FRIKË - Pablo Neruda




Të gjithë më porosisin të merrem me atletikë,
të kalitem, futboll të luaj,
të vrapoj, të notoj, të fluturoj.
E çfarë pastaj...


Të gjithë më këshillojnë të pushoj,
më propozojnë doktorët e tyre
dhe më shohin me frikë.
Ç’ka ndodhur?...


Të gjithë më këshillojnë të udhëtoj,
të iki, të vij, të mos udhëtoj,
të vdes dhe të mos vdes.
Ekstravagantët...


Të gjithë shohin cene
në organizmin tim, që e trembin
me pamje të tmerrshme rëntgeni.
Ju lutem!...


Të gjithë ngulin në poezinë time
pirunë të padukshëm,
ddoshta, në kërkim të mizës.
Unë trembem.


Dhe unë i trembem gjithçkaje në botë,
ujit të ftohtë dhe vdekjes,
madje as që duhet të shtyj kurrsesi
për pastaj!


Dhe në këto ditë të shkurtra
unë s’pranoj sugjerime
dhe, pasi hapem, sërish mbyllem
me armikun tim të pabesë,
Pablo Neruda-n.



Shqipëroi: Thanas Mustaqi
Përgatiti: Mia Mia



Google+ Followers