Hipermarketi patriotik - Nga Milena Bogovac*



Për dashurinë ndaj atdheut
S'është e nevojshme reklama!

Në hipermarketin patriotik,
dashuria për atdheun është artikulli më i shitshëm!

Shesim!
Integritetin nacional.
Sovranitetin territorial,
territorin, krahinat.

Shesim!
Legjitimitetin e vërtetë.
Terrorizmin.
Lëvizjen irredentiste.
Formacionet paraushtarake.
Varret masive,
frigoriferin e kufomave.

Tregtojmë ato që vërtetë ia vlejnë!

Shesim!
Flamuj, stema, himne, kushtetuta.
Armë dhe helm me ngjyra.
Baza ushtarake.

Shesim!
Njerëz të plotë dhe copa-copa
prej mëlçie, zemre dhe veshkave.
Dhe shëndet!

Tregtojmë ato që vërtetë ia vlejnë!

Trauma t'pasluftës dhe skizofreni.
Shtëpi t'huaja.
Orendi
Banesa, pasuri,
Traktor, makina

Shesim!
Mite dhe zbrazëtirë.
Patate, koka-kola
Fli dhe birrë.

Shesim!
Kajmak, miell, vaj, dhe çamçakiza
Mina, granata, mitraloza dhe plumba.

Shesim!
Gjëra të spastrimit etnik,
Kisha të rrënuara,
Manastire dhe xhami të djegura.
Miniera qymyri dhe heroin.

Tregtojmë ato që vërtetë ia vlejnë!

Shesim heronj
Dhe u këmbejmë emrat
Ndryshojmë historinë dhe sloganet.

Shesim eshtna njerëzish.
Dhe qenë të plagosur.
I shesim të gjitha!

Shesim vetëm ato, për të cilën
Ju kurrë s'do mbeteni n'borxh

*Përktheu nga origjinali serbisht,

Ben Andoni
Milosao

Google+ Followers