Intervistë me Irena Gjonin, poete dhe studiuese nga Saranda (Pjesa e dytë)


  • Botimet Shqiptare Irena Gjoni

    Tatuazh në shpirt të detit

    NJËZET E KATËR

    Unë i dua thellësitë e mia jonike
    dhe majat e maleve të tu
    Ajo që s’është e thellë
    e nuk kap majat te retë,
    s’ka hyrë kurrë në shpirt
    e s’ka rrëshqitur mbi lëkurë...

    SHTOI ZOT VALLET

    Shtojzovallet kishin epoka pa bërë vizitë
    Në botën dhe jetën e njerëzve
    Kurioziteti shtojzovall nisi rrugën
    me fustane të bardhë antike
    që ngatërronin epokat, gojëdhënat

    ... ... ...
    ... ... ...
    ... ... ...

    Hapën sytë në frymëmarrjen e zgjuar te njëra-tjetrës
    Sikur shumë bukuri,
    të kishin një mendje
    Kujtonin rrugën nëpër ngatërrim epokash, gojëdhënash
    Takim me një shpirt të vrarë
    Në momentin ku i lihej i pazhdukshëm,
    Një tatuazh zhgënjimi
    Dhe nga dhimbja klithte me tërbim sakati

    Shtojzovallet e dhimsura,
    Kaq panë në botën e njerëzve
    Në një vizitë,
    Shumë më te shkurtër se rruga

    Gjithçka u dukej makth ëndrre, makth drite
    trupëzuar tek një flokëverdhë si shtojzovallet
    Ulur në hijen e zonjave të shtëpisë
    Duke thurur gërsheta tatuazhesh zhgënjimi
    Të tepruara nga një natë më parë
    Në pritje të “MIRËMËNGJESIT” të shtojzovalleve

    Duke u ngjasuar me veten,
    Me frymë i lanë trupin,
    Me qerpikët e gjatë i krehën flokët,
    Zërat dhe dritat ia qepën mantel,
    Duke e bërë simotrën e tyre

    Nën ritmin shtojzovall:
    “SHTOI ZOT VALLET”
    Shtojzovallja e re kërcente
    Duke argëtuar dhe tatuazhin e zhgënjimit...

    NE VEND TE PROLOGUT

    Këtu
    jam një dilemë e rrënjosur në përjetësi;
    ëndërrim flakërues që turfullon si kalë i harbuar;
    melankoli e muzgut;
    demon i zbutur e hiç në krijim fytyrash;
    prekje e realitetit me shqisat e të verbërit;
    një psherëtimë galaktike;
    një jehonë e saj në shpellat primitive;
    dashuri e mallkuar në mëkate epshi;
    perlë princesash e nimfë e pavdekshme;
    mallkim i vendosur në altar martese;
    mjegull e djegur në hapësirë të plakur;
    tradhëti shkretëtire në oaze makthesh;
    engjëll misteresh i dalë prej ferrmendjeve;
    një lot shumëngjyrësh i theksuar nga koha;
    imazh i rilindur prej hirit që predikon;
    tatuazh në shpirt të detit.

    Këtu
    jam vetvetja
    në pretendim
    që të ngelem vetvetja në çdo kohë…

    DASHURI BUZË GREMINE

    Bëmë dashuri buzë një gremine
    Në mollëzat e gishtave të tu,
    një cermë hëne të prek

    Me ty ëngjëll jam dashuruar unë,
    Me ty nata e greminës,
    Me ty hëna e njohur si hajdute zemrash

    S’di kujt t’ia prishësh

    Gremina të josh me fundin e mistershëm
    Gëlltit një copë gremine
    Hëna të josh me cermën e saj
    Gëlltit një copë hënë
    Thua se unë të josh me sekretet e pathëna
    Gëlltit një sekret timin

    Mua më duhet të të shpëtoj
    prej vetes sime, greminës dhe hënës
    Duke të futur në një akuarium shpirti
    të padepërtueshëm prej shumë palë sysh njëherësh

    se dashuria ha koka...

    PËRNDRITJE (F)LOÇKE

    Trishtimi endet
    në perëndimin e diellit.
    Muzgu ngrihet nga thellësitë,
    duke mbajtur në sup
    arkivolin e heshtjes.

    Dalëngadalë
    erresira nis rëndon mbi ajrin

    Trupi i (F)loçkës ershëm farfurin
    duke përndritur natën

    Eshtë ora e saj...

    PUTHJE

    Një çast puthjeje-
    një mrekulli bote

    Strukur
    si princesha e perlave
    Brenda guackës
    së shpirtit të muzgut

    Një çast puthjeje-
    një mrekulli bote...

    PENG NË VARREZA

    Në mbërritje tek çdo qytetërim,
    Pyes ku janë varrezat

    Marr rrugën e dritës së lagësht
    duke i ruajtur sytë prej ftohjes
    për të mos humbur spektaklin
    e dhënë enkas për mua

    Një trompë e ngjirur-
    gërrisje e portës së varrezave
    e lodhur nga përsëritjet shekullore,
    uron mirëseardhjen time

    Parada e qiparizave të ngatërruar në moshë,
    bën përzgjedhjen e mysafirëve
    të hyrë nëpërmjet portës së tyre

    Portë qiparizash,
    e hapur kanatash për kukuvajkat,
    E mbyllur përjetësisht për diellin
    Këmbëngulës përtej portës
    ku përditë, gjatë gjithë ditës,
    ka perëndime varrezash
    dhe muzgje varrezash

    Hapat e nemitur,
    përshkojnë relievët e bardhë të varreve
    Atelie të ekspozitës së fotografive të të vdekurve
    Aty - këtu fatsjellësit e së gjallës,
    që jetojnë ende
    si relike të qytetërimeve të vdekura
    Ndoshta fatsjellës dhe për flirte,
    dashuri skeletesh
    Gjithçka në kthetrat
    e konglomerateve të vajeve
    ... ... ... ...
    Koha po gërryen
    Duke më lënë peng të saj në varreza
    Në këtë rudiment
    të botës së zhurmshme të së gjallës...
  • Botimet Shqiptare Irena Gjoni

    Tatuazh në shpirt të detit

    TATUAZH NË LEKURËN E DITËVE

    Në lëkurën e ditëve
    me majën e stërkalave të detit
    të djegur nga malli për ty,
    Le në tatuazh fytyrën time

    Që t’i ngjaj origjinalit,
    i derdh flokëve
    parfum mimozash të verdha
    të mbira, të bleruara e të lulëzuara
    në rrugën e detit
    përshkuar me hapa të kaltër
    ku çdo hapkaltër i penduar,
    kthehej mbrapsh

    Duke u shndërruar në një saksi mimoze
    që për t’u bërë parfumi
    më epshndjellës në botë,
    thithte me zemër
    esencën e jodit, kripës
    kaltërsisë dhe hapësirës

    ...Ndaj tatuazhi në lëkurën e ditëve
    më ngjan tmerrësisht mua...

    ZOT NA RUAJ

    Makthet e përditshëm
    Ëngjëllorë në absurdin e tyre
    Maktherozionëngjëllor

    Çuditshëm si një gjarpër i dehur
    lëpin dhe përpin
    plagët e lëna përditshëm nga vuajtjet,
    nga pasiguria amorfe,
    që bëhet më hermetike në dëshifrim
    nga format kameleon që shfaq.

    Nga iluzionet e djegura
    prej vet iluzioneve
    Nga gjaku që pikon mbi të ardhmen
    pa e ditur ku e ka burimin,
    pa e ditur në e ushqen për ringjallje,
    apo për inekzistencë...?

    Zot na ruaj!

    NATË ALI PASHE

    " Sonte gjumë s’ka Janina
    Val’ e gjolit diçka thotë
    Ujë të ëmbël pi Frosina
    Ali Pasha helm dhe lotë..."
    (Populli)

    ...ma pëshpërit si ledhatim mes flokësh
    ...më puth ëndërrisht
    ...ma pëshpërit përsëri
    për të më arratisur gjumin

    Ëmbël ma nis ogurin e vrasjes
    në këtë natë sterrë përballë Posejdonit
    Ku heshtjen e sipërfaqshme
    e shprish angullima e qenit
    dhe oshëtima e valëve…

    Heshto ti qen që angullin për kob!
    Heshto!
    Heshto det, heshto dhe ti!
    Dëgjohet klithma e heshtur e vrasjes sime!

    Njeriu që po më vret
    më përqafon fort, përkëdhelshëm,
    dhimbshëm, dashurisht, përmallshëm
    në krahët e tij.
    Vazhdon të më puthë
    O Perëndi, më ëmbël se vetë Erosi

    Je ti Ali Pash modern,
    endur labirintheve
    te kujtesave të kohëve
    që përzgjedh për të më vrarë
    pikërisht me dashuri

    Je ti
    projektuesi i imaxheve
    të zhgjëndërrta të së ardhmes
    që me vret
    duke më lënë gjallë…

    RRUGËTIM

    ... së pari fillohet nga shpirti...
    Pastaj nga lëkura, nga...
    krejt ngadalë, si nëpër mjegull...
    Butë dhe ëndërrisht...
    rruga për në qendër të botës
    kalon nga era...

