Mbi dritare hëna. Erë po frymon.


Sergej Esenin



Mbi dritare hëna. Erë po frymon.
Plepi, në të zhveshur, zbardh e argjendon

Diku vetmitare, harmonika qan,
Herë më duket larg, herë fare pranë

Qan e qesh njëheraz si larëz me borë
Ku je bliri im, bliri shekullor?!

Edhe vetë dikur merrja harmonikën,
Që me natë për festë shkoja zgjoja miken.

Por tani për të nuk kam asnjë vlerë,
Nën këngën e huaj qesh e qaj ngaherë


Shqipëroi: Qazim Shemaj
Përgatiti për botim: Mia Mia


Google+ Followers