Dhjetë libra për krimet e komunizmit në Shqipëri



23 vite pas rrëzimit të diktaturës komuniste, për herë të parë është botuar një kolanë librash që hedh dritë në mënyrë të plotë mbi krimet e kësaj periudhe. Instituti i studimeve te Krimeve dhe Pasojave te Komunizmit ka botuar 10 libra me dokumente arkivorë, intervista, dëshmi e kujtime të cilat shërbejnë si bazë për shkrimin e kësaj historie të panjohur për brezat e rinj. Për drejtorin e institutit Agron Tufa, dokumentat kanë qenë në arkiva, por në dy dekada shumë historian kanë bërë sikur nuk kanë ekzistuar.
“Një rëndësi shumë të madhe për ne ka pasur fakti i dëshmisë nëpër arkivat e shtetit, është një pjesë dëshmish që kurrë se kanë parë dritën dhe që kanë qenë në arkiva për nga historianët, versioni zyrtar, nuk janë preferuar, pra ka pasur një selektim të skajshëm, kryekëput ideologjik, siç më duket mua dhe pas rënies së komunizmit. Për herë të parë ua sjellim qytetarëve shqiptarë dëshmitë rrëqethëse qoftë të kryengritjeve, të sistemit të trisketimi, një shantazh gjenocidial nëpërmjet urisë  “, citon AS  Agron Tufën, drejtor i Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit.
Ministri i Kulturës, Visar Zhiti, u shpreh se promovimi ne mjediset e Ish Lidhjes së Shkrimtarëve nga ku u dënuan shumë artistë ka një domethënie të veçantë.
“Prej kësaj salle janë kompozuar dhe janë përzënë dhe flakur, dhe i janë drejtuar burgjeve artistë, shkrimtarë dhe njëkohësisht janë dënuar vepra. Dënimi ka qenë i tillë, janë dënuar jo vetëm veprat e bëra po dhe veprat që të mos bëheshin sepse u futën në burg”, tha Visar Zhiti, ministër i TKRS.
Në kolanën titulluar “Ad memorandum” janë trajtuar kryengritjet e para kundër komunizmit, genocidi mbi kulakët, fillimet e diktaturës komuniste në Shqipëri si dhe çështje të tjera mbi ngjarje të ndryshme./gazetadita





RRËFIMI I FUNDIT - Guy de Maupassant

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare - 1 hour ago
Guy de Maupassant (1850-1893) Marguerite de Thérelles do të vdiste. Ndonëse vetëm pesëdhjetë e gjashtë vjeçe, ajo dukej sikur të ishte shtatëdhjetë e pesë. Ajo mbushej në frymë, më e zbehtë se çarçafët e saj, e dridhur nga ethe të përbindshme, fytyrën të shprishur, sytë të zgurdulluar, a thua se do t’i ishte shfaqur diçka e tmerrshme. Motra e saj e madhe, Suzanne, gjashtë vjet më e madhe se ajo, në gjunjë pranë shtratit, mbytej në lotë. Një tavolinë e vogël e afruar pranë shtratit të vdekëses mbante, mbi një pecetë, dy qirinj të ndezur, sepse pritej që të vinte prifti i cili do të jepte b... more »

Oj Zanë, t’këndojmë…

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare - 1 hour ago
*Në përpjekje për t’i kënduar flamurit e atdheut, si ndjesi dhe totem i fjalës së muzikuar himni shqiptar njeh jo pak peripeci, por dhe angazhim të frymëzimeve më të larta nga personalitete të letrave. Më poshtë janë disa shembuj. Për këtë tufë nga poezi dedikuar flamurit në rrekjen për t’ju afruar ndjesisë së atdheut në një himn, një përpjekje e vështruar nga libri “Simbolet kombëtare” nga Dr. Hysni Hoxha.* *Oj Zanë, t’këndojmë…* *Mi flamurin t’onë* *Ioan Barsan* Mi flamurin t’onë është shkruar bashkim, Bashkim në vetëdije dhe në ndjenja, Dhe nënë hijen e tij të madhërishme Do ... more »

Librat e rinj te fundjavës (Video)

