Kllapitë e lindjes, tregim nga Teuta Sadiku


Duke u gdhirë,i humba ndjenjat.Mbaj mend vetëm se më morën kokë e këmbë e më hodhën në një makinë,sirena e së cilës ulëriste pa pushim.Merr frymë, më thoshin,se ja arritëm,po të therrurat që më vinin e iknin në mes e mbaronin në fund të barkut,më bënin të humbja ndjenjat.Kur vija në vete ndjenja që buzën e poshtme e kisha bërë copë së kafshuari nga dhimbjet,nga të qëlluarit kudo me shkopin e gomuar.Po unë nuk e zbërtheva dhe nuk e zbërtheva, gëk nuk nxorra.
-Shpejt mjekun,çau heshtjen një zë,teksa më shtynin për tek një derë e hapur tej e tej.
-Ka grevë sot,nuk e sheh, se çbëhet ,ia preu tjetri në nevrik e sipër.Një thikë ma futi mu nën bark në krahun e majtë sa mbeta pa frymë dhe ma preu fillin e mendimeve.Rashë dhe humba.në një thellësi të errët,ku sdija nga tia mbaja.Ulërimën e sirenës e kisha akoma në veshë ashtu siç ndjenja dhe therjet dhe thikat mbi e nën vete.Mundohesha ti hapja sytë po nuk shihja asgjë.Vetëm murre dhe errësirë. Po tani ?!
-Këtu,jo atje, dëgjova një bërtitje pas klithmës sime
-Ujrat, plasën ujrat, u dëgjua,teksa kërkimet vazhdonin akoma.Ujrat diku duhet të derdhen, mendova, dhe fillova të jepja e të merja duke shtyrë veten me forcë përpara.Ulërima e sirenën nuk më çitej nga veshët. Po na ndjekin, kjo ishte ashiqare.Një lojë kukamshefti mes policëve dhe të huajve.Kapnin kudo ku të gjenin, në rrugë, në shtëpi në punë,burra, gra, fëmijë.Çtë gjenin përpara, i hidhnin në makinën e policisë me sirenën që ulëriste sa kishte në kokë dhe i ngucnin në një dhomë të gjithë.Kur plotësohej numri i mbushnin autobuzat dinga dhe i zbarkonin në kufi.Vetëm këtë mëngjes kapën një dyzinë….
-Edhe pak, forca,-bërtiti njëri.
-E pashë,zgjati kokën dhe bërri prap lart,ia ktheu tjetri.Kujdes na duhet i gjallë,erdhi një zë si nga fundi i një humnere, ku unë rashë brenda në të.Kur arrita në fund të humnerës i thirra mendjes,po akoma isha në dilemë,të dorëzohesha vetë më mirë,apo tu ikja vjedhurazi,nën hundë.Për vete nuk më bëhej shumë vonë,po foshnja,çdo të bëhej me të vallë ?!Rendja me vrap, nga smë shihnin sytë, frymëmarrja sa po vinte e po më vështirësohej.
-Rast i vështirë, ka nevojë për forca të specializuara.Shpejt,të fillojë operacioni.Aty mu prenë leqet e këmbëve.Tani e kisha punën pisk.Ajo makina e policisë me sirenën që ulërinte rrugëve do na ndiqte këmba këmbës deri sa të na kapte e të na ngucte brenda.
-Është shumë e ngushtë, dëgjova një zë mbi kokat tona kur bëra të hyj në një rrugicë për ti shpëtuar makinës së policisë.Nuk mund të vazhdoja dot, fryma po më merrej e dhimbja po më shpejtohej.Mbi kokat tona dëgjoheshin biseda,poshtë këmbëve tona ujra,ngado ujra.Përreth dëgjoheshin hapa të nxituara Po fëmija?!.Rashë i humba ndjenjat përsëri.
-Maskën,shpejt maskën,dëgjova turbullt,nëpër errësirën e madhe,por nuk kuptoja një gjë:Tani do më çirrnin maskën që kisha vënë apo tani duhej ta vija maskën për tiu shpëtuar edhe kësaj here,mu para hundës së tyre.Mos o zot,për dreq,punë e ngatërruar shumë kjo e maskës.
-Erdhi, po vjen në vete.Fëmijën!
-..........
