MREKULLIA E FËMIJËRISË: RRITJA FIZIKE DHE ZHVILLIMI MENDOR (Për një “vizitë” miqësore të “Dorelës”-libër nga prof. Murat Gecaj, në Belgjikë)



Nga: Prof.  KOLE  TAHIRI

                       etno-psikolog

 
K.Tahiri

                   

Paraqitje e “Dorelës” dhe “Babushit”, në Bruksel 


Nje dite pranevere , “Dorela-liber”, dora-doras me “babushin-autor”, u shfaqen ne Brukselin qiellgri dhe na “zbuluan” misteret e tyre te kendshme, sollen mesazhet e veta miqesore.

Sapo merr ne dore librin “Dorela”, emer i personazhi kryesor, qe ne kopertine te befason fotoja e kesaj mbese vogelushe, me veshtrimin e saj te ngrohte, miqesor, te sinqerte, por edhe kureshtar e lozanjar, me syte e saj te zinje, vetullat e bukura, hunden e drejte dhe buzet e kuqe, “veper” e gjyshes;  portreti i harkuar, nga kurora e flokeve me rrethimbajtesen dhe me tufen e luleve mbi te. Portreti simpatik i Doreles eshte i zhytur ne “detin”e ngyres vishnje e me nuancat e shumta, te ngoheta e terheqese te kapertines.

Me poshte, shenohet titulli “Dorela”,Tirane, 2012. Ne krye spikate emri i autorit, prof. Murat Gecaj. Ne fillim, bie ne sy edhe perkushtimi, plot ngrohtesi i gjysherve: Katerina dhe Murati, qe u bejne niperve e mbesave te veta, veçanarisht, Dorela Agollit-, me rastin e 9-te vjetorit te lindjes.

Ne kapertinen e fundi, paraqiten ne foto te perqafuar, babushi-gjysh, me Dorelen-“mjalti i mjaltit” te buzeqeshur, me syte, qe shprehin lumturine  e tyre te brendeshme. Babushi-profesor, me pamje rinore, nuk ka harruar te sjelle me vete, edhe “koshin” me plot 10 libra te botuara, vetem pas permbylljes se shekullit XX.

Portreti i Doreles, ngjyrat e perdorura me shije ne kapertine, perkushtimi emocionues, pershendetja e shkrimtarit te njohur per femije, percjellin emocione te ngohta, dashuri e perzemersi. Ato te paralajmerojne, se do te ballafaqohesh me permbajtje e personazhe interesante, argetuese dhe njeherit mesimlenese, jo vetem per te vegjelit, por edhe per prinderit, gjysherit e gjyshet.




         
 
Kopertinat e librit « Dorela », me autor prof. Murat Gecaj


“Dorela”, libër interesant dhe i dobishëm


Libri me “Skica e rrefenja”, hapet me “Pershendetje, Dorela!” te shkrimtarit te njohur Viron Kona, i cili jo vetem pergezon miqesisht voglushen Dorele, por ben edhe vleresimin aristik te librit “Do-re-la”. Kemi ketu gershetimin e vogludhes Dorele-reale, me personazhin kryesor te librit, me po kete emer.

Ne kete paraqitje te thjeshte i ftoj femijet qe ta lexojne “Dorelen”, sepse aty do te gjejne nje shembull me vlere, nje model te paraqitur artistikisht dhe te ilustruar me mjaft fotografi e shembuj, qe ia vlen per t’u lexuar dhe ndjekur ne jeten e perditeshme.

Ndersa te rriturve ua propozoj ate, si model te tjeshte e praktik, lehtesisht te perdoreshem per trajtimin psikologjik e pedagogjik te femijeve te tyre dhe forcimin e lidhjeve te perzemerta ndermjet brezave.