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare - 16 hours ago

Kadare: Pushtimi Osman nuk na ka mbrojtur nga sllavët. Shqiptarët popull i dëbuar

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare - 1 day ago
*Autor: Mimoza Cika-Kelmendi* Në fundjavë (15.06) në Këln ishte i ftuar shkrimtari Ismail Kadare i shoqëruar nga bashkëshortja e tij dhe shkrimtarja e njohur Helena Kadare. Kadare foli ndër të tjera për raportin Shqipëri – Europë – Perandori osmane. Bashkëbisedimi me shkrimtarin u fokusua më shumë në librat më të fundit të Kadaresë dhe veçanërisht në temat më aktuale që preukupojnë shqiptarët në Shqipëri dhe Kosovë. Duke u nisur nga jehona që ka bërë libri më i fundit i tij “Mosmarrëveshja“, pjesë e të cilit u lexuan në sallë shqip dhe gjermanisht, interesimi i publikut u ndal më s... more »

Një kronikë mbi proceset dramatike në skenën politike të Maqedonisë

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare - 1 day ago
Libri më i ri publicistik “Përthyerjet politike”, në botim të autorit Ismail Arsllani, sjell në kujtesë ngjarjet dramatike politike në periudhën 1991-2011 *Artan Arsllani* Në edicion të Qendrës për Kulturë në Tetovë doli nga shtypi këto ditë libri publicistik “Përthyerjet politike” (në tranzicion) të autorit Ismail Arsllani nga Tetova, që paraqet një kronikë ngjarjesh më të ndjeshme politike-shoqërore në Maqedoni, ku implikohen edhe shqiptarët nëpërmjet subjekteve të tyre politike. Libri përfshinë një periudhë tranzicioni prej dy dekadash /1991-2011/. Aty janë vendosur punimet e... more »

Një jetë interesante (Këto ditë doli nga shtypi libri i z. Kopi Kycyku me titull “Astrit Leka, vite të stuhishme”.)

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare - 1 day ago
*Bardhyl Selimi* Kopertina e librit: Kisha e Lekajve, Memoriali i Veteflijimit dhe kalaja e Borshit Personazhi kryesor i librit jeton ende, është 88 vjeç, ai i përket brezit të paraluftës, të luftës, të komunizmit dhe postkomunizmit. Për fat, unë e kam njohur atë që 40 vjet. Por me hollësi për jetën e tij tepër interesante kam mësuar vetëm vitet e fundit, kur për të po shkruheshin dy libra, një nga z. Kopi Kycyky dhe një nga z. Adem Demaçi. Në shtyp kanë dalë një sërë artikujsh dhe intervistash për të që, nganjëherë kanë ngjallur reagime të forta te disa enveristë. Përse? Siç thas... more »

PACOLLI: KY JAM UNË (Vështrim për librin “Nga sfida në sfidë : jeta, Behgjet Pacolli”)

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare - 1 day ago
*“Ky libër është një pjesë e mirë e librit real të jetës sime. Ky që gjeni këtu jam unë, me forcën dhe dobësitë e mia, me njerëzit dhe miqtë e mi, madje dhe me armiqtë e mi. Jam me veprat e mia, dështimet e mia. Me idetë dhe vizionin tim. Unë nuk jam shkrimtar, nuk jam gazetar, megjithëse di të flas shumë mirë me gjuhën e shpirtit tim dhe ata që më kanë dëgjuar thonë se rrëfej shumë mirë” / Behgjet Pacolli* *Berat ARMAGEDONI* Njoftimin për këtë libër e kam marr nga zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli në dhjetor të vitit 2010, se së shpejti do t’i dalë një libër nga shtypi, ku... more »

Lasgush Poradeci: Kënga e ‘’Shqipërisë së re’’

