KJO BOTË NUK ËSHTË E PËRJETSHME, PRANDAJ JEPI VLERË E KUPTIM CDO DITË (Këto ditë doli nga shtypi libri i shkrimtares së re nga Kuçova, Dhurata Lezo,”30 vjet lumturi”.)

Sokol Demaku

Këto ditë doli nga shtypi libri i  shkrimtares së re nga Kuçova, Dhurata Lezo,”30 vjet lumturi”.
KJO BOTË NUK ËSHTË E PËRJETSHME, PRANDAJ JEPI VLERË E KUPTIM CDO DITË
-këtë filozofi lexuesi do e gjejë në librin e saj met ë ri “30 vjet lumturi”, botoj shtëpia botuese Milosao-Gjirokastër


          Jeta e lumtur, dashuria dhe idili në jetë ruajnë kujtimet më të bukura në jetën e njeriut qoftë edhe nga rinia e hershme. Shkrimtarja e re Dhurata Ramadan Lezo me përvojën e saj krijuese ka sjellur për lexuesin tonë copëza jete të ruajtura në arkivin e saj, të cilat komunikojnë edhe sot me dëlirësi rinore me lexuesin kur kemi të bëjmë me jetën idilike, rinore të kohës në të cilën autorja ka jetuar dhe  ka ruajt dhe sot bart ngjarjet dhe prezenton tek lexuesi përmes  tregimeve të prezentuara në librin e saj më të ri me titull „30 vjet lumturi”. Të gjitha tregimet e shpalosura në këtë libër në vete kanë ruajtur momentet më  karakteristike të jetës rinore të shfaqur përmes tregimeve të shkruara thjeshtë dhe me plotë ndjenja rinore të vet autores.
         Autorja e re, pra Dhurata Lezo, e cila për ne deri me tani ka qenë  njohur përmes botimeve aty këty të tregimeve të saja në të perditshme  nga më të ndryshmet, e ja tani edhe me tufën e  tregimeve të përmbledhura në vëllimin e saj „30 vjet lumturi” përmes këtyre tregimeve ajo të kthen në tërërsinë e kësaj bote, në retrospektivën idilike, që nuk ka përfundim.
         Dashuria mund të ketë  ndryshim në shfaqjen e saj, por si përjetim e ndjenjë gjithmonë të rrëmben, është ajo cka shumë poet por edhe shkrimtar i ngriten lapidar në shkrimet e tyre, e një gjë të till do e gjejmë edhe tek shumë tergime në këtë vëllim. Në  këtë botë vjen ndnjenja e kënaqësive rinore përmes përjetimeve të ruajtura në thellësi të shpirtit dhe të arkivuara në arka të helmetuara të cilat se vështirë do lejojnë që dicka të humbas, do ruhet e lexohet me kujdes kjo kujtesë e shprehur me filozifin e autorës dhe me ndjenjen e saj pesimiste te jetës por që në fund të fundit autorja shef një dritë e që edhe ia ngorhë zemren dhe shpritin. Ndnjena e shfaqur nuk pasqyron vetëm dashurinë e dy të rinjve, ajo ngreh  në lartësi  përjetimin si objektivë të asaj periudhe e cial ruhet thellë në shpirtin rinor me të gjitha dallgët e pengesave që vinin nga koha e përjetuar për të gjithë të rinjtë, ajo kohë e cila ndoshta ishte paksa jo e zakont. Por nese njeriu analizon si edhe autorja nuk ka fuqi që mund ta betonojë në pengesa këtë dashuri të sinqertë.  Dhe këtë lexuesi do e ndjej përmes leximit të tergimeve të së resë Dhurata. Do bindet lexuesi përmes këtyre perjetimeve të autores e shprehur në rrefimet e saj se të rinjtë, kur dashurohen ata magjepsin tërë ambientin.
