Po të dërgoj një tufë…

PIERRE DE RONSARD
(1524 – 1585)



Po të dërgoj një tufë fort të bukur
Lulesh të njoma që i zgjodha vetë;
Sonte sikur të mos i kesh` këputur,
Nesër përtokë do binin fletë-fletë.

Një shembull ky për ty gjithmonë të jetë;
Se sot vërtet ti je posi një flutur,
Por bukuria nuk duron përjetë:
Si lulet vdes e bie e këputur.

Koha kalon, koha kalon, moj zonjë,
Jo, koha nuk kalon por ikim ne,
Dhe shpejt atje në gropë do pushojmë.

Edhe për dashurinë që më nge

Po flasim, kur të vdesim, s`do dëgjojmë;
Pra dashuromë e bukur gjersa je!

Shqipëroi: Vedat Kokona



Google+ Followers