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare - 1 day ago
*Nga tradita e shtypit shqiptar të Rumanisë* *Nga e djathta, Lasgushi, Vani Burda dhe Petraq Pepo* *(Koh’ e shkuar në Vllahi)* Koh’e shkuar në Vllahi Ishte larë me flori se luftonim veç për ti, Veç për famë-e-madhëri, shqipëri moj shqipëri Mun në qendrën e Vllahisë, në qytetin e Bukureshtit, Mbiri zëri-i shqipërisë si zëmbaku në mes të sheshit. Mbiu atje ku politika nuku di ç’ësht helm-i-gjakut, Ku shëndriu elenë gjika e kuvendi i naço-Plakut, Ku i mblodhi porsi dhentë Bijtë e tërpo-Vasili, Ku këndon naim-i shentë Duke thirur si bilbili. o! moi kohërat e arta! o! moj zembërzat e dlira... more »

Doli në qarkullim libri “Shkenca e konstruksioneve përgjatë historisë së saj” i autorit Prof.dr. Niko Pojani

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare - 4 days ago
Mbi librin I shkruar jo sipas impostacioneve tradicionale, libri në dy vëllime “Shkenca e konstruksioneve përgjatë historisë së saj” trajton çështje dhe aspekte të kësaj shkence bazë të ndërtimit dhe konstruksioneve në përgjithësi. Ato gërshetohen me rrugëtimin historik të disiplinave komponente të saj, si: Mekanika racionale, Rezistenca e materialeve, Teoria e elasticitetit dhe plasticitetit, Teoria e strukturave (Statika, Dinamika, Qëndrueshmëria). Trajtohen gjithashtu Inxhinieria dhe Arkitektura sizmike. Në libër pasqyrohen dhe disa raporte e analogji interesante të Inxhinie... more »

Në 80-vjetorin e lindjes:BARDHYL XHAMA, KRIJUES DHE NJERI I MIRË…

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare - 4 days ago
** *Nga: Prof. Murat Gecaj* *publicist e studiues-Tiranë* ** *B.Xhama (Foto: M.Gecaj)* *1.* Lexues të dashur, kolegë e miq! Të jem i sinqertë me ju, sot e kam ndierë veten paksa ngushtë. Sigurisht, ju doni ta dini arsyen. Ja, po ua tregoj me çiltërsi dhe mos më qortoni, pra kërkoj mirëkuptimin tuaj… Në një mesazh të zakonshëm, në adresën time e-mail përmes Internetit, kolegu dhe miku im i dashur, autori i mbi 15 veprave letrare dhe publicisti i njohur, Bardhyl Xhama-“Mësues i merituar”, më shkruante se këto ditë ishte i zënë me punë dhe me disa veprimtari, sidomos familjare. P... more »

“SI U BERA I PADUKSHEM”

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare - 4 days ago
* IN MEMORIAM* * “SI U BERA I PADUKSHEM”* *-Mbresa nga romani me të njëjtin titull të shkrimtarit fizikan, Kostandin Leka-* Nga Skifter Këlliçi *Poetesha e njohur Zhuliana Jorganxhi,ish-redaktore e letrare në redaksinë e muzikës në Radio Tirana në vitet ‘70-90-të, më dërgoi një -email në të cilin më njoftonte me shumë hidhërim vdekjen e Konstandin Lekës, ish-punonjës shkencor pranë degës elektrike të fakultetit të inxhinierisë në UT, pastaj gazetar shkencor në TVSH, për të qenë përsëri bashkëpunëtor shkencor në UT. Por Kostantin Leka, i cili që nga viti 1990 ishte vendosur në Tr... more »

Vjen nga Amerika “Saga e Melyshajve”, një pasuri letrare dhe historike

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare - 5 days ago
*Shënime për librin “Yjet nuk janë të Kuq” i shkrimtares shqiptaro-amerikane Albana Melyshi Lifschin* *Nga Nuri Dragoj* Nëse dikush do të dëshironte të lexonte rezultatin e një autopsie për diktaturën, asgjë tjetër e shkruar deri tani, nuk mund ta përshkruante këtë, më saktësisht, se sa libri brilant i Albana Melyshi Lifschin “Yjet nuk janë të Kuq”. Në këtë rast, ajo ka bërë, padyshim, një mrekulli letrare. Një hyrje e shkëlqyer, nga ngjarjet e panairit komunist të kotësive, kur drejtori i Përgjithshëm i RTVSH-së, shqetësohej për faktin, se gjatë një koncerti fëmijësh, të xhiruar ... more »

