Për Podrimjen..., nga Ali Aliu

Ali Podrimja

 

(1942 - 2012)


Sa herë e lexoj dhe rilexoj poezinë e Ali Podrimjes në çaste, situata dhe perspektiva të ndryshme, më përshkon një ndijesi e veçantë, konstante dhe e përhershme: takim me atë që është e shenjtë dhe përjetësi e qenies, e trollit, e etnisë. Shfaqja e furishme e talentit poetik të Podrimjes gjysmë shekulli më parë e nxiti dhe i dha shtysë modernizmit në poezinë shqipe drejt lashtësisë dhe rënjëve, drejt nyjeve tona të qëndresës ndër shekuj. Paraqitja meteorike dhe fillimet e poetit në moshë fare të re dhe me talent të jashtëzakonshëm, me një mendim të lirë dhe ligjërim ironik, të shkarkuar nga çdo skemë, ishte befasi për një kohë dhe mjedis ideologjikisht të ngarkuar dhe me jetë të ndrydhur kulturore por, njëkohësisht ishte edhe ringjallje dhe vazhdimësi e frymës deradiane dhe naimiane, që e kishte artikuluar vizionin për Shqipërinë eterne, për përjetësinë e qenies kombëtare.
Vepra e tij e madhe është dëshmi se shpërthimet e vlerave krijuese nuk janë rastësi në hapësira boshe, por zënie në truall të begatë shtresimesh shpirtërore, dhe si e tillë me rrënjë dhe shtat në truall të vet, poezia e Ali Podrimjes solli përmasa të reja kuptimore për kohën dhe hapësirën arbërore.
Nga lashtësitë antike, poezia e tij kërkoi dhe preku shtresime të pashpaluara dhe nga perpsektiva e poetikës Podrimjane solli ndijesi e pamje tej reales, artikuluar si ligjërim bashkëkohor, i cliruar nga konvencat e ideologjisë soc-realiste.
Për gjysmë shekulli, ne, shqiptarët, u mësuam ta ndjejmë poezinë e Aliut si një bashkë-ëndërrim, si një bashkë-mendim, si një zë thellësisht tronditës, të mprehtë, të qëndrueshëm, bartës të dhembjes së të gjithëve, si një melodi të përsosur që gjithnjë është aty kur na duhet dhe na shoqëron pa e kërkuar.
Tërë opusi poetik i Ali Podrimjes vjen i ngjizur nga një magji përthithëse e historisë dhe hapësirës arbërore, të cilat i vendos brenda poetikës së vet origjinale. Simbolet nga kjo traditë e shtresuar sic janë kulla, guri, fjala, gurra, vijnë qëndresë e pavdekshme përballë sfidave nëpër kohë. Poezia e Ali Podrimjes shndërrohet në simbol përjetësie, simbol që mbush boshësi të mbamendjes, simbolikë që begaton vizione emocionale dhe kuptimore, që ndërton dhe konsolidon substancën dhe mekanizmin mbrojtës kombëtar.
Përmes rendit simbolik, poezia e Ali Podrimjes bashkoi vizione epokash, ëndërra brezash, heronj dhe personalitete të kombit, bashkoi hapësirën dhe pjesët e tretura e të derdhura të saj, i mblodhi me mall dhe dashuri gjymtyrët e lodhura, të përgjakura e të pamposhtura.
Të gjithë gëzimet dhe dhembjet, të vetat dhe arbëroret, muza e tij poetike i mbajti të zgjuara, të pagjumë edhe brengën, shqetësimin e madh, për dhe dhe atdhe. Nuk kërkoi kurrë një strehë prehjeje për vete, nuk njohu kurrë soditje indiferente, përballë botës që e rrethonte, përpara ditëve të shkuara e të ëndërruara, përballë të sotmes. Të tillë e pati edhe ndarjen nga kjo jetë.
Trungu poetik i Ali Podrimjes i ngjan atij të një familjeje në ecje shtigjeve të kohës, që bart mbi vete tërë ngarkesën shpirtërore dhe mendore, dhe nuk do gjeni asnjë degë të shkëputur a të tharë në trupin poetik të kësaj vepre. Gjuha poetike e Podrimjes, është fjalëpakë, e ngjeshur me mendim dhe emocion, dhe poeti sovran i vërtetë i saj e mban nën kontroll prirjen e këtij lloji të lirikës patriotike drejt rrëshqitjes në ngjyrime patosi emocional. Ja një model i këtillë tipik i gjuhës së ngjeshur, të të shrytëzuar me intelegjencë dhe kreativitet, për të tranmetuar mesazhe atdhetarie në një mënyrë fare origjinale: 


