Panairi i 15-të i Librit Prishtina 2013

MIRË SE VINI NË EDICIONIN E 15-TË TË PANAIRIT TË LIBRIT TË PRISHTINËS!

Panairi i 15-të do të mbahet nga 3-9 qershor 2013 në ambientet e Pallatit të Rinisë, organizuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës.

Duke qenë panair jubilar, në një vit jubilar – 5-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës – risi shoqëruese do të jenë një varg aktivitetesh, të cilat përkojnë me përvjetorë të mëdhenj të personaliteteve letrare shqiptare:

- 100-vjetori i lindjes së Petro Markos,
- 100-vjetori i lindjes së Vedat Kokonës,
- 100-vjetori i lindjes së Isuf Luzajt,
- 90-vjetori i lindjes së Jakov Xoxes,
- 90-vjetori i lindjes së Vehap Shitës dhe
- 30-vjetori i vdekjes së Musine Kokalarit.

Të gjitha këto personalitete do të kujtohen në kuadër të përurimeve, debateve dhe aktiviteteve të tjera në kuadër të panairit.

SHBK-ja ka paraparë informimin e çdoditshëm të vizitorëve, mediave, botuesve me informatorin e shtypur dhe dixhital, në këtë faqe.

SHBK-ja po ashtu ka paraparë një darkë solemne në njërën nga ditët e panairit, ku do të nderohen me trofeun e Panairit, sipas vlerësimit të jurisë speciale, librat më të mirë në:

- Prozë,
- Poezi,
- Kritikë/studime letrare/eseistikë/publicistikë,
- Përkthim letrar,
- Projektin kapital,
- Stendën më të vizituar.

Panairi do të ketë edhe mysafirët e nderit, 3 shkrimtarë të shquar.

Ceremonia e hapjes do të bëhet më 3 qershor, në orën 18:00 dhe transmetohet drejpërdrejt, traditë kjo e televizionit publik të Kosovës – RTK-së.

Panairi do të mbyllet më 9 qershor, në orën 18:00.

Panairi do të jetë i hapur për vizitorë çdo ditë, nga 9:00-20:00.

Hyrja për vizitorë: Gratis!

Panairin e ndihmojnë tradicionalisht MKRS-ja dhe Komuna e Prishtinës.

Pritet të marrin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Diaspora.

Numri i titujve të rinj, rreth 1.300. Numri i titujve të viteve të fundit, rreth 5.000.

Panairin pritet ta vizitojnë rreth 35.000 vizitorë: studentë, nxënës të shkollave të mesme dhe fillore të Kosovës, qytetarë dhe personalitete të shquara nga jeta akademike, letrare, politike e intelektuale e Kosovës.

Google+ Followers