TRI VRASJE - Murat Isaku (Sot është 8-vjetori i vdekjes i shkrimtarit të mirënjohur Murat Isaku)

Murat Isaku
(15.04.1928 - 24.08.2005)



Më vranë tek shatërvani në vitin 1912,
kullova gjak në një përrua
morgu im.
Nuk më mbuluan as me opinga,
as me qeleshe, as me tirqe,
po më lanë qentë e kopeve të më hanë.

Më kanë vrarë tek shatërvani edhe dy herë,
Vdekja vinte nëpër
frymë dhe s’ishte e gjatë,
po prente si shpatë.

Edhe kësaj radhe kullova gjak,
por tani në varreza kolektive
mbështjellë në një Atdhe të madh.

Kur m’doli gjumi hëna n’dritare kishte dalë,
pikërisht tash kisha më shum gjak
pse tri herë më kishin vrarë.


Google+ Followers