Ne librin “Dorela”, personazhi real e ka kaluar “shkollen “ e nenes ne mjedisin e ngrohte familjar, ne çerdhe e kopesht; ka ndjekur emisionet e perrallave me kukulla ne TV. Njohurite e saj per mjedisin natyror e shoqeror jane zgjeruar e pasuruar me tej etj. Por, Dorela, tashme deshron te vrapoje ne “terrene” te reja, “hapsira jetesore” te gjera; ajo ka nisur t’i ngjese shkallet e arsimimit me abetaren, armen çudiberese ne jeten e njeriut. Tahme, ka trokitur koha, qe Dorela te hedhe hapa te reja, ne rrugen e njohjes me misteret e kesaj bote, e cila i jepet njeriut vetem nje here.



Babushi-Murat dhe Nënë-Katerina, misionarë të vërtetë


Per sa me siper, ne kohen e duhur, asaj i vijne ne ndihme gjyshi dhe gjyshja, te cilet e gjejne kohen per ta udhehequr ate ne rrugen e kontakteve empirike, ne rrugen e pasurimit dhe zhvillimit mendor e intelektual te saj. Duke qene te arsimuar dhe te pajisur me pervojen e rritjes dhe edukimit te femijeve te tyre, gjysherit kane qellime e synime te qarta per rritjen e zhvillimin mendore e shpirterore te mbeses se tyre, Doreles. Gjysherit kane zgjedhur rrugen e futjes se mbeses ne “pyllin” e informacionit, qe bart e percjell bota rrethuese; rrugen e venies se Doreles ne rolin e veteformimit, te njohjes direkte, ne “ndeshje” me mjedisin rrethues dhe faktoret e tij. Ne kete“beteje”, roli i gjysherve eshte orientues, ndihmes e bashkepunues, larg moralizimeve, keshillave e porosive frenuse e te thata, te cilat e bezdisin aq shume femijen, ne çdo moshe, duke nxitur tek ata, sidomos negativizem e ftoftesi te marredhenieve ndermjet brezave.

Le t’i ndjekim ata ne rrugen e bashkepunimit, te ecjes perpara, nepermes “Ngjarjeve te dites”,  te cilat synojne ne zgjerimin e horizontit mendor te Doreles. 



Bota rrethuese-interesante, e mistershme, “ajo duhet zbuluar”


Mjafton, qe vogelushes t’i propozohet per te dalur shetitje, per te vizituar parkun zoologjik, per te vajtur ne cirk ose ne teatrin e kukullave, qe ajo te ngazellehet e gjallerohet. Dorela kerkon te “pushtoje” hapesira te reja, te “shpertheje” muret e ngushta te apartamentit, kerkon “drite”, boten e madhe te natyres dhe njerezve.

Babushi me Dorelen, sapo dalin nga shtepia ne rrugice, dora-doras shetisin ne rruge e bulevarde, duke perseritur e zbatuar rregullat e qarkullimi, tregohen te kujdesshem e te vemendshem  ne cdo levizje e veprim, por dhe  te sjellshem me te tjeret, si gjate ecjes ne bulevard, ashtu edhe ne autobus. Ata vezhgojne gjithçka u paraqet mjedisi rrethues, njerezit, sjelljet e veprimet, punet e qendrimet e tyre; u hedhin veshtrimet ndertesave te ministrive, hoteleve, muzeve ose galerive te arteve pamore dhe pemeve dekorative te bulevardit. Ndalen prane permendoreve te Skenderbeut, Nene-Terezes, Adem Jasharit etj. Babushi i tregon Doreles, se kush kane qene ata dhe çfare kane bere per Shqiperine.



Ne Parkun e Tiranes Dorela ftohet te veshtroje pemet me gjethet e tyre jeshile, te preke e te nuhase aromen e luleve, ngjyrat e tyre mahnitese, te sodise siperfaqen e liqenit, te kenaqet me perendimin e diellit, ngjyrat e ylberit etj. Babushi i drejton vemendjen  Doreles te njerezit qe kalojne, me femijet e tyre perdore ose ne karroca, ne muziken qe transmetohet, zhurmen e burive te automjeteve, ngjyrat e semaforeve e vijat e bardha, te cilat duhen respektuar etj. Nderkohe, ajo merr nje akullore me çokollate, te cilen e shijon dhe ndjen kenaqesi. Njeheri,t Dorela e “bombardon”  Babushin e saj me pyetje pambarim, sigurisht  per ato, qe e terheqin me shume. Ja, keshtu ata te dy shetisin ne ajrin e paster dhe perhere “zbulojne” gjera te reja, me te cilat eshte mbushur mjedisi rrethues.

