Giuseppe Napolitano - FALEMNDERIT PEJË

Giuseppe Napolitano 


 Ditar i vogël udhëtimi

Iliri  është kosovari i parë që takoj në atdheun e tij dhe flet gjuhën time (edhe pse kisha njohur Vehbiun në Tetovė, dhe pastaj Jetonin dhe Mexhidin).
Ai ka fituar  përvojë duke punuar
me forcat ushtarake të paqes
( nesër do t’i dërgojë ambasadorit të
Italisë në Kosovë, disa prej librave të mi)
- dhe shpreson të marrë një vizë për të vizituar vendin që ai do.

(Motra e tij Naimja, mike në Facebook
dhe e njohur me Shaipin
është shpirti i simpoziumit të mbajtur
në kujtim të poetit Azem Shkreli) .

II
 
Për katër vjet poet pelegrin
në Ballkan  më mungonte Kosova
për të përmbushur një gjeografi
e cila në të vërtetë kishte filluar
-   Kur ekzistonte Jugosllavia me kontradiktat e saj
(Këtu është Mali i Zi, tha në Budvë me krenari vajza e zyrës së informacionit)

Ndoshta edhe më e vështirë për tu fshehur
por sa do të ekzistojë vullneti i mirë
-  Për të shndërruar poezinë në çelës
-  të hapjes së portave e thyerjes së kufijve 
(Siç bën Sabahudini në Sarajevë
i cili i bashkon të gjithë në një festë) .

III
 
Të kujtosh një poet duke ftuar poetët
(Nga të shumtët  të cilët e njihnin atë)
për t’a kujtuar me poezitë e tyre
është dhurata më e bukur për t’a sjellur në kujtesë.
-   kjo është një ide që kam dashur prej kohësh  t’a bëj për babain tim -   
do kisha nevojë mbase vetëm për kryetarin e Pejës.. ...

një Kryetari të gatshëm të çmojë
punën e atyre që dhanë aq shumë
nga jeta e tyre për qytetin i cili duket pak ka  një interes të  kujtojë

IV
 Në pjesën e poshtme të luginës shtrihen  malet e larta 
 (ka dëborë akoma pranë kufirit me Malin e Zi) . 
Peja më kujton Tetovën, është shumë e bukur xhamia e vogël, nuk dua të hyj për të penguar.

Ka një pamje të trishtuar tregu në shi:
ca rrugica me dyqane të zakonshme
të argjendarisë  dhe suvenireve që më  tërheqin

Kjo tokë është më e bukur se Maqedonia --- që për rastëri ka shumë ndërlidhje
jo vetëm në aspektin gjuhësor -
ka vuajtur shumë dhe ka për të bërë shumë rrugë
një udhëtim të vështirë në rrugën drejt  Evropës

V
Ku ata marrin një shumë të parave është një mister
për të lexuar një poezi në teatër -
vetëm një poezi është pak për tu njohur
(Ndoshta edhe këtu edukohet publiku
- pak i hutuar në të vërtetë)

por mikpritja zyrtare është për çdo respekt
e kryetari duket se kupton
-       çfarë do të thotë  ngjarja  në të cilën merrë pjesë
-       në emër të një bashkëqytetari të shquar
      
Unë kam nevojë  që dikush të më përkthejë
nëse ai më dhuron një libër të pakuptueshëm –të rëndësishëm në pamje
-   Por të pakuptueshëm
-   Si të gjithë librat e kësaj gjuhe të ëmbël  kur e dëgjoj por kaq të ndryshme

VI
 
Shkojmë në Rugovë në një rrugë gjarpërore 
në mes të shkëmbinjtëve  poshtë të cilëve rrjedh një lumë

nuk ka shi sot e ajri i freskët të bën mirë
duke dalur si qytetarë nga një atmosferë mbytëse
përtej ushtarëve tanë të cilët mbrojnë
(është ushtria me karabinierët )

aty ne  ngjitemi në male me Averin
harrojmë se shkuam për të pirë kafe
por na shoqëron një copëz e mahnitshme

Çfarë befasie Barbara që flet
-   një italishte shumë të mirë si sllovene që është
(ka nënën nga Kopri) duke më çliruar
-   për pak kohë 'nga vështirësia për të më përkthyer

VII
Në mesin e njohjeve të reja (poete
e gazetare ) Ilirja më dhuron një
libër memoaresh të dhimbshme -
njëkohësisht kujtime personale por edhe të popullit të saj
-    Mizoritë ende janë të vështira për tu kuptuar

ka shumë gjelbërim në qytet që të jep shpresë
- Dhe unë shpresoj se ky nuk është një vëzhgim banal  

