MISTERE NATE - Mihallaq Qilleri

MIHALLAQ QILLERI

Dhe thamë se tashmë kishte ardhur koha të flinim..
Ti  veshe këmishën e purpurt të ëndrrës,
Unë u shtriva para teje për të pritur afrimin e magjisë.
Ti fike dritën e madhe të përjashtimit prej botës,
Unë abazhurin e intimitetit ndeza ndërkohë,
Sikur të doja të shtoja hijet ndër muret e zbrazta.

Më kujtohet mirë...
Ne bëmë dashuri  të uritur mes zjarresh të habitshëm,
Si popujt e egër lakuriq mbetëm në pyjet e fshehtësisë
Shpërbërë te njeri-tjetri e fisnikërisht të etur.
Nuk e di se kush fjeti më parë prej nesh..
Ndonëse kishim premtuar se gjumin do ta ndiqnim..
Pas perdeve të trandafilta të trupave të djersitur.


Në mëngjes preka një shtrat bosh të ankshëm,
Ti nuk kishe qënë kurrë përtej kësaj ëndrre të përnatëshme.

Google+ Followers