ERDHI NJË GRUA - Angjelo Siqelianos (1884 – 1951)

 Angjelo Siqelianos (1884 – 1951)



 





















Erdhi një grua që zbriti nga malet
siç zbret një drenushë, gjithë hofje e brofje,
siç zbret luanesha e re duke mbajtur
nderë mbi gji si mahramë e hollë
zemrën e vet – blatimin e fshehtë.
Erdhi një grua që mbante në prehër –
si lepur me gjak të prerrët që trembet
dhe nga një gjethe – dëshirën e vet.
Erdhi drejt meje ashtu siç vjen shqota
te pema e vetmuar që ngrihet mes fushës,
te pema e vetmuar që ngrihet mes fushës,
te pemë kurorëmadhja që ka për kufi
veç gjithësinë. Dhe ja profetisht
një zhurmë e madhe nis qielin të mbushë.
Erdhi drejt meje si lumë shkumëplot
kur befas vërshon edhe rrapin e fortë
pas brigjesh e plas, ndërsa gjithë lumturi
mat forcën e vet me kujë dhe bujë.
Erdhi ajo grua që unë prej kohësh,
pa e ditur askush, fill i vetëm e prisja
mbi majën e mallit, ashtu si mbi shkëmb,
erdhi përgjithmonë, erdhi si furtunë.

E përktheu : Aurel Plasari

Google+ Followers