UJKU DHE LEJLEKU

LA FONTEN

Ujku, thonë, në vend tënë
nukë nginjet dukë ngrënë.
Një ujk, vetëm e pa miq,
hëngri shumë, sa desh vdiq:
një dit’ i mbeti një ashtë
në gryk’ e s’mund ta nxirr jashtë,
Thërrit, bërtit në një brek,
ulërinte, tundtë vëndë;
e dëgjoi një lejlek,
për ujkun i erdhi rëndë
me qeft të gjatë që kish,
i nxori ashtën pa mish.
Pastaj, për këtë shërbim,
nga ujku deshi pagim
“Pagim, tha ujku, kërkove?
Ç’të lipsen të tilla fjalë?
Nuk është mjaft që shpëtove
nga goj’ e ujkut i gjallë?
Guxon e kërkon pagim:
Shporru! Ndryshe s’ke shpëtim!”


Përktheu: Çajupi
Perzgjodhi: Mia Mia


Google+ Followers