Arka e Noehit apo Friga


Martin Camaj




-Nuk asht aspak e vertete se kemi frige!- i tha ai tue shikue nder sy.- Jane makllada te kota keto qe thue ti. Si me pase frige nga te vdekunit?
-Une kam frige- tha grueja – edhe nga te vdekunit sepse ata qe vdiqen ishin prindet tane. Ne mbarim te jetes, kur u kujtuen se shpejt do te niseshin ase kur filluen te mendoshin se shpejt do niseshin, syte e tyne mueren nji hije trishtimi.
I pame se si nder parqe plaku e plaka mbasheshin dora doras si kurr ne jeten e tyne, si dy flete gjethi te zverdhuna qe s’dojshin te bijshin nga pema ne vjeshte. Na, femijt e tyne, u kujtuem per ata shka ata perjetojshin dhe patem frige per ta. Here mbas here fshajshin: “Sa e ambel jeta! Martonju sa ma pare- na thojshin ne – qe te shohim te bijt e bijve. Dome me u nise te mbushun mendje se gjaku yne jeton dhe mbas nesh”.
-Keta nuk e thane sepse kishin frige.
-Kishin frige, po te thom! Pse lexojshin me aq afsh ne gazete rubriken e mjeksise? Shiko, sikurse keme na shprese kur losim toto loto apo ndoj loje tjeter fati se keme per te fitue çmimin e pare, ashtu shpresojshin ata se ndoj dijetar i vjeter i mjeksise (si pleq ata kishin besim vetem ne dijetare te vjeter) se do te gjejshin barin e pertrimjes se trupit njerzuer.
-The vete se ata pertrihen nepermjet te bijve.
-Ti ke marre nji qendrim kundershtar dhe vijon te ndjekish tezen tande, si rendom, te drejte e pa te drejte. Te njoh tash sa kohe.
-Qyshe ne barken e Noehit me njeh ti mue.
-Nuk asht njohje ajo, lum burri. Vone jeme njohte plotsisht, si per shembull vone ia mbrrina me kuptue nga shikimi yt se trajta e nji grueje tjeter sillej neper fantazine tande qe nuk bahet zap kurr, mesa nji shtase e eger.
-Ne vend te punojsh ne zyre, duket se kendon libra te reja psikologjije – tha burri si pak i mikluem nga gjelozija e grues.
Vajza dymbedhetevjeçare e tyne qe i prigjon rendom se ç’flasin prindet, pyeti:
-Shka asht barka e Noehit? Ju nga ndonjihere queni keshtu dhe shtratin.
-Gjithmone me kete pyetje ne goje! – i briti e ama tue shikue te shoqin nder sy me nji shprehje epshi qe nuk shkimbej kurr. – Ne kohen e luftes – vijoi ajo tue ule zanin –
atje ku gjindet sot tregu i qytetit i mbuluem me nji hajat te madh ishte nji strehim kundra bombesh: ate e quejme yt ate dhe une “arka e Noehit”. Aty jeme njohte yt ate dhe une, ne driten e nji qiri.
-Une kam kujtue se jeni njohte qyshe ne femini – ia mbet e bija me nji pakenaqsi ne za.
-Pse kaq kureshtje per te dijte se ku jemi njohte ne? Vajza e fyeme desht te dilte jashte, por e ama e ndali tue kape per dore dhe i pershpriti me butesi, e kenaqun se do t’ia dilte me ngacmue te shoqin:
-Ty te tregon nana gjithshka.
-Por tata nuk don.
-Don edhe ai, por priton me fole. Ti je femij i luftes se katert botnore.
-Keta na ka thane dhe mesuesja para tri vjetesh – ia priti vajza tue ia perngjasue zanit te mesueses: “Femij te dashun, ju jeni bijt e nji kohe se veshtire se jeni te zanun ne luften e katert!”
-A asht pedagogji kjo? Me u thane keso maklladash femij ve!