Sejmen Gjokoli, nje liber me poezi te botuara online(edhe ne forumin e Temes)

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare - 5 days ago
Doli nga Shtypshkronja libri me poezi “ Prush e valë “ me autor Sejmen Gjokoli. Libri botohet me një parathënie -letër nga poeti Petrit Ruka te cilen po e publikojme * NJË LETËR…* I dashur Sejmen, E lexova përmbledhjen tënde me poezi, dhe më dha kënaqësinë e ngrohtë e të çiltër të vargut popullor, ngjyer në “qumështin” e folklorit të Labërisë. Satirë e hollë, humor i dielltë dhe një qëndrim qytetar me shpirt proteste të ndershme e humane nga fillimi në fund. Kjo lloj letërsie e thjeshtë, melodioze dhe e pasur në gjuhë, të krijon ndjesinë e vazhdimësisë më të mirë të traditës s... more »

Romani “Kukullat nuk kanë atdhe” i Flutura Açkës më i miri në Prishtinë

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare - 6 days ago
Libri provokues i shkrimtares Flutura Açka është shpallur si romani më i mirë i edicionit të 15-të të Panairit të Librit në Prishtinë (3-9 qershor). Në një ceremoni solemne të organizuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës u ndanë edhe çmimet e panairit. Një trofe, që paraqet “Hyjneshën në fron”, simbolin e qytetit të Prishtinës. Mësojmë se juria e përbërë nga Ilire Zajmi – Rugova, poete, Anila Xhekaliu, poete, prozatore dhe përkthyese dhe Naim Kelmendi, poet, publicist dhe botues, kanë qenë unanime sa i përket ndarjes së çmimeve. Çmimin për romanin më të mirë në panair e ka marrë libri... more »

Dita zero

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare - 6 days ago
** * Një lloj lirie intime, ku skutat e ndjesive dhe mendimit zhvishen të kujdesura nga gjuha e rrjedhshme. Me pretendimin e brendshëm të “zbulimit” të ngjyrave dhe tonaliteteve shpirtërore, debuton me librin e tij të parë Alban Pici, me romanin “Dhjetë ditë”, botimet “Kumi”. Është një afrim me modesti në shkrimin letrar duke tentuar të gjejë një shteg të pahasur më parë nga realitetet shpirtërore nëpër të cilat ka kaluar brezi i tij. Një libër- kohë, ku e bukura dhe magjia marrin lexuesin në një jetë sa “primitive”, naive, të thjeshtë, me pak dramë, ironi, trishtim dhe dëshira t... more »

Një e vërtetë e thjeshtë

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare - 6 days ago
*Fatos Kongoli* Tema që na propozohet është nga ato për të cilat mund të shkruash e të shkruash, pa mundur të thuash dot asgjë të re, aq shumë është folur dhe flitet. Përballë saj të përfshin një ndjenjë pasigurie. Vetja të duket tepër i vogël, i paaftë për të ndryshuar diçka, jashtë një loje të cilën e kanë luajtur gjithmonë, dhe vazhdojnë ta luajnë, aktorë të tjerë shumë të fuqishëm. Ndërsa në hapësirat tona armiqësitë, të vjetra e të reja, e shoqërojnë të përditshmen për të na kujtuar se çfarë nuk mund të ndodhë! A duhet pranuar kjo si fatalitet? Të supozojmë se NATO-ja, komunit... more »

Ia behu vdekja…

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare - 6 days ago
*Eduardo Moga* Ia behu vdekja: ish kamionçinë a trumcak. Një djersë e bardhëllyer më përndezi lëkurën atje ku kriseshin orët, mjekra e yjësuar me heshtje, biçakët që hidhërimin ma gdhendën në shkurtësinë e ëndrrës. E thëthiva tërë gjuhën e vdekjes: është e rrefkët dhe vjollcake. Sytë e mi me sytë e saj endën një tis të dendur hijesh. Mbi tryezë lëshova lapsin, trupin, gjithsa pata ndër sy, që të përqafja më fort shkëlqimin e saj të akullt. Dhe ndjeva frikë. Vdekja zhvarr kryet sa herë që shëtis, sa herë që përtypem, sa herë që çiftohem, sa herë që telefonoj, sa herë që vdes. Vdekja ... more »