    RECETË PËR SHËRIMIN E TRURIT

    Truri i dhimbte tmerrësisht
    Mikrobi i mendimit të burgosur
    nga prangat e syve të tij,
    mori vetëm një hallkë,
    si relike të një kohe
    e avancoi thellë e më thellë

    Në rrebelim dhimbjeje truri,
    iu servir një recetë:

    Në mëngjes - një ditë e pirë pa ujë
    Në paradreke - dy lugë Luvër
    Në drekë - tri rreze hëne
    Në pasdreke - nje gotë famë
    (Kujdes!
    Gotëza duhet të jetë e sterilizuar,
    në temperaturë të shekullit të 22-të
    se fama hyn në reaksion asnjanësimi
    edhe me një kokrrizë mikroskopike xhelozie)
    Në paradarkë - gjysmë kokrre lumturi
    (Edhe me këte duhet kujdesuar si për famën)
    Në darkë - një sy trupash të shkuar në parajsë
    Në pasdarkë - dy copëza dashuri
    E në mesnatë - tri rreze dielli

    Me dhimbjen e trurit dhe recetën në dorë,
    (kurë e konsideruar 100% shëronjëse)
    Labirintheve endshem gjithë farmacive te botës
    Që nga koha kur majmunit i dha lamtumirën
    e deri më sot

    Kurrë s’i bëri dot të gjitha bashkë
    Ndoshta dhimbja e tmerrshme e trurit,
    ka për të pushuar kur të rinisë sërisht
    ish - bashkëjetesën me majmunin
    e mikrobi i mendimit ka për të vdekur...

    LARGËSI DRITE

    Në kalanë trikohëshe bie dëborë
    Mbi syprinën e detit jonik bie shi
    Në shpirt e në zemër ndizen zjarre
    dhe ëmbël shërbehet ëmbëlsi

    BIONDIA E DETIT

    Biondia e Detit
    Përmbysi Detin
    Iku e larë mëkatesh
    (Pa të fundit)

    E shndërruar në një ujëvarë bionde
    Që binte mbi përndritjen e një qiriri,
    Strehim gjeti tek shtëpia e Muzave
    Si për të qenë më afër zemrës së qiellit
    Prej nga priste një kartolinë
    me urim mbretërish ciganë

    Që nëpër rrugë vetëtimash,
    do t’i shtynin
    Duke u pëshpëritur me zë sirenash
    në tundim për mbërritje të shpejtë

    “Unë një cigan
    imagjinoni në sa i mirë do të shndërrohem
    Kur të njelmtësohem në flokët e ujëvarës bionde
    Ikni, ikni në vrapime të çmendura
    ju urime mbretërish ciganë”

    Por gjarpërinjtë e zjarrtë të vetëtimave
    kafshonin kokët, bishtat e njëri-tjetrit
    duke lënë rrugë në mes
    a duke krijuar udhëkryqe

    Dhe urimet e mbretërve ciganë
    ende s’kanë mbërritur tek
    Biondia e Detit 

    ... JETONIN NË TË NJËJTËN TJETËRBOTË...

    Erëligat e orëligat po e ndëshkonin
    shkulshëmflokësh
    shkulshëmrrënjshëm
    shkulshëmzemrash
    përpiqeshin t’ia merrnin

    Tërbimi frenetik ish’ pa fre
    Pse e deshti
    sa nuk e kishte dasht’
    kush tjetër në këtë jetë
    e nuk kishte për ta dasht’
    as në përtejjetë.

    Shpirti vajtueshem kolovitet
    nga parajsa në ferr
    Stiksi ishte kufiri i fatit
    Fati ishte AI
    Ajo ishte e destinuar
    të jetonte brenda fatit
    Ajo jetonte brenda tij.

    Ajo po e ndërtonte veten brenda tij
    Ndanin të njëjtin pulsion zemre
    Një frymëmarrje u mjaftonte të dyve
    Hanin të njëjtin ushqim amëshimi
    Tirrnin të njëjtën fije drite
    Ternin të njëjtin tingull ajri

    Vetëm në një lot ngrinin uragane
    Tek një flokëz dëbore
    ndërtonin themele lumturie
    Deheshin në ekstazë
    nga e njëjta aromë manushaqeje

    Udhëhiqeshin nga të njëjtat muza
    Tek i njëjti shikim shpërthenin
    e shuanin vullkane brenda një sekonde
    Shihnin të njjjtën ëndërr apokaliptike

    ... Jetonin në të njëjtën tjetërbotë...
  • Botimet Shqiptare Irena Gjoni

    Tatuazh në shpirt të detit

    DASHURIA SI ZJARRET E CIGANËVE

    Hënëzoj ditët që u mungon hëna
    Dielloj netët që u mungon dielli
    Sa herë shoh sytë e tu prej përralle

    Thith helmin e ditëve
    Vjell gëzimin e netëve
    Kur më arratisen prej shikimit
    sytë e tu prej përralle cigan

    Në zemër, në tru, në shpirtin tim,
    ndeze një dashuri të çmendur
    si zjarret e fisit tënd

    Një dashuri - zjarr ciganësh
    që s’dihet sa do të zgjasë
    që s’dihet:
    në do të shndërrohet i gjithi në hi,
    në do të ngelen ende urë të shuara përdhunshëm,
    në do të merren prej tij
    disa thëngjij për të ndezur një zjarr të ri
    (të paktën për të krijuar egzistencën e dikurshme
    të një zjarri të lashtë
    si qiri i ndezur mbi kufomat e së shkuarës)

    ... që s’dihet...

    Ah, kjo dashuri si zjarret e ciganëve...

    KOHË TEK SHTYLLAT E HERAKLIUT

    Më në fund...
    Më në fund mbërrita
    tek Shtyllat e Herakliut

    Gdhendur në njërën
    (Ndoshta prej parambërritit tim
    A ndoshta prej mbërritit të parë
    pas Herakliut)
    deri në shpirt te shkëmbit
    gati në thërrmim gjeta fjalët:
    “KOHA SHËRON GJITHÇKA,
    PAÇKA SE ME VONESË”

    Në hutimin tim,
    në të pabesë më puthi
    Perëndia e Diellit

    Unë riktheva të puthurën
    po në të pabesë
    Në gdhendje tek shtylla tjetër:
    “PO NËSE S’KE MË KOHË,
    MOS NDOSHTA ME PLAGË TË PASHËRUARA
    TË DUHET TË VDESËSH?”

    Më në fund...
    Më në fund mbërrita
    Tek Shtyllat e Herakliut
    Para më pak se të më dilte gjumi...

    DEDIKIM MUA

    E mora zemrën në njërën dorë
    Dhe me dorën tjetër në zemër,
    U nisa…

    Trokita në një derë lyer me bojë të artë
    Prita.
    Dhe drynin me ndryshk,
    vetëm atëherë e pashë
    Atëherë kur qe bërë natë
    (Mallkuar sytë e mi
    që dinin të shihnin veç natën)

    E mora dorën ngarkuar
    me sytë e mallkuar
    dhe e futa në xhep
    (Në një xhep të verbër
    që ish ‘pagëzuar nga soji i banorëve të tij)

    U ktheva…

    Veten s’e gjeta atje ku e lashë
    Gjeta vetëm qenin besnik
    që ruante shtëpinë e braktisur

    Atëherë u ula të qaja
    për vete, për zemrën e ikur,
    shtëpinë e braktisur,
    për sytë e vjedhur nga xhepi
    dhe atë tatuazhin e vajzës,
    vdekur në asfaltin e thatë
    që s’kishte kush ta lante më me lotë

    U ula të qaja dhe qesha
    Kisha harruar se të qash pa sy
    dhe me zemër të lënë diku,
    Është e pamundur

    U ngrita i verbuar dhe eca drejt vetes
    Truri më tha t’i thosha vetes i bindur
    se kisha vdekur më në fund…

    * * *
    Ëndrra thonë që është e shkurtër,
    por ajo që le pas, është e gjatë
    Më e gjatë se gjatësia e jetës së fundme
    Dhe pak më e shkurtër
    se gjatësia e jetës së përjetshme

    ...JO ME LOTË NË SY, POR...

    ...me sytë në lotë
    Në një akuarium grushtash,
    Eci rrugëve të verbëra të detit
    Për të gjetur ty shpirt

    Egziston,
    a je imazh iluzionesh vallë... ? !

    AUTOPORTRET

    Ngjitur shtyllave të rrugëve

    - Si në kohët e lashta,
    lajmërimet e vdekjeve, - pëshpëris

    (Ej, bukuroshe, kjo erë vjeshte
    ta zhbën nocionin kohë?)

    Fletës së letrës,
    në këmbë i ka ngelur vetëm një gisht,
    i mjafton balerinës virtuoze
    të bëjë vallzimin e vdekjes
    nën ritmin e erës

    Fryma po i del çikë e nga një çikë

    Ekspozitë...fotografike
    Modele...- Biondia...e...Detit
    Fo...to...graf...-me...ndjet... ...e... ...



    a...dh...u...r...u...e...s...v...e...



    ...t...ë... ...s...a...j...