Ç'GURRON GURI

Ç'gurron guri në gurinë
Gur guri ndër gurë më i gurti

Gur i gurëzuar pranë gurit
Gurth i gurruar rreth gurit

Gurron guri në gurë gurësh
Guro guroje gurin në gurinë

Ç'gur pranë gurit gur guri
Vrimë e parë e fyellit tim

Një imazh para të cilit mrekullohet poeti bashkë me ne: rrafsh i pafund mbi të cilin buron, kristalisht dhe i gjallë guri, e stolis bardhësinë e mermertë, guron lashtësi antike. Është e pashtershme ajo gurrë, magjishëm e thurr hapsirën, në të cilën secili gur më i gurtë, dhe pranë e pranë. Kështu që nga fillimet, që nga krijimi....
Pamje e brendshme, vizion i imagjinatës poetike: Arbëria si një thurrje e përjetshme dhe e përhershme, shtresim mbi shtresime i etnisë gurgurore, që gurrojnë pashtershëm me një rrënjë mitologjike. Janë sytë e brendshëm dhe shpirti e mendja e poetit, është gurgurima dhë zëri i lashtësive, që vërvitet majave letrare të shqipes.
I duhej dhe i duhet botës ky zë, tokësor dhe qiellor, ky zë lirie, për të sfiduar një nënqiell robërie. Prandaj dhe Europa dhe bota e kulturës e ka mirëpritur dhe mirëkuptuar poezinë e tij si të asnjë poeti tjetër shqiptar. I duhet njerëzimit kjo këngë tronditëse, e të vërtetave të mëdha, këngë thellësisht njerëzore, e njeriut të paepur në betejat e pasosura të jetës. 


"Na pate apo të kishim-", ia shtron pyetjen e përhershme Aliu Kosovës.




Ali Podrimja ,poeti ndër poetët

Botimet Shqiptare at Ali Podrimja - 0 seconds ago
*Sabri Hamiti* Ali Podrimja Poezia e Ali Podrimjes është një masë për zhvillimet e poezisë shqipe në gjysmë shekullin e fundit , qoftë në nivel të konstanteve, qoftë në nivel të shndërrimeve. Kjo e provon identifikimin e poezisë së tij brenda poezisë shqipe, ashtu dhe identifikimin e poetit ndër poetët shqiptarë. U takon poetëve të Kosovës, brezi i viteve ’60 të shekullit XX, që poezinë nisin ta artikulojnë: si elegji intime, si revoltë sociale dhe si përkëndim të absolutit të përparimit. Të gjithë këta poetë kishin pararendës të afërt Esad Mekulin e Martin Camajn, kurse paraardhë... more »

IKJA NGA PIKA E VDEKJËS - Ali Podrimja

Botimet Shqiptare at Ali Podrimja - 0 seconds ago
Pikërisht në mbarim të muajit maj ’89 arritëm në Bled. Na kishte ftuar PEN-i slloven në Takimet Ndërkombëtare të Shkrimtarëve: Dr. Ibrahim Rugovën, Shkëlzen Maliqin dhe mua. Na priti Jasha Zlobec, djali i mikut tim, Ciril Zlobecit, përkthyes edhe i dy librave të mi në gjuhën sllovene. Detajisht dija për të. Ai ishte i padëshirueshëm për qeverinë e atëhershme sllovene. Disident, poet, estet e përkthyes i njohur. Pranë vetes kishte tubuar një numër intelektualësh, që shprehnin revoltën e vet ndaj çdo gjëje që censuronte lirinë e të menduarit. Me paraqitjet e tij, si në mjetet e inf... more »

