Tre poezi nga Philip Larkin






















Alba

Të zgjohesh duke dëgjuar
Të këndojë një gjel në largësi
Hapni dyert dhe shikoni
Retë po ikin ...
Sa e çuditshme është që zemra nuk ndjen,
Që është e ftohtë, si sendet.


Duke ardhur

Sa shumë po zgjaten mbrëmjet
Drita e verdhë dhe të ftohtë
Lag ballin e qetë të shtëpive.
Te pema e dafinës
Në kopshtin e zhveshur
Këndon një mëllenjë:
Zëri i saj i ri të befason
Muri me tulla.
Së shpejti do të vijë pranvera
Së shpejti do të vijë pranvera
Dhe unë me fëmijërinë time për dore
Harruar prej mërzisë
E ndiej veten si një fëmijë
Që vjen pikërisht
Kur të rriturit bëjnë paqe,
Dhe nuk kupton asgjë
Përveç një buzëqeshje të pazakontë,
Dhe fillon të jetë i lumtur.


Ditët

Për çfarë na shërbejnë ditët ?
Ditët na shërbejnë për të jetuar.
Vijnë dhe na zgjojnë
Sërishmi përherë.
Na shërbejnë të jetuar të lumtur.
Ku mund të jetohet nëse jo në ditët?
Ah, sikur të zgjidhësh problemin
I sjell priftin dhe mjekun
Me veshjet e tyre të gjata
Vrap nëpër fushat.

Përktheu Faslli Haliti

Google+ Followers