-Ju te vjeterve – kecej vajza – qe keni kalue te treten e te katerten lufte nuk mund t’u kuptoj! Pse jeni kaq te trishtueshem? Ju jeni plot frige. Ruheni deri prej fjaleve.
-Sigurisht, prej sat’ame i ke marre ti keto fjale!
-Kaq e gja e kuptoj dhe vete. Ju u ka verbue friga, te dyve, te tane jeten tuej. Pse keni shkue e keni hy nen dhe me u njohte njani me tjetrin? Me vjen keq qe me keni gjenikue nen dhe!
-Ç’jane keto fjale? Ku i ke zane ti keto shprehje? Vajza eme! – belbezonte i jati tue u mundue te gjente nji shprehje te pershtatun – me trishton kjo gja te randojsh ndergjegjen tande te re me njohsi qe kane per t’u zbulue vetevetiu ne moshen e pershtatun.
-Ne shkolle i kam ndigjue keto njohsi dhe jo rrugash. Une kuptoj gjithshka, edhe pse ju te dy mundoheni te me mshefni disa sende prej maje, kuptoj gjithshka.
Burri e grueja shikoheshin te shtanguem. Grueja qe ishte ma e squte se burri, e kthei kuvendin ndryshej dhe me nji ton keshillues ia nisi nji fjalimi te gjate qe mund te permbledhet keshtu:
-Bija eme, na nuk te gjenikuem nen dhe, por ne nji nendetse, mbrende ne uje te detit. Ky ka qene strehimi ma i sigurte i eres atomike. Per te tregue se ne kemi besim ne squtesine tande, po te zbulojme nji mshefsi qe vetem njerzija permbi tridhete vjet e din. Shiko, ne kohen e pagjes, para luftes see kateert, don me thane mes luftees see tretee e te katert, qyteti ynee ka qenee nji ndeer qytetet ma tee pasuna tee shtetit tee ateehereshem diktatorial. Mbasi qyteti ynee nuk gjindet fort larg detit, nji specialist i atomikes, dijetar pionier i keesaj dije, paraqiti nji projekt te madhnueshem per mbrojtjen e qytetit tone ne rase lufte. Diktatori nji dite dha urdhen qee tee gjithe populli, i madh dhe i vogel, do te punonte vullnetarisht ne hapjen e metropolitanes prej qendres se qytetit deri ne dete. I madh e i vogel, me maqinat ma moderne qe ishin nee peerdorim nee vendin tone, hapen nji grope te madhe ne mes te qytetit aty ku gjindet sot tregu i mbuluem dhe nen te frigoriferat madheshtore per ruejtjen e peshkut e te mishit e ushqimeve tjera. Per nen shtresen se ku gjinden sot frigoriferat, kund dyqind metra ne thellsi, filluem mandej tunelin ne drejtim te detit. Tash vijoje ti biseden – i tha grueja te shoqit qe te mirrte dhe ai pjese ne kete mshefsi, keshtu qe e bija te pajtohej mes bisedes me te jatin, mbas asaj mosmarreveshje qe ngjau pak perpara. Burri, tue e kuptue randesine e momentit edukues, shkundi llullen plastike qe i perngjante plotsisht drunit te bushit dhe e vijoi keshtu tregimin:
- Atehere, moj bija eme, kur mbrrini tuneli afer detit, oligarkija dha urdhen qe te mbyllej gropa ne mes te qytetit me nji laster te trashe çemente. Puna qe deri atehere kishte ecee me aq vrull u pezullue. Gazetat shkruen per nji muej rresht se dikush qenka fajtuer per deshtimin e kesaj ndermarrje. Atehere diktatori gjet nji rase te bukur qe te hiqte qafet disa anmiq te vet. Formoi nji komisjon per hetimin e kesaj ndermarrje “anmiqsore” ne nji projekt aq me randesi! Mbas hetimeve u ngreh dhe nji gjygj dhe humben jeten, te peshtetun per ledh, disa veta. Ne ate kohe dhe une isha gazetar e me bjen nder mend si sot kjo rrethane tjeter. Nji shok i emi, redaktor i ri, tue mendue se po ia gjen yjegcen çashtjes, vuni ne dyshim se ndokush do te ishte fajtuer per nji deshtim te tille, prandej si njeri i pa pervoje qe ishte guxoi te leshonte dhe nji pyetje kesodore: “Kah shkuen te hollat per rindertimin e metropolitanes, duhet pyete! Dam qee femija jone ne veren qe te vije nuk ka me gezue ujin e diellin e detit tone te bukur!”. Ishin kohe te çuditshme
ato: vetem per keto fjale goje ai qe burgose dhe ndry ne nji minjere per mos e pa kurr ma driten e diellit.
