Iliri moj Iliri, poezi nga Hafezat Osmani

Edibe dhe Hafezat Osmani
Iliri moj Iliri,
Vende t’bukura kishe ti
Nga Emona në Atikë
Bijtë e tu flitshin shqip

Iliri moj Iliri,
Nga Budina në Naronë
Bijtë e tu shkojshin n’shkollë
Shkojshin n’shkollë me mësu
Trungun ilir mos me e harru

Iliri moj Iliri,
Që nga Risani deri në Far
Gjithë ata janë bijtë tanë
Gjoks me gjoks me armikun luftuan
Kurr në jetë nuk u dorëzuan

Iliri moj Iliri,
Nga Narona e n’Median,
Nga Skupi e n’Ulpianë,
Ata ishin të gjithë Dardan

Iliri moj Iliri,
Nga Astiboja në Heraklej,
Bijt tu janë gjithmonë me ne

Iliri moj iliri
Nga Linhida në Dodonë
Ato janë trungu jonë

Iliri moj Iliri,
Nga Korkira gjer në Shkodër
Bijtë e tu lujshin n’lodër.

 24.08.2000


Google+ Followers