhe vlerësimet! Joni nuk duhet të ngelet veç Jon. A ka mundësi ta bëjmë Mesdhe? (Shprehet një njeri i letrave). Prej tij duhet përcjellë çdo vlerë intelektuale, traditë, etnofolklor, ndjeshmëri e mbi gjithçka vlerë njerëzore, si një borxh ndaj një armate të tërë intelektualësh që kanë punuar një jetë në hije.
  • Iren Papas Çfarë muzike do të donit të dëgjonit?
    Në përgjithësi më pëlqen muzika që ka "melodi". Në varësi të çastit preferencat mund të jenë të ndryshme, por mbizotëruese baladat, muzika latine, muzika klasike mes modernes kryesisht që kërcehet si: valsi e tango. Kryesore është që muzika te unë ka një impakt të jashtëzakonshëm.
  • Iren Papas Çfarë do të donit të realizonit nga ato që quhen pengje?
    Një shkollim të mirë në një universitet prestigjioz në Evropë ose Amerikë.
  • Lirim Alija Pershendetje nga Roma!
    Nje seri pyetjesh per Ju:
    Keni më shume miq apo armiq?
    Cila është familja Juaj?
    Një ditë e zakonshme e Juaja?
    Një ditë e jashtëzakonshme?
    Një gjë përballë së cilës ndiheni e pafuqishme?
    Çfarë ju lodh më shumë?
    Raporetet tuaja me:
    paranë,
    meshkujt,
    seksin,
    gazetat,
    pijen,
    duhanin,
    botuesit,
    televizionin,
    radion,
    udhetimet,
    Sarandën,
    Tiranën,
    Kosovën,
    shqiptarët e Maqedonisë dhe të viseve të tjera,
    diasporën,
    festivalet poetike,
    miqtë në Facebook,
    politiken,
    shtetin?
  • Iren Papas Nëse do t’ju kërkonin të bënit një skenar filmi për një shkrimtar, cilin do të zgjidhnit?
    Pa dyshim për Markezin dhe Kavafin. Nuk di kë do zgjidhja mes të dyve. Dhe pas tyre Nerudën. Madje nga tendenca për t'u përgjigjur shpejt, harrova të rendis këta dy autorë të mi shumë të dashur.
  • Botimet Shqiptare A ka arti detyra? A mund të flitet për detyrë të letërsisë në emancipimin e shoqërisë? Cili është përfundimi i kësaj teze kur letërsia përditë e më shumë po humbet terren ndaj prirjeve ekstramoderne të njeriut?
  • Iren Papas Sihana ju falenderoj shumë që merrni pjesë në këtë bashkëbisedim. Me kënaqesi do t'ju përgjigjem pyetjeve tuaj, por me intervale meqë janë shumë. Kryesore është që do të keni përgjigje për të gjitha.
  • Ivana Poezi Urime te perzemerta Iren!
  • Iren Papas Për Sihanën:
    1.Çfarë është lumturia absolute për ju?
    Gjithmonë ka qenë i kontenstueshëm koncepti i lumturisë e aq më tepër i lumturisë absolute, sepse njeriu është gjithmonë në kërkim dhe gjithmonë i paplotësuar. Ajo që për të sot mund të konsiderohet lumturi absolute, në një të ardhme të afërt a të largët, mund të jetë thjesht një përditshmëri.
    2.Çfarë ju bën të zgjoheni në mëngjes?
    Për shkak të angaxhimeve të mia, më duhet të punoj deri vonë natën dhe e kam me shumë siklet zgjimin e mëngjesit. Por detyrimi për t'u zgjuar, më zgjon.
    3.Hera e fundit që keni qeshur me shpirt?
    Jam njeri i prirur për të parë pozitivisht ndaj dhe detajet e vogla më bëjnë të harroj gjithçka e të qesh me shpirt edhe për nj lapsus.
  • Iren Papas Të falenderoj Ivan e dashur për prezencën tënde!
  • Iren Papas 4.Tipari kryesor i karakterit tuaj?
    Ndjeshmëria (shumë emotive), vullneti, altruizmi.
    5.Defekti juaj kryesor?
    Duhet të jem më pak idealiste.
    6.Ndaj cilave gabime jeni më tolerante?
    Atyre që nuk kanë të bëjnë me shkeljen e parimeve të mia.
    7.Me cilat personalitete historike identifikoheni më
    shumë?
    Dëshiroj në çdo kohë të kem profilin tim origjinal, të pangatërrueshëm me askënd.
  • Dhimitër Kokaveshi Përshendetje dhe urime. Për koiçidencë dje, unë lexoja vargjet e tua dhe ju jam përgjigjur me një shkrim. Suksese gjithmonë..
  • Iren Papas 8.Udhëtimi juaj i preferuar?
    Një udhëtim në Hënë. I parealizueshë?! Një udhëtim romantik në Paris, në Venecia ose në Spanjën e ritmeve latine.
    9. Shkrimtarët tuaj më të dashur?
    Iu përgjigja më sipër.
    10.Cilin virtyt vlerësoni më shumë te një burrë?
    Te një mashkull vlerësoj inteligjencën, sinqeritetin dhe përkushtimin maksimal ndaj femrës që dashuron.
    11.Tek një grua?
    Intelektin përzier me feminilitet dhe sinqeritetin.
  • Iren Papas Ju falenderoj Dhimitër që më shkruat. Suksese edhe ju. Tani e pash komentin dhe po e citoj:
    Dhimitër Kokaveshi Të gjitha pyetjet po t'i vështroj mirë njeriu, duhet t'i drejtojë gjithmonë krijimit njeri. Ishte një përkushtim shumë i madh dhe mund t'ju them se vetëm njohja dhe dijet e njerëzve të lexuar dhe me kulturë mund të ngrënë një pjedestal të tillë. Përshendetje.Por shpesh preferohet ajo e thjeshta që nuk kërkon shumë mendim.Ishte kënaqesi që i lexova.
    15 orë më parë ·
  • Iren Papas 12.Kompozitori juaj i preferuar?
    Shtrausi me valset e tij.
    13.Kënga që fërshëlleni kur bëni dush?
    "Kur të jesh mëryitur shumë" Tekst i Agollit, muzikë e Gjebresë.
    14.Ngjyra juaj e preferuar?
    E kuqja dhe e kaltra.
    15. Kë konsideroni si suksesin tuaj më të madh?
    Që gjithçka që kam arritur deri tani, e kam arritur nëpërmjet punës sime dhe me dinjitet (edhe pse me vonesë në disa aspekte).
    16.Pija juaj e preferuar?
    Uji.
    17.Çfarë është ajo për të cilën pendoheni më shumë?
    Kërkoj perfeksionin në çdo gjë dhe mosrealizimi i saj, më bën të pendohem se mos rruga që kam ndjekur nuk ka qenë më e mira. Megjithatë, ngushëllohem më vonë duke thënë që në çdo moment unë jap dhe bëj më të mirën e mundshme.

Google+ Followers