          E autorja në tergim e saj „Atje ku mban trupi” thotë:
A mund të betoheshe për dashuri të përjetshme në një botë kur cdo gjë qe e përkohshme, kur mbaronte së ekzistuari njeriu, qoftë edhe në mendjen e tjetrit, pastaj, ai tjetri, për një gtimë kohe, vazhdonte të shpresonte qoftë edhe me një shåresë të turbullt.
          Nga ajo që prezentohet në këtë libër, kuptojmë se e reja Dhurata Lezo shkruan me ndjenjën e dinjitetit personal duke prezentua ate çka ajo ndjen dhe mabanë në shpirtin e saj dhe me një stil të veçantë bënë përshkrim të gjithanshëm të gjërave të thjeshta e të bukura që njeriu përjeton në jetën e tij, por nuk mungon as ana tjetër e medlajes pra edhe vujatja, hidhërimi, sepse autorja është vetë ajo që në shpirt përjetoj këto çaste edhe hareje edhe deshprimi.  
Dhe shton se:
Ai mall, që, po të të braktiste, kishte rrezik të mos i duhesh askujt.
          Të njohësh, të përjetosh, dashurinë, duhet të jesh me mendje e shpirt me tregimet e saj në librin ”30 vjet lumturi”, por duhet ta them edhe këtë se fillozofija e shprehur në këto tregime është aq e fortë sa që lexuesi duhet koncentrim gjatë leximit dhe se me siguri cdo  tregim do ta  rilexoj disa herë.
         Para nesh kemi një autore që i jep rëndësi filozofisë moderne të  të menduarit për jetën dhe dashurinë duke patur si personazh qëndror ne tregimet e saja dashurinë, relacionet mes të rinjëve dhe ndjenjat e shprehura në këtë aspekt e ku ajo thtë.
Dashuria, ajo e plota, e madhërishmja tragjikisht, s`egzistonte, ose, ose s`kuptohej për besë!
           Pra kjo është ajo ana  filozofike e të menduarit dhe të shprehurit të ndnjenjes dhe asaj cka njeriu mban në shpirtine  tij. Folozofija e jetës ka kuptimin e  plotë në tregimet  e Dhuratës. Ate lexuesi e ndjenë në komponim dhe me metaforën e përdorurë për mrekulli nga autorja pothuaj në të gjitha tregimet e këtij vëllimi. E hasim këtë pothuaj në shumicën e poezive të këtij vëllimi.
            Autorja i qaset jetës shpirt hapur, me entuziazëm të pashoq e këtë e vërejmë tek tregimi “Varrosja e lumturisë”. Qëndrimet janë kufizime, ashtu si autorja i pranon kufizimet në shijimin e jetës, në përvojën, në jetë dhe filozofin e jetës, në vuajtjet, në ato vuatje që dashuria i sjellë cdo të riu. Ku autorja thotë:
Si një zjarr i vockël digjeshin dëshirat e mia të topitura nëpër natën vetmitare aq sa s`qe zor të më treteshin një ditë ndër duar. Pastaj u binda, nbase ashto kotazi, se ëndërrat ishin mashtruese me plot kuptimin e vërtetë të fjalës, se në jetë dashuria s`ishte kurrë aq e përsosur, pa gabime brutale të pafalshme e pendimsjellëse.