LIBRI I MEMORIES

Botimet Shqiptare at Ali Podrimja - 0 seconds ago
*Ese* *Çfarë simbolizon Lumi në poezinë time* “Poezia konsiderohet diçka hyjnore, ngërthen në vete dhe misterin. Vlerën nuk e përcakton sasia. Poetët mbahen mend edhe për një poezi. Ajo që nuk vdes, të vë në veprim vazhdimisht. Lumi im, nuk simbolizon vetëm fatin e tij tragjik. Aventurën time të bezdisshme në kërkim të sublimes nuk ia kam borxh vetëm kësaj qenieje…” *Nga Ali Podrimja* I. Për herë të parë ai kishte zbritur në Pargë dhe kishte takuar një nënë çame, vogëlushi i kishte përshpëritur unë jam Lumi, do e mund detin. Poezia është një udhëtim drejt së panjohurës, ka thën... more »

KONTEJNERI - Ali Podrimja

Botimet Shqiptare at Ali Podrimja - 0 seconds ago
Ali Podrimja Nga dritarja e apartamentit tim gati çdo ditë shihja një plakë e një fëmijë atje poshtë te kontejneri. Herët vinin nga perferia. Plaka ecte përpara kokulur, me një hap konstant, ndërkaq fëmija, që nuk i kishte as tetë vjet e ndiqte pas, gati i përgjumshëm. Ndodhte që ai shpesh të dilte përpara saj. Duke buzëqeshur e kthente kryet kah ajo, e cila e ngriste kokën dhe i afrohej ngadalë me një fytyrë të mbytur në rrudha e të verdhë si limoni. Aty te fëmija ndalej, merrte frymë thellë; një qese najloni e shtrëngonte nën sjetull, shikonte në të dy anët. Për dore e kapte atë dh... more »

ALI PODRIMJA ME IRENEN NE NJE DITE ME ERE

Botimet Shqiptare at Ali Podrimja - 0 seconds ago

ALI PODRIMJA DHE POEZIA

Botimet Shqiptare at Ali Podrimja - 0 seconds ago
Nga Rexhep Ferri Ali Podrimja ka lindur poet me këmishë etnike. Mbi Bjeshkët e Nemuna lehtë i preku retë e bardha. A ishte i lumtur, kush e mendoj? Prej një kornize që kërkon portretin e vet e mori përgjigjen. Në Gjakovë, gjatë viteve të shkollës fillore, çdo ditë e takoja. Vëllai im i vogël, Muharremi, e kishte shok klase. Shpesh vinte te ne në shtëpi.Ishte i afërt, i shoqërueshëm dhe në rrethin e shokëve të klasës kërkonte vetveten. Nëna për asgjë s'e ndante nga Muharremi. Atëherë ishte një kohë e varfër, por shumë bujare. Në atë kohë i vetmi argëtim dhe ngjarje kulturore për të r... more »

Poet i një shoqërie me institucione të papërgjegjshme ndaj detyrimit të vlerave letrare

Botimet Shqiptare at Ali Podrimja - 0 seconds ago
Nga BASHKIM KUÇUKU BASHKIM KUÇUKU* *Më 28 të gushtit është 70 vjetori i lindjes së poetit Ali Podrimja, të cilin e dinë fare pak veta, duke përfshirë edhe mjaft miq e shokë të tij të afërt. Shkujdesja e tij, që, deri para tre-katër vjetësh nuk e kishte shënuar ditëlindjen në biografinë shoqëruese të botimeve (një mik i tij studiues e bëri fakt publik) nuk e përligj këtë padituri. Studiuesit, biografët, profesorët ligjërues, kolegët e Akademive, pasi ai ishte edhe anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, do të duhej ta kishin në kalendarin e punës, nëse vërtet punoj... more »