-Ç’menyrna barbare! – vrejti vajza.
-Diktatori kishte frige nga kritikat – e muer fjalen e ama – sepse ai dronte qe kritike mbas kritike mund t’u ngjallte ndonji kryengritje dhe te rrxohet nga kolltuku ai dhe krejt farefisi i tij. Mandej ai gazetari paska pase qene me te vertete axhami. Habitem se si nuk e kishte kuptue se diktatori e kishte pase pre lisin me kohe me nji te rame: tue marre fuqine ne dore, krejt pasunija dhe jeta, jo vetem energjija e çdo njeriut, ishte prone e tij…
-Prandej s’kishte nevoje te vidhte gjane e vet – spjegoi i jati. – Mandej pse me e zane bese se ndermarrja e ketij tuneli kishte deshtue? Ne te vertete puna nuk u ndalue dhe ishte taktike kjo t’u shkruente se ndermarrja e metropolitanes kishte deshtue. Mbas njizet e kater oresh pune, objekti i metropolitanes u ndrrue ne nji objekt strategjik! Ne nji nate, mes gjamesh e vetimesh, plasi dhe nji eksplosion ne fund te tunelit ne dete, dhe qene shum pak ata njerez qe ate nate dijten se uji i detit nepermjet atij tuneli erdh deri ne zemer te qyetit tone.
-Mbas pake muejve krisi lufta dhe prej detit neper tunel hyjne disa nendetse te medha deri ne zemer te qytetit. Kur nisen bombardimet, populli vrapoi ne strehimin e metroplitanes dhe mbeten me goje hapet kur e pane vehten ne permbreneat e nendetseve! Te tane, gadi te tane banoret e qytetit, pose te burgosunve politik, gjindeshin mes ujit, si ne arken e Noehit, te ndame nga nana toke, nesa jashte nga qielli nuk binte uje per te permbyte token, por zjarm e flake per te ndeze gjithshkafen.
-Dhe fjalet e diktatorit, qe tash pa menyrna shprehuni terthorse e quente vehten Shpetimtar i masave te gjana popullore, ushtojshin ne çdo skute te arkes se Noehit. Na dy, te ndritun nga nji qiri, zbuluem per te paren here fetyren e njani tjetrit. Megjithse barka e Noehit ishte e shkeputun nga toka, nji bombe e rande e dridhi aq fort qytetin mbi ne, sa qe dhe nendetsja nisi te luhatej mes valeve.
-Une si grue, sepse dhe une si femen isha prodhim i edukimit te gabuem te kohes, u tremba dhe rashe nder krahet e tyt et. Keshtu mbetem te bashkuem deri sot dhe shpresoj pergjithmone e jetes.
-A e sheh? – çoi gishtin qortues vajza kah i jati. – Friga u ka bashkue dhe jo dashunija qe te lindesha une! Une jam e bija e friges! Kjo asht mshefsija qe doni te me hapni?