    Shpirti i fluturoi
    rrathëve të ferrit - rrugicave vjeshtake
    Per t’u bastarduar
    Nënkëmbëve të kushedi kujt
    Fotograf - Mendjet e adhuruesve të saj

    E fiksuar fotografive nga mendjet
    Në çastet më fatlume a fatkeqe
    sjellë adhuruesve të saj

    Një vetull perfekte në ironi të dashurisë
    e vjedhur një fije floku e verdhë,
    e mbajtur fatsjellës,
    një arkivol sysh - guackë perle kënaqësi,
    një buzëqeshje vrasëse pa pagesë,
    buzë të kopjuara me karbon të kuq buzësh
    për t’u risjellë pranë netëve ogurzeza,
    një gjoks ngacmues, përtej dekoldeve



    dhe bluzave të ngushta,
    mantel të kuq gëzofësh - mburojë shigjetash,
    një lot i zi,
    përzier me helmin e dhimbjes e rimelit,
    duar të sikletshme, përherë në mbajtje të shanceve,
    ëndrra të mëdhaja,
    pa ditur ditën e lindjes e vdekjes,
    mendje në lojëra fantazie,
    hipnotizuese për të tjerë

    E gjitha e ndarë,
    në një labirinth mendjesh,
    E ngelur në të njëjtin vend,
    E ngelur në të njëjtën moshë,
    E gjendur në të njëjtën bukuri Beatriçase

    Ekspozitë e parë me shpirt të rrënuar,
    E paçuar gjer në fund,
    E trembur nga bukuria e dikurshme,
    Nga adhuruesit e shumtë gati mitikë,
    Nga ëndrrat të ëndërruara dikur fatlume

    Me shëmtimin krijuar prej zhgënjimit,
    Me çmendurinë prapë pinjoll të zhgënjimit,
    Eci rrugëve duke mbledhur gjethet e vjeshtës,
    Me përfytyrime - fotografitë e mendjeve të adhuruesve
    Pa i parë
    Vetëm duke iu trembur
    Bastardimit nga nënkëmbët



    E kushedi kujt...
  • Es Alaj Pershendetje dhe urime per opusin tuaj letrar

    do me pelqente te dija se: bota juaj e brendshme a eshte paralel me boten e jashtme?

    a thoni gjithmone dukurine e natyres ne poezi apo gershetoni fantazine?

    c'ka mendoni per mbi natyren tone qe krijoj natyren ku hedhim capet e jetojm si qenje humane? 

    flm e urime prap per boten tuaj te pasur artistike nga un Kosovari!!!
  • Iren Papas 18Çfarë urreni më shumë në këtë botë?
    Nuk jam natyrë që urrej. Në marrëdhëniet njerëzore dua ta shoh gotën gjysmëplot. Ndërsa në këtë botë që na rrëthon, ka fenomene që nuk më pëlqejnë sidomos "ligji i xhunglës" mes njerëzve.
    19.Frika juaj më e madhe?
    Frika më e madhe është humbja e vdekja e njerëzve të mi të dashur.
    20.Në çfarë rastesh zgjidhni të thoni gënjeshtra?
    Jam me parimin më mirë një e vërtetë që dhemb, sesa një gënjeshtër. 
    Gënjeshtra futet te ato gabimet që nuk e toleroj as te vetja.
    21.Keni dhënë ndonjëherë ryshfet?
    Shyqyr Zotit nuk më është dashur të jap. Ama nëse do të vihej në rrezik jeta e njerëzve të mi të dashur, do të jipja pa u menduar.
    22.Cila është motoja juaj?
    Një flutur rreh krahët mbi petalet e një luleje në Kinë dhe krijon një uragan në Karaibe
  • Iren Papas 23.Si do të dëshironit të vdisnit?
    Duke qenë pranë me njeriun e zemrës në një përqafim hyjnor diku në një perëndim dielli buzë detit, ose në një pyll vjeshte.
    24.Po të ndodhte të takonit Zotin, çfarë do t'i thoshit?
    Varet nga momenti kur e takoj Zotin hahaha. Që të rikthej kohën pas. Që të mund të shoh përsëri prindërit e mi të rinj. Që të mund të bëj të përjetshëm (fizikisht) njerëzit që dua. Brenda kësaj edhe gjenitë e cdo fushe. Që dashuria të jetë lajtmotivi i njerëzimit.
    25.Në çfarë gjendje shpirtërore gjendeni kohët e fundit?
    Pikërisht në këtë çast, ndihem paksa në ankth dhe e preokupuar që lexuesit e mi, të ndihen mirë brenda përgjigjeve të mia. Ndërsa si periudhë, është një gjendje shpirtërore në trazime ekstreme pas zenitit.Ku cdo ditë dua ta konsideroj një zenit.
  • Iren Papas Esat ju falenderoj që më shkruajtët! Them se bota ime e brendshme, është paralel me botën time të jashtme. Ndihem e kompletuar fal edhe fatit. 
    Pak më lart e shpjegova se si funksionon procesi i krijimit dhe nuk ka gjëra të prera me thikë që këtu ka natyrë, fenomen, apo fantazi. po e ricitoj për ju: "Procesi laboratorik i krijimit është i çuditshëm brenda shpirtit dhe prania e muzave po kaq magjike dhe e pashpjegueshme. Të dyja janë pjesë të fluides, të nënndërgjegjies, të ajrit, të tingullit, të gjuhës. Që nuk dihet dhe ndihet kur vjen, por veç kur është gatitur gjithçka mund të jetë e perceptueshme. Dhe ky proces lind brenda unit, përcillet përtej tij për te lexuesi e për t’u rikthyer përsëri brenda vetes në një formë riciklike. Pra kur lexuesi merr në dorë krijimin, ajo çka lexon përmes gjuhës nuk është vetëm materializimi i mendimit, por edhe pafundësi e shpirtit njerëzor. Kjo është udha e krijimit, apo e zbulimit të vetvetes, e krijimit e rikrijimit të gjithësisë dhe universeve te ndryshme (njerëzore, ose jo) përmes fjalës.Perceptimi i realiteteve, (në mënyrë të vullnetshme, apo të pavullnetshe), përvoja e akumuluar, talenti i lindur, forca të pashpjegueshme hyjnore, aftësia e trillit pleksen së bashku duke u përthyer në prizmit artistik për t’u shfaqur përtej tij me pamjen e krijimit."
  • Iren Papas Ju falenderoj Zana Krasniqi për pyetjet tuaja. Dhe po ju përgjigjem.
    1.Gjurmët që lë poeti me penën e tij, janë si ato gjurmët në dëborë, vetëm të një stine që duke kaluar koha shkrihen në kujtesë apo skalisin në shpirtin e një lexuesi motive jete?
    Përpiqem që poezia ime të "ngelet" te lexuesi. Që edhe kur ta ketë mbyllur librin, ai ta marrë me vete poezinë time. Që edhe kur të kalojnë stinët, atë ta ket mikeshë të patjetërsueshme në çastet deçizive. Sa ia kam arritur?! Këtë më mirë mund ta thotë lexuesi.
  • Arsim Halili Unë i uroj mikes time, poetes dhe studueses të kaloj çastet më të këndshme si mysafire e Botimeve shqiptare.Shumë suksese në botën e saj të pashterrshme artistike.
  • Iren Papas Arsim të falenderoj që je i pranishëm në këtë bashkëbisedim. Si dhe për intervistën që realizuam bashkë për revistën tënde "Perspektiva" të Bujanocit.
  • Iren Papas Përsëri për ZanënË
    2.Çfarë merrni me vehte nga kujtimet?
    Kujtimet virtuale, gjithmonë i marr me vete, sido qofshin ato, sepse janë jeta ime. Konkrete, fotografitë.
    3.Keni ndonjë moment të bukur në qoshen e asaj fantazie të fëmijërisë që nuk e harroni a
    snjëherë, lojen e tij të preferuar?
    Kam pasë një fëmijëri të bukur. Mbaj mend si nëpër ëndërr festimin me shumë njerëz të ditëlindjes sime dhe prej dhuratave një fustan të bardhë me trëndafila të kuq, i cili "rrojti" vetem disa orë. Sepse pas feste jam rrëzuar nga shkallët e një shtëpie dykatëshe, ku "ma shpëtoi kokën" një trëndafil i madh i verdhë si pemë. aty ngeca duke grisur fustanin dhe duke zvogëluar shpejtësinë e rrëzimit.
    Në imazh më ka ngelur edhe rrugica e shtëpisë sime në një lagje të zhurmshme plot me fëmijë në stinën e pranverës të mbushur plot me xixëllonja pas të cilave vraponim.
  • Iren Papas 4.Kërkoj të njoh lexuesin me jetën tuaj jashtë kornizës poetike... ne fillimet e një dinamike profili, janë së pari themelet...aty nis rruga e gjatë e jetës! Në themelet e ëndrrës tuaj, për ta jetuar? Adoleshenca...ndonjë, episod i bukur i rinisë?
    Në a
    doleshencë mbaj mend më shumë sakrificën për t'u shkolluar, ku më duhej të udhëtoja në këmbë 2-3 orë në ditë në shi e në diell, për të arritur mësimin. Duke u zgjuar që në 5 të mëngjesit e kishte raste duke përfunduar në shtëpi edhe në orën 6 pasdite për mungesë komunikacioni dhe duke pritur të pushonte shiu. Kujtime të bukura: e dashuruar pas Markezit që në atë kohë.
  • Iren Papas 5.Në jetë shpesh ka ëngjëj që na vënë krahë mirësie. E keni një ëngjëll...në mënyrë figurative është pyetja...dikush që i ka dhënë ngjyrë jetës apo personit tuaj në një moment të veçantë?
    Po e kam. Është frymëmarrja, pulsioni i zemres sime, një krah i fortë ku mbështetem në ëndërr e në zhgjëndërr, ku qaj e qesh si ta ndjej dhe ku shfaqem pa asnjë tabu.
  • Iren Papas 6. Në një rrugë të drejtë ku ka një kthesë dhe një ndalesë, kë do të preferonit?
    Kthesën, sepse jetën e konsideroj një proces gjithmonë në zhvillim.Ndalesa [shtë fundi.
    7. A është shpirti poet një labirinth emocionesh?
    Po, por përzier edhe me fillin e 
    Adrianës inteligjente.
    8.A ju kujtohet libri i pare qe e keni lexuar dhe qe ju ka futur ne boten e magjishme te librit?
    Duke pasur një bibliotekë shumë të madhe në shtëpinë e prindërve, jam rritur me një kulturë leximi në vazhdimësi. Ndaj nuk e kam fiksuar i parë apo i dytë. Libri gjithmonë të fut në magjinë e tij.
  • Iren Papas Duke falenderuar bashkëpunëtoren e Botimeve shqiptare, po i përgjigjem:
    !. cila ka qene shtysa e pare, momenti i pare dhe per cfare keni shkruar per heren tuaj te pare
    Shtysa e parë për të shkruar ka qenë natyra dhe deti. Duhet të kem qenë nga klasa e 
    katër. Dhe egzaltimi më i madh ka qenë kur ato dy poezi janë... lexuar në Radio Tirana te emisioni i fëmijëve që jepej në mëngjes para se të iknim për në shkollë. Ufffff poete e mbaruar!
    2.-si ,mendon, nga ndryshon poezia e nje poeti nga ajo e nje poeteshe?
    Poezia nuk njeh dallime gjinore.
    3.- femrat, per me shume se 20 shekuj kane sherbyer si muze per poetin, pra si objekt, po tani qe ato jane subjekt, qe flasin per vetveten, cila mendon se sherben si muze per ta, a eshte gjithnje nje burre, muza(i) e nje poeteje?
    Femra e shpirti i saj është pasqyrë e jetës njerëzore me gjithë spektrin e mundshëm të ngjyrave. Ka për të përzgjedhur ku e si të dojë.
    4.- pse shkruahet me shume poezi (pothuajse gjysma e adoleshenteve shkruajne) dhe jo proze, sepse eshte me e lehte, apo sepse eshte me personale?
    Jo çdo lloj vargëzimi mund të konsiderohet poezi. E përmenda dhe më parë që poezia e vërtetë, konsiderohet elitare si në krijim dhe në shijim dhe për mua është më e vështirë për t'u realizuar.
  • Iren Papas 5.- a duhet te permbaje vetem ndjenje poezia, apo edhe mendim? 
    Nëse do të përmbante vetëm njërën, nuk do të konsiderohej poezi.
    6.- a ka pasur raste kur ne poezi keni shprehur nje gje aq personale sa te mendonit se te tjeret mund t'ju paragjykojne per
     kete?
    Shiko, kur flitet për letërsi të mirëfilltë, çdo karakteristikë, çdo tipar, çdo fenomen del nga suaza personale, e kapërcen veten për t’u shndërruar në universale ku çdokush mund të gjej veten.
    7.- duke qene se ka shume qe shkruajne poezi, a ju deshperon kjo, duke patur parasysh faktin se perzgjedhja behet me e eger?
    Jo nuk më shqetëson që shkruhet shumë poezi. Më shqetëson mungesa e botimit të pasistemuar pra shumë e për lumë. Por më brengos më tepër jo sasia e botuar, sesa mundësia që kanë këta lloj librash për të depërtuar te lexuesi, duke krijuar një standart mediokër të shijes. 
    8.po perhapen me shpejtesi librat elektronike, cilet preferoni, ata apo librat me flete? pse?
    Lexoj libra elektronikë, por gjithmonë i shkarkoj në fletë. Libri tradicional do jetë gjithmonë në modë dhe ka një lidhje shumë afektive mes tij dhe lexuesit.
  • Iren Papas 9.- cdo artist ben gjera qe jo vetem te kenaqe te tjeret por mbi te gjitha shkruan per ndjesite, perceptmet e boten e tij, eshte e pashmangshme, por kjo shpesh ben qe ai te bjere si shatervani qe qarkullon ujin e tij... si ia beni ta tejkaloni vetveten?
    E tejkaloj vetveten sepse përpiqem të shoh aty ku nuk arrijnë të tjerët dhe të shoh ato që nuk i shohin të tjerët. Dhe mes miqsh që e njohin poezinë, artikulojmë në kontekstin e mësipërm: POEZIA NUK DUHET TË NDJEJË SE SI SHKËLQEN HËNA NË NATËN PA RE, POR SI DHEMB DRITA E HËNËS KUR REFLEKTOHET NË NJË XHAM TË THYER.
  • Iren Papas Grupimi i dytë i pyetjeve të Zanës. Oj Zanë gjithë zanat paske mbledhur për të hartuar 50 pyetje? Bëj mahi. Do të përgjigjem sa të mundem:
    1. Ju pelqen emri juaj , cili mendon se te shkon me shume ?
    Po më pëlqen shumë. Ma ka vendosur im at duke u nisur
     nga shumë arsye. Një ndër to sepse kishte ëndrra të mëdhaja për fëmijën e parë (që isha unë). Në mitologji njihet si hyjnesha Irenë. Sipas Hesiodit, ajo i personifikon paqen dhe ishte bija e Zeusit dhe e Temidës. Ajo paraqitet në trajtën e një gruaje me fizionomi të ëmbël që mbante bririn e bollëkut në njërën dorë dhe një degë ulliri në tjetrën.
    2. Sa here ne dite shiheni ne pasqyre ?
    Aq sa herë më duhet të dal nga shtëpia.
    3. Mendoni se pasqyra eshte shpikje e keqe, sepse shohim transformimin tone ?
    Jo nuk mendoj se është shpikje e keqe. Përpiqem ta pranoj vetveten me gjithëka. Si dhe jam e ndërgjegjshme që koha ikën dhe le gjurmë.
    4. Si femije me cka ju karakterizonin te tjeret ? Po tani ?
    Duhen pyetur të tjerët hahaha. Më kanë karakterizuar si fëmijë të zgjuar, të ëmbël dhe të qetë (thonë). Tani?! Inteligjente dhe që nuk jam e ndërgjegjshme për vlerat dhe potencën intelektuale që zotëroj (kështu thonë)
    5.Libri qe e keni adhuruar si femije ?
    "Çufoja dhe bubi kaçurrel" si dhe" Rrëfime për Trojën" përshtatje për fëmijë.
    6. Libri i mbresave te medha ?
    "Dashuria në kohërat e kolerës" të Markezit dhe "Itaka" e Kavafis
    7. Personazhi i librit qe i keni thene “ ky jam une “?
    Irena Gjoni
  • Iren Papas 8. Cili eshte udhëtimi me i gjate qe keni bere ?
    Ishull Samos -Athinë- Sarandë -Korçë (rreth 35 orë rrugë pa ndërprerje me autobus e traget).
    9. Destinacioni me i preferuar ?
    Aty ku ka kush më pret me mall.
    10. Vendi qe e keni enderr ta shihni ?