          Intelektuali i vërtetë jeton në dy botë, atë të ideve dhe atë të realitetit konkret. Jeta është e mbushur me befasi, por ne duhet të jemi të pregaditur që asnjë e papritur mos të na befasojë, kjo është një qasje reale e jetës e asaj cka njeriu ka në mendje dhe ndjen në vetëvete. Mirepo autorja shprehë pesimizmin e saj për jetën përmes tregimit të saj „Kohë që vdiste” kur thotë:
Kishte mendua se lumturia qe gjendje mendore!
         Jeta jonë është e mbushur me befasi, është një histori në vete, është një sprovë, por ne duhet të jemi të pregaditur që asnjë e papritur mos të na befasojë në jetë sepse atëhere edhe jeta humbë qellimin. Mendimet filozofike për jetën janë të lidhura aq ngusht me religjionin dhe njeriu i ndjenj aq sa që njeriu do konkludoj në këtë se fillimi i mençurisë është frika ndaj Zotit dhe frika ndaj fjalës. E autorja e tregimit „Kohë që vdiste”thotë se Bibla thekson:
Prisnin një ditë kur frika nuk do ua grryente më shpirtin dhe do merrnin frymë lirshëm. Jezusi thotë se secilës ditë i mjafton pikëllimi i vet. Njeriut i duhej shpresë, gëzim, qeshje. Për shkak të përendisë ishim në jetë, permes rrebeshit të saj, lodhjes së mendimit.
          Vazhdojmë me ecjet e leximit, vazhdojmë me bezdisjet  e autores nepër tregimet e saja, pra autorës në shëtitje pa e larguar asnjëherë shikimin nga ngjarjet magjepse, dashuria, famililja,vuajtjet në vend të huaj, nëpërkëmbjet.  Por si duket autorja është pakëz sa e ndrojtur dhe e prekur nga kjo, sepse na shpreh një pesimizëm të saj. Në përshtypje të parë të duket kjo një gjendje humbjeje. Në një moment mundohet ta kapë këtë madhështi, dhe se ia arrinë ta paraqes ashtu si ajo e ndjenë në shpirt gjendjen e saj, ndjenjen e miqesisë dhe humanizmit të shpirtit. Por nuk është e lehtë jeta. Gjithçka e bukur është vështirë të pasqyrohet ashtu siç është në esencë dhe ajo në tregim e saj nga edhe vet libri merrë titullin “30 vjet lumturi” thot:
Kjo botë nuk është e përjetshme, prandaj jepi vlerë e kuptim cdo ditë!
          Por autorja e këtyre copëzave dashurie mendon dhe shkon më tutje me filozofin e  saj dhe shton:
Disa lloj dashurie i kishte refuzuar vetem per te provuar magjine e largeses. Ishin te destinuara te te mbanin te gozhduar pas. Jeta, vazhdonte, te tjeret lumturoheshin, kurse ti, ngeleshe me koken kthyer pas. Kishe kaq raste ku mund te perkushtoheshe, te dashuroheshe e te dashuroje...por, nderkohe, e kishe bere zgjedhjen...te ishe perjetesisht e TIJA. Vetem ate te gjente, s'do te qetesohej kurre. "Sa te thjeshta e te nderlikuara qene gjerrat nganjehere!Puna ishte te gjeje njeriun e zemres. Po e kerkonte e do e kerkonte deri ne perjetesi. .....Ti, i thyen te gjitha ligjet e normat...Ti je kulmi i krijimtarise letrare, pse jo, edhe fundi...Nje dashuri e plotesuar. C'tjeter mund te donte njeriu ne jete po te kishte ATE? Vetem me te, mund te provoje dridhje gjunjsh, stomaku e zemre...Djali i mrekullive tek i cili s'kishte asnje te mete, djali i perkryerjeve, i vetmi gezim, i vetmi shtrenjtesi....qe e shtynte ne dliresi. Djali pa emer,i jetes se saj...i humbjes....nga  ”30 VJET LUMTURI”....
Qe e paperseritshme ajo kohe...sepse i kishe te dy, prinderit, plot 30 vjet lumturi, ndersa tani, te duhej t'i perballoje te gjitha vetem. Dhe kish kaq shume skena para syve qe i gervishtnin plaget. Portrete qe shuheshin, shtepi qe s'do shikonte me dy njerez te dashur, deshira te paplotesuara, pengje te lene gjysem...I kishte humbur e s'dinte ku t'i gjente, nuk dinte c'bente ne kete dynja.Si te vinte ajo ne shtepi tani e te mos e priste kush?Si rronte valle kjo zemer, s'i bente pa perqafimin e mamase, pa doren e bukur te te atit, kur shkruante ne bllokun e shenimeve te tre emrat e tyre....NJE LIDHJE E PERJETSHME. Me nje thirrje qe nuk degjohej , por, as shuhej brenda shpirtit...PRINDERIT....tere jeta e saj.
          Dhurata Ramadan Lezo na vjen me krijimtartin e saj si një dhuratë lexusit i cili nuk mund të ndahet se lexuari terë vellimin edhe pse në te ka tregime të ndryshme, por kur se lexuari fillon i duket se ngjarjet janë të lidhura ngusht njëra me tjetrën e dhe atëhere ato bëhen edhe më te lexueshme dhe interesante.
          Krijimtaria e saj shprehë optimizëm, filozofinë e jetës dhe dashurinë ndaj njeriut e këto ne mund ti quajmë edhe parimet elementare në krijimtarinë e saj.
          TAKIM PAS VITESH....Shikoje nje njeri qe dikur e kishe hyjnizuar, e, s'ndjeje gje me. E shumta, vetem mall i perzier me dhimbje per kohet qe kishin ikur. E vetmja qe i rezistonte kohes, ishte lidhja me prinderit. Ajo, s'shuhej, behej me e prekshme deri ne kocke.
E dinte se letersia e kishte fajin, ARTI I SE BUKURES, qe u vishte nje drite magjie.
          DASHURI NE XHAM...Koha, ikte e shkonte e njerezit, s'mbeteshin ne vend. Vec kujtimi, i rezistonte asaj. Arrestim kohe, tha ajo e deshperuar. Dinte dhimbjen me keq se plaget qe jepnin kujtimet.
Por është shumë inetersant se në filozofinë e saj na paraqitet edhe besimi dhe  mos besimi në Zot, por kemi edhe ata të cilët janë të misheruar në te, ndërsa në anën tjetër vlerat morale kanë anën pozitive.

          Sipas Biblës, frika ndaj Zotit është një koncept pozitiv, një ndjenjë e thellë konsiderate ndaj krijuesit të botës e këtë e thekson në disa prej tregimeve të saja edhe autorja e tufës së tergimeve ”30 vjet lumturi”

Google+ Followers