Kafka: Kur të vdes, më gjeni mes librave të mi


nga JOY WILLIAMS
NY Times

Kafka. K. Kjo gërmë i përket vetëm atij.
Ai e pëlqente shumë fjalën “Zweifellosigkeit”
që mund të përkthehet fjalë për fjalë ‘i padyshimtë’.
Ai të tillë e ndjente librin e tij “Gjykimi”,
të padyshimtë. Ai shkruante tetë orë rresht, në
gjendje pothuaj ekstaze.
“Kjo është e vetmja mënyrë për të shkruar”
thoshte ai. Ai ia dedikoi Felice Bauerit, një gruaje
që e kishte takuar së fundmi në shtëpinë e
një mikut të tij, të quajtur Maks. Në ditarin e
tij ai e përshkruan atë si “një fytyrë boshe që
vishej me boshllëkun hapur”. Që nga viti 1912
deri më 1917 ai shkroi qindra letra për atë
femër.
Kur mbaroi korrespodenca, ai ëndërronte
për të si “dikë që ishte e vdekur dhe që nuk
mund të jetonte sërish”. Ai i dogji letrat e saj
bashkë me angazhimin e tij të madh; ajo i ruajti
letrat e tij.
Këto janë momentet më demoralizuese të
letërsisë.
Kafka i digjte dorëshkrimet e tij gjithnjë,
ose kërcënonte ta bënin edhe të tjerët për të. Ai
i kërkoi të paktën 3 femrave që të martoheshin
me të, por gjithnjë dilte diçka që nuk shkonte
(ishte koha kur nisi Lufta e Parë Botërore).
Një nga obsesionet e tij për njëfarë kohe
ishte dreqi vetë, Milena Jesenska, që e thërriste
atë Frenk.
“Frenku nuk jeton dot” i shkruante ajo
Brodit. “Frenku nuk ka mundësi të jetojë ... Ai
është tërësisht i paaftë të jetojë këtë jetë, as për
të pirë, nuk pi dot.”.
Ai ka qenë edhe personazh te “Brutaliteti
i letërsisë moderne” që u botua më 1922, Kafka
u përshkrua kështu: “Kafka është një mi i
mrekullueshëm e shumë i rrallë, që nuk ushqehet
me mish, por me barëra. Ka një vështrim
magjeps, sepse ka sy njerëzorë”.
I famshmi dhe hakmarrësi te “Letër babait”
që ka më shumë se 100 faqe, kurrë nuk
iu dorëzua të atit të tij, Hermanit, furnizuesit
të një dyqani.
Kafka ia dha nënës, që t’ia jepte të atit. Por
ajo nuk ia dha. Ai jetonte me prindërit deri
në moshën 30 vjeçare dhe sipas biografisë së
Reinerit “të dielave në mëngjes ai ndihej keq
nga të vjellat” kur i zuri syri çarçafët e çrregullt
“vetëm pak hapa larg shtratit të tij”.
Ne e dimë të gjithë sesi e konsumonte ushqimin:
ai “e gllabëronte” duke e bluar mirë
nëpër dhëmbë, para se ta shtynte drejt e në
stomak.
Ai ishte mesatarisht i gjatë, tepër i përpiktë.
Ishte nëpunës në një Institut sigurimesh në
Pragë, bashkë me disa juristë, biznesmenë dhe
inxhinjerë.
Ishte i respektuar dhe e konsideronin njeri
me vlerë, edhe pse ai ishte larguar shpesh nga
puna me dhe pa arsye, edhe për pushime të
gjata. Ai e ndjente që ishte një qytetar i një
bote tjetër, një dezertues i bardhë. Mund të
argumentohet qartë për ato që ai i quante “historitë
kafshërore” – “Një raport për akademinë”,
“Strofkulla”, “Hulumtime për një qen?
– që në fakt nuk ishin libra thjesht për kafshë.
Ekziston një plazh që ka emrin e tij në detin
Baltik pranë Muritzit. Ai këmbëngulte se donte
të ishte ushtar, më vonë kamerier në Palestinë.