    Hëna, Parisi, Venecia.
    11. Motoja jote e jetes ?
    Një flutur rreh krahët e një luleje në Kinë dhe krijon një uragan në Karaibe.
    12. Premtimi me i madh qe keni bere ?
    Do të të dua përjetë.
    13. Genjeshtra me e madhe ?
    Nuk di të gënjej as të vogla e jo më të mëdhaja.
    14. Raporti i juaj me faljen dhe gabimet, sa me sa jeni ?
    Nuk ka përcaktime me shifra në këtë rast. Fal, por nuk harroj dhe përpiqem të gaboj sa më pak
    15. Cila shpikje mendoni se i mungon njerezimit ?

    16. Cili akrep i ores je , i sekondave, i oreve , apo vonohesh gjithmonë ?
    Gjithmonë më kap sekonda e fundit, por ama jam në orar fiks.
    17. Cka urren me shume ?
    Jam përgjigjur më lart.
    18. Ngjyra qe pelqen ?
    Jam përgjigjur më lart.
    19. Me cka qeshesh me shume ?
    Jam përgjigjur më lart.
    21. Perralla e gjyshes ?
    Kam një gjyshe thesar me përralla dhe me një memorie te jashtëzakonshme. Njëra natë nuk i ngjante natës tjetër në rrëfime.
    22. Keshilla e gjyshit ?
    Mos i bëj tjetrit, atë që nuk do doje të të bënin të tjerët ty!
  • Iren Papas 24. Verberia apo handikapi te tmerron ?
    Në raport me veten, një handikap nuk e përjeton si të tillë dhe është i lumtur me veten dhe botën e tij. Ndërsa një i verbër...? Kjo më tmerron.
    25. Pasuria apo dituria te lumturon ?
    Jam mëkuar me librin e nuk ka
     se si të mos jetë dituria që më lumturon. Paraja shkon e vjen. Një i ditur di si ta bëjë edhe paranë.
    26. Shenja e horoskopit qe e ke frike?
    Nuk i njoh karakteristikat specifike të çdo shenje që të them cila më frikëson.
    27. Nese Zoti do te kishte lene ne dore 20 sekonda , cfare do te ndryshoje ne bote?
    Që ato 20sekondat t'i bëja pafundësi sekondash
    28. Cila dashuri eshte e pakompromis ?
    E prindit ndaj fëmijës dhe dashuritë hyjnore
    29. Per ke do te beje sakrificen me te madhe ?
    Për njerëzit e shpirtit.
    30. Sa jeni njeri i befasirave ?
    Thonë se jam. Më pëlqen të surprizoj ëmbël. Por më tepër të më surprizojnë.
    31. Besoni ne përtejbote ?
    Po besoj.
    32. Cila eshte humbja me e madhe ?
    Humbja e kohës.
    33. Arritja me e madhe ?
    Që gjithçka që e kam arritur, e ka arritur me dinjitet.
    34. Çka paraqet për ty rrezik ?
    Aty ku humbas aftësinë për t'u orientuar
    35. Sa e jetoni çastin ?
    Përpiqem, por duke i ruajtur limitet.
    36. Pengu i jetës ?
    Jam përgjigjur më lart.
    37. Titulli i librit ose filmit te jetes se juaj cili do te ishte ?
    Jep më të mirën nga vetja në çdo kohë.
    38. Çka ju bën te veçante tek te tjerët ?
    Të qenit vetvetja, edhe kur nuk ka shumë shance për të qenë e tillë.
    39. Sa e njihni veten nga 1-shi deri te 10- ta ?
    Them diku rrotull 8.
    40. Besoni se jeta mund te ju bej dhe vrasës aksidentalisht ?
    Po edhe mund të rastis: pa dashje një aksident me makinë, një situatë vetmbrojtjeje. Zot na ruaj!
  • Iren Papas 41. Jeni optimist apo pesimist ?
    Me raste. Kryesisht optimiste për të tjerët e pesimiste për veten.
    42. Cka nuk pëlqeni te vetja ?
    Përgjigjia më lart.
    43. Me cilen fjale me shpesh e qortoni vetveten ?


