At Leonard de Martino në përvjetorin e vdekjes (Homazh për poetin italo-shqiptar, me rastin e 90-vjetorit të vdekjes)

 Leonardo de Martino (1830-1923)



Duke shfletuar kalendarin historik, më 12 korrik,
kujtojmë përvjetorin e vdekjes së Atë Leonard de
Martino, françeskan arbëresh.
Më 12 korrik 1923 u nda nga jeta, në Napoli, poeti
e shkrimtari arbëresh Atë Leonardo de Martino. De
Martino (1830-1923, nga fshati Greçi i Kampanjës në
krahinën e Avelinos, që i ri u nis si misionar në Shkodër,
ku luajti një rol të dorës së parë në veprimtarinë për
hapjen e së parës shkollë italiane në Shqipëri. Kreu
shërbimin meshtarak kryesisht në Troshan, në dioqezën
e Zadrimës dhe në fshatrat e Lezhës. Për një farë kohe
shërbeu si sekretar i Prenk Pashës, princ i Mirditës dhe
si kujdestar i të birit të Pashës, Prenk Bibë Dodës (1858-
1920). Por nxënësi i tij më i shquar qe katundari i vogël,
Zekë Ndoci, të cilin duart e tij të mësuara e shndërruan
në Atë Gjergj Fishtë, në Poetin i cili do ta ngrinte
traditën e poezisë së Shqipërisë veriore, në majat më
të larta. E kjo mund të konsiderohet edhe kryevepra e
fratit de Martino.
Atë Leonardi u largua nga Shqipëria në fund të shekullit
XIX. Në historitë e letërsisë shqipe thuhet se doli në
pension, duke harruar se ai ishte rregulltar katolik e
meshtar e se rregulltarët nuk e dinë ç’është pensioni,
sepse i shërbejnë Zotit deri sa mbyllin sytë për dritën
e kësaj bote. E de Martino i mbylli sytë në moshën
nëntëdhjetetre vjeç në kuvendin e Sarnos në Itali, më
12 korrik 1923.
I la trashëgim kulturës shqiptare pasurinë që
mblodhi gjatë dyzet vjetëve të shërbimit në provincën
françeskane: veprat, të përkthyera e origjinale, shkruar
në dialektin gegë. Ndërmjet tyre kujtojmë: ‘Vaji i hapses’,
variant shqip i ‘Il lamento della prigionera’ të poetit dhe
romancierit milanez, Tomaso Grosi (Tommasso Grossi,
1790-1853), të cilën ia kushtoi Dora d’Istrias më 1868;
‘Munnimi i Jezu Krishtit’ (1875), përkthim i veprës
‘Passione di Gesù Cristo’ të Pietro Metastasios (1698-
1782) e, sidomos, veprën origjinale lirike ‘L’Arpa di un
italo-albanese, (Harpa e një arbëreshi), Venedik 1888.
Është një përmbledhje e vëllimshme 442 faqesh e poezisë
më të pjekur e më të përpunuar të De Martinos në italisht e
në shqip, shkruar me finesë e pasuri metrike të pazakontë
për letrat shqipe të kohës. Njihet edhe për pjesën teatrore
të shkurtër ‘Nata e Këshnellavet’, Shkodër 1880, e
para në llojin e vet në shqipe. Emri i tij lidhet ngushtë
edhe me shpalljen e Zojës së Këshillit të Mirë ‘Pajtore e
Shqiptarëve’. Pamfleti poetik, që qarkulloi me këtë rast të
jashtëzakonshëm festiv, kushtuar Zojës së Bekuar, është
një ndër krijimet e tij më të frymëzuara.