Ai shtonte se ishte “kundër punëve me
qëndisma”. I pëlqente të lexonte veprat e veta
për miqtë dhe i dukeshin shumë zbavitëse,
nganjëherë shoqëroheshin me të qeshura.
Nuk i pëlqente aspak të lexonte në dhomat
e të huajve, por ama vetëm njëherë lexoi “Në
koloninë penale” për një rast në Mynih. Rilke
ishte i pranishëm.
Në një gazetë shkruhej se historia ishte
“shumë e gjatë dhe nuk magjepste dhe aq
shumë”. Kur “Metamorfoza” do të botohej më
1915, Kafka pati frikë se mos grafiti do ta pikturonte
në kapak insektin. “Jo këtë, të lutem
jo!” i shkruante ai botuesit. “Vetë insekti nuk
mund të vizatohet. Nuk duhet të tregohet nga
larg”.
Ai e pëlqente shumë ajrin e freskët dhe nxihej
shpejt nga rrezet e diellit.
Dora Diamant, gruaja që kujdesej për të
në vitet e fundit të jetës, shprehej se kur e pa
për herë të parë, iu duk si “një gjysëm indian e
gjysëm amerikan”. Ai vuante nga nervat, nga
dhimbja e kokës, pagjumësia dhe një herë pati
një diagnozë të quajtur “neurozë kardiake”.
Ai ka lindur më 3 korrik, vdiq më 3 qershor.
Jetoi rreth 41 vjet dhe 6 vitet e fundit të
jetës ishte i sëmurë me tuberkuloz.
Në fillim ai e quajti tuberkulozin si një sëmundje
mendore, si një ndëshkim. Por edhe si
një ‘simbol’ për diçka që e pati merituar vërtet.
Kur u sëmur vërtet rëndë, e dërguan në
spitalin më të mirë, pranë Vjenës, sepse u konfirmua
se tuberkulozi i qe shpërndarë nëpër
laring.
Vdiq në një dhomë të vogël në sanatorium.
Të folurit e përkeqësonte edhe më shumë
laringun, kështu që Kafka shkruante mesazhe
nëpër këmishë dhe krijonte kështu bisedën e
ashtuquajtur të këmishave.
Një nga mesazhet e fundit ka këtë përmbajtje:
“A ke një moment kohë?”.
Më i zellshmi Maks Brod, përmbaruesi i
letërsisë që la pas Kafka, koleksionoi mesazhet
që linte ai nëpër këmisha dhe i botoi një nga
një.
Ai botoi “Gjyqi” më 1925, “Kështjella” vitin
pasues botoi edhe “Amerika”.
Ai i rregulloi vetë kapitujt, e redaktoi me
duart e tij, riktheu ato që paragrafë që ishin
zhdukur.
Shkroi parathënien, pasthënien dhe shënimet
poshtë librit. I vuri tituj edhe kapitujve.
Madje shkroi edhe një biografi për Kafkën.
Ai botoi edhe reflektimet e Zurau. Më 1948
botoi edhe ditaret. Brodi dukej se kishte mjaft
materiale nga Kafka, një valixhe magjike.
Kishte edhe më.
Një gjykatë izraelite kohët e fundit u mor
me copëzat, pikturat dhe letrat, si dhe me
ditarin e Brodit, që i përkisnin të gjitha Bibliotekës
Kombëtare të Izraelit dhe jo vajzave
të Estet Hoffes, sekretares se tij, që vdiq më
2007, në moshën 101 vjeçare.
Vajzat e Hoffes kishin shpresuar të shisnin
dokumentat andej-këtej, por parimisht letërsia
gjermane (Arkivi në Marbach të Gjermanisë) e
kishte dorëshkrimin e “Gjyqit”.
Studiuesit e Kafkës nuk bëjnë më përpjekje
për të përmbushur synimin e tyre. Ky material
i ti do të jetë së shpejti në botim. Madje shumë
shpejt.