    44. Cila eshte kenga qe e kendoni kur beni dush ?
    Përgjigjia më lart.
    45. Ne ring me jeten , ju ka goditur ajo me shume apo ju ate ?
    Të dyja kanë ndodhur. Ka pasur raste qe gati më ka hedhur përtokë, por brenda meje ka një gen feniks e ja ku jam.
    46. Me me qejf do e ndihmonit nje foshnje te porsalindur apo nje plak ?
    Sikur të kisha mundësi, të dy do ti ndihmoja
    47. “ Kush jam une ?“ ia beni shpesh vetes kete pyetja ne rastet kur veprimet dallojne nga mendimet ?
    "Kush jam unë" nuk them, por "Çfarë jam duke bërë?"-e them.
    48. Çdo te thotë për ju dështim ?
    Që të di të zbuloj anë të mia të intelektit dhe të forcës shpirtërore që dija se nuk i kisha. Sepse aftësia më e madhe është të dish të menaxhosh dështimin.
    49. Me shume e doni harresen apo kujtimet ?
    Kujtimet
    50. Pika juaj e dobet ?
    Në çfarë konteksti?
  • Lirim Alija Flm per pergjigjet e deritanishme...Mysafiret pararendes kane bere portretet e tyre ne 36 shkronjat e alfabetit dhe me duket se eshte pjese interesante e intervistes,qe botohet edhe ndaras,prandaj do donim edhe nje portret Tuajin ne 36 shkronja.Si shembull mund te shikosh se si jane pergjigjur mysafiret pararendes.
  • Iren Papas Do të mundohem Lirim ta bëj atë portret, por në një moment tjetër. E kam idenë si funksionon. Ju falenderoj!
  • Iren Papas Jona të falenderoj për komentin dhe pyetjen. Më fal për vonesën në përgjigje, por ka qenë një intensitet i madh pyetjesh bllok.
    1.Sa ''uje i kthjellet'', si Joni yt,ndjen se te rrethon ne jeten tende?
    Në jetën private e familjare ai "ujë" është tejet i
     thjellët. Sapo kapërcen përtej saj, fillon turbullohet si në çdo realitet. Megjithatë, "filtrat" shpirtëror janë tejet të fuqishëm dhe të paamortizueshëm ndaj dinë se si të përftojnë kthjelltësinë.
  • Enkeleda Ristani Pershendetje Iren dhe urime per diten tende tek Botimet Shqiptare,gjithe te mirat dhe krijimtari te gjate e te suksesshme edhe me tej.
  • Iren Papas Ju falenderoj Enkelejda për urimet. Edhe ju gjithë të mirat në jetën tuaj!
  • Mira Vl E lumja ti per ndjeshmerine qe ke , e cila te lejon te jesh kjo qe je dhe te shijosh e te thithesh nektarin e embel te diteve njerezore....E mjera ti per ndjeshmerine qe ke , e cila te ben te vuash çdo dite , per gjithe nuancat gri te diteve njerezore....duke marre parasysh kete kosto , a do te deshiroje qe dy enjgjejt e tu te ndiqnin te njejten rruge? TE UROJ SUKSESE TE METEJSHME ...
  • Iren Papas Përshëndetje e dashur Mira. Të falenderoj që nuk mungon aty ku jam unë me krijimtarinë time si dhe për komentin. Sa për pyetjen, gjithmonë kam menduar se në jetë, njerëzit duhet t'i bëjnë zgjedhjet vet. Kështu dhe në këtë rast: Unë sygjeoj, engjijt vendosin. Kryesore është që në çdo fushë ku të zgjedhin, ta duan, t'i përkushtohen dhe të jenë vetvetja.
  • Iren Papas Faleminderit Botimet Shqiptare për pyetjet. A ka arti detyra? A mund të flitet për detyrë të letërsisë në emancipimin e shoqërisë? Cili është përfundimi i kësaj teze kur letërsia përditë e më shumë po humbet terren ndaj prirjeve ekstramoderne të njeriut?
    Në periudha të ndryshme, arti ka pasur detyra. Ka qenë promotor i lëvizjeve të mëdha. Ashtu si ka ndikuar edhe në psikën njerëzore duke luajtur një rol të madh në emancipimin e shoqërive. Me evoluimet sociale, kjo është zbehur, por nuk është shuar, për aq sa letërsia studiohet e do të studiohet në të gjitha ciklet shkollore.Vërtet po humbet terren "Në detyra", por po fiton në funksionin estetik të saj dhe në ndihmesën e kultivimit të shijes të asaj që është vlerë dhe që është e bukur si kategori estetike.
  • Lediana Stillo Irena te uroj shume suksese! Me vjen shume shumeeee mire teksa te shoh ne prezantimin mese dinjitoz qe shpalos me lexuesit e tu! Pershendetje...
  • Iren Papas Ledi te falenderoj e dashur. Respekti për lexuesin, është pikërisht tendenca për prezantim sa më dinjitoz. Më vjen mirë që e ke vërejtur dhe që po e evidenton mikja ime e mirë.
  • Iren Papas Unë të falenderoj ty për mbështetjen dhe kujdesin e treguar duke e evidentuar kete bashkëbisedim te Botimet Shqiptare, edhe te muri yt. Mirënjohje mikja ime!
  • Alma Papamihali Pershendetje dhe urime edhe nga ana ime Irena, jo vetem ne krijimtari, por edhe ne cdo aspekt te jetes. Kenaqesi qe u njohem ne Kosove, edhe pse jo mjaftueshem. Pyetja ime do ishte...
    Supozojme se do kishit vetem dy alternativa frymezimi...detin, ose muziken, ke do zgjidhnit?
  • Iren Papas Alma të përshëndes edhe unë duke të falenderuar që më shkruajte. Në Kosovë vërtet jo mjaftueshëm ishte, por aq sa ishte mbetet cilësore për vet rrethanat. Jo pa qëllim u përzgjodhëm të dyja nga Televizioni i Kosovës. Bëj mahi (thonë në Kosovë).
    Me vj
    en mirë që gjatë bashkëbisedimit tim me lexuesit, të kanë rënë në sy lidhjet e mia të forta me detin dhe me muzikën. Pyetje shumë ngacmuese kjo e jotja. Nuk e kam menduar më parë dhe e shoh të vështirë si përzgjedhje. Vërtet nuk e di, por pikërisht në këtë çast, po më vjen si përzgjedhje deti. (Do Yoti nuk bëj mëkat). Por ai argument që më ndihmon, është fakti që krijuesit muzikalitetin e kanë dhe mund ta gjejnë edhe brenda shpirtit të tyre. Ndërsa thellësitë jonike, det e valë, janë unike dhe janë njeheresh qiell,det e tokë. Këtë çast, po dëgjoj pëshpërimën e valëve që hyjnë në dhomën time. 
    Alma të falenderoj për këtë pyetje dhe për këto ndjesi që mu krijuan këtë çast nga kjo përzgjedhje tejet të vështirë.
  • Alma Papamihali Faleminderit per pergjigjen Irena dhe ndjesine e bukur qe percolle edhe tek une, me "fjalet" e valeve!
  • Iren Papas Dhe për të qenë më bindëse në atë që thashë, parmbrëmë duke dëgjuar e ndjerë te une detin dhe duke lexuar Brodskin, lindën këto vargje qe tash po i publikoj për herë të parë:

    NE STINEN E PESTE

    Te gjithe ishujt ngjajne me njeri-tjetrin

    val...e e dallge rrotull tyre 
    jane ato qe nuk ngjasojne
    Serfi i zemres perpiqet "te kap valen"
    ne rrethrrotullim vorbulle 
    ne magme vullkani nenujor

    Hyjme e dalim neper klithma
    Ne klithma dallgesh
    kam jetuar...brenda frymes sime...
    brenda frymes sime...kam levizur...!
    te vecantat...lindin ne nje tjeter stine
    ... ne stinen e peste... .
  • Alma Papamihali Paskemi nje "Stine te peste" te perbashket ne titull (botim i 2007) por jo ne permbatje. 
    Fragment:

    STINA E PESTE

    Të shkruash s´do të thotë
    patjetër të kesh të drejtë,
    si të vërtetën, që jo gjithmonë 
    mund ta lexojmë në fytyrë...
    por të duash,
    nis të jesh të drejtave të tua, 
    dhe cdo hap i hedhur
    si kripë e ngjyer nga pak shijon,
    ndaj çdo acari do i zbutej ftohtësia,
    sepse vetë dashuria
    me të sajat ngjyra, 
    të pestën stinë të vitit krijon!