Nga Paulin Kamsi

Poeti Italo-shqiptar lindi kah viti 1830 në Greqi të Puljes
dhe ka hyrë në urdhrin e fretënve minori në vitin 1865. Qe
dërguar misionar në Shqipërinë e Veriut, ku për dyzet vjet
zhvilloi një veprimtari si prift në përkrahje të popullsisë
në mes të cilëve bëri edhe atë të qytetërimit popullor
dhe përkrahës i zjarrtë i ringjalljes, rilindjes politike të
atdheut të tyre në përkrahje mbrojtje dhe në miqësi me
Italinë. De Martinos i detyrohet hapja e shkollave të para
italiane në Shqipëri i mbështetur në këtë drejtim nga Zef
Krispi, arbëresh, në atë kohë, Kryeministri i Italisë, ndaj
të cilit ushqente stimë të madhe.
De, Martino mund të mbahet si një ndër poetët më të
fuqishëm të kombit të Shqipërisë në atë kohë, dhe
ndonëse gati natyrshëm të Shqipërisë të cilës i kishte
përqafuar doket dhe kishte për krah dialektin e vështirë
të malësisë nw të cilin kishte kompozuar dhe shkruar
poezitë më të bukurat tij, megjithëse në moshë të thyer të
pleqërisë. Pas dhjetëra e dhjetëra vitesh si misionar,
për vullnet të qeverisë austriake atëherë mbrojtës e
përkrahës i katolikëve shqiptar të Veriut u detyrua të
braktiste misionin dhe të tërhiqej për në Itali.
De Martino misionin e tij e zhvilloi në pjesën më të madhe
në Dioçezën e Sapës, Zadrinë dhe të Lezhës, por qe edhe
sekretar i Princit të Mirditës, Preng Pashës dhe njëheri
mësues i të birit të Preng Bibë Dodës i cili në pjesën më
të madhe të kohës mori
pjesë ndër ngjarjet që i paraprinë dhe ndoqën shpalljen
e Pavarësisë së Shqipërisë. De Martino qe poet i lindur,
si i tillë kishte kompozuar, shkruar një numër të madh
poezish në gjuhën italiane përpara se të vinte në Shqipëri
ku u bë zotërues i dialektit
gegë, i gegërishtes dhe shkruante me një mjeshtëri të
lartë, të veçantë për t’u bërë ndër poetët më të lexuar
gegë.
At Justin Rrota një ndër gjuhëtarët më të mëdhenj të
gjuhës shqipe thotë: Të bën të mrekullohesh, të çuditesh
se si ai mund të hartojë vargje kaq elegante të hijshme
dhe të përkryera, të përdorë, të shfrytëzojë gjuhë të
zgjedhur dhe në të njëjtën kohë popullore. Gjithashtu ai
vë në dukje rëndësinë që ka De Martino në historinë e
poezisë artistike shqiptare, ndër të parët poet shqiptar
që shkroi poezi në vargje me metrikë të ndryshme në
letërsinë moderne.
Gjer në fund të viteve të para të qëndrimit të tij në
Shqipëri, De Martino filloi të përkthejë dhe të parafrazojë
nga italisht ja poezi të shenjta dhe profane jo vetëm -r: 2-
fetare por edhe laike duke u treguar që atëherë i sigurt në
njohjen e dialektit të gegërishtes.
Në vitin 1868 në një fletë që nga Troshani ku ai gjendej
botoi në Trieste tekstin dhe përkthimin në shqip poezinë
e shkrimtarit italian Tomazo Grassi, II lamento della
prigioniera (Vajtimi i të burgosurve) kushtuar Dora
D’Istries.
Gjithashtu në vitin 1869 parafrazën e poezisë Pater
Nostro (Ati Ynë) dhe Ave Maria (Të falem Marie), dhe
pastaj së bashku me përkthimin e Passione di Jesu Cristo
(Pasioni i Jezu Krishtit) të Montestasios, hartuar për Via
Crucis (Udha e Kryqit) një poezi e përbërë prej strofave
treshe dhe katërshe të rimuara hijshëm dhe teknikisht të
trajtuara mjaft mirë. Ndër veprat e tij vlen të përmendet
edhe një sonet që ia dedikoi për Krishtlindje të vitit
1875 Ipeshkvit të Nenshatit të Zadrimës Imzot Pierro
Severinit, të cilit De Martino i qe për shumë vite sekretar.
Punimet poetike, përkthimet e lira dhe parafrazat e
Atë De Martinos ishin mjaft të vlerësuara dhe shumë
të përhapura ndër besimtarë. Në përvujtërinë e tij të
thellë nuk vendoste t’i botonte në një vëllim të vetëm,
por u kënaqte duke i përhapur në fletushka të shtypura
për raste të ndryshme. Kjo i tërhoqi vëmendjen mikut të
tij, famullitarit kosovar Ndue Bityqi i cili në vitin 1874