Do bëhen ende studime e zbulime. Do ketë
edhe përkthime të reja.
Do ketë edhe botime të tjera biografish, të
përfunduara me elementë shtesë. Sepse ne duhet
ta njohim Kafkën e vërtetë. Nuk mjafton të
njohësh, të jetosh, të bëhesh i afërt me Kafkën.
Arratisja – katastrofa – në hotelin Askanischer
Hof në Berlin, ku përfundoi dhe angazhimi
i Felices, është përmendur disa herë
në këtë volum, por nuk është shpjeguar kurrë
sa duhet.
E njëjta gjë vlen edhe për shqetësimin e
Kafkës. Deformimi fizik i Brodit është përmendur
paksa te “Vitet vendimtare” por jo shumë
te “Vitet e vështrimit në thellësi”. Një histori e
tillë mjaft e rrallë, me të cilën Kafka është magjepsur,
por që Stach po e ruan atë për librin e
fundit, që do të bëhet i pari.
(Ka të bëjë me një mrekulli që ka ndodhur
në Pyllin e Zi. Pauel ka shkruar në biografinë e
Kafkës “një këpucar që merrej me tregti”.
Stach shpjegon se mënyra e pazakontë e
përhapjes me kalimin e viteve ka të bëjë me
vlefshmërinë e materialeve biografike.
Ai mezi pret të krijojë mundësi botimi te
valixhja e fundit e Brodit, përmbajtja e së cilës
është një numër i caktuar dorëshkrimesh, letra
banke dhe një apartament për macen.
Ai këtë po priste, një “burim të dorës së
parë”, që do të përmbushë më së miri figurën
burrërore të Kafkës së ri dhe që do të kontribuojë
“në vështrime në thellësi të kuptimit
të çështjeve letrare dhe historike që kanë të bëjnë
me vetë Kafkën dhe në periudhën kohore si
një tërësi”.
Stach është një historian i papërkulshëm.
Ai mund të mos binte dakord me deklaratën
e Hannah Arendt se Kafka është “unik”, ka
“origjinalitet absolut ... mund të mos ketë
pasardhës dhe i bën të vuajnë ndjekësit e tij”.
Ose jo. Retorika e tij mund të jetë e zgjuar.
Ai interpreton mjaft nga veprat e Kafkës
si një “izolim i hebrenjve të Europës Perëndimore
që ka ndërprerë traditën e vet” dhe i
sheh “Çakallët dhe arabët” dhe “Një raport për
akademinë” si botime të der Jude, nga Martin
Buber (revista ishte e lidhur shumë me çifutët)
sikur ia dhuroi interpretimit hebre.
Me Red Peter, në tregimin e fundit, Kafka
zgjodhi “një majmun, një specie inferiore me
konotacione negative si simbol i populli hebre
dhe nuk është ëpr t’u habitur se shumica e lexuesve
të tij e humbën logjikën na ky imazh”.
Sidoqoftë, Stach thekson se një lexim i tillë
nuk është “imponues” edhe pse mund të jetë
përsëritës dhe i matur, por mundet edhe që ta
shkëpusë veten nga argumentet që ka ndërtuar
vetë me kujdes.
Kësisoj, Kafka më 1922 kishte synim të
gjente “imazhe që ishin edhe të thjeshta edhe
të padepërtueshme, imazhe që duhen gdhendur
në memorien kulturore” në të njëjtën
kohë ka mbajtur shënime që ishin “të pakuptueshme
krejtësisht pa njohur mirë gjenetikën
e tyre biologjike”.
Stazh thekson se Kafka ka qenë “nën ndikimin
e leximeve Zioniste, aktiviteti i tij fizik
u bë një qëllim moral për të, një çështje e stilit
ekzistencial”. (Kafka! Stili ekzistencial?)
Në të njëjtën kohë, ai i kthehet këndvështrimit
të Kaftës si një sionist apo si një
shkrimtar fetar.