    Alma Papamihali

    p:s Kerkoj ndjese qe hodha dicka ne radhen tende...
    Te pershendes dhe sukese edhe njehere...dhe komplimente edhe per poezine e fundit!
  • Iren Papas Mendoja se ishte shpikja ime stina e pestë. Epo ashtu siç thashë që ka diçka të çuditshme në çastin e krijimit, ashtu ka dhe ca kode e lidhje të paspjegueshme edhe mes krijuesve, ndonëse mund të kenë formime të ndryshme, kombësi të ndryshme, të mos jenë parë kurrë e të mos kenë lexuar asgjë prej njëri tjetrit. Sidoqoftë janë poezi kryekëput të ndryshme dhe secila e këndshme në llojin e vet. Komplimente për poezinë Alma!
  • Iren Papas Mira të falenderoj për mbështetjen mikja ime e rrallë. Të ndjej pranë në çdo hap timin me gjithë këtë dashamirësi që në dhuron.
  • Iren Papas Pershendetje Lirim Alija!
    Nje seri pyetjesh nga ju dhe përgjigjet:
    1. Keni më shume miq apo armiq?
    Me dijen time, nuk di të kem armiq. Se çfarë bëhet përtej meje, nuk e di. Kam shumë pak miq për kokë dhe shumë të njohur e dashamirës.
    2.Cila është famil
    ja Juaj?
    Familja e madhe:Dy prindërit e mi: im at profesor letërsie, ime më mësuese në shkollën fillore, motra Linda mjeke, vëllai Klodi historian. Familja e vogël: Iliri arkeolog, Kristi dhe Viola me profesion "embelsira". 
    3.Një ditë e zakonshme e Juaja?
    Me angazhimet që kam, njëra ditë nuk i ngjan tjetrës. Sa ka raste që do doja që dita të kishte 48 orë. Kryesore është që edhe pse duke vrapuar, e gjej kohën për të gjitha, pa lënë pas dore prioritetet e mia.
    4.Një ditë e jashtëzakonshme?
    Një ditë e nisur në hënë 24 dhe e përfunduar po në hënë 24.
    5.Një gjë përballë së cilës ndiheni e pafuqishme?
    Ndihem e pafuqishme përballë vdekjes dhe "pas shpinës", dmth veprimeve të të tjerëve që mund të të bëhen pas shpine. Ndonëse instikti e intuita më ndihmojnë, përsëri "nuk ruhet i ligu" -thoshte gjyshja ime.
    6.Çfarë ju lodh më shumë?
    Hipokrizia, gënjeshtra, mosmirënjohja dhe të shtirurit i mençur, kur "ena" është bosh.
    Raporetet tuaja me:
    1.paranë - Skandaloze, të tmerrshme, por ngushëllohem me thënien time: "As kam, as më mbarohen".
    2.meshkujt - Korrekte. Në miqësi janë më të besës.
    3.seksin - Nuk e konceptoj dot pa dashurinë.
    4.gazetat - Që herët kam pasur lidhje profesionale me to. Tashmë jam selektive në përzgjedhje për lexim, duke preferuar ato më pranë parimeve të gazetarisë.
    5.pijen - Jam anti çdo lloj pijeje alkolike. preferoj lëngjet e frutave dhe ujin.
    6.duhanin - Një neveri totale ndaj tij.
    7.botuesit - Kërkoj realizimin perfekt të librave të mi dhe jam shumë skolastike ndaj tyre duke u ndenj në kokë gjatë botimit.
    8.televizionin - Edhe me Tv kam pasur lidhje profesionale. Dikur e shihja të ardhmen time brenda tij, por ngeli veç ëndërr. 
    9.radion - Në radio ka nisur realizimi i ëndrrës sime për gazetarinë, të cilin e shihja si profesion të jetës sime, por që për shumë arsye gjithmonë ka ngelur në plan të dytë.
    10.udhetimet - Vdes për to, sidomos për udhëtimet në vjeshtë.
    11.Sarandën - Lidhje të pazgjidhshme. Këtu jam mëkuar, këtu jam formuar, këtu kanë nisur ëndrrat dhe prej këtej jam bërë kjo që jam për të merituar një vend sa më dinjitoz në botën përtej saj. Kryesore është që Saranda nuk më mban peng dhe këtë e tregon edhe kjo rubrikë e sotmja. Pra unë jam Mysafire te Botimet Shqiptare që shtrihet në çdo hapësirë.
    12.Tiranën - Është kryeqyteti im. E pëlqyeshme sepse aty është grumbulluar ajka e inteligjencës shqiptare.
    13.Kosovën - Më vjen keq që e kam vizituar shumë vonë. Kam krijuar një lidhje afektive shumë të madhe me këtë vend. Në vizitën e parë kam kaluar ditë të mrekullueshme, që kanë lenë gjurmë të pashlyeshme në jetën time. Dëshiroj të shkoj sa më shpesh të më jepet mundësia.
    14.shqiptarët e Maqedonisë dhe të viseve të tjera, diasporën - Festivalet poetike dhe konferencat e ndryshme ku kam marrë pjesë, ku edhe prej këtyre viseve ka pasë pjesëmarrës, kanë ndikuar që të njoh e të vlerësoj më mirë këta shqiptarë. Po kështu, kjo pjesë shqiptarësh janë ndër lexuesit që kanë vlerësuar më shumë krijimtarinë time si në letërsi dhe në fushën e studimit (për aq sa unë kam konstatuar). Kjo ka qenë arsyeja që unë kam qenë shpesh e pranishme me intervistat e mia në mediat e tyre audiovizive dhe të shkruara.
    15.festivalet poetike - I ndjek duke qenë selektive dhe për aq sa unë mund të krijoj hapësira kohore prej angazhimeve të mia.
    16.miqtë në Facebook - Një dritare e mirë shkëmbim informacioni. Ka raste që nga përvojat e tyre të jetës që shpalosen aty, e merr ndonje "leksion" jete. Miqtë- ata që të mbështesin, sido që të jesh. 
    17.politiken - I ndjek zhvillimet politike, por pa aspiruar të jem pjesë e tyre.
    18.shtetin? - Korrekte.
  • Rexhep Polisi Shumeeee bukur, urime Irene!!!
  • Xhemajl Rudi Urime Irena,poezite tuaja janë artistikisht te arrira-shume suksese te metejmë në rrugen e mire te artit, mike!
  • Lirim Alija Poezia është femër sipas jush? Në ç'stad qëndron ajo aktualisht në krijimtarinë tuaj?
    Ka një periudhë kohe ku ndiheni e mbushur me frymëzim, apo çdo stinë është muzë për ju?
    - Koha e shuan pasionin.Ç’e zëvendëson atë një element rezistues ndaj kohës?
    -
     Një femër dhe një mashkull duhet të jenë të ndryshëm që të funksionojë marrëdhënia, apo përkundrazi të kenë pika të forta të përbashkëta?
    - Ekziston një mendim, sipas të cilit një burrë nuk mund ta njohë deri në fund natyrën, karakterin, shpirtin e gruas? E kundërshtoni?
    - Në formë postulate ç’është një burrë për ju?
    - Ç’duhet të ketë një mashkull që të tërheqë vëmendjen tuaj? Përvoja juaj ç’ofron? Si jeni njohur, ku?
  • Iren Papas Rexhep dhe Xhemajl ju falenderoj per urimet! Suksese edhe ju!
  • Iren Papas Përshëndetje BOTIMET SHQIPTARE. Edhe një herë ju falenderoj për ftesën që më bëtë për të qenë pjesë e rubrikës suaj interesante te “Mysafiri i ditës”. Jam ndjerë e nderuar dhe e vlerësuar prej jush edhe për prezantimin dinjitoz që i bëtë krijimtarisë sime si asaj letrare, ashtu edhe asaj shkencore. Pa harruar edhe faktin e evidentimit të një korpusi të konsiderueshëm të shkrimeve kritike mbi tri librat e mi. Gjithashtu falenderoj të gjithë të interesuarit e faqes "Botimet Shqiptare" që morën pjesë në bashkëbisedim duke më shtruar pyetje interesante dhe kurioze si nga letërsia, ashtu edhe më gjerë. Meqë kaloi një javë nga ky bashkëbisedim i këndshëm dhe u përpoqëm bashkërisht me lexuesit të shterrojmë pyetje-përgjigjet, më duket e udhës të mbyllet këtu, që të mos shkojë drejt deaktualizimit kohor ky bashkëbisedim maratonomik. Falenderoj edhe një herë "Botimet shqiptare" për këtë urë me lexuesit e kujdeshem dhe dinjitozë, duke shpresuar dhe uruar në bashkëpunime të mëtejshme e më frytëdhënëse me këtë site kaq serioz e profesional. Uroj më të mirat për ju! Faleminderit!
  • Dashamir Malo Sa afer na sjell arti!...
    Faleminderit Irene! Nepermjet teje takojme edhe miqte tane te nderuar Kosovare.
  • Iren Papas INTERVISTA E IRENA GJONIT PER GAZETEN "ALBANIA" TE BRUKSELIT, TASHME EDHE TE "ZEMRA SHQIPTARE"
    http://www.google.be/url... më shumë
  • Iren Papas Intervistë me poeten dhe studiuesen Mr. Irena Gjoni dhënë Arsim Halilit për revistën “Perspektiva” Bujanoc si dhe Agjensinë e lajmeve për Albanologji “Lajmëtari” 

    http://www.zemrashqiptare.net/article/ArtKulture/17485/
    :: PERSPEKTIVA :: www.revistaperspektiva.com
    www.revis...
  • Botimet Shqiptare CIKËL POETIK NGA IRENA GJONI (SARANDE), BOTUAR NË NR. E RI TË REVISTËS “STILI ‘97” TË LIDHJES SË SHKRIMTARËVE SHQIPTARË TË MAQEDONISË

    1. SHTOI ZOT VALLET

    Shtojzovallet kishin epoka pa bërë vizitë

    Në botën dhe jetën e njerëzve
    Kurioziteti shtojzovall nisi rrugën
    me fustane të bardhë antike
    që ngatërronin epokat, gojëdhënat

    ... ... ...... ... ...... ... ...

