Jeton Kelmendi: Rrugetime, mendime

Gustavo Vega Mansilla, shkruan per vepren letrare te Jeton Kelmendit.
Perktheu nga Spanjishtja: Peter Tase

Është një poezi e Jeton Kelmendit, “Mendimet e Shpirtit” që thotë: “Njëqind rrugëtime bën…”, e cila më solli pranë kujtesës ndjenjën e thellë të rrugëtimit si një metaforë e proçesit të jetës, një jetë e ri-jetuar në fjalën poetike. Një rrugëtim që bëhet duhet ecur, ashtu siç do t’a cilësonte edhe poeti Antonio Maçado “Rrugëtar, gjurmët e tua janë shtegu, dhe asgjë tjetër; rrugëtar, nuk ka rrugicë, ajo bëhet duke ecur. Është një rrugicë që të çon…në cilin vënd?”
Labirinti është një simbol shumë i lashtë që shfaqet që prej disa mijëvjeçarëve në vënde nga më të ndryshmet, nga Kreta, India, në kulturën Irlandeze, Skandinave, Ruse, dhe në skaje të ndryshme të kontinentit amerikan…që shfaqjet i shkruar nëpër gurë, sende të çmuara, trotuare por edhe në qeramikë…dhe mund të kuptohet si një metaforë e jetës, e udhëtimit të shpirtit drejt dritës, drejt absolutizmit,,,dhe drejt Teje dhe Meje, dhe, gjithashtu, kundrejt qetësisë. Me gjithë sfidat e saj, shndërimet, thellësitë dhe zbulimet.
Pra fare mirë, Kelmendi, e shikon këtë shteg si një “Rrugetim i mendimeve” –2010-, dhe si bashkimi y “dy shikimeve që bashkohen”. Një mbrekulli e madhe “gjysëm përralle, gjysëm legjende” –thotë – që është “përtej të pamundurës”. Por ka një paradoks, në këtë rrugëtim midis Meje dhe Teje; poeti kërkon fjalën – “mos qendro në heshtje nesër” -. Por “sa herë që jë në heshtje, / fol akoma më shumë”. Heshtja, heshtja e fundit, heshtja elokuente që kanë kërkuar gjatë shekujve mistiket e kulturave të ndryshme dhe mjeshtrat e vjetër Zen. Saktësisht, në poezinë me titull “Mona Lisa” na shpjegon se ajo – “kush nuk ka bërë pyetjen mbi misterin e Mona Lizës? – është heshtja. “Ajo është heshtje e gjallë / e bukur / … /një frymëmarje ekzistenciale / Për Misterin.” Pa dyshim, që duke thënë këtë, nuk mund të harrojmë se, në 2002, botoi një vëllim me poezi, “Si shkohet përtej heshtjes”.
Rrugëtimi ka lidhje me distancën dhe, gjithashtu, me kohën, për atë që Kelmendi në “Duke Shkurtuar Distancat” zbulohet kundër largësive, në kohën që zbulohet kundër dualitetit, sepse dualiteti është distancë. “Derisa të zhduket individualiteti yne, / kështu shkon koha jonë.” Marrëdhënie kaotike midis “Un / Ti”: “Duke jetuar atje, ti dhe mendimet e mia. / Këtu, unë dhe mendimet e tua. Por më tutje mendimit dhe dëshirës, realiteti – principi froidjan i realitetit që kujdeset për tu imponuar – dhe së fundi gjithmonë imponohet: “Une dhe ti, e dashura ime, / Kemi një botë / krejtësisht të ndryshme.”
Jeton Kelmendi