 (i kanë dedikuar Rugovës një "park të paqes " përgjatë lumit)

tokë e varfër e varfër dhe e përgjakur 

e cila me sa duket po shërohet
por sa forcë i duhet për të shkuar
qetësisht mbi fantazmat e saj
t'i jap të nesërme  një fëmije të lirë

VIII
Jetoni i lumtur në shtëpinë e tij   

(i sapo përkthyer në Kinë,  dje në Salaminë mori një çmim) 
është nipi i Azem Shkrelit
ai përkujdeset që  gjithçka të shkojë mirë
- mund të përmirësohet edhe më shumë:
nuk do të jetë keq në qoftë se i kushtoj disa minuta më shumë për t’iu prezantuar

Në tryezën e rrumbullakët pasdite
gjithashtu merr pjesë edhe miku im Agroni 

me profesorin Berisha (ligjëron në  Kozencë)
Por ngjarja është  në shqip dhe  

me dëshirë me të ftuarit e tjerë të huaj, shkojmë me Averin
për një tjetër shëtitje nuk e di se ku
por nëse është jashtë qytetit më shkon për shtati.

IX
Najada sllovene  na ofron qershi
blerë në  rrugë dhe pastaj luleshtrydhe
si një vajzë e vogël me dëshira

kur zbresim te ujëvarat në  pyll
ndjehemi  ngapak të shkëputur
-  Duke u njohur më shumë me njëri tjetrin

por këtu sikur po takohemi përsëri në një  dimension të njohur
sepse frymëmarrja e zakonshme është poezia

Ademi vëllai i Azemit 

duket si një xhaxha i  vjetër i së  kaluarës 
duket shumë i lumtur që më ka takuar

X
Miqësia e vërtetë shprehet
në dhuratën e papritur me një ftesë në mesin e miqve që lexojnë poezi
Katër herë në Tetovė, tri herë
në Sarajevë dhe pastaj Smederevë dhe Sarandë e tani
në Pejë - shpresoj të mos ndaloj edhe pse e përsëris se jam lodhur

ndërsa është gjithnjë më e vështirë për të gjetur
kush dëgjonë e lexon dhe ka dëshirë të ndihmojë
për ata që nuk punojnë për vete, por për hir të dashurisë

Këtu mbesin dhe ruhen
ndjenjat e mira që ende
japin  shpresë dhe shtytje për të vazhduar
duke sakrifikuar një grimë 'kohë për dashuri”

XI
Rituali i vallëzimit folklorik
spektakular në serinë e lëvizjeve
(sa gjynah që s’ munda ta xhiroj për shkak të një gabimi të kamerës)
na bën të përjetojmë një përvojë të gjallë 

që vështirë  harrohet shpejt

vlen gjithmonë  theksi retorik 

gjithnjë i pranishëm në raste të tilla
kur  edhe një  valle ka idenë e një kombi

të lexosh "Kthimin në  Sete "
më lejon (edhe pse ajo është private) të bëhem  pjesë e atij riti

në shesh në një mbrëmje kur edhe hëna rri e qetë 
duke lënë në paqe ujkun e  vjetër nostalgjikë të një kohe.

XII
Kthimi në aeroport është një aventurë
(Vonesa dhe incidenti  që ndodhi  e  bllokimi i trafikut fatmirësisht u anashkalua )
ndoshta për shkak se vozitësi është i lodhur
e nxiton për kryer detyrat e tjera

Peizazhi rishfaqet e trafiku në rrugë 

intensifikohet  në qytetet e vogla
 (mezi dalloj  emrat)
  Unë mendoj se autostrada mund të presë 

nëse megjithatë i shkurtohet fundi
-      
me Seman e  heshtur 

(vetëm turqisht me të e as anglisht s ‘provoj të flas )
Fundi i udhëtimit  është i trishtuar 

me ditët që fillojnë me shiun e
Prishtinës në aeroportin e vogël

XIII
Shkojnë në Monako të shtunën 

për të takuar të afërmit fatlum dhe pastaj i kthehen melankolisë së zakonit
por pak atdhe diku tjetër ngushëllon
nëse dikush e di në lidhje me këtë e nuk harron

Unë jam në shtëpi kudo 

edhe pse flas pak gjuhët e të tjerëve
por më mjafton të di se kemi një gjuhë të përbashkët
që lidh zemrat dhe mendjet
në kërkim të një botë ideale për të jetuar
Jam si thotë Nicole një nëpunës i poezisë
– me rrogë zero-
e për dashurinë ndaj fjalës (kështu thotë  Carlos) 

do të takohem me të  gjithë ata që kanë nevojë
 të takohemi në një përqafim të fjalës.  

Përkthyer nga gjuha italiane  @ilirezajmi  
http://www.ilirezajmi.blogspot.com/

Google+ Followers