Mehmet Kraja: Bota jonë e ndarë prej provincializmit

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare - 1 week ago
*Nga: BEN ANDONI* * Mehmet Kraja* *I nderuari Z. Kraja, prej pak ditësh ka nisur një debat i ri në Shqipëri që lidhet me marrëdhëniet brenda Lidhjes së Shkrimtarëve. Shumë shkrimtarë shqiptarë po përpiqen të retushojnë apo më shumë akoma të tregojnë një lloj desidence prej këtij institucioni të Realizimit Socialist, megjithëse kanë qenë anëtarë të tij? Si po e përcillni dhe çfarë mendimi keni për këtë debat?* "E kam ndjekur debatin, për aq sa mund të ndiqet nga distanca. Mendoj se ekziston një keqkuptim në këtë mes, një si mbivlerësim i rolit të disidencës në letërsi. Disiden... more »

Secili kimerën e vet - Charles BAUDELAIRE

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare - 1 week ago
Charles BAUDELAIRE Nën një qiell të gjerë gri, mbi një fushë të gjerë e me pluhur, pa shtigje, pa lëndina, pa një gjëmbaç, pa një hithër, takova disa njerëz që ecnin të kërrusur. Secili prej tyre mbartte mbi shpinë një kimerë të madhe, po aq të rëndë sa një thes me miell a me qymyr, apo pajisjet e një ushtari romak. Por kafsha e përbindshme nuk ishte një peshë pa jetë; përkundrazi ajo e mbështillte dhe e shtypte njeriun me muskujt e saj të fuqishëm e të zhdërvjelltë dhe mbërthehej me ca kthetra të mëdha mbi gjoksin e mbartësit të vet, ndërsa koka e saj e stërmadhe kapërcen... more »

Shkrimtarja amerikane Siri Hustvedt: Gratë i detyrojnë të jenë të reja, secili zgjedh vetë se si të plaket

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare - 1 week ago
*Shkrimtarja amerikane, që nuk e fsheh se është feministe, sjell në shqip një roman kushtuar grave. Jeta e një femre, nga lindja në vdekje, mes dhimbjes, auto-ironisë dhe humorit.* Siri Hustvedt na sugjeron një “Verë pa burra”. Kështu titullohet romani i autores amerikane, që vjen në shqip përmes shtëpisë botuese “Pegi”. Të duket një libër rozë, por nuk është aspak i tillë. Hustvedt përpiqet të zbulojë botën femërore, që në fëmijërinë e hershme, kur luan me shokët imagjinarë, te plakja e ikja nga kjo jetë me ca të fshehta, që s’ke mundur dot t’i thuash me zë të lartë. Në qendër ësh... more »

LIBRI I ALKET ISLAMIT ABCNews Video

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare - 1 week ago

LIBRI PER UCK ABCNews Video

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare - 1 week ago

Joshja që vjen prej historisë

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare - 1 week ago
*Librat historikë prej vitesh po dominojnë tregun e librit në botë. Pavarësisht regjimeve të tyre të ashpra, e të dënueshme, dhjetëra libra janë shkruar e vazhdojnë të shkruhen për Hitlerin, Stalinin, Musolinin, Leninin, Bonapartin, Titon… “Njeriu që i shpëtoi jetën Duçes” është një prej tyre, i frymëzuar prej arkivave të panjohur të Musolinit* * **Alda Bardhyli* “Gjykimi më i mirë i historisë janë librat”. Historiani i njohur amerikan, Carter G. Woodson, do ta thoshte këtë fjali më shumë se një dekadë më parë, teksa përpiqej t’i jepte jetë historisë afro-amerikane. Në shekullin XX... more »

Për Dritëroin...