i dërgon një sonet shumë të bukur me të cilin e ftonte
dhe e nxiste t’i mblidhte dhe t’i botonte poezitë e tija.
Në vitin 1881 botoi një veprim të veprës L’Arpa d’un
italo-albanese (Harpa e një arbëreshi). Pastaj botoi
poezitë e tija në italisht dhe në shqip me të cilat përveç
se kishte pasuruar letërsinë shqiptare, kontribuoi mjaft
për përhapjen e mendimit kombëtar shqiptar, kur ende
injorohej dhe nuk përfillej në Europë ekzistenca e këtij
kombi në brigjet e detit Adriatik.
Në vitin 1896 botoi në Shkodër një punim poetik në
shqip dhe në italisht në 6 faqe të titulluar: Shquptarëve të
krishterë nji thirrje feste e shenjtë dhe në vitin 1897 në nji
libërth botoi një poemth popullor me titull “La questione
albanese-orientale e la nuova Crociata con Appendice: II
lamento del Rosignuolo prigionire (Çështja shqiptarelindore
dhe Kryqëzata e re me shtojcë: Vajtimi i Bilbilit
të plagosur). Poemthi i përbërë në vargje në italisht është
i ndarë në tri pjesë: 1. Ferrovia a Scutari, 2 gennario 1891
(Hekurudha në Shkodër, 2 janar 1891); 2. Il Progresso in
Albania, 15 aprile 1892 (Përparimi në Shqipëri, 15 prill
1892); 3. Le Riferme in Oriente e in Grido della Patria
di Giorgio Kastriota Skanderbegh, Scutari d’ Albania, 20
dicembre 1896 (Reformat në lindje dhe Britma e Gjergj
Kastriotit Skanderbeg, Shkodra e Shqipërisë, 20 dhjetor
1896) Poezia e shtesës është një version italisht i një
poezie shqiptare e poetit shkodran, Ndre Mjedës me
nëntitull: Cante Simbolico, ovvere Il gemito del poeta ane
lante alia liberta Patria (Këngë Simbolike, ose rënkimi i
poetit dihatës, i etur për lirinë e Atdheut të tij).
De Rada që kishte dashur ta paraqiste në Antologjinë e
tij ndonjë skenë të një .drame baritore të De Martinos.
por nuk mundi për vështirësi të dialektit me të cilin ishte
shkruar kështu thoshte për te: I nderuari De Martino
ka më shumë’ merita se ne të , gjithë, për lartësinë e
shpirtrave në Shkodër dhe në krahinën e tij ku ai gjendej.
Kështu kishte shkruar De Rada në Antologjinë e tij për
këtë dramë: At Leonardo, tani famullitar i Trashanit
në Mirditë ... kompozoi një dramë të shenjtë baritore
mbushë plot me të vërteta dhe natyrësi e thjeshtësi. Qe
e para dramë shqiptare e shfaqur nga femijte ne shkollat
popullore në Kishat e fetenve në Shkodër, natën e
Krishtlindjes të vitit 1880 (Flamuri i Arbërit-viti I, n.6,
më 30 maj 1884).
De Martino, atëherë e çmoi thellësisht veprën e De
Radës të cilit kushtonte poezi ku plot admirim thoshte
se ai bënte me pendë atë që Skënderbeu e kishte bërë
me shpate, por në të njëjtën kohë me dhembje të thellë
kujtonte se poeti i madh, i barabartë me gjeniun pat
fatkeqësinë që e shoqëroi gjatë tërë jetës së tij.
Në vitin 1882 De Martino pat nderime të merituara
nga bashkëqytetarët e tij, të Grekëve të Puljës, qi i pat
dhuruar Bashkisë të vendit ku ai lindi një kuadër të
Skëndërbeut: Në kujtim të ditës 25 gushtit të vitit 1882
kur në mes tingujve të bandës, në mes thirrjeve: “Rroftë”
dhe brohoritjeve të popullit, At Leonardoja i kthyer nga
Shqipëria i, dhuronte Bashkisë së Grekëve një kuadër të
mrekullueshëm vaji, përfaqësuesit të pavdekshëm dhe
legjendar, heroit kombëtar, Gjergj Kastriotit Skenderbeg.
At De Martino vdiq gati i harruar me 12 gusht 1923 ne
kuvendin e Sarnës, por atë nuk e harroi poeti i madh
kombëtar shqiptar, At Gjergj Fishta, i cili nga At De
Martino u pagëzua dhe mori zhgunin e françeskanit.
At Gjergj Fishta, që qe dhe dishepull i De Martinos dhe
se nga ai qe lartësuar që në hapat e parë të artit të poetit.
Kur në vitin 1920 po kthehej nga Parisi ku kishte qenë
sekretar i Delegacionit në Konferencën e Paqës, desht ta
vizitonte mësuesin e tij tashmë plak dhe afër vdekjes në
Kuvendin e Sarnës.
----------------