IKU ALIU

Botimet Shqiptare at Ali Podrimja - 0 seconds ago
Nga Marc Delouze* * *Marc Delouze* * Requiem Ali Podrimjes, poetit nga Kosova i gjetur i vdekur, i shtrirë në tokën e Larzakut, një ditë (një natë?) korriku më 2012. Në majë të gjuhës ai fsheh peizazhe i huaji Horimoto Gin «Mënyrat e vdekjes janë të ndryshme njëri vdes e tjetri ngordh dallimi është se nganjëherë coftina jeton më gjatë në kujtesë ruajuni pranisë së saj në fund të fundit më mirë të zgjidhni vdekjen tuaj guximi shpërblehet me përjetësi» koka ime po ikën o jam unë në kokën time që niset çrëndësi ka qëkur merr me vete trupin tim trupin me kokën e rr... more »

Fjala poetike e Podrimjes

Botimet Shqiptare at Ali Podrimja - 0 seconds ago
BEHAR GJOKA Behar Gjoka Shtegtimi i poetëve, në kufirin e jetës dhe amshimit, që këngëtuan prej dëshire dhe aspirate, prej makthit dhe nevojës së lirisë, më tepër i përkojnë pranisë në pakohësi ose më gjasë shumëkohësisë, ku pa mëdyshje nuk mbërrijnë të gjithë ata, që lëkunden nër ethet e poezisë si art dhe magji, si frymë dhe dëshmi e qenësisë së atdheut rrëzëllitës të poezisë. Po kaq, Ali Podrimja, një zâ origjinal dhe i vetëmjaftueshëm, një bard modern i fjalës shqipe dhe fjalës poetike veçmas, me librat e shumtë poetikë, mbase diç më shumë me poetikën e gdhendur ndër vargje, k... more »

“KOHA TE DUHEMI”, KY MESAZH I MADH…

Botimet Shqiptare at Ali Podrimja - 0 seconds ago
*In memoriam për një mik që shkoi siç shkojnë dashuritë…* * * *NGA LULZIM LOGU* Kur shkon dashuria, rrëfehemi mes dhimbjesh dhe lotësh tek vetvetja dhe miqtë e zemrës, episodet e ndodhura marrin permasa kozmike, figura e shtrenjtë e tij/saj strehohet e madhe në zemër dhe trysnon ditët dhe perjetimet tona të mëvonshme, pendimi dhe malli pikojnë si shi vjeshte në qelqet e syve dhe paretet e zemrës, vargjet oshëtijnë në akustikën e qënjes dhe detajet afrohen kah penda dhe letra e bardhë… Podrimja shkoi befasisht, pa u ndjerë dhe pastaj trazoi mendjet dhe zemrat e atyre që e deshën f... more »

Drita që la pas për ne, Ali Podrimja...

Botimet Shqiptare at Ali Podrimja - 0 seconds ago
*(Mbresa rreth poezisë e takimeve me poetin e shquar)* *Nga Raimonda MOISIU* *Raimonda MOISIU* “Njeriu nuk duhet të jetë vetëm human. Ai sigurisht duhet të jetë i urtë e i ditur”(Konfuci). Ndjeja trysninë ndjesore dhe emocionale, krejt të veçantë mes përjetimeve konkrete, origjinale, simbolikën e tyre në atë shprehje dhe bëja analogjinë me portretin e poetit Ali Podrimja. Ishte hera e dytë që takoheshim brenda asaj pranvere të bukur, dhe për më tepër në disa javë. Herën e parë u takuam në Pejë, në “Takimet Letrare të Azem Shkrelit”. Ashtu me atë shtatin e tij mesatar, qëndronte... more »

