Ora - Sharl Bodler



Ora! Perëndi e zymtë, e frikëshme – mizore...
Gishti – thikë – na kërcënon; na thotë “mos harro!”
Na fut ankthin, drithërimin, brenda, thellë, në zemër –o!
E ne bëhemi tabelë e gjithë qitjeve mortore...

Fluturon horizontit porsi avull Kënaqësia
Nën sulfidën kohëmatëse, që nxiton mbi tonën skenë...
Në çdo rast, të ëmblën “Tortë” e gëlltit, na e rrëmben!
Dhënë njeriut veç një herë, e për gjithë stinët e tia...

Mos harro! Koha është e pangopura lojtare –
Çdo lëvizje e fiton – pa bërë hile, vet bën ligjën!
Mos harro! Hon i etur, shpejt e shpejt e zbras klepsidën,
Shkurton ditët – netët zgjat, e me kthetra na mbyt fare!

Dhe, kur Rasti ynë hyjnor – kohës sonë i tingëllon,
E i ndrituri virtyt me ty shtrihet dhe i virgjër është ende,
Kur edhe vetë Pendesa gjen bujtinën edhe fle,
Gjithë të thonë: “Plas i poshtër – vdis tani! Është tepër vonë!”

Përktheu: Pirro Tase
Përgatiti: Mia Mia


Google+ Followers