Nje dite tjeter, Nene-Katerina e shpie mbesen e saj ne kopshtin zoologjik, ku njihet me kafshet e egra, me shpendet e plote gjera te panjohura me pare. Dorela, e mrekulluar, veshtron gjithcka, pyet pa mbarim: si quhet kjo ose ajo,  me çfare ushqehen kafshet, perse i kane kthetrat etj. Nene-Katerina i terheq vemendjen asaj per kujdesin, qe duhet pasur, si duhet te sillet me kafshet e shpendet etj. Keshtu, Dorela, natyrshem vihet ne kontakt direk me mjedisin rrethues, njihet me te, bashkevepron, leviz, vrapon, luan kenaqet e befasohet.

Gjate kesaj kohe, asaj i qarkullon ne mire gjaku, gjallerohet aparati levizor muskular-motor, frymemarrja behet me e thelle, aktivizohen mekanizmat neuro-foziologjike. Pra, pa e ndjere, dita-dites Dorela rritet e zbukurohet fizikisht, zhvillohet menderisht, pasurohet shpirterisht.



Në shtjellën e njohëse të mjedisit rrethues  


Natyra me dukurite e saj, njerezit, kafshet e gjithecka kthehet ne informacin per vogelushen Dorele, ne njohuri, ne ndjenja, perjetime dhe shnderrohet ne pasuri te brendeshme te saj.

Ne rrjedhen e ketij procesi njohes, intensiv e te panderprere, persoset funkionimi i organeve te shqisave: syri, veshi, hunda, lekura, goja, aparati levizor etj. Ato, ne menyre intensive, kerkojne, zbulojne, kapin, thithin informacion mbreselenes, zbulojne misteret e kesaj bote.

Mbi kete baze, linde shumellojshmeria e ndijimeve pamore: (drites, erresires, rrezeve te ylberit, ngjyrave, formave, madhesive, legesive, te gjitheçkaje, qe rroke syri i njeriut. Ndijimet degjimore kapin:tingujt, zerat, jehonen, notat muzikore, zhurmen etj.; ndijimet e te prekurit e telekures, te temperatures,te shijeve (si te embles, te hidhures, te kripures, te thartes etj.), ndijimet e nuhatjes, te levizjes, ekuilibritetj.) etj. Natyra. me shumellojshmerine saj, e nxisin, e joshin, i transmetojne, I zbulojne sekrete te panumerta, te dhena per gjitheçka.

Te gjitha keto, natyrshem, e nxisin dhe i pasurojne dijet e Doreles per mjedisin. Ketu merr rendesi fakti, i cili shpesh nenvleftesohet: Eshte e domosdoshme qe fëmija-Dorele gjithecka, qe ka mundesi ta veshtroje, ta preki, te degjoj dhe, kur ekziston mundesia, ta nuhse, ta shijoje e ta provoje; te veproje vete e direkt, d.m.th., tere keto veprime te behen, kurdohere, nga ajo drejtpersedrejti.

E, gjyshi me gjyshen, e drejtojne, e udhezojne pa i nderhyre, pa i diktuar, pa moralizime te thata.



Po, sa gjera te reja e interesante meson Dorela nga shfaqjet e cirkut dhe teatrit kombetar, nga pjesemarrja ne festimet e Pavarsise se Atdheut te dashur, nga jeta ne shkolle, ndermjet shoqeve e shokeve etj.