Podrimja - libri i parë e biseda e mbramë

Botimet Shqiptare at Ali Podrimja - 0 seconds ago
* Nga Kujtim M. Shala* * * Libri i parë - Libri i parë i Ali Podrimjes që kam lexuar është saktësisht kryevepra e tij, Lum lumi. Kujtoj, në mjegullën e moshës, të ketë qenë vjeshtë, ndërsa viti ka humbur në kujtimet e hershme. Librin e solli baba. Ai e kishte blerë, sepse e dinte historinë e tij, atë rrëfim që unë do ta mësoja vetëm kur do të rritesha. Ali Podrimja (1942 - 2012) Një kore disi e hirtë, e ftohtë, shoqëruar nga ilustrimi: një lule mbi kokën nëntokë të një vogëlushi. Në kore shenjohej e fillonte tmerri, që unë, atëherë fëmijë, nuk arrita ta lexoja në faqet e rralla të lib... more »

„Pak po më jep jeta ime / e tepër po lyp nga Unë”

Botimet Shqiptare at Ali Podrimja - 0 seconds ago
Enver Robelli Shkoi Ali Podrimja. Dhe do të kthehet prapë mes nesh, nesër, pasnesër, e do të na thotë: “Këtu isha, po s’më patë, të verbër”! Ali Podrimja i ka lënë shumë Kosovës – Kosova publike e pasvitit 1999, ndërkaq, për të dhe shumë mendimtarë të tjerë dhuratë të vetme kishte: mospërfilljen dhe nënçmimin 1. M’u kujtua Ali Podrimja i viteve ‘90. Më saktësisht i mesit të viteve ‘90, kur në Kosovë kishin filluar të zbeheshin shpresat, kur gjithnjë e më pak njerëz besonin se “politika e mosdhunës” do të çonte në cak, duke e detyruar hasmin të lëshonte pe. Hasmi bartte uniformë l... more »

Ali Podrimja, lidhja e Kosovës me Diasporën

Botimet Shqiptare at Ali Podrimja - 0 seconds ago
*Ardianë Pajaziti* Ali Podrimja, pos që është ofruar deri te lexuesi nëpërmjet poezisë së tij, ai, poezinë e tij shumë shpesh e ka ofruar edhe me praninë e tij nëpër orë të ndryshme letrare dhe në aktivitete të shumta kulturore, i cili, për një aktivitet të tillë shkoi edhe në Ladove të Francës, i cili, prej atje nuk u kthye më i gjallë. Mirëpo, një angazhim i tij më i madh edhe fizik, nëpërmjet poezisë, vlerësohet të jetë ai i viteve të 90-ta, ku Ali Podrimja, së bashku me poetë të tjerë ka vizituar klube të ndryshme shqiptare nëpër shtete të ndryshme të botës, për të ofruar më... more »

ALI PODRIMJA, PROMETHEU I LETËRSISË BASHKËKOHORE TË NJERIUT

Botimet Shqiptare at Ali Podrimja - 0 seconds ago
*Nga DINOS KUBATIS* * * * * Njeri i madh për kulturën e vendit të vet, Kosovën, është sot poeti Ali Podrimja, -bile ndokush mund të thotë edhe për gjithë Serbinë, – pasi dihet që, deri para pak vjetësh, Kosova ndodhej nën zotërimin e serbëve. Që të themi të drejtën, Ali Podrimja, mbizotëron edhe aty lart, në Shqipëri dhe në të gjitha trojet shqipfolëse përreth, të cilat dikur i takonin asaj dhe poeti kosovar, u takon atyre trojeve. Po vetëm atyre? Mos vallë çdo poet, nuk i përket gjithë botës dhe jo vetëm asaj pjese, që e lexon dhe emocionohet prej fjalës së tij, por edhe asaj pjes... more »

ALI PODRIMJA POET E PATRIOT

Botimet Shqiptare at Ali Podrimja - 0 seconds ago
*Nga Gjekë Gjolekaj/New York* * * Lajmi për humbjen e Ali Podrimës në Francë e mora nga Zenun Çelaj dhe më shqetësoi shumë,por duke e ditur natyrën e tij të paparashikueshme,isha pak optimist se ndoshta mund të jetë gjallë. Për miqtë dhe Familjen e tij ato ditë ishin tepër tronditëse. Kjo humbje ringjalli kujtesën humbjen katastrofike të mijëra shqiptarëve nga Kosova dhe Shqipëria. S’ka dyshim se ato humbje tragjike i kishte përjetuar rëndë edhe Ali Podrimja. Ditët dhe netët e humbjes së Aliut ishin një ankth i vërtetë. Vetëm ata që kanë përjetuar situata të tilla dinë të përs... more »

Një lidhje parabolike midis vëllimit Torzo dhe Lulet e të Keqes.

