Pse Kadare duhet të fitojë Çmimin Nobel?!

Pse Ismail Kadare duhet të fitojë Çmimin Nobel në letërsi këtë vit?

Kështu titullohet një shkrim i ‘World Literature Today’, i shkruar nga një specialiste maqedonase, Nina Sabolik. Pasi rendit disa arsye se pse ajo duhet të urrej autorin shqiptar, thotë se ai duhet ta fitojë Çmimin Nobel në Letërsi. Ai është një autor shqiptar, i lindur në qytetin ku ka lindur edhe diktatori Enver Hoxha. Ai ka shkruar për regjimin komunist. Por ka shumë arsye që ai të jetë fituesi i Nobelit këtë vit, shkruan autorja maqedonase.
Shumë prej librave të tij u ndaluan gjatë kohës së sundimit komunist. Midis tyre ndoshta edhe romani i tij më i mirë, “Nëpunësi i Pallatit të Ëndrrave”, vepër ku hiqet një paralele të qartë midis regjimit të Enver Hoxhës dhe realitet imagjinar. Megjithëse vepra e tij u ndalua në vitet e sundimit komunist, Kadareja jo vetëm që mbijetoi por lulëzoi në një vend ku shkrimtarët e tjerë dhe mendimtarët e lirë mërguan, u burgosën, ose u ekzekutuan për shkaqe ideologjike.
Një element i tjetër i veprës së Ismail Kadaresë ndaj regjimit të Enver Hoxhës, është ideja e denacionalizimit. Në këtë rast autorja përmend romanin“Aksidenti”.
Tjetër! Ndryshe nga shumë autorë të tjerë, Kadareja nuk sheh dritë në fund të tunelit historik. Në veprat e Kadaresë, nuk ka ikje nga cikli i grindjes dhe i pajtimit. Lufta vazhdon, nuk ka shpëtim në anën tjetër të kufirit.
Në vijim autorja shkruan se kundërshtimet që Kadare të marrë çmimin më të madh në letërsi, rrjedhin nga paaftësia e perëndimorëve për të lënë pas provincionalizmin e vet kulturorë dhe të vlerësojnë një shkrimtar që i ka ikur stereotipeve të letërsisë botërore.
/Shekulli Online/Përgatiti: E.Sh/

Google+ Followers