Mbi bazen e shumellojshmerise se ndijimeve e mbresave, vetevetiu e pa u ndjere Dorela kalon ne stade te reja te njohjes psikologjike, siç jane perceptimet etj. Ne kete stad te njohjes, kemi te bejme, jo me me cilesi te vecanta, po me objektet, me sendet, me dukurite e me njerezit ne teresine e tyre, ne kompleksitetin e shfaqies se tyre te natyreshme. E kjo arrihet mbi bazen e te gjitha organeve te shqisave, te marra ne harmoni e unitet, ne bashkeveprim. Ne kete nivel njohjeje, implikohen edhe perceptimet e hapesires, kohes, largesive etj.

Ne procesin e perceptimit perfshihet edhe pervoja e kaluar, pra, kujtesa me llojet dhe  tipat e saj. Dorela i ruan te fresketa kujtimet nga kopshti “Nene-Tereza”, nga Festa e Abetares, nga  takimet e miqesia me shoket e shoqet e klases.Te gjitha i perfytyrohen, i sjellin kujtime e mbresa te kendshme, ndjesi te ngrohta, nga e kaluara.

Dihet, se keto procese psikike veprojne, kurdohere, ne fushen e vemendjes. Per te pare shohin edhe kafshet, po njeriu duhet te veshtroje, te vezhgoje, d.m.th., te perqendroje vemendjen ne objektet dhe dukurite, ta ndriçoje ate, te dije te dalloje cilesite e tyre dhe te kape ato gjera, qe jane thelbesore etj. Kujtojme ketu rastin, kur Dorela e veshtron me kureshtje kalendarin, qe i dhurojne shoket e Babushit. Ate e pelqen, e vlereson, si dhe shquan, se atij i mungonte varsja per t’u vendosur ne mur.Vetem ai object, qe bie ne fushen e vemendjes, mund te themi,se njihet nga njeriu.

Por, as kjo nuk eshte e mjaftueshme, vemendja, jo vetem drejtohet ndaj diçkaje, por eshte e domosdoshme qe aty te perqendrohet, te pushoje, te kape detajet dhe jo te kaloje shikimin mbi sendet, qe bien ne fushen e te parit, ashtu siç mund t’i sperkase rrezja e drites, qe kalon shpejt, pa u ndalur dhe pa lene asnje gjurme.

Ne tere kete veprimtari psikike, detyrimisht e kurdohere, implikohet procesi me i larte psikik, te menduarit,veprimet kryesore mendore: analiza, krahasimi, sinteza dhe formate te te menduarit logjik: koncepti, gjykimi e arsyetimi. Dhe, pa dyshim, te gjitha keto te shprehura me ane te te folurit gojor e me shkrim. Dorela komunikon lirshem e bukur, jo vetem me bashkemoshataret, por edhe me prinderit, te afermit, madje edhe me shkrimtaret, shoke e miq te Babushit; dialogon, shkemben batuta dhe din plot gjere te reja, madje edhe se “ .. kush e çoi Bubulinon ne Suedi” e te tjera.  

Ato gershetohen me perfytyrimet e imagjinates, me boten e brendeshme te saj, te gjitha, perhere ne zhvillim e persosje, duke i dhene asaj formim te mire, per moshen e saj.

                                        

“ Uaaa! Sa bukur..!”  Bota, pa emocione e ndjenja, vallë, si do te ishte?!


 Dorela, e drejtuar dhe ndihmuar nga gjysherit, zhytet ne “ detin” e emocioneve dhe ndjenjave. Kjo pasuri intelektuale e mendjes se Doreles, ky formim mendor, nuk mund te arrihet jashte dhe i shkeputur nga bota shpirterore e saj: emocionet, ndjenjat, perjetimet e brendeshme, pasionet, streset, te cilat ia trondisin shpirtin e vogel, zemren e vet te ndjeshme. Kjo veprimtari intelektuale, formimi i saj realizohet ne bashkeveprim me funksionimin e zemres, me emocionet e befasishme dhe ndjenjat, relativisht te thella e te sinqerta. Asaj i bejne pershtypje gjerat e bukura: Natyra, qielli blu, deti i kalter me dallge, dielli me rrezet jetedhenese, hena melankolike, ylberi me ngjyrat e veta, “mbytja” e diellit ne detin e paane, lulet me ngjyrat e tyre, shiu, shkepetima e bubullima, bora etj. Sa perjetime te brendeshme, emocione te bukura, i ngjallin ato Doreles sone. “Uaaa! Sa bukur!”-shpreh habine dhe gezimin ajo. Po ashtu, njerezit me veshjet, qendrimet e sjelljet e tyre ndikojne, e gezojne, enthusizmojne, ose e merzisin, e hidherojne, duke lene gjurme, mbresa etj.