Botimet Shqiptare at Ali Podrimja - 0 seconds ago
IRONI E MODERNITETIT BASHKËKOHOR *Nga Prof. Bashkim Kuçuku* *Nga Prof. Bashkim Kuçuku* * * Ironia e modernitetit bashkëkohor dhe e pasmodernitetit, në përgjithësi, në letërsinë shqipe, po ashtu, edhe në poezi është e rrallë dhe dytësore. Ajo nuk ka arritur të bëhet karakteristikë, e aq më pak zotëruese, sikurse në letërsi dhe poezi të gjuhëve të tjera evropiane. Megjithatë, në vëllimin *Buzë të ngrira në gaz* të Zef Zorbës, në disa vëllime të Ali Podrimjes e të Azem Shkrelit është thelbësore, në vazhdimësi, ose, e shpërndarë andej-këndej me doza të ndryshme. Diku në koncept dhe em... more »

Timo Flloko, një poezi lamtumire për Ali Podrimjen

Botimet Shqiptare at Ali Podrimja - 0 seconds ago
Takimi i fundit kishte qenë vetëm dy muaj më parë në takimet letrare “Azem Shkreli” në Pejë, që përkonte me 15-vjetorin e vdekjes së poetit e prozatorit kosovar. I kishte dhënë dhe një poezi. Aktori Timo Flloko e përjetoi jo me pak dhimbje ndarjen nga kjo jetë të mikut të tij, Ali Podrimja. “Jam njohur me të personalisht pas viteve ’90. Madje ka qëlluar të jemi takuar bashkë me Bekim Fehmiun. Jemi takuar shpesh, në Kosovë e në Shqipëri, madje kemi këmbyer edhe poezi e dorëshkrime”, kujton Flloko. Por i paharrueshëm do të mbetet për të takimi më i fundit. I kujtohet se si një fotogr... more »

LANKSCH: THJESHT U DASHUROVA ME POEZINË E ALI PODRIMES

Botimet Shqiptare at Ali Podrimja - 0 seconds ago
*Poezia lirike e Ali Podrimes është e njohur edhe jashtë hapësirave shqipfolëse. Poezitë e Ali Podrimes në gjermanisht janë përkthyer nga Hans-Joachim Lanksch.*... *Hans-Joachim Lanksch* Poeti i njohur nga Kosova Ali Podrimja ndërroi jetë ditët e fundit në Francë pasi kishte marrë pjesë në festivalin e poezisë “Voix de la Méditerranée” në qytetin jugor Lodeve. Politikanë dhe personalitete në Kosovë e konsideruan si humbje të madhe ndarjen e Podrimes nga jeta. Ndër të tjera, poeti kosovar ishte nderuar edhe me çmimin Nikolaus-Lenau të qarkut të artistëve Eslingen. Veprat e tij janë ... more »

Kadare: Podrimja, një nga poetët shqiptarë më të njohur

Botimet Shqiptare at Ali Podrimja - 0 seconds ago
*“ Ali Podrimën e kam njohur shumë, shumë herët! Më duket sikur e kisha njohur gjithmonë, tërë jetën. Nuk e përcaktoj dot me saktësi kohën e njohjes, por ka qenë një nga poetët, shkrimtarët e parë të Kosovës, me të cilët jam njohur dhe ka vazhduar miqësia gjithë jetën”, thotë shkrimtari Ismail Kadare në një intervistë ekskluzive për RTK. *... - Z. Kadare, si e keni njohur poetin Ali Podrimja? Ismail Kadare: E kam njohur shumë, shumë herët! Më duket sikur e kisha njohur gjithmonë, tërë jetën. Nuk e përcaktoj dot me saktësi kohën e njohjes, por ka qenë një nga poetët, shkrimtarët e ... more »