Sfida, shndërime, thellësi dhe zbulime, kemi thënë. Zëri i poetit në disa raste – si në “Pagezimi i Shpirtit” – duket shumë tërheqës, e gozhduar si krishti. Për atë ç’farë zbulon poeti – poeti autentik gjithmonë zbulohet – dhe kërkon “që Djelli të lind përtej” përfshi edhe nga lindja e tij. Dhe të zhduket “përtej teje”, “në anën tjetër”,pak më tutje vendndodhjes së tij “më larg se ty”. Gjendet në mes tyre një kaos fillestar që thoshin grekët e lashtë nga e cila ç’do gjë lind. Kaos midis bashkimit të “mua me ty”. Kaos i lashtë apo kaosi më fundit? “E ardhmja quhet dje. Dje / e fshehur, sekrete, / që sapo e harruam / dhe duhet ta zotërosh sërisht” thoshte Pedro Salinas. Për atë që Kelmendi na thotë: “Unë dhe ti kërcejmë / barrierat / dhe kalojmë në krahun tjetër / ku na pret e ardhmja.” Dhe është, në këtë labirint, e shkuara… “me gjakun dhe shpirtin, / mbrapa tyre të tjerëve / të djeshmet e panjohura, – Salinas, dixit- që u gllabëruan nga një poezi të butë, gati të ëmbël, thuajse fëmijënore, në atë ku Kelmendi refleksionon mbi fjalën “nënë”, -fjala – thotë -, “më e ëmbël se gjithë të tjerat.” Fjalë që ai e mësoj në Shqip me tingullin e saj të veçantë, me bukurinë e saj të veçantë. Edhe pse niveli shprehimor i fjalës është i njëjtë në të gjitha gjuhët dhe ka një lidhje semantike, domethëniet, kuptimplote që sjell tingulli janë gjithmonë të veçanta dhe fillojnë të formohen në gjirin matern. Falë studimeve të fundit në shkencë është zbuluar se edhe të palindurit janë në gjëndje të perceptojnë zëra, sa herë që dëgjohet zëri i nënës.
Domethënia e rrugëtimit e Antonio Maçado të cilës ju referuam më parë dhe që mund të kuptohet si një metaforë e proçesit nuk ka lidhje domosdoshmërisht me idenë e mbëritjes. Ata që kanë eksperiencë në pelegrinazhe apo vënde si Santiago de Compostela – apo në Finis Terrae të Romakëve – e dimë se më shumë e rëndësishme se mbëritja është nisja, ecja…sepse pushtimi nuk është një vend tutje tej, në largësi…jemi ne të njëjtit, që jemi prej këtej dhe atje në të njëjtën kohë. Madje në disa raste mbëritja mund të jetë e gënjeshtërt: më kujtohet që kur mbërita në Santiago de Compostela, pasi eca për 45 ditë, ndjeva një dhimbje të madhe, sepse rrugëtimi sapo kishte përfunduar.
Në poezinë e tij “Mbëritja”, Jeton Kelmendi na thotë se “Që prej frikës së madhe nga vetëvetja”/… /në fund të nisjes/ na pret një kundër mbëritje”. Ajo që konfirmohet në një poezi tjetër titulluar “Thellësia” kur thotë: “Jamë duke pritur bashkimin e mbëritjes / që të drejton nëpër pikat e nisjes / … / u takuam në një vend përtej kohëve” për atë që titullohet “Pak më vonë”insiston dhe thotë: “Do të pres më shumë kohë / me të gjitha rrugëtimet / me të gjitha mbëritjet.”
Por në këtë rrugëtim labirintik që është jeta, në të cilën mund të hasesh me persona që janë si gërmadha boshe, të mykura, ose mund të takosh – siç thoshte Maria Zambrano duke ju referuar Via Apia-s Romake- “një rrugëtim plotë me shpirtëra, shpirtëra që të thëresin, që të përshpërisin në vesh” Labirint në të cilin, në kohën kur e takon, bie, dhe haron dicka – Prandaj Kelmendi në “Nën Hijen e Kujtesës” na thotë: “Do të thosha diçka të harruar /… / harresa shndërohet gjithmonë e më e vjetër”. Por Kelmendi e thotë pa u dorëzuar nga shpresa: “në këmbët e pemës së tharë nga Djelli / Do të vazhdoj të pres”.Shpresë, Optimizëm, që reflektohet në vetë titullin “Shekull Premtimesh” me të cilin Jeton Kelmendi është njohur botërisht për herë të parë si poeti prestigjoz i vitit 1999./gazetaditore

Google+ Followers