Njimendësia shqiptare - Mitrush Kuteli


Fakti politik ësht një fakt relative-i kohës, i ditës, – si moda. Bën zhurmë të madhe, në një grimë, pastaj tretet si çdo çështje efemere.
Përgjithësisht fakti politik pasqyrohet në gazetë, të cilën njeriu e lëçitsot dhe e harron nesër. Nëse shumë herë shkruhet dhe në libra këto rrezikojnë të bëhen-shpejt a von- bajate ose të mbeten si dokumenta historike ose të mbulohen me pluhurin e kohës.
Ja, nuk kaloi asnjë vit dhe u bë bajat libra “Njimendësija shqiptare” e zotit Nebil Çika, për të cilën u pat folur e shkruar kaqë shumë në prenverën e vitit 1943, sikundër se u bënë bajate edhe mijra libra të këtij lloji, të shtypura n’Itali, prej njëzet vjet e këndej.
S’ka se kush i këndon, aq më pak kush i mbeson.
Kjo duhet të jetë një mësim për gazetarët, të cilët, duhet t’i lenë artikujt e tyre politikë nër faqet e fletoreve, ku vyshken e treten vetiu, si fletët e pemëve pas vjeshte.
Libra e z. Nebil Çika doli në prenverën e kaluar. Botimi i saj u fillua ndënë qeverinë e Mustafa Krujës, edhe u mbarua ndënë qeverinë e Maliq Bushatit (a e mbani mënt me sa mundime e me sa forcepsee nxori Mëkëmbësja këtë qeveri?)
Njimendësija nuk ësht një vepër unitare, po një përmbledhje artikujsh pa lidhje organike të plotë midis tyre, të botuar midis vjeshtës 1942 edhe Marsit 1943.
Efemeri, improvizimi, gazetarija duken tej për tej, me gjith përpjekjen e autorit- me citacione nga libra të ndryshme, jo krejtësisht të asimiluara- për t’i dhënë veprës një ngjyrë shkencore dhe nënëtitullin “Studim politik dhe psykologjik”.
Ne pikërisht duam të provojmë tani se libra e z. Çika nuk është një “studim psykologjik”, po një përmbledhje artikujsh fletoreje të cilët nuk duheshin ribotuar- si nuk ribotohen artikujt e dhjetë a njëzet gazetarëve të tjerë.
Këtë e bëjmë për të mirën e autorit.
Fashizmi Italian, i cili, lipset ta njohim, i pat bërë shumë të mira Italisë, kish hyrë prej kohe në një fazë dekompozimi.
Disfata në ballin e Greqisë, që u bë, për fatin tonë të keq, balli i Shqipërisë, u kish fshirë armëve të Italisë prestigjin e Etiopisë edhe të Spanjës.
Ish provuartani dekalazhii math midis atyre që thesh e që desh të bëjë Duçja e midis atyre që mundi të bëjë populli Italian, i mbetur shumë prapa nga armatimet, që prej vitit 1935, e këndej, e mbase edhe i lodhur prej kaqë vjet lufte, në mos edhe tjetër gjë.
Dekompozimi dukej çiltazi në Itali e në Shqipëri, ku motoja e mureve “credere, non obbedire, non combattere”.
NË vendin e vrullit ushtarak zotëronte, kudo, vrulli I pasurimit të shpejtë. Në mure kish mbetur fjala “vivere pericolosamente” po në jetën praktike zotëronte “enrichissezevous” (si në kohën e Napolonit të IIII-të!)
Vetë Mussolini ish robi i kamarilës- në krye me Kontin Ciano.
Pikërisht në të tilla rrethana kur dita-ditës pritej shëmbja e potemkiniadës fashiste z. Nebil Çika shkruante këto fjalë:
“Unë i besoj Duçes, edhe i besoj Kontit Ciano dhe ç’do shqiptar duhet t’i besoj (siç) sepse nuk ësht aspak punë e urtë për ne shqiptarët që t’i vëmë në dyshim fjalët e mira, dhe të përsëritura me të cilët (siç) ata kanë caktuar politikën italiane kundrejt Shqipërisë. Unë u besoj zbatonjësve italianë të direktivave të Duçes, dhe të Kontit Ciano qofshin në Romë, ose në Shqipëri pse fryma e re e krijuar prej Musolinit e cila sundon sot n’Itali s’mund të pranojë si mjet politik ipokrizinë” (fq.19)
Kjo frazë më mjafton të provojë një gjë: se Njimendësia s’mund të jetë studim psykologjik.
Sepse dihet sot botërisht se “fyrma e re” kish si mjete jo vetëm hipokrizinë po edhe tradhtinë.
Për këtë punë mjafton të kujtojnë ngjarjete Korrikut 1943 kur Konti Ciano, “bashkëpuntori i drejt për drejt i Duçes” (edhe dhëndri i tij!) edhe shokët e tjerët të revolucionit të 22-të e trathëtuan Duçen, si edhe ngjarjet e tjera kur Duçeja pushkatoi Kontin Ciano me shokë.