Dorela e ka ne zemer “Lalin” e vet, Deivisin dhe, padyshim mamin e babin; e ka shume xhan Mattine, djalin e daje Arianit,  i cili  jeton larg, diku-ne Itali; zemra e saj e vogel ka mall te madh per daje Altinin, edhe ai, po ashtu larg. Me “syrin” e imagjinates, ajo i “sheh” te afermit e saj, si Sokolin ne Londer etj.

Ne liber u eshte dhene vend i merituar botes se kafsheve(qeneve, maceve, zogjeve etj.), ne fillim lodra, pastaj kukulla ne teater dhe, se fundi, reale ne kopshtin zoologjik, por edhe ne rruge e ne shtepi. Ajo u gezohet fort atyre, i preke, i ledhaton, bisedon me to, i ushqen, i mban ne preher, luan e kenaqet me to. Kafshet e pasurojne boten e saj shpirterore, i krijojne komoditet, e relaksojne, i bejne shoqeri, i largojne stresin, ndjenjen e frikes, i ngjllin dashuri per kete bote te çuditeshme, si edhe keqardhje, kur ato braktisen e keqtrajtohen nga njerezit, nuk ushqehen etj.  Dorela eshte kureshtare, e pyet Babushin per ato, per marredheniet e tyre etj.  Ndersa ai ia ploteson kerkesat, ajo i preke e shton kersheri te ndryshme.

Por Dorelës i tërheqin vëmendjen dhe ndikojnë në shpirtin e saj edhe elementet e thjeshta e fillestare  të besimeve fetare. Kujtojmë këtu bisedën me Lalin e saj, pasi ai është kthyer nga një vizitë, me nëna Katarinën e teze Lenën, në vendin e shenjtë të Kishës së Laçit. 

Kete njohje, bashkeveprimi e marredheniet e Doreles me boten e kafsheve e shpendeve,  organizohen, udhehiqen e drejtohen nga Babushi e Nene-Katerina, ashtu, pa zhurme e as buje, qetesisht e natyrshem, pa u vene re e pa reklame. Ndjenjat, dashuria, miqesia, emocionet rrenjosen ne menyre te pershkallezuar e praktikisht. Dorela ka mjaft shoqe, kusherinj e kushurira, bile, edhe te shperndare neper bote. Ajo ka shoqe, Enolen e teta Manjoles,  Renin e Akelin e xhaxhi Maxhunit, Sofianen e Antoninit e Xhulit dhe kusherirat e tjera, madje edhe fqinjen, Estin etj. Ajo eshte e lumtur, kur u ben vizita atyre, kur lidhet e komunikon me mjetet e sotme bashkekohore, si me Internet etj. Ruajtja dhe forcimi i lidhjeve me nje rrjete te gjere te farefisit, por edhe shoqeror, dashuria per ta, tregon se, ne fakt, keto jane tipare te Babushit e nene-Katerines, te cilat ia kane edukuar edhe mbeses Dorele. Te femijet eshte e veshtire qe te rrenjoset ndonje tipar karakteri, te cilen nuk e zoteron vete edukatori.



Kënaqësi, me xhaxhi shkrimtarët dhe në kërcim me gjyshërit! 


