El James, shkrimtarja që fitoi 95 milionë dollarë


Pas mbizotërimit të fantazisë përgjatë viteve, lexuesit bënë një ndryshim. Në mes të llojllojshmërisë së krijimeve të ndryshme, ata zgjodhën autoren El James që ta ngrinin në majat më të larta të listave me autorët që fitojnë më së shumti në vit.

Novela romantike dhe erotike e autores britanike, El James, “The fifty shades of Gray” fitoi 95 milionë dollarë, vitin e kaluar duke bërë që autorja të arrijë majat e top-listave, dhe duke lënë pas autorët si:

James Patterson në vendin e dytë dhe Suzanne Collis në vendin e tretë. Lista është përpiluar nga gazeta “Forbes” në Amerikë, duke u bazuar në vlerësimet dhe burimet më të larta dhe të vlerësuara. Më shumë se çdo autor tjetër James, në mes të vitit 2012 dhe 2013 kishte shitur afro 70 mijë libra në 8-mujorin e parë të shitjes së librave në Amerikë. James përveç përfitimeve tejet të mëdha joshi një publik të gjerë me krijimin e saj erotik romantik dhe shumë të veçantë. Kështu ajo la pas top-autorët më të mëdhenj si:

Danielle Steel dhe Stephen King, që e kishin bërë si traditë të fitonin gjithmonë pikët maksimale, dhe në këtë listë në fillim ishin të parët duke qenë James në vendin e 15-të. Çuditërisht edhe publiku i moshës më të re që më herët ishin adhurues të filmave fantastikë, si “Harry Poter”, pëlqyen jashtë mase krijimtarinë e James. “Forbes” radhiti autorët:

EL James: 95 milionë dollarë, James Patterson: 91 milionë dollarë, Suzanne Collins: 55 milionë dollarë, Bill O'Reilly: 28 milionë dollarë, Danielle Steel: 26 milionë dollarë, Jeff Kinney: 24 milionë dollarë, Janet Evanovich: 24 milionë dollarë, Nora Roberts: 23 milionë dollarë, Dan Brown: 22 milionë dollarë, Stephen King: 20 milionë dollarë, Dean Koontz: 20 milionë dollarë, John Grisham: 18 milionë dollarë, David Baldacci: 15 milionë dollarë, Rick Riordan: 14 milionë dollarë, JK Rowling: 13 milionë dollarë, George RR Martin: 12 milionë dollarë.


Kritikat për librin e El James kanë qenë të ndryshme, pasi që kritikët e prozës dhe letërsisë e kanë vlerësuar librin si të varfër, ndërsa kritikët e tjerë dhe publiku si librin më të pëlqyer. “The fiffty shades of Grey” e El James është në përfundimet e një pjese të realizimit të kësaj novele në film, duke pritur që të përfundohet deri në gusht të vitit 2014.

Google+ Followers