Pa fjalë se si gazetar z. Nebil Çika mund ta shkruante kredo-n e më sipërme, në qoftë se mbesonte se ish opurtune për interesat e Shqipërisë, si shkrimtar, jo.
Në e shkrojti në një librë z. Çika provon, jo gjë tjatër, po se nuk ësht psykolog edhe se vepra e tij s’mund të quhet “studim psykologjik”.
Kaqë e asgjë tjatër!
Po monedha ka edhe një anë tjetër, në favorin e z.Nebil Çika. Për nderin e tij dhe të gazetarisë shqipëtare z. Nebil Çika nuk është as nga ata që e thirrë Duçen në Shqipëri, as nga ata që ia dha kurorën Viktorit të Savojës.
Përkundrazi, Z. e tij ka dashur edhe e do pamvarësinë shqipëtare, për të cilën- e thotë vete- ka ndenjur dhe në burg.
Dhe veç këtyre ndënë fashizm as bëri pallate as u bë Ministër as përfitoi nga lejat e importimit. Rrojti si gazetar, jetën e hidhur të nëpunësit.
Po sepse i di këto të gjitha, më dhemb se shtypi një librë si kjo Njimendësija.
Dhe duhet shtuar një gjë:
Z. Nebil Çika është gazetar. Më shumë se kaq: është në ballën e atyre pak gazetarëve të mirë të vendit. Dikur shkruante tepër qartë- si stil e si përmbajtje.
Këto dy cilësi rrezikon t’i humbasë tani dyke përdorur një filologji të çpifur sipas turqishtes, frengjishtes dhe italishtes dhe vishet me rrobën e shkëncëtarit të fenomenit shoqëror, ekonomik, politik.
Ja dhe provat:
Njimendësia lëçitet rëndë nga shkaku i atyre treqint e kusur paranthezave të tekstit, për të shpjeguar fjalët e ngjizura si këmbështim-ngjitës (marche ascendante), fjesshësonjës (simplificateur) mishëron (incarne), etj.
I themi: Zotrote je gazetar. Pra, duhet të shkruash thjeshtë e qartë. Le riu Z.Xhuvani, Kolea edhe Gurakuqit çështjet e gjuhës.
Aqë më fort se Zotrote nuk njeh aqë mirë ligjet e shqipes.
Kjo sa i përket gjuhës.
Sa i takon ekonomisë kemi të tjera vrojtime.
Shkenca ekonomike nuk është e rëndë. Po, si çdo shkencë kërkon dhe ajo një kohë të mjaftë shqyrtimesh. Në qoftë se nuk ke mundësi t’i kushtosh këtë kohë, mos u ngut, të paktën, të shkruash mbi sende që nuk i ke kuptuar qartë. Sepse ndryshe bën gabime.
Bie fjala: Mehr-Ëert, ose plus-value pas Karl Marks-it nuk është “shtesë pagese për disa punë të vështira” (fq.39) po “pjesa e prodhimit të orëve të punës të cilën, thotë Marksi, patroni ja vjeth punëtorit”.
Pra ane Shan, ane Bagadad…
Dhe me që prekmë çështjet ekonomike duhet t’i themi autorit se nuk është e vërtetë se pot ë mos na vinte grurë nga Italija ne vdisnim për bukë.
Puna qëndron kështu:
Është e vërtetë se Italija dërgonte në Shqipëri disa mijë tonelata mjell tip-unik (jo grur, përveç një sasije grurë për farë) e mjell misri, po, më anë tjetër, ushtërija dhe popullsija civile italiane e kolonizuar në Shqipëri, hante drithin e vëndit.
Mjelli i ardhur nga Italija sillej, përveç kësaj, për hesape thjesht tregëtare me anën e një enti ku kish gisht e fitime vetë konti Ciano me shokë…
Mbi çështje ekonomike z.Nebil çika ka patur, dikur, një logo-mahi me Z. Tajar Zavalanin, nga e cila doli i mundur, (kur u tha: lanet pastë kush e përkëthen Gustave Le Bon-in, në turqisht…)
Na vjen keq se nuk hoqi asohere mësimin e duhur dhe ra e në grykën e dyfekut tonë.
Mund të ketë edhe shumë fjalë për t’u shkruar në lidhje me Njimendësinë shqiptare, po ne ndalemi këtu. Na mjafton të kemi provuar se kjo nuk është një vepër shkencore e fenomenit shoqëror, politik dhe psykologjik.
Autorit të saj i themi:
Riktheu në qartësinë gazetare dhe mos kërko argumenta shkencore për fenomene politike ( si Bashkimi me Italinë) të cilat, për fat të mirë, nuk i krijoi as panda, as dëshira jote- po turma miope e politikanëve shqiptarë.

Google+ Followers