THËNIE NGA MARK TWAIN



“Nëse thua të vërtetën, nuk ke pse të mbash mend gjë”.

“Kur e gjen veten nga ana e shumicës, atëherë është koha të pushosh dhe të reflektosh”.

“Njeriu që nuk lexon libra të mirë, nuk ka avantazh mbi njeriun që nuk i lexon fare ato”

“Miq të mirë, libra të mirë dhe një vetëdije e përgjumur: kjo është jeta ideale”.

“Kurrë nuk e kam lënë arsimin të ndërhyjë në edukimin tim”.

“Një gënjeshtër mund të udhëtojë rreth botës, ndërkohë që e vërteta ka veshur këpucët”.

“Ki kujdes kur lexon libra për shëndetësinë. Mund të vdesësh nga gabimet e shtypit”.

“Kurrë mos i thuaj të vërtetën atyre që nuk e vlerësojnë atë.”

“Rri larg njerëzve që përpiqen të ulin vlerat e ambicieve tuaja. Njerëzit e vegjël e bëjnë
gjithnjë këtë, por të mëdhenjtë ju bëjnë të ndjeni, gjithashtu, që mund të bëheni dhe ju të
mëdhenj”.

“Shko në parajsë për klimën dhe në ferr për shoqërinë që ka aty”.

“Frika e vdekjes ndiqet nga frika për jetën. Një njeri që jeton duhet të përgatitet edhe për
vdekjen”.

“Lexues, le të supozojmë se je një idiot. Le të supozojmë se ju jeni një pjesëtar i Kongresit. Në
fakt, po përsëris veten”.

“Rrudhat tregojnë në mënyrë të qartë vendin ku ke buzëqeshur”.

“Gjithnjë bëj gjënë e duhur. Ajo do të kënaqë gjysmën e njerëzimit dhe do të habisë të tjerët”.

“Zoti e krijoi luftën, në mënyrë që amerikanët të njihnin gjeografinë”.

“Nuk është problem të vdesësh për një mik, por të gjesh një mik, për të cilin ia vlen të
vdesësh”.

“Nëse nuk lexon gazeta, do të jesh i painformuar. Nëse lexon gazeta, ke për të qenë i keqinformuar”.

“Nëse e shpëton një qen nga vdekja, ai nuk ka për të kafshuar. Ky është dallimi i madh mes
një qeni dhe njeriut”.

“Librat janë për njerëzit që dëshirojnë të ndodheshin diku tjetër”.

“Kurajo është rezistencë ndaj frikës, kontroll i frikës – jo mungesë frike”.

“Nuk vajta në funeralin e tij, por i dërgova një letër të këndshme duke i shkruar se e miratoja”.

“Kam jetuar mes gjërave të tmerrshme në jetën time, disa prej të cilave në të vërtetë më kanë
ndodhur”.

Përktheu: Rudina Dahri

Google+ Followers