Gruaja që u varros me kafkën e të birit



“Kalvari i grave në burgjet e komunizmit”, një botim që përfshin tre libra nga dëshmitë e rrëfimet e grave që vuajtën kampet dhe burgjet komuniste. Fatbardha Saraçi (Mulleti) vendos kontributin e jetës së saj në zbardhjen e këtyre dëshmive të fundit në 500 faqe libër. Rrëfime pa angazhim letrar, por me qartësinë e ngjarjeve të vërteta duke u dhënë jetë mijëra vajzave dhe grave që mbajtën të fshehura vuajtjet në kampet e diktaturës. Saraçi sjell shifra: 10% e ekzekutimeve nga diktatura ishin gra, 308 prej tyre humbën ekuilibrin mendor, 7 mijë gra u dënuan politikisht, dhe mbi 10 mijë të tjera u internuan. Më poshtë kemi shkëputur një nga rrëfimet më tronditëse të librit, bashkë me shijen e dashurisë për mënyrën se si autorja e shihte jetën e saj në diktaturë

Zojë Gjeloshi e Drande Stakja
Po të njihesh me Zojë Gjeloshin të mbetën në kujtesë,, një grua turp vogël me një fytyrë ovale, me faqe të kuqe me bishtalecat rreth fytyrës dhe shamija e saj e zezë rreth kokës. ËShtë një grua plot gjallëri dhe puëntore, kujdeset për nipërit e mbesat e saja.Më tregon një vërtetim:
-Vendimi numër 445 e datës 13.12.1991, njohjen e internimit në rrethin e Tepelenës nga 10.06.1948 deri më 10.12.1954.
Ja si tregon ajo, jetën e saj:
-Jam vajza e Gjelosh Dedës prej Vuksani, datëlindja 1930 . Më martuan 16 vjeçe (siç ishte tradita në malësi) me Gjon Marashin (që në atë kohë ishte ushtar), ishte djali I vetëm I Marash Sokolit.
Në ushtri burrin tim e banë kandidat partie. Kur u kthye nga ushtria (mbas dy vjetësh) e caktuan kryetar këshilli, të rinisë (kishte katër detyra) në fshatin Gimaj. E ndanë fshatin përgjysëm. Aty djali I ri pati grindje me krytrin Mark Ndoc Buçaj, pau shumë padrejtësi që u bëheshin fshatarëve. Atëhere ai doli në mal, u nisën për në Guci, fshat ku ndodheshin kushërinjtë e tij. Ai hynte e dilte kufirin me shpresën që të merrte me vete nanën dhe nusen e tij , por ndodhi e papritura…
Unë po qëndroja në një shkëmb me shpresë që të takoja burrin tim, por roja nga larg, më drejtoi armën, nëna Drande, vjehrra ime, ia largon dorën ushtarit, ia mori armën dhe i tha: -PO më vret nusen…!
Mua, thotë Zonja, më internuan në Berat, provova kampin e tmerrshëm të internimit në Tepelenë, mandej në Vlorë, Kuçovë, Lushnje, Peqin, Memaliaj. Kam mbajt dru në Tepelënë, punë në bujqësi, shtrim rrugës automobilistike, jetonim në çadra, në kapanone.
Unë isha e re, e vetme, iu mbështeta familjëes së gjon Destanishes, Antoneta gruaja e tij ishte internuar me të gjithë fëmijët, djalin e vetëm Nikolinin e kishte 6 vjeç.
Jetova me këtë fmailje të nderueme deri që prindërit erdhën e më morën në internim me garanci, por mbasi kishin marrë dhe lejen nga bashkëshorti em.
POr thotë zonja, jetën më të dhimshme e pat vjehrra ime- Drande Stakja 1908-1990. Bij nga fshati Theth. Vajza e Ndue Loshit e Sofisë. Kishe mbetur jetime që në moshë të vogël, e kishin rritur kushërinjë. U martua me MArash Sokol Destanisha, mbas shtate vitesh martesë lindi djalin Gjonin (në vitin 1928)
Sa u gëzua nëna për djalin që e pat të vetëm, e rriti plot dashuri e përkujdesje. Ai u bë një djalë me trup vigani dhe I hijshëm, me të gjitha veçoritë e mira të një malësori.
Provoi gëzimin se martoi djalin e saj të vetëm dhe mendoi se do I mbushej votra familjare me nipër e mbesa, por jeta u tregu shumë e padrejtë me të.
Mbasi djali I saj u largua nga atdheu, e quajtën armik, ndërsa nanën Drande e dënuan se guxoi t’ia hiqte pushkën nga dora e policit, që po gjuante në drejtim të nuses së re.
Për këtë veprim e dënuan 8 vjet heqje lirie. Gjyqin ia bënë në Tiranë dhe dënimin e mbaroi në burgun e grave në TIranë.
Por një ditë me tradhëti ( ajo thotë “e prenë në besë”) e vranë djalin Marash Sokoli, vetë I dytë me shokun e tij Lekë Marashi. I vranë djemtë se gjoja kishin tradhëtuar atdheun, pa gjyq.
Kishin thirrur gjithë popullin e Dukagjinit, të gjithë nxënësit e shkollave. Unë, -tregon Zoja, sapo isha kthyer nga inernimi, u ndodha në mes të turmës, mbulova kokën me shami, më dalloheshin vetëm sytë.
Qëndroja shtangur dhe shihja ato dy djem azgana me trupa të drejtë, të bukur, ishin si drita e diellit…I vranë. I vrau sigurimi I shtetit më 18 maj 1956. Qëndrova me turmën deri në mbrëmje dhe u ngulita mirë në kujtesë vendin ku i varrosën, në një përrua.

