NA ISHTE NJËHERË FJALA

Nga Rexhep Ferri


 
Mes fjalës dhe dyshimit a është natë apo ditë. Nuk e di sa jemi afër ta vlerësojmë. Çka është kjo kohë? Shumë gjëra i mësova nga heshtja.
Duke vlerësuar besimin dhe famën.
Me sa të vërteta na ishte njëherë fjala.
Për të dhënë më shumë nga vetvetja. Me një kuptim që na kujtohet, me vite e vite, kjo histori kishte kuptim të besueshëm.
Tani nga fjala mos kërkoni më shumë. Kemi arritur deri aty ku nuk mund të mbrohemi as të mburremi. Si në kohë lufte, para saj besimi ndihet keq. Mes dy kohërave nuk mund të krijohet kurrfarë lidhjeje. Për ta prekur kureshtjen e vërteta subjektive del në plan të parë. Për të realizuar ndonjë vepër arti i mjafton pasqyra mashtruese. Para saj krihet dhe hyn në kuptimin dhe vetminë e besimit të humbur.
Fjala. Eh…, fjala! Pa fajin e askujt na doli nga kujtesa. Për të mos qenë e kuptueshme mori malin. Të frikësuar nga e vërteta, e lam vetëm. Larg nga gjithçka.
Nga varfëria e zërave të ndryshëm.
Për fshehtësinë e fjalës për kuptimin e saj të humbur.
Në këtë liri ku është fjala?
Historia si i ka hapur krahtë është sfiduese. Më e lehtë se kurrë, më e humbur se kurrë.
Ku kemi gabuar?
Gjithmonë thuhej: kjo është fjala. Dikur ishte me fat.
Tani nuk është lehtë të kuptohet. Pse? nuk kam pyetur askend. Dje dhe sot nuk është lehtë të kuptohet, s'ka kush të na jap përgjigje. Pranoni përgjigjen. Shkëlqimi i fjalës së fundit nuk është fajtor.
Me një fjalë të shkurtër po gjuhemi me fjalë.
Dëshmitarët flasin kot me armë. Pa armë.
Duke e jetuar kohën e dyshimeve, a duhet ta krahasojmë një natë me një natë? Nuk është larg mendsh se fillimi dhe fundi na kanë dalur nga kujtesa.
Në një libër ku mund ta gjejmë veten, çka do të bëjmë me duart e ndyta.
Ec e gjeje fjalën.
Kujdes!
Ka rrugë që nuk kanë kthim do të shohim.
Nuk e di pse.
Mos ëndrroni kot.
Shpesh na shqetëson një pamje panoramike e mashtrimit vizuel, për ta parë botën edhe nga fundi i oqeanit.
Kush e humbi fajin dhe kush u bë i njohur?
Fjala edhe po ta kishte fjalën nuk është më si ajo që ishte. Duke e humbur besimin e përjetimit nuk e dimë as vetë se ku e kemi lënë.
Ku e kemi qitur? Ku kemi hyrë?
Nga t'ia mbajmë?
Nga shpejtësia e tejkalimit e lamë ta kalojë pragun e besimit: në emër të historisë, nuk është më në frymë të plot. Përmes reklamave i është nënshtruar manipulimeve të shumta.
Për kujtesën kolektive mban vetëm emrin që e kishte. Ndoshta s'ka se kujt t'ia jep. Me shfrytëzimin e përditshmërisë e ka të vështirë ta kuptojë një rrëfim ndryshe.
Prapë me kalimin e viteve.
Për qëllime të ndryshme.
Fjala. Eh…, fjala! Për të mos qenë e kuptueshme dëshirojmë ta gjejmë kudo.
A mos është vlerë e humbur para se t'i mbyllim sytë?
Sa e vërtetë ishte fjolla?
dashuria njerëzore i vinte nga besimi.
Çka do të na dhurojë fati? Truri është duke na ikur. Bashkë me të krenaria. Pa fajin e askujt. Kjo e qepur pas shpine kurrkujt nuk po i pengon, madje as që po na bëhet vonë.
Për çudinë e djallit, fjalën filluam ta përdorim si paratë e falsifikuara. Kurrë s'kam besuar se do të na vie kjo ditë.
Dhe krejt në fund: po ju tregoj se romanin tim të fundit e mbylla me dy vargje të një poezie që e kam shkruar vite e vite më herët:
S'më dhimbset gjyshi, më dhimbset burrëria e tij.
Një kafe një lirë, dy kafe një gjysmë lire.

Maj 2013

Google+ Followers