Interesante dhe bindese paraqiten ne liber edhe lidhjet komunikimet, shokeria e miqesia e Doreles me te rriturit, te afermit e gjyshit e gjyshes, por edhe me shkrimtaret, shoke te Babushit etj. Si te ishte e rritur, ajo merr pjese ne perurimin e ndonje libri dhe, ne nje rast, beri fotografi me shkrimtaret, si Bardhyl Xhama, Alketa Dervishaj etj. Bile, kjo e fundit i dhuroi nje liber te saj, me perkushtimin: “Doreles, me dashuri dhe me urimin qe te rritet si princeshe e perrallave”. Ajo takohet e bisedon, si e “barabarte’ me ta, madje, pa komplekse. Gezim e kenaqesi ndien ajo, kur vijne per vizite tek ata shoket e Babushit dhe shoqet e nene-Katerines. Keshtu, ne nje rast, ne mjedisin miqesor te krijuar, Dorela i drejtohet vizitorit te moshuar dhe te dashur: “Gjyshi Fiqiri, a te kercejme pak bashke?” Kur ai e kuptoi se ajo e kishte me gjithe mend, u ngrit dhe kercyen se bashku, te shoqeruar nga duartrokitjet e pjesmarresve. Po keshtu, kur na erdhi per vizite gjyshi Kole Mark–Ndoci, afer 80 vjecar, pasi ne televizor po jepej muzike popullore, Dorela nisi te kerceje vete, pastaj iu lut gjyshit-vizitor te kercenin se bashku, ne mjedisin e guzhines. Kur perfunduan, ajo iu drejtua atij: “Gjyshi, faleminderit, qe me shoqerove mua!” Fotografia e bera, mbeten kujtim i bukur, ne te dyja rastet.



“Veprimtare” aktive, në këtë jetë plot mistere


Dorela, ne kete vorbull jetesor, nuk eshte vezhguese pasive dhe as indiferente. Perkundrazi, tregohet aktive, e gjalle, me guxim, bashkepunuese,kureshtare dhe e zgjuar; shfaqe interesa te ndryshme, tregon aftesite e veta, te trasheguara per vallen popullore e kengen; tregon vullnet, kur gjerat e veprimtarite i ngjallin interes, i pelqejne. Por ajo edhe premton se, ndoshta, neser do te behet poete. Deshmi per kete eshte edhe nje vjershe modeste, qe ajo thuri per Babushin e Nenen, me rastin e festes se Vitit te Ri. Dorela e shpalose veten, ashtu siç eshte ne te vertete, me temperamentin e gjalle dhe karakterin, krenare.

Kesisoji, perveç faktoreve te tjere,  Babushi dhe nene-Katerina ndihmojne direkt ne brumosjen e personalitetit te Doreles sone çamarroke e te zgjuar, qe transmeton dashuri dhe energji pozitive te te tjeret. Por, ky trajtim i behet asaj,  me dashamiresi e ngrohtesi, por  pa rene ne sentimentalizma as ne indiferentizem per sjelljen, qendrimet e veprimet dhe jeten e perditeshme te saj.

Ne mbyllje te ketyre radheve, me del urimi nga zemra: Te lumte, Dorela! Te na rritesh plot shendet, bukuri dhe valltare e talenuar ose çfare te deshirosh ne jete, ashtu siç duan Mami, Babi e Lali dhe, pa dyshim, Babushi e Nene-Katerina!

Urime edhe autorit, i cili na ka dhene fragmente, ne nje periudhe katervjeçare, nga jeta e mbeses se vet, Doreles, qe e ka projektuar kete liber mbreselenes dhe te dobishem, per femijet dhe te rriturit!

Me kete botim, autori ngre dy çeshtje te mprehta dhe aktuale: a) Punen psikologjike dhe pedagogjike me prinderit; b)Raportin dhe bashkeveprimin ndermjet brezave, sidomos atyre me te rinj, me ata te larget, ne kohe e moshe.

Ky liber, mendoj, se perben nje model praktik, ne keto dy drejtime dhe eshte plotesisht i zbatueshem e si  nje udhezues i thjeshte, ne jeten dhe veprimtarine e perditeshme me te vegjelit. 

                                                               

  Bruksel, maj, 2013

Google+ Followers