-Gërshërët,dëgjova dhe mu ngjeth mishtë.Tani e kuptova,po bënin gati veglat e torturimit. Qenka e vërtetë sa thuhej lart e poshtë se kur i kapnin dhe i fusnin në qeli, i torturonin me vegla të ndryshme në organet gjenitale.Të njëjtën gjë po më bënin dhe mua Isha mpirë e gjitha,smund të lëvizja, e jo më të vrapoja. Mblodha të gjitha fuqitë dhe i dhashë një të shtyme përpara duke bërtitur me sa kisha në kokë.Të paktën të ikte,e të shpëtonte fëmija.Le të më kapnin mua e të më torturonin,po jo fëmijën,ai nuk ka faj, në asgjë.
-Prije pak nga e djathta,dëgjova sapo erdha në vete dhe mbi bark ndienja një peshë të rëndë që më shtypte barkun nga lart ,poshtë.
-Kujdes po rrëshqet,i bërtiti eprori,tjetrit.Mua sa smë ra pika e më lëvizi zemra prej vendi.U vrave bir,pyeta dhe bëra të ngrija pak kokën, po fuqitë më lanë dhe e plasa kokën poshtë.
-E kapa,ia preu tjetri gjithë kënaqësi.Foshnja ime,një copë mish,dy kile, i mavijosur, pa frymë, ra në duart e tyre,kushedi se çdo ti bëjnë tani, mendova e trishtuar nga pamundësia për ta ndihmuar.
-Bjerri, qëlloje,kape nga këmbët e ktheje kokëposhtë,jepte urdhra njëri e tjetri i zbatonte me përpikmërinë më të madhe.Ata më kishin plasur mua atje,si e pafuqishme që isha dhe po mernin në torturë fëmijën.Atje nuk munda të duroja më.Copra të shkëputura fjalësh dëgjoja turbullt,kur papritur foshnja klithi duke shqyer  më dysh atë heshtjen aq torturuese.
-Më në fund,i gjallë,shfryu një zë femre.
-Më në fund foli,u zgërdhit tjetri.Të paktën është gjallë,mbajta veten me garjet,tek shihja fytyrat e tyre gjithë gëzim që hynin e dilnin në sallë.
-Është nën peshë, po të gjitha organet i ka në rregull.Mos o zot,kjo ishte më e keqja.Po sikur të ishte e vërtetë ajo tjetra që u ndronin organet foshnjave.Atje ndjeva që po dridhesha nga inati,po shtrëngoja grushtat e dhëmbët për të mos bërtitur nga dhimbja e madhe.që ndjenja.
-Nxirrini plaçentën e pastrojani,mirë ,ti bëhet kontrolli një më një, dha urdhrin e fundit eprori dhe u largua me tërsëllimë.
Në sallë u ul tensioni dhe punonjësit ia futën një dorë muhabeti.
-Rast i vështirë,edhe nëna edhe fëmija.
-eee,kohët e fundit kështu ka qenë,plot janë gjithë dhomat.
-Nuk thua shyqyr, na shtojnë numrin e popullsisë.
-Ashtu vërtet, ikëm ne mbaruam, u plakëm.Mirë që i kemi këta,në shtëpira, në punëra.në fusha e arra. Ja mendo mos ti kishim,çdo të bëhej,vallë?!
-Ashtu vërtet, skiptro*,kanë qenë e janë për ne.Oooo,më zuri koka ç΄ja kanë ngenë këta,unë po vdes  nga dhimbjet e këta ...në një vrimë i bien fyellit, të huajt , të huajt,skanë punë tjetër.Mua smë mbante vendi, nga njëra anë fëmija nën peshë nga ana tjetër,foshnja foli,kushedi se çfarë ka thënë.Fillova ti analizoj me hollësi fije e për pe të gjitha.