Zemra ime e re u copëtua, nuk mund ta mendoja atë pamje të tmerrshme dhe shpirti i em vuante për njeriun e zemrës, për fatin tim…Nana Drande mbet e shkretë dhe e vetme.
Mbas 5 vjetësh që më ishte vrarë burri, babai më martoi- tregon Zoja; me Ndue Binakun, të familjes Sadria, ku gjeta dy vajza të vogla, të mbetuna jetime. I rrita ato plot dashuri dhe ia shtova numrin e fëmijëve deri në tetë.
Një natë trokiti dera dhe hyri vjehrra ime (I kishte ba të plota tetë vitet e burgut). Erdh të më takonte. Burri jem e priti plot respekt e dashuri. Ajo mi ledhatonte vocrrakët e mi, dora e saj I prekte lehtë e plot ambëlsi ato zemrat e vogëla, lulet e mia, që duhet të kishin qenë të familjes së saj.
Iu lut bashkëshorti i em të qëndornte e të jetonte me ne, ai i tha: – Do të dua e do të trajtoj si nanën teme.
Por nëna Drande nuk pranoi. E falenderoi të zotine shtëpisë. Përpara se të largohej më pyeti:
-A din të më tregosh varrin e djalit tim të dashur? Ditën e Shenkollit, shkoi natën, e hapi vetë varrin e të birit, I ka marrë kafkën. E gjora grua, në një çantë të vogël kishte future kafkën e të birit dhe një varëse medaljon me fotografinë e tij, I qëndronte në gjoks. Ecte e ecte nanë shkreta, që njerëz të pashpirt ia shkatërruan jetën, e lanë pa të ardhme, ia vranë shpresën, dritën e jetës.
Ajo ecte, ecte ku e zente nata I hapej një derë mikpritëse e njerëzve me zemër të madhe, të dukagjinasve të saj, ato që e deshën aq shumë deri sa u fik në moshëm mbi 80 vjeçare.
Zoja e përfundon tregimin:
-E kujtoj gjithmonë me mall, atë gruan me trup të vogël, e bukur, punëtore, shumë e urtë, që dinte të thoshte vetëm fjalë të arta, që vuajti shumë dhe mbet e vetmueme, një vetmi e përjetshme.
E varrosën bashkë me kafkën e të birit, ia vendosën te zemra e saj, atë që kishte qenë jeta e asaj nane.
Zoja e mbyll tregimin dhe më thotë:- Kur mora lekët e pushkatimit të burrit tim të parë, ndërtova varret e dy burrave të mi.
Zoje Gjeloshja banon në Hot të Ri, Shkodër./standard

Google+ Followers