Kjo e lejon atë ta shohë historinë ironike te
“Mjeku i vendit” me ëndrrat e tij për kuajt, si
një material që është gjetur në një koleksion të
quajtur “Legjendat e hebrenjve”.
Nëse Kafka ka pëlqyer fjalën “i padyshimtë”
(ai ishte mjaft i dhënë pas “vështrimit ngultas),
Stach pëlqen ta përkufizojë si “ekzistues”.
Për fat të keq, pak gjëra ekzistuese kanë
lidhje me këndvështrimet socioekonomike e
politike të Kafkës.
Nuk dukej se ai pati ndonjë nga këto. Stach
shprehet se “një botë që ishte lënë disi mënjanë,
duket se tashmë i ofron atij pasuri të
pafundme”. Kafka dergjej në shtrat, kur ndodhi
rënia e Perandorisë së Hapsburgut dhe
themelimi i shtetit çekosllovak në sheshin e
madh. I pa të gjitha nga dritarja e apartamentit
të tij. Gjithashtu, qëndrimi i tij shoqëror ishte
“çuditërisht i pandriçuar”.
“Materiali burimor është helm për biografin,
padyshim dhe Stach gjithnjë thotë “padyshim”,
“ka të ngjarë”, “jam i mendimit”, “ka
shumë dyshime”, “në dukje”, “ne dimë pak” e
kështu me radhë.
Në fakt, mendimi e çon atë drejt një territori
pak të njohur: Nëse Kafka ishte i destinuar
të jetonte jetën e tij në ditët e sotme që në jetojmë,
padyshim që do ndeshte këtë përcaktim
të famshëm të lumturisë.
Stach e plotëson “Vitet e depërtimit” me
rolin e ri të gruas në shoqëri, krizat e rënda në
tregti, manipulimi i monedhës, një shkollë për
fëmijët në Berlin dhe arti i gojëtarisë, përdor
disa strategji për ta përfshirë edhe më shumë
lexuesin. Për shembull ja si shprehet: “
“Përse përjetonte këto lëkundje dhe këtë
lloj nervozizmi të frikshëm?” “Ajo kishte kaluar
30 orë në tren vetëm për këtë?” “A mos po
përballej ai me një detyrë të njëjtë si shumë të
tjerë?” “Ku kishte mundësi Kafka të takonte 6
vajzat?” “A ka më keq se kaq?”
Kakfa është një figurë me mëdyshje dhe
nuk ka asnjë dyshim për këtë, por lexuesit duhet
t’i kërkohet ndjesë duke thënë: “Përgjigjuni
këtyre pyetjeve! Kemi edhe pyetje të tjera!”.
Vetë Kafka është shprehur: “Kur të vdes,
lexoni librat e mi.
Stach rrëfen në një parathënie libri se “biografët
kanë një ëndërr ... Ata dëshirojnë të
shkojnë përtej asaj që ishte”.
Më pas, me një stil tipik ai vazhdon: “Kjo
është e pamundur”. Ai ka shumë për të thënë
për metodat biografike dhe sfidat “ ... çështja
e horizontit hermetik”, vështirësitë e shkaktuara
nga “boshllëku i madh”. Ai beson se ka
ardhur koha për një biografi më të pasur, si një
formë e artit letrar. Por dhuntia e Stach nuk
është vetëm letrare. Ai ka mjaft ndjeshmëri
për Kafkën, por depërton pak në imagjinatë.
Kritiku Valter Benjamin kishte shkruar më
1934 në një ese se: “Shkrimet e Kafkës janë në
vetvete alegori. Por në mjerimin dhe bukurinë
që zoptërojnë ato bëhen më shumë se alegori
... Edhe pse në dukje katandiset deri në nënshtrim
drejt së vërtetës ngjitëse, “ata krejt papri-
tur ngrihen kundër saj”.
Ka shumë të ngjarë që studiuesit dhe
specialistët të futën në dhomat e shumta të
fabrikës së Kafkës dhe kanë për të gjetur aty
shumë gjëra interesante.

Përktheu Rudina Dahri

Google+ Followers