Oh, orët



Nga Mario Quintana


Projekt Parathënieje


Mprehtësi mençuri finesë ......
Jo!
Asgjë të tillë s'do të gjeni këtu.
Poezia nuk është për t'ju hutuar
Si këto imazhe që ndryshojnë kaleidoskopin.
Nuk është poezi kur të kufizon vlerësimin e detajeve.
Nuk është poezi edhe kur të ndalë në fund,
Sepse një poezi e vërtetë vazhdon përjetë ...
Një poezi që nuk të ndihmon për të jetuar dhe nuk di se si të të
përgatisë për vdekjen
Nuk ka kuptim: është një zilkë e mjerë fjalësh.

Oh, Orët
Miq, mos u konsultoni me orët
një ditë kur unë do të iki nga jeta juaj
i përhumbur në problemet tuaja aq të parëndësishme
që më shumë ngjajnë me nekrologjitë ...
Sepse koha është një shpikje e vdekjes
nuk e njeh jetën - atë të vërtetën -
në të cilën mjafton një çast poezie
për të na dhënë përjetësinë e tërë.
E tërë, po, sepse kjo jetë e përjetshme
vetëm nga vetvetja është ndarë:
nuk ka në secilin një pjesë.
Dhe engjëjt do të shikojnë njeri-tjetrin me habi,
kur ndonjë - në kthimin në jetë -
nëse i pyesin sa është ora.

Jetoj

Kush nuk dëshiron kurrë të vdesë
Nuk e di ç'do të thotë të jetosh
Nuk e di që të jetosh do të thotë të hapësh një dritare
Dhe nga dritarja do të dalin harabela, harabela do të dalin
Dhe kuaj deti fosforeshent
Meduza transparente
Të ndriçuara
Yje deti ... Ah,
Të jetosh do të thotë të dalësh papritur
Nga thellësia e detit
Dhe fluturojnë ...
Dhe fluturojnë ...
Përherë e më lart
Sikur më pas të jeni të vdekur!

Biletë

Nëse më do, më duaj me zë të ulët
Mos u bërtit sipër çative zogjve
Lëri të qetë zogjtë
Lërmë të qetë mua !
Nëse më do,
në fund,
duhet që të jesh shumë ngadalë e dashuruar,
sepse jeta është e shkurtër, dhe dashuria
e ende më e shkurtër.


Do doja të të sillja disa vargje shumë të bukura
Do të doja të të sillja disa vargje shumë të bukura
të mbledhur në fshehtësinë time më të madhe...
Fjalët e tij
do të ishin më të thjeshtat në botë,
por ai s'e di me ç'dritë t'i ndriçojë
për të të bërë të mbyllësh sytë, për të dëgjuar ...
Po! Një dritë që të lindte nga brendësia e tyre
si kjo që ndez papritur ngjyra
në fenerët kinezë prej letre!
Të sjell fjalët, sapo... dhe që janë shkruar
në buzë të letrës ... Nuk e di,kurrë s'e kam ditur çfarë të them
dhe kjo poezi po vdes duke vdekur e zjarrtë dhe e pastër, në erën e poezisë ...
si
një fener i mjerër që digjet !

Koha

Jeta është detyra që e marrim për ta kryer në shtëpi.
Kur shikon, dihe se ora tashmë është 6:00!
Kur shikon, dihet se është e premte, tashmë, !
Kur sheh, dihet se tashmë është Krishtlindje...
Kur shikon, dihet se tashmë ka kaluar viti …,
Kur sheh humbasim dashurinë e jetës sonë.
Kur sheh, dihet se kanë kaluan 50 vjet!

Tani është tepër vonë për ta provuar përsëri ...
Po të më jepej një ditë, një tjetër mundësi, as që do ta shihja orën.
Do të ecja përherë përpara dhe do të hidhja në rrugë lëkurën e artë,
të panevojshme të orëve ...
Do të mbaja të shtrënguar dashurinë që do të më qëndronte përballë
dhe do t'i thosha që e dua.
Por ka ende: mos u shmang të bësh diçka që të pëlqen,
vetëm për mungesë kohe.
Mos u shmang të kesh njerëz në anën tënde
nga frika e pastër e të qenit dukshëm i lumtur.
Mungesa e vetme që do të ndjesh, do të jetë prej kësaj kohe pa fat
që nuk do të kthehet më kurrë.

Poezi

Poezitë janë harabela që na vinë
nuk dihet nga ku
dhe ulen mbi librin që lexon.
Kur ti mbyll librin,
ata kërcejnë fluturimthi si në një kafaz me tela.

Ata s'kanë ku ndalen
s'kanë as portë
ushqehen një çast në duar të ndryshme dhe ikin larg
Dhe shih atëherë ato duart e tua bosh,
me surprizën e mrekullueshme të të diturit
se ushqimi i tyre ishte tashmë nga ti...


Përktheu nga italishtja Fazlli Haliti

Google+ Followers