Remzi Limani, “ETJA E LUMIT”, roman


(Remzi Limani, “ETJA E LUMIT”, roman, shtëpia botuese “Arsa”, Prishtinë 2013)

Remzi Limani (1955) u lind në Shalë të Drenicës. Pas fillores në Prishtinë, mbaroi shkollën e artit në Pejë dhe më pastaj u diplomua në Fakultetin e Arteve, Dega e Dizajnit në Universitetin e Prishtinës.
Në krijimet artistike, kryefjalë dhe kallëzues i ka artet e bukura me intensitet të ndryshëm perms shprehjeve artistike në fushën e dizajnit, pikturës, poezisë, prozës, eseve, aforizmave, por edhe përmes kuptimeve për artet pamore dhe muzikës artistike. Në të gjitha këto krijime, Remziu ruan baraspeshën e arsyes që arti të shtrihet gjërë e gjatë në rrafshin e vlerave kombëtare në fushën e kulturës.
Për punën e tij krijuese në fushën e arteve figurative dhe aplikative, zënë vend njëmbëdhjetë shpërblime e mirënjohje vendore dhe ndërkombëtare. Në vitin 1999 nga Senati i Akademisë Internacionale “Qyteti i Romës” u nominua kryetar artistik për Kosovë. Deri më tash ka të realizuara dymbëdhjetë ekspozita personale, nga të cilat dy në Itali dhe një me karakter humanitar në Namibi. Nga fusha e letërsisë ka të botuara 10  vepra. Libri me poezi “Tinguj të humbur” (Sunete Pierdute) i është përkthuer në gjyhën rumune, Bukuresht 2010. Po ashtu, poezia e tij është përfshi edhe në antologjinë poetike “Pagjumësia e fjalëve” (Insomnia cuvintelor) e botuar në gjuhën rumune, Bukuresht, 2010.Romani „ETJA E LUMIT“ është libri i tij i njëmbëdhjetë.
Aktualisht, punon në Pallatin e Rinisë, Kulturës dhe Sporteve, në Prishtinë në cilësinë e udhëheqësit të kulturës.

Marius Chelaru

Remzi Limani, piktor, poet dhe prozator kosovar, i përkthyer në gjuhën rumune, inkorporohet në spektrin e krijuesve të talentuar që dinë ta rivizatojnë botën me të gjitha  mitet dhe ngjyrat e saj. Subjekti elementar ndërlidhet me të dashurën e tij të degdisur dhe ëndërruar, me ngjarjet dhe ëndrrat që kalojnë nëpër atelienë e një“ filtrimi” të brendshëm. Imagjinata krijuese shëmbëllon me një ritërheqje nga bota për t`u bërë pjesë e saj. Por, ajo që të josh që në lekturim të parë, konstaton se tema qëndrore është dashuria, qenja e dashur, e dëshiruar, e ëndërruar, e kundruar në prizmin e dritave të ndryshme, sidomos nën presionin e kohës apo në ngjyrën sepia të kujtimeve.

Google+ Followers