PAK JETË - Uran Krasniqi


çdo gjë që na kujtohet është jetë thuhet
pa e quajtur jetë atë të spektatorit
shumë pak jetë po më kujtohet  
po më kujtohen veç udha për deri te Kopshti i Edenit
ajo për te qielli i tretë sipas përfytyrimit të Dantes
Sizifi i lodhur prej detyrës së rrokullisjes së gurit
dhe vizioni se si tash dikush është duke jetuar
tjetër çka kujtoj është përpjekja për t’i definuar çka janë këto
nëse i thonë jetë kësaj

Malishevë, 3 janar, 2012.

Google+ Followers