KRENARI SHQIPTARI - Sulejman KRASNIQI (1937-2011)

 

Sulejman KRASNIQI (1937-2011)

Nuk te perulem, as te leshoj udhe!
Pse jam i vorfen,pa fajin tim, jam burrë!
Nuk te leshoj udhe, anise pjelle e nji bareshe!
Nuk te nenshtrohem,sikur të jesh bir i çdo mbretneshe!
Ti mund të kesh lindur ne djepin me ar,
i mbeshtjellun me mendafsh te bute e te papare;
ushqye me musht luleshqerrash e me mjalte,
pasanikja te këtë mbeshtjelle me brez te arte.
Po unë jam me i madh se ne kasolle vorfnie,
me buke, krype e fjale fisnikie
e ruejta, e mbrojta, u gjakosa për këtë toke,
nder motet ma te vështira pushken pata shok.
Ne lahuten time do gjesh historinë,
te lashtë sa rruzulli për mua,për Shqipërinë!
Më ka linde shqiptarja e ashpër,e fortë,
midis dhenve dhe krismave, mbi shkambin e ftofte,
Më ka mbeshtjelle me shallin e leshte e te ngrohte,
peshtjellakun ma te mirë qe s'është pa ne botë!
Lidhun më ka me sixhim, loze manaferre.
Nuk më ka perkedhelun, por ushqye me tamel dele!
Dhe për këtë jam betue:

Askujt udhën s'kam për t'ia leshue!


Sulejman KRASNIQI (1937-2011)
Veprat e botuara:

Tri motra, tri histori - 1972, novele
Ne shpellen e banditeve - 1973, roman
Qielli i perflakur - 1974, roman
Prijesja e komiteve - 1975
Beteja te nendheshme - 1976
Lindita - 1977
Rruste Kabashi - 1978, radiodrame
Mic Sokoli - 1979, roman
Beselidhja shqiptare - 1980, drame
Pushka top, Bajram Curri - 1982, roman
Dardanet - 1985
Heronjte e bores - 1985, radiodrame
Oso Kuka - 1986, roman
Shqiptarofobia e serbomedhenjve - ese
Njeriu dy here i pushkatuar - 1991, roman
Belbacakja - 1992
Rrefimet e majorit - 1993
Evrope deri kur do te keqperdoresh durimin
e Kosoves shqiptare - 1996, liber eseistik
Rapsodia e kosovares - 1999, roman

Google+ Followers