Dy poezi nga GIOVANNI GIUDICI,zëri lirik italian i viteve ‘900

Giovanni Giudici

Jeta në vargje

Vendose në vargje jetën, shkruaje
Besnikërisht, pa heshtur për
Asnjë veçanti, pamjen e të gjallëve
Por mos harro se shikimi nuk është
Dije, as fuqi, por qesharake
Një dëshirë tjetër që të jesh vetvetja.
Poshtë dhe sipër botës lidhen
Bashkëfajësi të brendësisë, duke shigjetuar shikime
Paktesh. Dhe të pranishmit shfaqen
Në cepin e parmakëve të ndërmjetëm:
I duartrokasin, i vajtojnë të dyja kuptimet
E sublimes – poshtërsinë, famën.
Pastaj shkruaj në vargje se vdekja
Është më e mundshme sesa lindja
Dhe në çdo rast qënia më shumë se fjala…


Ndrysho punë

Nuk mund të ndryshosh, të paktën ndrysho punë,
Vendi i punës është më shumë se një qëllim
(më kot reziston) i shpirtit tënd:
Sa gjëra do të ndryshojnë për ty!
Do të kenë fytyra të tjera dhe rrugë mëngjeset e tua,
Do të krijosh iluzione se gati ke ndryshuar qytet,
Se ke para një jetë. Një gjerg të ri
Do ta mësosh në rradhët e bashkëshërbëtorëve të rinj :
Do të të duhen dy muaj që ta zbulosh banal.
Më pas padronë të rinj, krahina të reja të nervave të tua
Në dukje tek zyrat e personelit,
Prodhime të reja dhe një masë të re
Të asaj që është e mirë dhe e keqe – dhe në fund vetveten
Për të cilën të gjithë do të thonë se je i ri.
Do t’ua thuash të largëve risitë e tua:
E imja është për të të thënë se tash ekzistoj…


Shqipëroi: Arjan Th. Kallço

Google+ Followers