    Hapën sytë në frymëmarrjen e zgjuar te njëra-tjetrës
    Sikur shumë bukuri,të kishin një mendje
    Kujtonin rrugën nëpër ngatërrim epokash, gojëdhënash
    Takim me një shpirt të vrarë
    Në momentin ku i lihej i pazhdukshëm,
    Një tatuazh zhgënjimi
    Dhe nga dhimbja klithte me tërbim sakati

    Shtojzovallet e dhimsura,
    Kaq panë në botën e njerëzve
    Në një vizitë,Shumë më te shkurtër se rruga

    Gjithçka u dukej makth ëndrre, makth drite
    trupëzuar tek një flokëverdhë si shtojzovallet
    Ulur në hijen e zonjave të shtëpisë
    Duke thurur gërsheta tatuazhesh zhgënjimi
    Të tepruara nga një natë më parë
    Në pritje të “MIRËMËNGJESIT” të shtojzovalleve

    Duke u ngjasuar me veten,
    Me frymë i lanë trupin,
    Me qerpikët e gjatë i krehën flokët,
    Zërat dhe dritat ia qepën mantel,
    Duke e bërë simotrën e tyre

    Nën ritmin shtojzovall:
    “SHTOI ZOT VALLET”
    Shtojzovallja e re kërcente
    Duke argëtuar dhe tatuazhin e zhgënjimit...

    2. NE VEND TE PROLOGUT
    Këtu
    jam një dilemë e rrënjosur në përjetësi;
    ëndërrim flakërues që turfullon si kalë i harbuar;
    melankoli e muzgut;
    demon i zbutur e hiç në krijim fytyrash;
    prekje e realitetit me shqisat e të verbërit;
    një psherëtimë galaktike;
    një jehonë e saj në shpellat primitive;
    dashuri e mallkuar në mëkate epshi;
    perlë princesash e nimfë e pavdekshme;
    mallkim i vendosur në altar martese;
    mjegull e djegur në hapësirë të plakur;
    tradhëti shkretëtire në oaze makthesh;
    engjëll misteresh i dalë prej ferrmendjeve;
    një lot shumëngjyrësh i theksuar nga koha;
    imazh i rilindur prej hirit që predikon;
    tatuazh në shpirt të detit.

    Këtu jam vetvetja
    në pretendim
    që të ngelem vetvetja në çdo kohë…

    3.DASHURI BUZË GREMINE

    Bëmë dashuri buzë një gremine
    Në mollëzat e gishtave të tu,
    një cermë hëne të prek

    Me ty ëngjëll jam dashuruar unë,
    Me ty nata e greminës,
    Me ty hëna e njohur si hajdute zemrash

    S’di kujt t’ia prishësh

    Gremina të josh me fundin e mistershëm
    Gëlltit një copë gremine
    Hëna të josh me cermën e saj
    Gëlltit një copë hënë
    Thua se unë të josh me sekretet e pathëna
    Gëlltit një sekret timin

    Mua më duhet të të shpëtoj
    prej vetes sime, greminës dhe hënës
    Duke të futur në një akuarium shpirti
    të padepërtueshëm prej shumë palë sysh njëherësh

    se dashuria ha koka...

    4.PENG NË VARREZA Në mbërritje tek çdo qytetërim,

    Pyes ku janë varrezat

    Marr rrugën e dritës së lagësht
    duke i ruajtur sytë prej ftohjes
    për të mos humbur spektaklin
    e dhënë enkas për mua

    Një trompë e ngjirur-
    gërrisje e portës së varrezave
    e lodhur nga përsëritjet shekullore,
    uron mirëseardhjen time

    Parada e qiparizave të ngatërruar në moshë,
    bën përzgjedhjen e mysafirëve
    të hyrë nëpërmjet portës së tyre

    Portë qiparizash,
    e hapur kanatash për kukuvajkat,
    E mbyllur përjetësisht për diellin
    Këmbëngulës përtej portës ku përditë,
    gjatë gjithë ditës,
    ka perëndime varrezash dhe muzgje varrezash

    Hapat e nemitur,
    përshkojnë relievët e bardhë të varreve
    Atelie të ekspozitës së fotografive të të vdekurve
    Aty - këtu fatsjellësit e së gjallës,
    që jetojnë ende si relike
    të qytetërimeve të vdekura
    Ndoshta fatsjellës dhe për flirte,
    dashuri skeletesh
    Gjithçka në kthetrat e konglomerateve të vajeve
    ... ... ... ...
    Koha po gërryen
    Duke më lënë peng të saj në varreza
    Në këtë rudiment
    të botës së zhurmshme të së gjallës...
  • Botimet Shqiptare 5.TATUAZH NË LEKURËN E DITËVE

    Në lëkurën e ditëve
    me majën e stërkalave
    të detit të djegur nga malli për ty,

    Le në tatuazh fytyrën time

    Që t’i ngjaj origjinalit,
    i derdh flokëve
    parfum mimozash të verdha
    të mbira, të bleruara e të lulëzuara
    në rrugën e detit
    përshkuar me hapa të kaltër
    ku çdo hapkaltër i penduar,
    kthehej mbrapsh

    Duke u shndërruar në një saksi mimoze
    që për t’u bërë parfumi më epshndjellës në botë,
    thithte me zemër esencën e jodit,
    kripës, kaltërsisë dhe hapësirës

    ...Ndaj tatuazhi në lëkurën e ditëve
    më ngjan tmerrësisht mua...

    6.ZOT NA RUAJ 

    Makthet e përditshëm
    Ëngjëllorë në absurdin e tyre
    Maktherozionëngjëllor

    Çuditshëm si një gjarpër i dehur
    lëpin dhe përpin plagët e lëna përditshëm
    nga vuajtjet, nga pasiguria amorfe,
    që bëhet më hermetike në dëshifrim
    nga format kameleon që shfaq.

    Nga iluzionet e djegura prej vet iluzioneve
    Nga gjaku që pikon mbi të ardhmen
    pa e ditur ku e ka burimin,
    pa e ditur në e ushqen për ringjallje,
    apo për inekzistencë...?

    Zot na ruaj!

    7.KOHË TEK SHTYLLAT E HERAKLIUT
    Më në fund...
    Më në fund mbërrita
    tek Shtyllat e Herakliut

    Gdhendur në njërën
    (Ndoshta prej parambërritit tim
    A ndoshta prej mbërritit të parë
    pas Herakliut)
    deri në shpirt te shkëmbit
    gati në thërrmim gjeta fjalët:
    “KOHA SHËRON GJITHÇKA,
    PAÇKA SE ME VONESË”

    Në hutimin tim,
    në të pabesë më puthi
    Perëndia e Diellit

    Unë riktheva të puthurën
    po në të pabesë
    Në gdhendje tek shtylla tjetër:
    “PO NËSE S’KE MË KOHË,
    MOS NDOSHTA ME PLAGË TË PASHËRUARA
    TË DUHET TË VDESËSH?”

    Më në fund...
    Më në fund mbërrita
    Tek Shtyllat e Herakliut
    Para më pak
    se të më dilte gjumi...

    8.DEDIKIM MUA

    E mora zemrën në njërën dorë
    Dhe me dorën tjetër në zemër,
    U nisa…

    Trokita në një derë
    lyer me bojë të artë
    Prita.

    Dhe drynin me ndryshk,
    vetëm atëherë e pashë
    Atëherë kur qe bërë natë
    (Mallkuar sytë e mi
    që dinin të shihnin veç natën)

    E mora dorën ngarkuar
    me sytë e mallkuar
    dhe e futa në xhep
    (Në një xhep të verbër
    që ish ‘pagëzuar
    nga soji i banorëve të tij)

    U ktheva…

    Veten s’e gjeta atje ku e lashë
    Gjeta vetëm qenin besnik
    që ruante shtëpinë e braktisur

    Atëherë u ula të qaja për vete,
    për zemrën e ikur,
    shtëpinë e braktisur,
    për sytë e vjedhur nga xhepi
    dhe atë tatuazhin e vajzës,
    vdekur në asfaltin e thatë
    që s’kishte kush ta lante më me lotë

    U ula të qaja dhe qesha
    Kisha harruar se të qash pa sy
    dhe me zemër të lënë diku,
    Është e pamundur

    U ngrita i verbuar
    dhe eca drejt vetes
    Truri më tha t’i thosha vetes i bindur
    se kisha vdekur më në fund…

    * * *
    Ëndrra thonë që është e shkurtër,
    por ajo që le pas,
    është e gjatë
    Më e gjatë se gjatësia e jetës së fundme
    Dhe pak më e shkurtër
    se gjatësia e jetës së përjetshme

    9.NATË ALI PASHE

    " Sonte gjumë s’ka Janina
    Val’ e gjolit diçka thotë
    Ujë të ëmbël pi Frosina
    Ali Pasha helm dhe lotë..."(Populli)

    ...ma pëshpërit si ledhatim mes flokësh
    ...më puth ëndërrisht
    ...ma pëshpërit përsëri
    për të më arratisur gjumin

    Ëmbël ma nis ogurin e vrasjes
    në këtë natë sterrë përballë Posejdonit
    Ku heshtjen e sipërfaqshme
    e shprish angullima e qenit
    dhe oshëtima e valëve…

    Heshto ti qen që angullin për kob!
    Heshto!
    Heshto det,
    heshto dhe ti!
    Dëgjohet klithma e heshtur e vrasjes sime!