URA E ARTES

Botimet Shqiptare at Ali Podrimja - 8 seconds ago
Ali Podrimja Ti na qenke ajo ura që në heshtje të vdekshme Të kohëve të serta kënduar të ka im atë Bjeshkëve të Namuna e krahasuar me Urë të Shenjtë Urë moj Urë e Artës Deri të guri yt i latuar nga mjeshtrit epirotas Udhë bëra vite e vite Po Hamzë Podrimja nga Gjakova ku arriti Urë moj Urë e Artës Lumit tim sa vjet i duhen Nëpër ty të kalojë me një lulëkuqe në dorë Apo historia jonë shtangu në sqep korbi Urë moj Urë e Artës Me një krah në qiell me tjetrin në mishin tim (Artë, 1986)

Untitled

Botimet Shqiptare at Ali Podrimja - 8 seconds ago

Shtatë përsiatje dhe mbresa

Botimet Shqiptare at Ali Podrimja - 8 seconds ago
Shtatë përsiatje dhe mbresa -Poeti Ali Podrimja në javën e parë të pavdeksisë- Nga Visar Zhiti Ali Podrimja dhe Visar Zhiti 1- Një javë më parë ishim në Prishtinë për t'i dhënë lamtumirën e fundit Poetit tonë, Ali Podrimja. Teksa hidhnim grushtat me dhé në varrin e porsahapur, kori i burrave të Gjakovës, ku dhe ka lindur poeti ynë, këndoi pikëllueshëm një elegji qiellore, shqiptare e gjitha, aq sa dhe kurorat e luleve dukej sikur po pikonin lotë. Ndërkaq na u përshfaq arkëmorti i errët, i mbuluar me Flamurin Kombëtar në sallën e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Prishtinës, ku... more »

Kur poeti ishte mes të vrarëve të vet

Botimet Shqiptare at Ali Podrimja - 8 seconds ago
Kur poeti ishte mes të vrarëve të vet -Shkrimi mbi lëkurën e jetës- Pasthënie në librin e Ali Podrimjes "Shkretëtirë përpirëse", botuar në Itali Nga Visar Zhiti Ali Podrimja dhe Visar Zhiti Ishim mbledhur në një festival ndërkombëtar poezie në Itali, poetë nga të gjitha anët e botës, nga Mesdheu, nga Evropa Qendrore, Afrika, Azia, Amerika. Nga Ballkani, nga gadishulli më poetik i botës, duhej të vinte dhe Ali Podrimja, që të lexonte poezitë e veta, por ai mungoi. Dërgoi vetëm një letër të shkurtër, që organizatorët e festivalit më dhanë leje ta lexoj. "Nuk mund të vij, shkruan... more »

Podrimja, një zë tokësor dhe qiellor

Botimet Shqiptare at Ali Podrimja - 8 seconds ago
* Ali Aliu* * * * * Ali Podrimja Një popull që lind poetë si Ali Podrimja, poetë përmasash universale, është popull i bekuar. Për gjysmë shekulli, ne, shqiptarët, u mësuam ta ndiejmë poezinë e Aliut si një bashkë-ëndërrim, si një bashkë-mendim, si një zë thellësisht tronditës, të mprehtë, të qëndrueshëm, bartës të dhembjes së të gjithëve, si një melodi të përsosur që gjithnjë është aty kur na duhet dhe na shoqëron pa e kërkuar. Të mëdhenjtë si Ali Podrimja, që e arrijnë këtë prani të natyrshme, të vetvetishme, në jetën e një kombi, kur ndahen nga ne, nga kjo botë, humbja përjetohet ... more »

Google+ Followers