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare - 1 week ago
Nga Ke Jung* ...Gjatës verës Prof. Zheng më telefonoi dhe më kërkoi që të them diçka për D. Agollin në këtë takim. Agolli është një nga shkrimtarët më të shquar në letërsinë shqipe moderne. Megjithëse nuk ka atë njohje ndërkombëtare sa të I. Kadaresë, prapë mund të themi që arritjet e tij nuk janë më të pakta. Mirë e ka thënë kritiku letrar Kadri Ujkaj që "Të flasësh për Dritëroin është vërtet një privilegj total: Sa profesional, sa moral, sa estetik. Sikur të fisnikërohet jo vetëm fytyra, por gjithçka brenda teje." Prandaj ia pranova kërkesën me plot dëshirë Profesorit Zheng. ... more »

Karrema për askënd

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare - 1 week ago
Nga ODISEAS ELITIS Hidhërimet që koha hedh brenda meje, m'i heq nga poezitë. U mbusha tërë rrudha, për të mbetur i lëmuar aty ku nuk ka për të më kujtuar njeri. * Një trëndafil që bëhet poezi, është në gjendje të të lëndojë shumë më tepër se një grusht që nuk bëhet poezi. Me mijëra fjalë vyshken librave të kuq, kur një vashë e aq shtie me armë. Me sa duket, edhe për të përmbysur regjime - ç'ngadhnjim! - nevojitet cilësi e lartë. * Mes pikëllimit të mediokritetit që po na mbyt gjithandej, ngushëllohem kur diku, në një kthinë, ca njerëz ngulmonjës luftojnë për asgjësimin e bjerrj... more »

Veton Surroi prezanton “Miliarderin” në Panairin e Librit në Prishtinë

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare - 1 week ago
“Përse po hesht ndaj zhvillimeve politike?”, ka qenë pyetja më e shpeshtë që e ka dëgjuar kohëve të fundit publicisti Veton Surroi. Përgjigjja ishte e prerë: “Sepse po shkruaj”. Por të martën ai ka vendosur edhe të flasë, nëpërmjet rrëfimit për “Miliarderin” në Panairin e Librit që po mbahet në Prishtinë. Para miqve, kolegëve e dashamirëve të librit, ai ka përshkruar procesin e shkrimit të librit të tij të fundit që kishte nisur më 2011. Këtë proces Surroi e quan azil nga përditshmëria, sidomos ajo politike. Por për kritikën ai është më i pranishëm se kurrë. “Miliarderi” është paral... more »

Book Domino Chain World Record

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare - 1 week ago

Po të dërgoj një tufë…

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare - 1 week ago
*PIERRE DE RONSARD * *(1524 – 1585)* * * * * Po të dërgoj një tufë fort të bukur Lulesh të njoma që i zgjodha vetë; Sonte sikur të mos i kesh` këputur, Nesër përtokë do binin fletë-fletë. Një shembull ky për ty gjithmonë të jetë; Se sot vërtet ti je posi një flutur, Por bukuria nuk duron përjetë: Si lulet vdes e bie e këputur. Koha kalon, koha kalon, moj zonjë, Jo, koha nuk kalon por ikim ne, Dhe shpejt atje në gropë do pushojmë. Edhe për dashurinë që më nge Po flasim, kur të vdesim, s`do dëgjojmë; Pra dashuromë e bukur gjersa je!* * *Shqipëroi: Vedat Kokona*

Dashuria - Paulo Coelho

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare - 1 week ago
* Paulo Coelho* Dashuria nuk është e palëvizshme si shkretëtira, dhe nuk do të thotë që t’i biesh botës kryq e tërthorë siç bën era, dhe as të bësh sehir nga lart siç bën ti. Dashuria është burimi që vë në lëvizje dhe e bën më të mirë Shpirtin e Botës… Jemi ne që e mbajmë gjallë Shpirtin e Botës: toka ku jetojmë do të bëhet më e mirë a më e keqe nëse do të jemi të mirë apo të këqinj ne. Këtu hyn edhe forca e dashurisë, sepse kur biem në dashuri gjithnjë duam të bëhemi më të mirë nga ç’jemi.