Që foshnja të jetë nën peshë,nuk e prisja por prapë kur mendoja përpjekjet e mia për mos tu marë vesh, për mos u kapur e rënë në duart e policisë.Po dhe maska mund të ketë efektet e saj negative tek fëmija,sa herë e kam përdorur në rast nevoje Dhe hajde nga mos të dilte foshnja i firuar nga operacinet e shumta të spastrimit.Një mendje më ikte e një tjetër më vinte tek kujtoja atë shprehjen e moçme “Guri e ka peshën në vendin e vet.”A thua të jetë kjo e fundit,fëmija është nën peshë sepse nuk lindi në vendin e vet,por matanë ledhit.Po nuk është shumë larg,na,një ledh na ndan, qetësoja veten.Ndoshta kanë ndikuar për keq erërat e klorinit e medikamenteve të tjera kimike të pastrimit që përdorja gjatë punës.Atje që duhej të vija maskën,atje nuk e vija Përsëprapthi çdo gjë.Pra unë vetë e kam marrë foshnjën më qafë.Po tani si të jetë foshnja,ku të jetë vallë.E kapën të gjallë dhe pa dokumenta.Po qe se rron dhe ai si unë do të jetë,i paligjshëm.Të paktën të merrrja vesh ku e kanë rrasur,ku do ta vuajë dënimin Të paktën ta shihja një herë të vetme,për herën e fundit ,para se ...
-Visheni dhe vërini numrin fëmijës para se ta çoni në dhomën e....Ku,ku do ta shpinin, ashtu të paligjshëm, pa ngrënë pa pirë,si nuk u bëra e zonja një herë pa qeni qepën ta hajë.Dreq o punë.Nuk munda të marr vesh gjë më tepër,vetëm hapa të shpejtë,përplasje dyersh e britmash:Zot në këtë shtëpi jam unë,komandën e bëj unë,kur të vesh tek jot ëmë bëj çtë duash.Këtu ske ardhur për qejf, as për fjalë,ke ardhur për punë
-Lekë,fut, në shtëpi, sa mashkulli. Jo!Atëhere rri e qepe.
Në këtë pikë kishte një farë të drejte por unë nuk ia mbështeshja këto mendime deri në rrëzë.Vërtet unë dhe vetëm unë brenda katër mureve,laja,fshija,,pastroja,hekurosja, gatuaja,kujdesesha për fëmijët por askush nuk më paguante Këto nuk quheshin punë,nuk hynin fare në asnjë llogari,ishin dhe quheshin detyrime.Kjo ishte jeta dhe unë ecja herë rrëpirave dhe herë monopateve të jetës, herë në fusha me lëndina e herë në gremina të thepisura,ngarkuar me dru në kurriz,me bucelën me ujë e me shtamat në duar.E njihja shumë mirë fatin, ia kisha parë surratin që në vogëli, e dija se çmë priste.Fisheku në pajë,i mbyllur kaq kohë në sëndukun e rrobave, kishte marrë tjetër formë e trajtë, ishte transformuar,kishte evoluar.Për tiu shmangur,ikja nga smë shihnin sytë, rendja rendja me gërshetin e shpleksur e ashtu me leshra lëshuar vrapoja në kohë e hapësirë.Diku qëndroja sa për të marrë frymë e shkarkoja gjithë çkisha me vete, mjeshtëri, njohuri, gjuhë.Përshtatesha lehtë, po dhe mësoja,zgjeroja horizontin dhe prapë rendja duke lënë andej-këtej herë një xhufkë këpuce,herë një frudhë fustanelle,një copë gjak e ndonjë fjalë.
-Nga je ,më pyetën, se dukesh që je shumë e moçme.Ç΄i ke këto rroba si plakë,nuk i hap sytë,të shohësh në çshekull jemi?!Duhet të vishesh,të flasësh e të mendosh si ne,përndryshe nuk bëhesh dot με dokumenta si ne.Moj e shkretë,ti qenke dhe e pa fe,se të jesh hem këndej,hem andej është njësoj sikur hiç mos të kesh fe.
-Merreni në pyetje të plotësohen formalitetet dhe çojeni në dhomën xv bashkë me gratë e tjera.Vendimi u morr,por unë isha aq e raskapitur sa që smund të bëja gjë veçse mos ta jepja veten e të merja frymë pa maskë.Kurrsesi nuk duhet të flisja përçart nën kllapitë e lindjes.

Skiptr*( një ide prej nga ku mund të ketë ardhur fjala shqiptar) -në gjuhën greke σκυπτρο το ka këto kuptime
1) -mbahem,mbështetem
2)-fuqi hegjemonike
3)mbështetëse cilindrike prej druri e zbukuruar me stemë që përdornin mbretrit
4)mbizotëron mes së të njëjtës


10/8/2013

Google+ Followers