    Njeriu që po më vret
    më përqafon fort, përkëdhelshëm,
    dhimbshëm, dashurisht,
    përmallshëmnë krahët e tij.
    Vazhdon të më puthë
    O Perëndi,
    më ëmbël se vetë Erosi

    Je ti Ali Pash modern,
    endur labirintheve
    te kujtesave të kohëve
    që përzgjedh për të më vrarë
    pikërisht me dashuri

    Je ti
    projektuesi i imaxheve
    të zhgjëndërrta të së ardhmes
    që me vret duke më lënë gjallë…

    10. RECETË PËR SHËRIMIN E TRURIT

    Truri i dhimbte tmerrësisht
    Mikrobi i mendimit të burgosur
    nga prangat e syve të tij,
    mori vetëm një hallkë,
    si relike të një kohe
    e avancoi thellë e më thellë

    Në rrebelim dhimbjeje truri,
    iu servir një recetë:

    Në mëngjes - një ditë e pirë pa ujë
    Në paradreke - dy lugë Luvër
    Në drekë - tri rreze hëne
    Në pasdreke - nje gotë famë
    (Kujdes! Gotëza duhet të jetë e sterilizuar,
    në temperaturë të shekullit të 22-të
    se fama hyn në reaksion asnjanësimi
    edhe me një kokrrizë mikroskopike xhelozie)
    Në paradarkë - gjysmë kokrre lumturi
    (Edhe me këte duhet kujdesuar si për famën)
    Në darkë - një sy trupash të shkuar në parajsë
    Në pasdarkë - dy copëza dashuri
    E në mesnatë - tri rreze dielli

    Me dhimbjen e trurit dhe recetën në dorë,
    (kurë e konsideruar 100% shëronjëse)
    Labirintheve endshem
    gjithë farmacive te botës
    Që nga koha kur majmunit i dha lamtumirën
    e deri më sot

    Kurrë s’i bëri dot të gjitha bashkë
    Ndoshta dhimbja e tmerrshme e trurit,
    ka për të pushuar kur të rinisë sërisht
    ish - bashkëjetesën me majmunin
    e mikrobi i mendimit ka për të vdekur...

    11. VITE MBI KARUSEL GJENDJESH

    Në dëshirë për të krahasuar,
    Brenda një magjie të bardhë,
    Hipur mbi një karusel gjendjesh,
    rendis vitet e mi

    Për të mos humbur në kohë,
    një ditë e brishtë shkurti
    merret me rrotullimin

    Në marramendje kushtesh të barabarta,
    etja për pushtet e viteve
    bëhet zotëruese
    Dëshirë e çmendur për kurorë
    pa le të jetë dhe kurorë me gjemba

    ...Por në rrotullim karuseli,
    në marramendje çjerrjesh,
    në marramendje nxjerrje sysh



    të njëri - tjetrit,
    Rrëzojnë një vit që ngelet i vdekur

    Karuseli hesht...
    Vitet heshtin...
    Gjithçka hesht...

    Të gjithë po shkojnë
    Në varrim të vitit të vdekur
    Të gjithë pa kurorë

    Pa kurorë?

    Keni dëgjuar ndonjëherë
    Për të mirin që s’ka të mirë?
    Për të mirin e pa fat?

    ... ... ... ...

    Dita e brishtë mori fund
    Koha e konkurimit mbaroi

    12. DASHURIA SI ZJARRET E CIGANËVE 

    Hënëzoj ditët që u mungon hëna
    Dielloj netët që u mungon dielli
    Sa herë shoh sytë e tu prej përralle

    Thith helmin e ditëve
    Vjell gëzimin e netëve
    Kur më arratisen prej shikimit
    sytë e tu prej përralle cigan

    Në zemër, në tru, në shpirtin tim,
    ndeze një dashuri të çmendur
    si zjarret e fisit tënd

    Një dashuri - zjarr ciganësh
    që s’dihet sa do të zgjasë
    që s’dihet:
    në do të shndërrohet i gjithi në hi,
    në do të ngelen ende urë
    të shuara përdhunshëm,
    në do të merren prej tij disa thëngjij
    për të ndezur një zjarr të ri
    (të paktën për të krijuar egzistencën e dikurshme
    të një zjarri të lashtë
    si qiri i ndezur mbi kufomat e së shkuarës)

    ... që s’dihet...

    Ah, kjo dashuri si zjarret e ciganëve...
  • Botimet Shqiptare 25 pyetje nga Mustafa Nano

    1-Cila është ngjarja më e madhe në histori: rënia e murit të Berlinit apo rrëzimi i kullave binjake?

    2-Zoti ekziston, mund të ekzistojë, duhet të ekzistojë apo nuk ekziston?


    3-Gjuha shqipe ju duket e pasur, e varfër apo si të tjerat?

    4-Njerëzit janë esencialisht të mirë apo janë esencialisht të këqij?

    5-E kuptoni apo e qortoni merakun e shumë evropianëve lidhur me anëtarësimin e Turqisë në BE?

    6-Harmonia ndërfetare në Shqipëri është një legjendë apo një realitet i bukur?

    7-Shihni ndonjë unitet të qartë kulturor midis Shqipërisë e Kosovës?

    8-Cili është njeriu më i rëndësishëm, numrin e të cilit e keni në phonebook?

    9-Fan Noli udhëhoqi një grusht shteti apo një revolucion demokratik në vitin 1924?

    10-Nëse do t’ju kërkonin të veçonit ndonjë arritje të diktaturës komuniste pesëdhjetëvjeçare, çfarë do të thoshit?

    11-Do të ishit dakord që fëmija juaj të merrte pjesë në lojën televizive Big Brother?

    12-Sikur të kishit jetuar në vitet e Luftës së Dytë Botërore, do të rreshtoheshit me partizanët, me Ballin Kombëtar, me ndonjë organizatë tjetër apo do të qëndronit asnjanës?

    13-Largimi i Ahmet Zogut nga Shqipëria në prill të vitit 1939 është një gjest i qortueshëm apo i kuptueshëm?

    14-Shqiptarët e fituan pavarësinë më 1912-ën apo e patën dhuratë prej konjukturave ndërkombëtare?

    15-Do të ishit dakord të përkthehej në gjuhën shqipe “Mein Kampf” i Adolf Hitlerit?

    16-Cili është njeriu më i rëndësishëm, me të cilin ju keni bërë një fotografi?

    17-Çfarë ishte në të vërtetë ajo që ndodhi në vitin 1997?

    18-Ne shqiptarët jemi europianë me titull të plotë?

    19-Në cilën ngjarje të madhe të historisë botërore do të donit të kishit qenë protagonist?

    20-Me cilin personazh të historisë së Shqipërisë do të kishit dashur të bënit një bisedë të gjatë e të shtruar?

    21-Cili është libri që po lexoni?

    22-Pse Shqipëria është tradicionalisht e fundit në përgjigje të zhvillimeve botërore e kontinentale?

    23-Ç’është Atdheu?

    24-Keni frikë nga vdekja?

    25-Shyqyr apo sa keq që kemi internetin?
  • Botimet Shqiptare MYSAFIRJA E BOTIMEVE SHQIPTARE, shkurt 2011

    Botimet Shqiptare vazhdojnë me rubrikën “Mysafiri i Botimeve Shqiptare”.

    E ftuara e radhës është Marjeta Billo.


    http://www.facebook.com/photo.php...
  • Botimet Shqiptare Cila ka qenë kritika e parë që ju është bërë, me ç’rast dhe si e keni pritur ?
    A e ka kushtëzuar krijimtarinë tuaj sadopak kritika?
    Si do ta përshkruanit rolin e kritikës sot në krijimtarinë e një shkrimtari?
    Ka një qortim për kritikën se ajo nuk e lua
    n plotësisht rolin e duhur për afirmimin e shkrimtarëve të rinj. Mendimi juaj ?
    A ka përgjegjësi kritika në mosafirmimin ose afirmimin e vonuar të shkrimtarëve shqiptarë?
    Floberi ka thënë se kritiku është ai që zgjedh rolin e spiunit në kohë lufte, ngaqë s’ka guxim të luftojë. Si do ta komentonit këtë shprehje?
  • Botimet Shqiptare https://www.facebook.com/photo.php...

    MYSAFIRJA E BOTIMEVE SHQIPTARE, nëntor 2012

    Botimet Shqiptare vazhdojnë me rub...

  • Botimet Shqiptare Për ju shkrimtaria është pasion apo mision?

    Sipas jush ka ndryshim midis një shkrimtari dhe një shkrimtareje nga mënyra sesi e perceptojnë botën? A mund të ketë shkrimtaria një këndvështrim gjinor?

    Çfarë ju nevojitet për të shkruar? Shumë shkrimtarë 
    kanë vese të ndryshme: disave nuk u pëlqen të shkruajnë drejtpërdrejtë në kompjuter, disa të tjerë e kanë të nevojshme të largohen nga shtëpia etj. Po ju?

    Cila është prirja e letërsisë së sotme, sipas jush? A ka libra të shkruar për elitë dhe libra për të gjithë? Cili është mendimi juaj për librat best seller?

Google+ Followers