Dashuri pa censurë në lirikat e Koçi Petritit

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare - 1 week ago
*ANTON PAPLEKA* ANTON PAPLEKA Herë pas here kam dëgjuar ndonjërin të deklarojë se poezia shqipe paska arritur nivelet më të larta të poezisë evropiane dhe botërore. E keqja nuk qëndron te këto deklarata në vetvete, të cilat u ngjajnë kapsollave që shpërthejnë fëmijët në rrugë në prag të Vitit të Ri, por te fakti se autorët e tyre nuk marrin mundimin të bëjnë kurrfarë analize, të sjellin qoftë edhe një argument të vetëm për të mbështetur mëtimet e tyre. Ata pandehin se duhet t’i pranojmë në mënyrë të padiskutueshme deklaratat e tyre, sikur ato të qenë fjalë hyjnore, ose dekrete sul... more »

EDHE KJO NATË PA TY

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare - 1 week ago
** *Luljeta Lleshanaku* Edhe kjo natë pa ty edhe kjo natë Shtrirë pranë meje gërhet errësira si një plak i majmë. Varet trishtueshëm drita e abazhurit si mënga e një krahu të prerë cung sytë urithë të squllur në kujtesën e ftohtë bëjnë udhë. Ëndërroj si më parë të mbështillem rreth gjunjëve të tu të fortë gishtërinjtë e tu të gjatë në flokë ëndërroj … ndërkohë nata mbush barkun e saj me terr si orët e lashta me rërë. E pafundme kjo natë pa ty edhe paskam shumë mall një drithmë e ajrit dhe zëri yt që vjen nga larg zëri yt që më thërret; Oh, jo është era që luan me vetminë time si me një... more »

Gjashtë të vërteta poetike për Teodor Kekon

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare - 1 week ago
*Natasha Lako* 1. E bukur, e thjeshtë, e ngrohtë dhe e mbushur plot dritë.Kështu mund të përcaktohet poezia e Teodor Kekos, e cila vjen te lexuesi shqiptar në kolanën e poezisë së sotme shqipe të Shtëpisë Botuese “Toena”.Kur themi fjalët “e bukur” dhe “e thjeshtë”, e dimë se kemi mundësi që të flasim për gjithçka të prekshme të kësaj bote, që na tërheq pas vetes. Kur përdorim fjalët “e ngrohtë” dhe “e mbushur plot dritë”, largohemi prej botës së pafrymë dhe hyjmë në shpirtin e njeriut dhe të gjithë gjallesave të tjera, gjerbërore, ku drita vjen me reflekse të shumëfishta dhe të n... more »

NJË STUDIM, QË DEL NË DRITË, NGA “PLUHURI I HARRESËS”...

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare - 1 week ago
*(Prof. Kolë Tahiri, “Pranimi i fëmijëve në shkollë, në moshën 6-vjeçare dhe përshpejtimi i zhvillimit fizik e psikik”, Tiranë, 2013)* *Nga: Prof. MURAT GECAJ* *publicist e studiues-Tiranë* * * ** *Nga e majta: K.Tahiri e M.Gecaj (Tiranë, maj 2013)* *1.* Libri, që doli nga shtypi këto ditë, është tema e disertacionit, *“**Pranimi i fëmijëve në shkollë, në moshën 6-vjeçare dhe përshpejtimi i zhvillimit fizik e psikik”,* i hartuar nga studiuesi Kolë Tahiri. Ai ishte miratuar nga Këshilli Shkencor i Institutit te Studimeve Pedagogjike, në Tiranë, *në vitin 1984*, për gradën “Kandidat i ... more »

Vitrina e librit - "Alef" i shkrimtarit Paulo Coelho‏

Lajmëtari Shqip at Botimet Shqiptare - 1 week ago
Përmbledhje e romanit *Alef* - Paolo Coelho *Nëse nuk e keni lexuar kurrë Paulo Coelho-n, lexo Alefin* Objekti i këtij romani është udhëtimi i Paolo Coelho-s, gjatë muajve mars dhe korrik të vitit 2006, nëpër tri kontinente: Europë, Afrikë dhe Azi - një udhëtim në kohë dhe hapësirë, me të kaluarën dhe të tashmen, gjithmonë në kërkim të vetvetes. Pjesa më e madhe e romanit, apo e librit, përshkruan përvojat e autorit gjatë udhëtimit nëpërmjet hekurudhës transiberian me tren, me botuesin e tij dhe me një vajzë që ai takohet gjatë udhëtimit. Romani fillon me Paulon, duke folur për pa... more »


Google+ Followers