-Prit! – bertiti e ama. – Ne bombardimin e fundit diktatori humbi mbamendjen dhe nisi te fliste marrina. S’dinte te dallonte ma mikun prej anmikut, as shtetin e vet me ate te huejin. Per te paren here popullsija shprehi nji lloj solidarsije me te. Mun shum kush thonte se, tue qene se shteti yne duel fitues, qendrimi i sunduesit te vendit ishte nji manever apo ndrrim i kursit politik. Shumica thonte me keqardhje se ka krise ne tru, ashtu si ishte e verteta, por prapseprap nuk peshperitshin aq fort kundra tij, mbasi ne nji lloj menyre i ishin mirenjohes per nisjativen qe kishte marre ne hapjen e kanalit, sepse aty, e verteta asht kjo, gjeten shumica shpetimin.
-Ketu vjen mshefsija: ne mbarim te luftes, tue pa randesine e ketij kanali, u betuen te gjithe qytetaret mos me ia tregue asnji njeriut te huej, vetem secili femijve te vet qe te dijne se ku me u mshefe ne rase se plase ndoj lufte kundra republikes sone.
Vajzukja shtini gojen ne grusht dhe u mundonte te ndalte gazin. Prindja te ngacmuem nga kjo zgerdhimje e pa vend, shikuen njani tjetrin: ky qendrim i vajzes se tyne iau helmoi zemren.
-Nuk due me u trishtue – tha vajza tue marre nji qendrim te njimendet. – A i kendoni gazetat ndojhere? Une e dij se tash nji vjete ai kanal qe ia din çdo femij shkolle historine asht hape. Ne kushtet e sotshme ajo galeri uji asht aq e vogel dhe e pa randesi sa qe e ka ble nji shoqni e vogel per zanjen e peshkut prej bashkise se qytetit. Ajo ndermarrje e perdoron per te bajte peshkun e fresket prej detit ne qytet. M’a zeni bese se ne kushtet e sotshme nji kanal i tille asht loje femijsh.
-S’mundemi ta ndjekim ma zhvillimin e ngjarjeve te kohes – thane prindet trishtueshem, te dy pernjihere.
-Bota po ndrron kaq shpejt!… – perfundoi e ama.
-Sigurisht nuk u ka ra ne sy ende nji vellim i ri qe ka dale mbi mbarimin e diktatorit tuej. Tashma figura e tij ne pikpamje historike asht fare e qarte, nesa mbarimi i tij kishte mbete deri tash ne terr. Si mbas te dhanave te ketij libri del se ky sundues, mbasi humbi mbamendjen, qe vra nga te farefisit te vet qe dojshin me e zevendesue me nji tjeter per te qindrue gjithnji si klike ne fuqi.
E ama vrejti:
-Breznija e re asht tue u ba ma e mendeshme, mun asht tue zane dhe prej gabimeve tona: keta kane te drejte mos me pase frige prej kurrkuj dhe asgjaje.
-Mos thuej ashtu, nane! Nji fjale e vjeter thote “friga ka linde bashke me njeriun”.
E ama vuni doren mbi floket e se bijes e i tha:
-Asgjamangut nji gja me trishton: nuk e kam dijte se ti kaq e re je e randueme aq shum me problemet e kohes sate.
-Leni, ma, keto makllada!- ia bani i shoqi.- Nuk asht ma moderne me mendue apo me filozofue, si thojshin dikur, mbi kalimin e jetes. Dija e sotshme e qiti tekembramja ne drite se ndjesinat melankonike dhe sendergjimet ne ajr jane smundje qe duhen prapue po ashtu si nji mulla apo kacil qe mundon korpin. Vetem keshtu mund te zgjatet dhe jeta e njeriut!
E bija u terhoq vjedhtas ne dhomen e vet tue lane prindet ne shamaten e tyne te zakonshme. Ishte asgjamangut e perkujdesueme per shendetin e vet psihik, tue qene se prindet vuejshin me te vertete nga smundja e friges, e cila –sikurse e kishte zbulue dija e kohes – asht nji smundje ngjitese.

Standard

Google+ Followers