SHKRIMTARES SË NDRITSHME
PRINCESHËS DORA D’ISTRIA
VAJZAT E VORFNA KATOLIKE SHQIPTARE
TUE I DËRGUE ME ANË TË
A. LEONARDO DE MARTINO PREJ GRECI M.O.
NJI PENDE ARGJANDI.

NDERIM

Thonë se je e ambël, e mirë dhe e bukur,
Se zemrën e ke të madhe po si të hollë ke menden;
Bijë Kreshnikësh, por edhe motra jonë;
Thonë se natyra yte asht e dejë për skepter.
Prej njenit pol te tjetri gjithkushi kështu shprehet,
E në zemrat Arbnore tashma ke nji mbretni;
Por na, qi nuk kemi nji skepter ari, nji Fron ...
Nji Pendë argjandi dhanti të japim.
Asht dhunti e vogël, njimend; por difton
Sa të don e të nderon secili Arbnor!

Shkodër e Arbnisë, 2 Prill 1881.
(Ndjekin treqind firma)

Kangë

Post nubile Phoebus
Mbas vrandit del dielli

Puna e ren’ket ditë na bini
Sikur Zoti e ka premtue;
Shum gazmendin na pertrini
Qi s’din goja m’e diftue:
Po gazmohet Shqyptaria,
Përse prap i vjen lumnia!
Katërqind vjet me shum t’vështira,
Me shum t’zeza na batisen,
Tash po shofin disa t’mira,
Sende t’bukura mbarë po nisen:
Po gazmohet Shqyptaria,
Përse prap i vjen lumnia!
Terri menden na randoj
Ngiati tepër keq verbimi;
Edhe turpi na rrethoj,
E me turpin erdh vobzimi:
Tash gazmohet Shqyptaria
Përse prap i vjen lumnia!
Bashkë mundohem me na shndrit
(duhet hakun m’e kalzue)
Priften, Freten e Gjezevit;
Për dhe tonë kioshin bekue:
Po gazmohet Shqyptaria,
Përse prap po i vjen lumnia!
Shkodër, 22 gusht 1877

Kangë llafegjore

T’iDom Shtjefen si rri në shkrep
Me zahmet e me gazep,
Shpejt nji dash të mirë na rep.
Festën tande ai asht sot
Ta gëzojshin për shumë mot,
Raki e venë t’kemi plot.
Je xhymert e je bujar,
Shyqyr Zotit je Shqyptar,
Erzin tand kurr mos e darë.
Pra mos t’dhimbet nji ferlik,
Për dashtni t’kemi ardh këtu mik
Me t’ba nder e jo me t’fik,
Si t’kesh mish ven e raki,
Mbrapa ishalla për dhunti
Na con Zoti nji tepsi.
Na con petlla e makarona;
Edhe nji bibë në qoft e dona,
T’I marojmë këto zakona.
Tjetër gja s’du me t’fatue
Sall Parrizin kam harrua.
Ti e di rrugën n’daç me shkue
Borgjin tem unë e marova
Mir e keq kët kangë ta çova;
Tash po m’fal se të shurllova

Ashtu kjoft


Trashan a6 Dhetuer 1868

Google+ Followers